Opozita ‘mos më prek me dorë’

3 Tetor 2024, 10:16Blog Nga Namir Lapardhaja

Opozita ‘mos më prek me dorë’

Rikthimi i pamjeve dhe i skemave të një viti më parë, tregon për miopinë, mungesën e vizionit, mungesën e alternativës dhe fatalitetin e një grupi deputetësh që kanë marrë peng kauzën opozitare vetëm për shkak të një njeriu, i cili me pandjeshmërinë njerëzore nuk i intereson asgjë tjetër veç hallit të vet dhe të familjes së vet.

Janë të njëjtë protagonist dhe të njëjtat pamje e fiks një viti më parë, të cilat, pavarësisht se përpara kamerave tregojnë agresivitet, sapo kamerat fiken përqafohen me ata që i shtyjnë me kamerat ndezur.

Këto shfaqje një vit më parë, u mbyllën në mënyrë të turpshme, ku në vend të parimit këta u mjaftuan me Pazar me Edi Ramën dhe pushtetin.

Në vend që të përpiqeshin për të inkurajuar sistemin e drejtësisë në luftë kundër korrupsionit të pushtetit, ata bashkuan votat me Edi Ramën dhe amnistuan të dënuarit e pushtetit për korrupsion.

Në vend që të luftonin për lista të hapura dhe për përfaqësim dinjitozë në parlament, ata së bashku me Edi Ramën mbyllën listat, për të bërë kështu siç po bëjnë sot vetëm për të pasur një vend të sigurt në listën e deputetëve.

Është e qartë se një gjë e tillë e bëjnë nga siguria e vetme që marrin prej pushtetit se sa më shumë dhe sa më tepër ta tensionojnë situatën, aq më i madh do të jetë pazari i radhës me Edi Ramën dhe me PS-në.

Dhe dihet që pazari i radhës e ka emrin SPAK dhe çmontim i Reformës në Drejtësi. Nuk ka strategji më të mirë për pushtetin e korruptuar të Ramës se sa ta arrijë atë nëpërmjet ‘duarve’ të opozitës.

E cila sot u shfaq më qesharake se kurrë me klithmat ‘mos më prek me dorë’.

Punonjësit e gardës edhe mund të mos i prekin me dorë, por e sigurt është që populli në zgjedhjet e radhës do t’i prekë me gjë tjetër.

6 Komente

  1. B
    Boci , Poci ,Baçi , Daci, Muli UDB, meloqe Paloqe

    Nuk e votoje Bashen por koha po i jep te drejte , dikush tjeter ka drejtuar ate sekt , dikush tjeter ka vendosur per lenien e mandatit , mos pjesmarje ne zgjedhje , Basha thjeshte ka qene porte - parole i familjes kriminale Berrisha. A eshte fajtore Basha pooooo . a eshte ne nivelin e ketyre alabakeve jooooooo . - Midis Bashes dhe ketyre Karr avidheve me ndergjegje votoje Bashen . Kur shikoje Mulin Gjeken Bardhen Geshtenja Dardha Nallbane e Pelivane haa Basha eshte shume large tyre , mbi te gjitha qytetar .

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Kasemi nga Çepani.

      Eh, sikur Berisha ta afroi Lulin e te flasi mire per te , hajde ,hajde si do ta ndryshojne gjuhen keta mostrat qe sot e shajne. Do t'i bienm nderkembe.... Ja te tille jane nga Flamuri ,Bardhi, gjekmarkaj e me radhe....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli.

        Po mire e ka mos i prekni me dore se do te infektoheni.I dizifektini nje here me leng gelqere e me gure kali.Se mos na perhapin zgjeben.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Studenti 1

          Ama edhe keto deputetet e sotem, (demokrat i thençin se ngjajne me shume me nazistet gjermane te kohes),...., te mos guxojne qe ti prekin me dore ato gardistet qe jane ne krye te detyres ,,,, sot jane ne opozite kto monstrat qe guxojne ti shtyjne gardistet, por neser. nese vijne ne pushtet, po keto gardiste do te jene qe do ti ruajne keto mostrat demokrate nga opozita e kohes. Gardisti nuk eshte nje hu gardhi, qe edhe po e shtyve sot , e kthen perseri ne vendin e vet neser,,,,, ai gardisti ne rradhe te pare eshte njeri prej mishi dhe gjaku, eshte nje qytetar i nderuar dhe i respektuar i kesaj shoqerie, i cili ka kaluar disa filtra per te sherbyer ne ate detyre, eshte nje bir nane, eshte nje baba i nje apo disa femijeve, eshte nje bashkeshort i nje gruaje, eshte nje vella i nje vellai apo motre,,,,,,, keshtu qe ai ka dinjitetin e tij,,,,, ka karakterin, , , , ka personalitetin e tij, të cilit nuk ia kthen dot më perpara te gjithe atyre qe u permenden ma lart, Deputetet shkojne dhe vijne sipas interesave te tyre ndersa gardistet do te jene aty per sa kohe i sherbejne detyres, atdheut dhe familjes se tyre,,,,, per sa kohe zbatojne ligjet e ketij shteti. Prandaj beni kujdes ju deputetë rrugeçër kur te vini dore mbi gardistet! KUJDES! Akoma skeni ndeshur me ndonje hundlesh!!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati , Edule in Patria .

            Duke qene diku , Jo shume larg , nga fundi I rruges se kesaj jete dhe me formim e bindje te djathta qe me bene te mos e votoje PS -ne , vazhduesen e PP -se , qe prej 31 Marsit 91 dhe , pa asnje dilem , keshtu deri ne fund . Dhe , sic I ndodh kujtdo , duke bere bilancin e kesaj jete ( duke futur edhe mbeshtetjen me vote , me goje e me shkrim ) qesh me veten time , sepse paskam mbeshtetur e votuar variantin me te eger e me demprures , me te zi e vrasetar te PP -se , PD - ne ( emer I bukur , Po vetem emer ) e kriminelit Sali Berisha . Kete epitet e shkruaje fare ftohte , pa asnje emocion , sepse Kam bindjen qe e meriton . Kuptohet , per mua eshte teper vone te riparoj vite te tera mbeshtetje me goje , me shkrim dhe me vote kete monster . Vec me behet qejfi ndihem mire kur nxenes te mij , Jane pozicionuar paster ne mbeshtetje te Amerikes dhe Perendimit te djemeve si Lulzim Basha me formim perendimor dhe me konceptet te qarta e empatia njerezore per komb e per Atdhe .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sllobodanka

              Free (Liri) birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje