Nga Ergys Mërtiri
Djegia e karrikeve në oborrin e Parlamentit përftoi një imazh që na sjell në mendje një klip të Pink Floyd, Another brick in the wall, ku fëmijët rebelohen ndaj mësuesve dhe i venë flakën shkollës. Në fakt, shpërthimi i indinjatës rebele i shfryrë në objekte materiale si karriket është tipar i të vegjëlve, të pafuqishëmve, dhe mbi të gjitha, i atyre që nuk iu dëgjohet zëri. Pafuqia e kësaj opozite për t’u dëgjuar e për të qenë bindëse, tregon dobësinë e saj të vërtetë, e cila nuk vjen nga zullumet pa fund të kësaj qeverie, por ekskluzivisht nga zullumet e veta po aq të shëmtuara, ndonëse jo aq të mëdha.
Gjithsesi, një opozitë që dhunon karrike, pasi s’ka ç’i bën maxhorancës, nuk bën gjë tjetër vetëm se demonstron infantilitetin e saj politik, çfarë e bën atë të ngjajë, jo më thjesht e dobët dhe e paaftë, e gjithashtu edhe agresive apo histerike, por tashmë edhe banale e qesharake.
Dhuna e një formacioni politik ndaj një formacioni tjetër ka kuptim vetëm kur ajo ushtrohet nga organizata parapolitike guerrile që pushtetin kërkojnë ta marrin me armë. Dhuna e shprehur ndaj karrikeve është thjesht demonstrim i banalitetit politik që e shndërron skenën politike në komedi.
Çdo opozitë do të ishte e interesuar për një klimë reflektimi publik, në mënyrë që njerëzit të shohin qartë problemet e qeverisë. Forca e saj është tek faktet, argumentet, arsyeja. Nëpërmjet tyre opozita lufton gjithmonë për të afruar elektoratin gri, pa të cilin nuk mund të fitojë kurrë. Opozita shqiptare sot bën krejt të kundërtën. Ajo ofron spektakle pirrotaktike me tym e flakë duke shkatërruar imazhin e saj tek elektorati gri, çfarë tregon qartë se ajo nuk ka në fokus garën me qeverinë.
Në fakt ajo realisht nuk po luan për të fituar. Përkundrazi, veprimet e saj tregojnë se ajo synon vetëm të mbajnë shtrënguar rreth vetes një kategori të ngushtë militantësh, në mënyrë që të garantojë jetëgjatësinë e vet në opozitë. Këtë e bën sepse ajo e di që nuk mund të fitojë, dhe ajo çfarë i duhet në këto kushte është vetëm të mbijetojë. Ajo nuk po punon për zgjedhje, por po punon që, pikë së pari, asnjë opozitë e re alternative të mos lindë nga këto zgjedhje dhe së dyti, të sigurojë pushtetin brenda partisë pas humbjes në zgjedhje.
E gjithë kjo tregon se opozita nuk është më opozitë, pasi ajo ka pushuar së qeni një alternativë ndaj pushtetit. Ajo nuk po lufton për të rrëzuar qeverinë, por për të rrëzuar këdo që sfidon monopolin e Sali Berishës mbi opozitën.
Në thelb lufta e tyre është një luftë kundër kohës, kundër arsyes, kundër ligjeve të natyrës që kushtëzojnë çdo qenie të gjallë. Të mbetur 34 vjet në të njëjtën fizionomi, të njëjtën mënyrë të të bërit politikë, të njëjtën retorikë, të njëjtët njerëz me një histori të turpshme korrupsioni e arrogance, ata nuk mund të ofrojnë më gjë në politikën shqiptare.
Natyrshëm njerëzit kërkojnë ndryshim, transformim, reformim, çfarë ata nuk mund ta ofrojnë. Në këto kushte, e vetmja mënyrë që ata kanë për të mbetur gjallë është të moslejojnë asgjë të re të lindë, me shpresën se coftina e tyre do të jetë e vetmja gjë që mund të mbushë vakumin e mungesës së një alternative.
Për këtë arsye, zjarri i djeshëm në Parlament, nuk ka për qëllim të djegë Edi Ramën e as të mbrojë Salianjin. Ai zjarr ka për qëllim të djegë truallin opozitar për të moslejuar të mbijë diçka e re. Qëllimi i këtij aksioni si dhe e protestës së radhës është të prodhojë spektaklin e një konflikti fals, në mënyrë që ta mbajë debatin politik në termat e foltores. Polarizimi dhe tensionimi i skenës politike nuk lejon vëmendje për aktorë të tjerë e për diskure opozitare alternative. Vëmendja mbetet në dialektikën Rama-Berisha, si e vetmja dialektikë në treg.
Duhet thënë këtu se e gjithë kjo nuk mund të bëhet pa lojën e Edi Ramës, i cili po ia ofron Berishës mundësinë që të zgjasë agoninë e tij. Të dyja palët mbajnë veten në lojë, duke zgjedhur për kundërshtar njëri-tjetrin dhe duke polarizuar betejën e shtirur midis tyre në mënyrë që të përjashtojnë çdo aktor tjetër.
Në këto kushte, gjithka do të ishte fare e lehtë po të mos kishte një faktor të rëndësishëm në mes: SPAK-u. Ai është problem që në fakt të dyja palët nuk e shmangin dot, dhe i cili po ua prish lojën dhe gjumin. Qendrueshmëria e tij dhe thellimi i goditjeve ndaj të paprekshmëve të politikës shqiptare, mbetet e vetmja rrugëdalje nga pengmarrja që kjo politikë i ka bërë vendit për dekada me radhë.
Saktë
Te mos u jepen karrike te tjera neparlament.ate qe u dha ky popull dallkauk e dogjen Le te rrine ne kembe.
Ashtu me te lumte ,,,. Demtimi i karrigeve eshte dem i madh ekonomik, i pafalshem dhe i denueshem, ndoshta me burg. Gjykata popullore ti ndeshkoj sa me rende. Leket e taksapaguesve qe vidhen( vetem pastruesja e dekretares se ministrit me 700,000 euro te tubi i stufes) ato nuk perbejne problem se jane per zhvillimin e shoqerise se paster socialkomuniste shqiptare. Rrofte PPSH-ja.
Top G, apo Top B? Domethënë Top Bythë, apo Top Budall. Merre si te duash. Demek, ishte humor ky? Me kë bën humor? Me faktin që opozita ka marrë rruget e mutit dhe e ka lene Edi Ramën pa kundershtar, të beje si të dojë? Me kete bën humor? Apo kujton se me kete gjoja shaka që bëre ti, Rama do humbasë zgjedhjet? Nuk të vjen të vesh duart në kokë secsi Ka mundesi që ka njerez ne Shqiperi që votojne per Saliun, Nul Nokën, Palokën, dhe Aldo Bumçin? Si ka mundesi që ata që nuk duan të votojne per PS dhe Ramën nuk votojne per Dash Shehin, Enkelejd Alibeajn, Bamir Topin, apo ndonje tjeter? Pse pikerisht vetem per tufën e budallenjve të Saliut? Te qeshësh me kete është njesoj si ajo shprehja - Stambolli digjet, budalli ha pilaf, se si eshte ajo shprehja, nuk më kujtohet mirë. Si, si? Kurva krihet? Ti e the. Unë nuk thashë gjë.
Lexova nje artikull per se mbari !!
Ergys më se e vërtetë çka shkruan e nënvizon për opozitën e sotme.Megjithatë kariget e parlamentit janë vlerë e shteti shqiptar e të gjithëve.Kush dëmton e shlyen dëmin.Ata që dogjën duhet të paguajnë nga lekët e tyre.Administrata e parlamentit duhet të kryejë procedurat e nevojshme të dëmshpërblimit.Kjo në vëmendje edhe të kryetares së parlamentit.Çdo karige e djegur duhet të paguhet nga kush e dogji.Padandaj ata le ti djegin prap kur paguajnë nga xhepi i tyre.Mos lejohet të trajtohen objektet e parlamentit si mall pa zot.
Drejtë.
E. Mertiri eshte nder ata te pakte zera qe , Jo vetem duhen degjuar , por qe te bejne edhe te shpresosh . Te shpresosh , sepse KY vend nuk qenka dierr , perkundrazi ka Njerez , si Mertiri , ae u flet arsyeja , morali I paster , zemra njerezore perballe emocionene , hungurimave shkumezuese , shtazarake te kateve te erreta subkoshiente ... Si te modeli Berisha , p. sh . Eshte e domosdoshme t'i degjojme keta zera , zerat e arsyes , nese duam te shpetojme nga modeli I ri dhe I zi berishist .
Exelent, artikull shume i sakte.po kujt i flet pitbullit te foltores me molotov ne xhep, Muli gangsterit.
Ergyso, ti gjykon sikur jemi ne nje demokraci funksionale franceze a zvicerane por ketu ka nje Regjim alla-Putin me tere pushtetet ne duar e qe kerkon qe edhe opoziten ta kete si fasade e ti beje edhe fresk...e madje te therrase edhe ajo ate "Rrofte Edi Rama ky Skenderbe i shekullit 21" te huazuar nga Spiropali...
O opozitari I leshit demokracia funksionon në këtë mënyrë, kush mer shumicën qeveris.Shqiptarët I kanë besuar Edi Ramës e ta ushtrojë pushtetin.Ka mandatin e shumicës së shqiptarëve.Ku ke parë në një vend të botës që opozita djek kariget e djeg parlamentin.Në asnjë vend të botës demokratike.Po nuk ndodh as në Afrikë.Ka ndodhur në Kosovë versioni me molotov është e njëjta gjellë.Prandaj para se me jep mend demokraci është sundimi I ligjit e respektimi i shtetit.Ju doni shtet rumpallë ku ju të bëni si të doni.Ska më qofte ke daja.
O Arbër, po me kë flet o vëlla! Po të mbushte ai, dhe tufa e idioteve që shkon mbrapa Saliut, sot Rama nuk do ishte më kryeministër, por do ishte ndonje djalë i ri. Këta nuk lenë që të ngreje koke njeri, se ja kane falur bythën Saliut.
Një skaner i përkryer i kësaj opozite që kryen veprime të tilla që u shkojnë për shtat terroristëve të ISIS.PD me sali malokun duhet shpallur organizatë terroriste nga drejtësia shqiptare dhe t’i ndalohet me ligj aktiviteti i dhunshëm.
Ne se egziston nje administrate ekonomike per mbarvajtjen e ketij institucioni qe quhet parlament ,te na pezantohet dhe me kopetenca ligjore te vere para pergjegjesise te gjithe kreminelet qe dogjen dhe thyene karriket e parlamentit.Une si pjese e popullit KERKOJ: Me emer me atesi dhe me mbiemer te sakte te afishoje listen dhe leket qe do pagoje sejcili per çdo dem te kryere. Te gjitha te tjerat jane lloqe fjalesh,populli kete donte shikoje dhe do tju vere noten edhe juve.Ne te kundert ne kemi parasyshe shprehjen "harroje mushke Valarene se Ail Pashane e prene". Kam shkruare keto rrjeshta vetem per ata qe kane sy dhe veshe per te tjeret JO.
Jam pjeserisht dakort Ergys..Sali berisha dhe shpura e tij qe e ndjek nga pas eshte nje turp i math per vendin dhe per nderkombetaret,kurre nuk fitohet keshtu. Sa per demet e krijuara ato duhet te paguhen nga Flamur Noka se ai ja u vurri zjarin..turp Sa per Edi Ramaen nuk shikoj na nje pergjegjesi pasi nu ju tha Edi Rama digjni e perveloni PD nuk ka as nje alternative dhe as nje program per te qeverisur .. e ka ne fakt te djegi e te shkrumboje...
Djegjet shkaterrimet behen nga njerez pa llogjike te pazote keshtu ka vepruar PD ne opozite ndersa kur ka patur pushtet ka vepruar edhe me keq si ne 92 .97.98 dhe ne 2013 ku shteti ishte ne falimentim financiare
Analize realiste. Respekt!
Me karriket e djegura spiroskenderbeu fiton para,me tenderin per zevendesimin e tyre.Ne pensionisteve do te na ngrihet vetem4.1 per qind pensioni,pas 9 muaj premtimesh,se do te kete ngritje pensionesh te diferencuara.Per nje lopcar kerkohet te digjet parkamenti.Per mbi 700 mije votues te genjyer,me drejte vote nuk flet askush.O mender opozite ky ju con myshka o derdimene!?
Ju kane zene syte rrogat 30 fish me shume se pensionistet .... tu piten rrogat.... Sa per demin ta paguajne nga xhepi ... tfhu.... FARE E KEQE
Shkrim për të fshehur të vërtetën e hidhur se Shqiperia nuk shtet: u permor dhe u dogj dera e kryeministrise, asnjë reagim. Thygen e digjen objekte në Parlament, asnjë reagim... Institucionet janë të popullit shqiptar, perdhosja e tyre është përdhosje e tyre. Pra, qeveria nuk kryen detyren per te cilen është votuar. Pra, lejon të perkeqesohet gjendja e popullit. Pas Kongresit të Lushnjes më 1920, 8 vjet pas shpalljes se Pavaresise, qeveris ishte ku me e efektshme se qeveria e sotme, 34 vjet pas renies së sistemit. Per këto te na shkruajë ky cuni, por duket se i del llogaria mire me Shqiperine cope-cope...
Trump dogji kapitolin e po vjen ne pushtet...o Ergys koqja