A e realizon dot Partia Demokratike mosbindjen civile?

1 Tetor 2024, 10:43Blog TEMA
A e realizon dot Partia Demokratike mosbindjen civile?

Nga Ervis Iljazaj

Arrestimi i deputetit Ervin Salianji ka ndryshuar edhe njëherë kursin politik të opozitës shqiptare. Pas një kohe paqeje ku u aprovuan edhe ligje të rëndësishme në bashkëpunim me mazhorancën, tashmë duket sikur çdo gjë ka ndryshuar dhe marrëdhënia midis palëve do të vazhdojë e tensionuar. Opozita shqiptare do të vashdojë të vendosë në qendër të retorikës së saj çmontimin e reformës në drejtësi dhe rrëzimin e Ramës. Sepse sipas saj, pushteti po e përdor drejtësinë me qëllim asgjesimin e opozitës.

Megjithëse rasti i Salianjit është totalisht i ndryshëm nga rasti i Sali Berishës. I pari është dënuar në kuadër të betejës politike dhe i dyti akuzohet për korrupsion. I pari u gjykua nga një trupë gjykuese e gjykatave normale, ndërsa zoti Berisha nga SPAK dhe GjKKO, të cilat janë institucionet e drejtësisë më të bësueshme sot për sot në sistemin e drejtësisë. Dhe nëse zoti Salianji do të gjykohej nga SPAK dhe GjKKO, me shumë gjasa nuk do të ishte dënuar. Jo sepse SPAK apo GJKKO janë të shenjta, por thjesht janë mgjykata normale dhe profesionale, ndryshe nga pjesa tjetër e sistemit të drejtësisë. Janë gjykata ku ndikimi politik është në nivele të ulëta, në raport me të gjitha gjykatat e tjera të cilat ndikohen politikisht.

E megjithatë, rasti i Salianjit pritej që të përdorej nga Partia Demokratike për të rindezur luftën me sistemin e drejtësisë. Dhe për këtë kanë shpallur mosbindjen civile, që për hir të së vërtetës është e disata herë që e bëjnë.

Një parti politike ka të drejtën të zgjedhë mjetet që mendon ajo që janë më efikase në arritjen e qëllimit. Në demokraci të gjitha mjetet lejohen, madje edhe mosbindja civile. Dhe qëllimi është i qartë, çmontim i reformës në drejtësi dhe rrëzimi i Ramës. Por në çdo zgjedhje që bëhet duhet të kesh parasysh kostot dhe përfitimet. Sa herë që zgjidhet një strategji e caktuar, ajo ose duhet të çohet deri në fund ose nuk duhet nisur fare. Sepse dëmet që sjell për nje forcë politike janë shumë të mëdha nëse strategjia nuk ka sukses, pasi humbet besimin që qytetarët kanë tek ajo. Për shembull këtë strategji Partia Demokratike e provoi për disa vite me radhë me lënien e mandateve, me bojktotimin e zgjedhjeve lokale dhe me një sjellje radikale në përgjithësi. Çështja është se kostot që mori do ti duhet ti vuajë edhe për shumë vite me radhë. Jo vetëm PD por e Shqipëria në përgjithësi, duke krijuar një super pushtet të Edi Ramës.

Në këtë kuptim, Partia Demokratike mund ta zgjedhë mosbindjen civile si strategji, por a e bën dot? A arrin dot PD të ndezë revoltën qytetare siç dogjën karriget e parlamentit në mënyrë që të paralizojë sistemin politik dhe të ndryshojë konjukturën politike. Nëse mendon që e bën atëherë le ta bëjë. Në të kundërt, as mos ta nisë fare, pasi ksotot që do të marrë do të jenë edhe më të mëdha. Fakt është që deri më sot nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.

Një qëllim mund të arrihet edhe me protesta apo radikalitet, por edhe me mjete të tjera që mund të jenë më efikase. Problemi qëndron se opozita sot duket e vetmuar. Në kuptimin që nuk ka ku të ankohet. Të gjitha pretendimet e saj për kapje të drejtësisë dhe përdorim të saj kundër opozitës nuk mund ti adresojë dot ndërkombëtarisht sepse është e izoluar totalisht. Aleatët ndërkombëtarë të Shqipërisë, pavarësisht ideve se jemi vend sovran, se duhet ti zgjidhim gjërat vetë etj, luajnë një rol të rëndësishëm në arritjen e objektivave politikë. Dy entitete janë më të pushtetshme se Edi Rama. Populli dhe ndërkombëtarët. Njërin nga të dy duhet ta kesh me vete. Nëse s’ke asnjë me vete, do të thotë që je në strategjinë dhe në rrugën e gabuar.

7 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Zotērinj teoricienë të demokracisë, përse na qenkan legjitime sjelljet radikale për të pērzënë kundërshtarin nga pushteti e për të ardhur vetë? A nuk i kundërvihet ky "miratim" medemek parimor parimit të ardhjes në pushtet ne anë të votës? A nuk hidhet në kosh të radikalizmit vota? A nuk shndërrohet kështu në qëllim në vetvete ardhja në pushtet? Opozita mjet të vërtet demokratik ka vetëm zbulimin, shpalljen dhe argumentimin e keqqeverisjes së palës në pushtet, zgjimin e pakënaqësisë edhe te pjesa e përgjumur e atyre që vuajnë pasojat e keqqeverisjes. Këtë e shoqëron me programe joshëse e të besueshme. Kjo është rruga e vetme demokratike. Kur qeverisja rëndon vërtet mbi ekonominë dhe lirinë e qytetarëve, qytetarët kërkojnë korrigjimin e saj dhe kur ajo nuk e dëgjon zërin e tyre, atêherë janë qytetarët ata që duhet të radikalizojnë revoltën dhe jo partitë. Teoricienët e demokracisë dëgjojnë e lexojnë lloj-lloj broçkullash "demokratike" dhe për të qenë edhe këta në lartësinë e emrave të mediatizuar gjithë sa gjejnë të gatshme, pa kurrfarë qëndrimi kritik, ia shesin publikut duke ia hallakatur idetë e duke u dhënë të drejtë partive të destabilizojnë vendin, duke u njohur të drejtën të fashistizohen.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Shume sakte!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        Shume e sakte .

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pyetje oer analistin

        A mundet analisti te na detajoje se cfare eshte mosbindja civile. Pastaj diskutojme.

        Përgjigjjuni
        1. B
          BINDJA#

          Mos bindje civile kemi atëherë kur populli, apo një pjesë e tij, ndërmer veprime të tilla të cilat paralizojnë jetën ekonomike dhe politike të vendit----------------------------------------------------------------------------- 1- Trenat dhe autobuzët nuk nisen nga stacionet e tyre në drejtim të Tiranës dhe Ballshit. 2- Aeroportet bllokojnë punën dhe pezullojnë fluturimet në drejtim të Europës dge Amerikës. 3- Portet pezullojnë punën dhe ndalohet ngarkimi e shkarkimi i anijeve që shkarkojnë automjetet që vijnë nga Korea. 4- Doganat ndalojnë punën, dhe nafta e kafeja hyjnë kontrabandë. 5- Benzinatat nuk furnizojnë makinat me naftë, përveç Kastratit. 6- Transporti urban në Tiranë shpall grevë dhe dalin fshehurazi taksitë pa targa të verdha. 7- Gjithë dyqanet e Tiranës ulin qepenet dhe shesin nga dera mbrapa dyqanit. 8- Spitalet dhe klinikat shtetërorë nuk bëjnë vizita mjekësore dhe të drejtojnë vetëm në klinika private. 9- Punonjësit e ujësjellësave mbyllin rubinetat dhe nëpër rrugët e Tiranës vërshojnë autobotët e ujit. 10- Duke qenë se Rama ndodhet në SHBA, nuk lejohet të vijë në Shqipëri, pa rregulluar edhe Francën, Anglinë dhe Gjermaninë. Po pati kohë të hedhë një herë sytë edhe nga Spanja, Italia dhe Turqia. 11- Pezullohen të gjitha kampionatet sportive në vend dhe kjo është ajo që do të bëjë që qeveria shqiptare të bjerë dhe të krijohet qeverua teknike. 12- Në fund hyjnë në lojë bujqit ( fermerët), të cilët nuk furnizojnë tregjet me grurë, perime e qumësht, dhe këtu hyn fuqishëm në lojë Kosova, e cila me ndihmën e Serbisë, si gjithmonë e furnizon tregun shqiptar me prodhime serbe, ukrainase dhe russe---------------- Ja, në vija të përgjithëshme, kjo është mosbindja civile------------------ Dhe këtë PD e bën kollaj fare

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tirona

          Po çfarë mos bindje civile flisni?......... . Mos bindje civile është kur populli nuk duron një padrejtësi dhe çohet e proteston duke bllokuar aktivitetin e shtetit...... . Protestat në një rast të tillë, nuk kanë përmbajtje dhe diferencë partiake........... . Salianji ka 5 ditë që është futur në burg....... . Keni parë ndonjë njeri nga populli të dalë të protestojë....... . Mosbindja civile, nuk vendos datë...... . Ajo shpërthen papritur dhe pa e planifikuar....... . Ndaj kujt do të bëjë bllokimin e Tiranës PD më 7 tetor?....... . Ndaj banorëve të Tiranës?...... Ndaj bizneseve të Tiranasve?....... . Ndaj qarkullimit në rrugë të Tiranasve?......... Ç' do të fitojë? .... Urrejtjen e popullit të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mesuesi

            Ja ti, @pyetje për analustin! Përgjigjen ta dha @Tirona.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje