Hapat e Leninit në Tiranë

2 Tetor 2024, 17:05Blog TEMA
Hapat e Leninit në Tiranë

Debati rreth besimeve me “Vatikanin bektashi” dhe burgosja e deputetit Salianji si ndëshkim i fjalës së lirë janë probleme të reja e krejtësisht të panevojshme për një shtet që me probleme të mëdha, si krimi i organizuar, do të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE

Nga Veton Surroi

1.

Shqipëria mund të parafrazojë titullin e librit të librit të V.I. Lenin nga fillimi i shekullit XX  “Një hap para, dy hapa prapa: kriza në partinë tonë” , me zëvëndësim të fjalës “parti” me atë “shtet”. Pra, disa ditët e kaluara dhe të ardhme mund të tregojnë një çrregullim të funksionimit të shtetit, mbase edhe si paralajmërim të pakëndshëm për të ardhmën.

Të fillojmë nga hapi para.

Shqipëria në mesin e muaj tetor pritet të fillojë më në fund negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vendi është mbajtur për një dhjetëvjetësh në status kandidati për anëtarësim dhe përgjatë këtyre dhjetë vjetëve nuk kishte ndonjë arsye që lidhej me Shqipërinë e që do të duhej të pengonte hapjen e kapitujve negociatorë. Shqipëria ishte mbajtur peng lidhur me çështjeve identitetare të lindura nga zhbërja e ish Jugosllavisë, duke qenë tashmë pjesë e Klubit të Ballkanit Perëndimor (në shoqëri me 5 shtetet të dala nga ish Jugosllavia).

Për dhjetë vjet vendi pagoi tagrin e problemeve identitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë e së fundmi edhe Bullgarisë, relacionit mes Kosovës dhe Serbisë, paralizës kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës dhe procesit të kontestimit të Malit të Zi si komb e shtet.

Nga mesi i tetorit nuk do të jetë më me rëndësi për Shqipërinë në marrëdhëniet me BE-në se çfarë shkruan në librat maqedonas për heronjtë revolucionarë bullgarë, si mund të duket Bashkësia e komunave serbe në Kosovë, pse Dodiku mund të shpallë të pavlefshme përmendjen e gjenocidit të Srebrenicë apo çështja e ekzistencës të Kishës ortodokse malazeze të njohur nga Patrikana e Stambollit. I tërë ky konglomerat problemesh ishte aty çdoherë kur debatohej për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe disi me nënkuptueshmëri si pjesë e regjionit futej edhe Shqipëria.

Në momentin e hapjes së “clusterit” të parë, Shqipëria do të negociojë në bazë të meritave të veta.

2.

Në këtë pikë, ende pa u hapur kapitujt e rëndë për Shqipërinë- siç është sundimi i ligjit- vendi kandidoi probleme që janë indikatorë seriozë për shtetin.

Kryeministri Rama ofroi argumente serioze për kritikë natyrës së shtetit kur doli me iniciativën e tij për “Vatikanin mysliman”, gjegjësisht “sovranitetin bektashi” brenda territorit të Shqipërisë. Kryeministri shkeli me të dyja këmbët rregullin bazë kushtetues me të cilin mund të krenohet Shqipëria, madje ballëlartë pothuajse gjithandej Evropës, se “shteti është asnjanës në çështjet e besimit”. Kryeministri shpjegoi  se “ndryshe nga komunitetet e tjera, të cilat kanë avantazhin e natyrshëm të përkatësisë në komunitete shumë të mëdha me shtrirje globale – pra kanë edhe mundësi të mëdha mbështetjeje të pandërprerë në rrugën e tyre – komuniteti bektashi është si të thuash “jetim” në këtë këndvështrim. Prandaj afërmendsh që ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran, jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme të ekzistencës së tij për breza të tërë”. Kështu, ai ndërhyri në fushën e cila nuk i lejohet, asaj të besimeve. Sepse shteti laik ndonëse fillimisht i ndërtuar për ta mbrojtur shtetin prej religjionit ka edhe obligimin e mbrojtjes të religjionit nga shteti.

Për më tepër, kryeministri i vendit po e hap një çështje tashmë të rregulluar juridikisht e praktikisht. Shqipëria ka njohur subjektivitetin dhe pluralizmin e krishterë e islamik- Këshilli i Ministrave dhe katër bashkësitë fetare (Komuniteti Mysliman, Kisha Autoqefale Ortodokse, Kryegjyshata Bektashi, Vëllazëria ungjillore) kanë nënshkruar Marrëveshje e cila i shndërron ato në subjekte juridike. Këtyre u është shtuar edhe Marrëveshja Shtetërore me Vatikanin që rregullon edhe materien e subjektivitetit të Kishës katolike në vend.

Nga aspekti juridik e praktik nuk ka gjë që rrezikon besimin në vend. Gjegjësisht, nuk ka gjë që rrezikon bashkësitë fetare pos ndërhyrjes krejtësisht të panevojshme politike të njeriut më të fuqishëm politik në Shqipëri. Pas iniciativës së tij, reagimi i parë qe i komunitetit mysliman i cili pos që u ndie i ofenduar për vlerësimet për islamin nga ana e kryeministrit, u ofrua po ashtu të mohojë subjektivitetin bektashi duke u ofruar si ombrella e “të gjitha tarikateve”.

3.

Kryeministri në ditët në vijim po ashtu mori një anë të gabuar në një çështje tejet të ndjeshme të lirive politike me burgosjen e prijësit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Salianji po vuan që nga kjo javë dënimin e plotfuqishëm me burg njëvjeçar për diçka që në çdo vend evropian, përfshirë edhe Shqipërinë, duhet të jetë e drejtë e shprehjes së lirë jo më të anëtarit të Kuvendit, por edhe të çdo qytetari të rëndomtë. Kjo e drejtë e shprehjes së lirë nënkupton edhe të drejtën për të gabuar, sepse e drejta për të gabuar është thelbi i debatit demokratik. Pagabueshmëria është e kundërta e demokracisë andaj anëtarët e Parlamenteve flasin pa druajtje se mos eventualisht po gabojnë e po futen në burg. Korrigjimi i gabimeve në të shprehur bëhet në Parlament dhe në zgjedhje.

Duke shfrytëzuar të drejtën e tij për të folur, qoftë edhe gabimisht, Salianji nxori disa akuza publike për një ministër të Qeverisë Rama dhe vëllait të tij i cili kishte qenë i dënuar për krime. Këto akuza dërguar “urbi et orbi”, pra askujt konkretisht, janë konstatuar si të pamjaftueshme për inicim të procedurave penale. Në një rend demokratik, çështja do të mbyllej me kaq, dhe në rastin më të keq, Salianji do të paguante tagrin politik për një akuzë e cila qe e pamjaftueshme për prokurorinë.
Por dy gjykata, njëra e shkallës së parë dhe tjetra e apelit e dërguan në burg për një vepër të paqenë. Salianji u dënua për “kallëzim të rremë” që është vepër penale e cila konsumohet juridikisht kur personi paraqet gojarisht apo me shkrim denoncimin e tij për një vepër penale pranë organeve të hetimit, polici e prokurori dhe ai denoncim del të jetë qëllimisht i pavërtetë. Salianji këtë veprim nuk e ka bërë dhe tash është në burg si i dënuari i parë për “delikt verbal” në Shqipërinë post-komuniste e cila po i hap negociatat e anëtarësimit në BE.

Kryeministri Rama, i njohur në fillet e aktivizmit të tij publik si njëra prej figurave më të spikatura liberale të angazhuara për liri të shprehjes, do të bënte mirë të mbante anën e duhur, atë të mbrojtjes së të drejtës së shprehjes të kundërshtarëve të tij politik. Jo vetëm që është vlerë morale, por edhe praktike, për një vend me aspirata demokratike si Shqipëria së cilës i nevojitet opozita.
Për më tepër, Kryeministri Rama ka mundësi të përdorimit të një precedenti juridik në mbrojtje të të drejtës së zotit Salianji. Një deputet tjetër i opozitës, Gazment Bardhi, akuzoi vëllanë e kryeministrit si njeri të përfshirë në trafik droge. Vëllai i kryeministrit paraqiti deklarimin mediatik të deputetit Bardhi në Prokurori me akuzë për “kallëzim të rremë”, por Prokuroria hodhi poshtë këtë denoncim, sepse fjalët e deputetit Bardhi ishin të shprehura në medie e jo të deponuara në Prokurori. Saktësisht sikur në rastin Salianji.

4.

Shqipëria, e çliruar përtej problemeve identitare të fqinjëve të vet, po hyn me të shpejtë në hapjen e problemeve shtesë. Sikur të mos mjaftonte “elefanti në dhomë”-prania jashtëproporcionale krahasuar me vendet evropiane të krimit të organizuar në ekonomi dhe funksionimin institucional të vendit – krijimi i problemeve të reja nga ato deri më dje inekzistente si çështja e besimeve apo e shprehjes së lirë është oguri më i keq për ardhmërinë e negociatave evropiane të vendit.

24 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Jo, zoti Surroi. Salianji nuk u dënua se tha diçka, por se organizoi fabrikimin e fakteve të rreme kundër një njeriu (pavarësisht statuusit të tij). Kjo, nga çdo pikëpamje e këndvështrim, pra edhe juridikisht, është e pafalshme. Ai po i gëzohet veprës së vetë prej njeriu të ulët.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk vlen aspak Veton per ne ne Tirane

      I thoni more dardane ketij djalit te Titos se per Veton Surroin nuk pjerdh kush ne Tirane. Me nivelin e tij intelektual kemi gjysmen e shqiptareve ne more Veton miku i Albinit dhe i Saliut, ora per rrjedhoje edhe miku i Putinit dhe Vucicit.

      Përgjigjjuni
      1. P
        PO , PO

        Pse , si kujton ti komentuesi "Haka tek i zoti" , nuk e di Veton Surroi kete qe po i kujton ti ? Nuk e kane te shkruar ne balle agjentura e UDB-se qe ti njohim me lehte , por tani me Albin Kurtin kane dale hapur dhe te hiqen sikur jane me shqiptare se shqiptaret , ashtu sic bejne Frederiqis Bejleriqis , me Bollanot , Dulet e plot renegate e bukeshkale te tjere . Yyyt , plehra , s`iu ka mbetur asgje shqiptare , pasi derguat ne Hage kreret e UCK-se qe i kini quajtur terrorise ne gjuhen e korit seb dhe po e mbani peng Kosoven ne duart e Vucicit , i jini leshuar me sy te skuqur si qener te terbuar Shqiperise ! .

        Përgjigjjuni
        1. J
          JURISTI

          O Z. Veton ! Të lexoj nganjëherë pasi kam besuar se e ke njëfarë niveli kulturor dhe je ( deri diku ) i përgjegjshëm për dinjitetin tënd si qytetar dhe intelektual. Megjithatë, prej kohësh vihet re qartë se shumica e kosovarëve ( ashtu si shumica e shqiptarëve të RSH ) jeni pengje të koncepteve dhe paragjykimeve fisnore, krahinore dhe fetare. Njerëz si puna jote nuk duhet t'ia lejojnë vetes " ecjen me turmën ". Kinezët thonë se " vetëm peshqit e ngordhur shkojnë me rrymën ". Pra,për respekt të vetevetes duhet të mirëinformohesh dhe ( meqë s'je jurist ) edhe të këshillohesh me njerëz që kanë njohuri të thella e të sakta juridike. Pse po ta them këtë ? Sepse, zotëri, Salianji nuk është dënuar " për fjalën e lirë " siç dërdëllit ti dhe qindra " peshq të ngordhur " nga murtaja krahinore. Salianji nuk është dënuar pse ka thënë se vëllai i ish-ministrit të Rendit është marrë me drogë në Itali ( kur ishte emigrant 19 vjeçar ) dhe se e ka dënuar Italia. Ky është një fakt i vërtetë. E vërteta tjetër më e madhe, dhe për të cilën është dënuar Salianji është se ai, në bashkëpunim me " babalen " etj. i kanë paraqitur popullit shqiptar me zë dhe figurë, në mënyrë demonstrative dhe me shpresën ( e njerëzve të dëshpëruar ) një audiokasetë të rreme, duke ia shitur zërin e dikuj tjetër si zëri i vëllait të Ministrit të brendshëm. Në këtë mënyrë, përveç se kanë shpifur ndaj një qytetari ( kushdo qoftë ai ) kanë shkaktuar një indicie ( dhe d etyrim ligjor ) për sistemin e drejtësisë të fillojë një çështje penale ndaj qytetarit të pafajshëm duke bërë një kallëzim të rremë dhe duke paraqitur një provë të rreme të sajuar ( me shpresën se kjo do t'i sillte në pushtet ). I nderuar zotëri ! Kallëzimi i rremë dënohet në të gjithë botën dhe nuk mund të bëhet përjashtim për ata që janë nga Tropoja apo Malësia e Gjakovës apo për veglat e tyre qorre kur e kryejnë atë veprim. Vëllai i ish-Ministrit ishte i dënuar në Itali por jo i shpallur në kërkim nga shteti italian, i cili ka vepruar ashtu për mijëra të tjerë ( jo shtetas italianë ) pasi nuk donte të shpenzonteparatë e shtetit për t'i mbajtur e ushqyer në burgjet e veta, mjafto që ata të mos i hynin më në Itali. Pra shteti shqiptar nuk kishte asnjë arsye dhe as të drejtë ta kapte dhe dërgonte në Itali personin në fjalë pasi nuk kishteas kërkesë dhe as vendim dënimi. Nga ana tjetër është provuar me dëshmitarë dhe me përgjime se zëri ka qenëi manipuluar ( i tjetër kujt ) dhe se imituesit i ishin premtuar 100.000 euro nga Salianji dhe partia e Berishës por, meqë s'ia dhanë, ai tregoi të vërtetën. Siintelektual, tizotëri, a je dakord me shpifjet, trillimet, inskenimet dhe kallëzimet e rreme ?!!!

          Përgjigjjuni
        2. N
          Noci

          Zoti Veton ose nuk e njeh çështjen fare ose do te veprohet si gazetaret e tjere qe e paraqesin çështjen Salianji sikur ai ka denoncuar vellane e nje ministri qe eshte i denuar ne Itali për trafikdroge.Dhe ministri dha doreheqjen ,kurse i vëllai shkoi ne Itali per denimin.Por z Veton harron se çështja Babale ku u përfshi Salianji,nuk eshte denoncim,por nje organizim hileqar me personazhe qe organizohet per perfitim politik dhe prandaj u denua,Salianji

          Përgjigjjuni
          1. a
            antititisti

            Veton Surroj i mbetur jetim iu kthye ideologut te tije dhe te babait te tije titist(si dhe ai vete)Leninit?!!!Titistet ne Kosove kane marre revansh.Endra e tyre Jugosllavia rron dhe eshte pjese e jetes se tyre.Komenton ky klysh titist se cfar ndodh ne Shqiperi!!!Ku e le Kosoven abetare e grisur???Thuaj dy fjale pse vene punet aq "bythas"ne Prishtinen tende?Perndryshe kujt i vlen analiza jote leniniane per bektashin dhe salikashin?

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilir meta

              Sa qef ke ti rumbullakosësh gjërat mor spiuni serb, se Salianji nuk u dënua për fjalën e lirë ,por se bëri një kombinacion të gjerë fallco duke e paguar 200000 euro falsifikatorin në emër të partisë tij,ndaj mor llafollog nëse do të shkruash e shash kryeministrin ,të paktën thuaji gjërat tamam,debil.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Evropiani nga Shqipëria

                Gjëra që dihen. Do më interesonte të dija nëse Vetoni ka ndonjë hamendje dhe teori se përse Rama i bën këto veprime. Kush fshihet pas tyre dhe kush është qëllimi i vërtetë.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  ENTSOE

                  Si ndahet shpirti nga Lenini ketij leninisti te ambasades jugosllave!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkëlzeni

                    Nga fillimi deri në fund e ka gabim. Pêr të gjitha sa shkruan dhe përpiqet t'i argumentojë. Përsa i takon "shtetit bektashian" nuk do të formohet një shtet me tanke dhe raketa, me polici dhe burgje, me kufinje dhe policë! Është diçka thjesht simbolike që do ia ngrejë rangun vendit, duke pasur në gjirin e tij një përfaqësi botërore të një sekti fetar. Pêrsa i takon Salianjit. Ai dihet se u dënua për shpifje dhe manipulim në bashkëpunim me të tjerê për të akuzuar ministrin e brendshëm të kohës. Dhe në qoftëse nuk u dënua Bardhi, edhe ai për shpifje, kjo dëshmon dobësinê e drejtësisë. Kushdo që shpif me qëllim ose duhet dënuar me burg ose me gjobë të rêndê. Pra një shkrim koti.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Celsi

                      Ik o Veton leshi e rregullove kosoven dhe te ngeli Shqiperia. Po mbeti Shqiperia ta rregullojne kosovaret mos u befte kurre shtet. Populli me i prapambetur ne ish Jugosllavi.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Befasi

                        Nuk po e rregulloni shtetin as për 110 vjet. Si ta rregulloni kur del shalëgjati dhe ia fut 1 pordhë fetare: Surpriiiizë :(

                        Përgjigjjuni
                      2. O
                        Osa

                        z.Surroi ke qasje dhe vlerësim të gabuar, si politik (i njëanshëm),ashtu dhe juridik (të pa bazuar dhe pa qëndrueshëm). Nuk mund ta dënosh fjalën e lirë të KM, ndërsa ta justifikosh "fjalëne lirë" të ES. Thjeshtë sepse KM nuk bëri asnjë veprim, përveç që përmendi, si një ide, "Vatikanin bektashian", ndërsa ES përveq që fliste parreshtur në çdo seancë të Kuvendit, ai trumetonte në media dhe fliste të pavërteta për të degraduar z. FXH si dhe duke denigruar familjen e tij. Shkoj aq larg sa për të arritur qëllimin u lëshua edhe në sajime të provave të rrejshme, me individ të nëntokës, me regjistrime audio dhe video, dhe me ato prova dhe dëshmi të rreme dhe falsifikuara, u mundua që ti paraqes si fakte "të vërteta" në denoncimin e tij para gjykatës. Prandaj, ai nuk konzumoj vetëm të drejtën për fjalën e lirë, por ai u penalizua edhe për kryerjen e disa veprimeve të organizuara dhe të cilësuara si vepra penale, të cilat për ty si duket janë "të panjohura". Çfarë të shtyri që të jesh kaq i paskrupullt dhe i njëanshëm. Mendoj se ju jeni publicist dhe analist i rryer, dhe nuk duhet të justifikoni apo kamufloni me veprimet e ES, sepse e devalvoni integritetin tuaj intelektual.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kardinali

                          Edi Rama është 1 megalloman. Shqipëria është e vogël, po zvoglohet edhe më, e varfër dhe ky megalloman do ta bëj "qendër botërore". Ani për çka? Për fé! Ruana Zot nga Megallomani me megalloide!

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Je kar apo kar di nal

                            Budalla i komunistit Berrisha adhurues i Titistit Surati ndjekes i bolshevikut Kurtovitç... Nga e thene ne te bere eshte nje det i tere......kur te kuptoshe ti dhe ky Titistit çfare eshte politika dhe komunikacioni haaaaa te eshte fikur kandili.

                            Përgjigjjuni
                            1. 3
                              3-shi përsheshi

                              Që të 3 janë megalloman: Rama, Saliu, Kurti. Kape njërin e bjeri tjetrit.

                              Përgjigjjuni
                            2. I
                              I tille je , sa here qe hap gojen

                              Degjoni se cfar pellet komentuesi Kar - Kar - Kar dinali !

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                Otvoreni Balkan projekt Kar Kar Kardinal i Vučić-i

                                Rama është kar kar karmarad i Vuçiq-it.

                                Përgjigjjuni
                            3. P
                              Provinciale i peshtire

                              Na trego pak per shkrimin tende te famshem ( Kosova ka identitet Serbe , nuk ka budalla ne kosove qe nuk e do Serbin ..... ) . Çfare te intereson Shqiperia kur nuk je shqiptar ? mos u plak me hallet e botes thomi na ketej nga jugu mo i marre ........ inferioriteti eshte semundje keqe , ke lindur Jugosllave do vdesesh Serbe..

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Klevi jam kerrici i koke paces .

                                Mos hani mut ju koqevaret se ju jeni pervete shpellare , primitive te trashe qe ju dhimbset kryeshpellari moster Sali krimineli qe eshte shpallur nongrata ng Perendimi me gjithe ceten(familjen e tij bandite , mafjoze , hajdute )

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Aron

                                  Ik o Veton mo na caj prapanicen.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vezhguesi

                                    Me vjen keq qe e ka ndryshuar busullen ky Vetoni. Me pare ka qene me objektiv. Nuk i di arsyet, por argumentat qe sjell ne shkrimin e tij jane zero. Eshte turp i madh te besh avokatin e Salianit. Cdo gjykate ne bote do ta denonte. Plus nuk eshte e ndershme qe per te goditur Ramen, predor nje predhe te ndryshkur si Salianji. Nuk i lejohet nje gazetari si Vetoni..

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      astrit

                                      Shkrim interesant. Faleminderit Veton!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Ladi

                                        Gjarpër Astriti. Mbaje fort kërriçin e Titos Veto vetë, se edhe vetë kërriç gomari je. Po të mos e pranosh se je zog gomari, mbetet të pranosh se ose je spiun serb, ose nuk dallon (nga truri yt prej kungulli) punën e spiunëve të UDB në internet.

                                        Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje