Mbyllja e Portës

13 Korrik 2024, 16:08Blog TEMA
Mbyllja e Portës

Nga Artan Lame

Aleks Buda, Androkli Kostallari, Avni Mula, Bajram Preza, Çesk Zadeja, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Farudin Hoxha, Guri Madhi, Ismail Kadare, Kadri Roshi, Kristaq Rama, Kristo Frashëri, Sadik Kaceli, Sandër Prosi, Tish Daija, Ylli Popa, Vaçe Zela.

Ka tre gjëra që i lidhin të gjithë këta emra.

1. Të formuar që herët, por të gjithë u ngritën dhe u kthyen në gurú të fushave përkatëse në Epokën e gjatë të Diktaturës.

2. Ikën nga kjo botë të gjithë pas rënies së saj (udhës me të tjerë të ikur përgjatë dekadës së fundit të Diktaturës).

3. Ishin njerëz që i bënin nder jo vetëm vendit të tyre të vogël, por gjithë dijes njerëzore.

Ajo çka dua të përsihatem në këto rradhë, është raporti i tyre me Diktaturën në përgjithësi dhe me Diktatorin në veçanti. E donin? E kishin frikë? E Besonin dogmën a doktrinën? E kishin frikë? Sot veç mund të tjerrim hipoteza, sepse ata të vërtetën e tyre e morën me vete.

Ka edhe një pyetje tjetër shumë e sikletshme. Ndërsa kulmet e tyre i arritën gjatë Diktaturës (e thënë kjo me shumë kujdes, për të mos fyer kujtimin e tyre), pse pas saj, ose nuk krijuan më, ose nuk patën më kulme?

Zor të ketë studiues të kohëve moderne që të mos jetë përpëlitur në këto pyetje. Raporti me diktaturat i shkencëtarit, i krijuesit, i njeriut të letrave në përgjithësi. Sepse ky nuk ishte një fenomen i kësaj qoshes sonë shqiptare. Ishte një fenomen global që u zhvillua përgjatë gjithë shekullit të XX të quajtur edhe “shekulli i ideologjive” dhe madje në forma të tjera vijon ende sot, kur diktaturat e ideve janë zëvendësuar ne diktaturat e xhepit.

Nuk ka diskutim që diktatorët, veçanërisht ata të shekullit të XX që kishin në dorë jo thjesht karierën e njeriut por edhe egzistencën fizike të tij, ja dilnin të rezatonin një nderim gati hyjnor përreth tyre, që ndjehet menjëherë kur sheh figurat e tyre të rrethuara me njerëz të tjerë. Dhe kjo nuk ishte meritë thjesht e fotografëve të tyre që ja dilnin të inkuadronin momenti kur ky raport bëhej i dukshëm, por edhe i vetë Diktatorëve, sidomos pasi ja kishin dalë ta konsolidonin figurën e tyre dhe të lëviznin lirshëm në ambientin që i rrethonte.

Ah, nuk dihet harruar edhe diçka ndoshta kontroverse por e vërtetë: diktator nuk bëhesh dot pa qenë diçka vetë. Pa patur aftësi, nerv, psikologji, rezatim, kimi, vullnet autik. Po nuk jemi këtu për të analizuar Diktatorët, por raportin e tyre me njerëzit e dijes. Që është më i vështirë sesa të bësh për vete apo t’u imponohesh ca kooperativistëve të tromaksur nga dielli i arave apo ca puntorëve të raskapitur nga rripi konveier i fabrikës.

Zakonisht dikatorët kanë shumë aftësi (e thashë një herë që që kot s’bëhesh dot), por kanë edhe një magësi. Gati gjithmonë. Janë të padijshëm. Jo se nuk duan, por se nuk kanë patur kohë. Ose do lexosh të bëhesh letrar, ose do meresh me politikë të bëhesh diktator. Dhe ky raport me dijen, që shumë herë i ngarkon me një ndjenjë frustrimi dhe kompleksi inferioriteti, i bën edhe më të rezikshëm në raportet me njerëzit e dijes.

Mendoni Stalinin që i duhej të fliste me Majakovskin apo Enverin që i duhej të fliste me Eqerem Çabejn. E megjithatë ja dilnin. Përtej kësaj, më e rëndësishme se çfarë mendonte Stalini apo Enveri për Majakovskin apo Çabejn, është se çfarë mendonin këta të dytët për të parët. Në këtë raport të vështirë, ndoshta më i vështiri ndërveprim njerëzor i shekullit XX, nuk s’duhet të harrojmë edhe një element tjetër që duhet të na i lehtësojë punën. A besonin ata tek Dogma? Jo diktatorët por dijetarët.

Dogma Komuniste që njohim sot, nuk është ajo e mesit të shekullit XX. Asokohe ajo nga miliarda njerëz konsiderohej si ideologjia e së nesërmes së lumtur të njerëzimit. Kjo i bënte që me sinqeritet, me naivitet dhe apo edhe me ndershmëri, këta njerëz të besonin se po ndërtonin shoqërinë e së nesërmes dhe të jepnin gjithë dijen dhe gjeninë e tyre në shërbim të saj. Me gjithë trishtimin që krijonin ekseset, ato që ata i quanin “gabime të rritjes” apo “teprime të momentit”, apo që masa i përmblidhte me frazën “eh sikur ta dinte Enveri ...”.

Besoj se askush nuk e vë në dyshim se Farudiun Hoxha kur projektonte e bënte jo për rrogën apo për t’i shërbyer Enverit, por sepse besonte se ajo që po bënte i shërbente vendit të tij. Apo që Kadri Roshi jetësohet tek kujdestari (Lulëkuqet mbi mure) jo duke ëndërruar për honorarin që do merte. Ylli Popa u rinte te koka pacientëve jo me ëndrrën që me paratë e tyre të shkonte me pushime. Apo që Dritëro Agolli kur shkruante “Nënë Shqipëri” nuk e bënte për të bërë të qante Enverin, por sepse besonte tek religjioni komunist. Enveri ishte thjesht sendërtimi që kishin marrë momentalisht të gjitha këto, atdheu, besimi, ideologjia, populli, Partia. Përmes këtij sendërtimi atdhe-person, që ja dalin ta arrijnë vetëm diktatorët e që çimentohet me shtimin e viteve në pushtet, kalon e kanalizohet edhe përballja e gjithë njerëzve të dijes me vetë Diktatorin. Nuk ishte thjesht një marrveshje e heshtur simbiotike e të dy palëve, ju do më hosanatoni ndërsa unë do ju lejoj të krijoni. Do të ishte shumë banale kjo dhe nuk vlen për kolosët. Maksimumi kjo vlen për diktatorucët dhe për njërëzit e zakonshëm, por jo për shkallën sipërore të të dy kategorive.

E gjithë kjo i bënte kolosët e dijes të jepnin gjithshka dhe duke e patur edhe ndërgjegjen të qetë. T’i shërbenin e të lartonin vendin e tyre, me besimin që ajo që po bënin do të ishte e madhe përjetë. Ishin të gjithë burra seriozë, thellësisht të përgjegjshëm në punën e tyre, burra të cilëve Diktatori u drejtohej sa herë kishte nevojë dhe me bindjen se ata do të jepnin maksimumin e tyre.

Diktaturat ideologjike nuk funksiononin me parimin “panem et circenses”, siç ndodh me diktaturat bashkëkohore të parasë. Diktaturat e shekullit XX kishin një ndjenjë të fortë paternalizmi, për sa duket kontradiktore kjo në raport me dhunën që përdornin. Shteti komunist e ndjente veten përgjegjës për mirqenien “barazinë në varfëri” të masave, sigurimin e bukës, të punës, të strehës. Gjëra këto për të cilën shteti modern nuk ndjen detyrim, ose më saktë ka detyrimin që të të krijojë mundësitë (të paktën në letër) dhe pastaj të të thojë : “bëji derman kokës”. Ky sens paternalizmi që kultivohej nga vetë shteti dhe që transferohej edhe tek vetë Diktatori, bënte që dikatorët të ishin vazhdimisht të interesuar për qetësinë publike, për minimumin e domosdoshëm që të bënte shoqërinë të funksiononte pa strese dhe për këtë shteti funksional ishte i domosdoshëm.

Duke shtuar këtu edhe faktin që, veçanërisht diktaturat e majta, ishin sisteme të mbyllura, varka të vetmuara (përtej thirrjeve inganuese për “internacionalizëm proletar”). Si të tilla ishin vazhdimisht të rezikuara nga mbytja dhe që, në rast mbytjeje nuk kishte udhë shpëtimi për askënd. Sot e kemi të thjeshtë të themi “s’të pëlqen, merr valixhen ik”, ndërsa Stalini nuk kishte ku të ikte, as Mao, Enveri apo Hitleri. Atyre u duhej të mbanin në këmbë sistemin e tyre me çdo kusht dhe, pikërisht në këtë moment lindte nevoja e diktatorëve për njerëzit e dijes dhe të ditur, nevojë që i bënte të gëlltisnin komplekset e inferioritetit dhe t’u besonin të diturve në mbajtjen e shtetit.

Diktatorët nuk zgjidhnin veprën, apo autorin, mjaftoheshin të deklaronin se çfarë kërkonin (natyrisht secili me sfumaturat e veta personale). Kur Enveri vendoste në qendër të Tiranës monumentin e Skënderbeut, mjaftonte t’i drejtohej guruve të asaj fushe të artit dhe, Odhise Paskali - përsa ishte një sqimatar i formuar në Itali - ishte gati të bënte çdo sakrificë për t’ia dalë siç edhe ja doli. Por askush nuk e akuzonte Paskalin për sahanlëpirje (Paskali ka krijuar edhe bustin më mitik të vetë Diktatorit).

Hitleri i urrente shumicën e gjeneralëve të vet aristokratë. Por kjo nuk e ndalonte t’u drejtohej atyre dhe t’u shtonte edhe yjet në spaleta, sa herë i duhej të fitonte betejat. Dhe askush nuk i akuzonte këta gjeneralë për idolatri ndaj Tiranit.

Sot, kur brezat po këmbehen, kjo thirrje e shtetit për ta, që i bënte njerëzit e dijes të jepnin gjithshka për shtetin e tyre, për fat të keq shumë herë për shkak të padijes bashkëkohëse, të keqdashjes ziliqare, apo të paaftësisë për të kuptuar kohën që ishte, bën që t’u interpretohet si servilizëm ndaj diktatorëve të momentit.

Në fund, kur diktaturat ideologjike ranë, këta njerëz u ndjenë të përhumbur (dhe të panevojshëm). Busullat e jetës së tyre intelektuale - interesi publik, shteti paternalist, ideologjia mesianike - nuk egzistontin më. Sistemi i ri nuk i nxiste më njerëzit me asgjë nga këto, duke i lënë shoqërisë si vlerë të vetme paranë dhe si nxitje interesin material. I mbyllur në sistemin entropik të krijuar nga vetë ai (dhe bash për këtë edhe i varfëruar), shteti i vjetër i zgjidhte problemet me impenjim, sedër, vullnet; të gjitha këto të mirënjohura dhe të pranuara nga njerëzit e dijes. Shtetet e reja i zgjidhin problemet me tendera, koncesione dhe globalizim, shtysa të panjohura këto për gjigandët e kohës së vjetër.

Ishte një karburant që nuk shkonte më dhe nuk e vinte dot më në punë makinën e vjetër. Dhe gati të gjitha ato makina dalëngadalë u ndalën, u shuan dhe njëra pas tjetrës pritën rradhën për t'u larguar nga kjo botë. I fundmi syresh që u largua nga kjo botë ishte Ismail Kadare. Dhe me ikjen e tij u mbyll edhe porta e Dinosaurve shqiptarë.

32 Komente

  1. A
    Andreas

    O Lame, o cope muti, hajdut hipotekash, u bere ti te analizosh Enver Hoxhen? Vete ata qe kane punuar me te, apo mjeket e tij e pranojne qe ka qene diktator, por jo injorant! Mund te kete qene vrases, ngaqe vrau shoket e tij, por jo injorant. Komunizmi e kultivoi dijen, u hapen shkolla, njerezit hanin me duar, ishin analfabete, i coi me pahir ne shkolla se shqipot ishin mesuar me plackitje, u hap Universiteti i pare. Nuk ka lidhje me diktatoret, por vete komunizmit iu desh dija, u forcua vetedija kombetare etj.etj, o plehre qe po te vjen rrotull SPAK-u...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Reply

      O Andreas, ti qenke cope muti edhe me e madhe, po pse o tarrallak sipas teje nuk prish pune se je vrases e diktator, mjafton qe nuk je injorant?

      Përgjigjjuni
      1. G
        Guri

        Lame nje budalla komunist hajdut

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Po nuk e thote qe ishte injorante

          Përgjigjjuni
        2. T
          Trap-Trapajani bostan-gjylistani.

          Një shkrim kot, një trakt komunist, sepse të gjithë personat që ke permendur më lart, kanë qënë dhe janë pula në rolet e tyre si shkrimtar, studjues, kengëtar etj etj, sepse dihet dhe njifet botërisht, që dinozauri i vertetë si shkrimtar dhe poet është gjigandi i Trapojës Besnik mut Mustafaj. Po po, pa qi nanen Shiqere, Niku trapajani asht dino-zuzari më i madh i kombit. Kurse, në fushen e studimit politiko-social, dino-zagari më i madh i të gjitha kohrave të historisë së Albanistanit, asht Sala jonë, Sala i Shiqeres nga Viçikadoli. Kurse në fushen muzikale, Vaçe Zela asht nji sorrë në krahasim me dino-zuzaret gjigand me famë botrore si Bujar Qumili, Mandi Nishtulla, Elvana Gjata, etj etj etj. Shkurt, artikulli më lart, nji artikull nga një nostalgjik anonim i komunizmit dhe asgjë më shumë. Paj pooo more pooo, pa qi nanen Shiqere, artikull kot.

          Përgjigjjuni
          1. E
            EDI Rama e 40 hajdutet

            Trap Trapajani Hahaahhaaaa, je i madh! Qisha Shiqerren ne majth, Desha me shtu se vete shurraqi, hajduti artan lame eshte nje intelektual i shqyer! Kot i permend i shkreti Yjet e Shqiperise! Njat dekik si Shiqerrja dhjevi Doktor Mortjen, Artan Lame, Edi Rama, Sudja, Taulanti, Tritani, Prostituta Kombetare sali, ed paloqja, noka, xhozi, Bujar Qamili, Sinani, Artjola perbejne panteonin e vertete te Albanistanit! Artan Lame, te dekun e te gjalle si thone nga zalli i Kirit!

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pensionisti

            Po mire Artan Lame umbyll historia e dinosaurve ne Shqiperi,pra i ka ardhur fundi Shqiperise,sepse pa dinosaure te tille(si F.Hoxha,A.Buda,E.Cabej,D.Agolli,I.Kadara e deri tek njerzit e artit O.Paskali,K.Rama T.Daija,P.Kanaci e V.Zela,apo P.Pano e S.Merja ne sport)nuk ekziston nje popull.Eshte veprimtaria e tyre qe e ben popullin me te ndergjegjshem per fatet e tij,eshte vepra qe ata kane lene motiv per te gjetur rruge te reja,ne kete bote te hazdisur eshte brezi i ri (me intelektuale ne shume vende) garanci per te ardhmen e kesaj Shqiperie.Pra nuk kane perfunduar dinosauret e ketij vendi,te tjere do te marrin stafeten prej tyre apo prej vepres se tyre.Jeta ben te sajen o Artan Lame,te perjetshem nuk ka,por Shqiperise nuk i kane mbaruar dinosauret,brezi i ri dhe intelektualet qe punojne e jetojne ne shume vende,do ,te jene garanci per te ardhmen e ketij vendi.Pra me fundin e ketij shkrimi nuk jam dakort.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pls

              Budallenj se na tmerruat. Tham se kane mbyllur Porten e Ksamilit, hotelin e Meros

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Ylli

                "Dinosauret" nuk krijonin ....dinosauret zbatonin. Kur erdhi koha e krijimit ,nuk mundeshin sepse kishin zbatuar cfare u ishte urdheruar. Kur erdhi koha e krijimit ,doli zbuluar se ishin skllever te zbatimit dhe jo artiste te krijimit. Artiste nuk ka patur Shqiperia ....propagandues po.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shaqo

                  ...pra ishte koha, ishte "diktatori" qe beri te ishte ajo kohe qe frymëzoi kolloset te benin veprat qe bene. Vetëm nje gje z. Lame, diktatoret komuniste nuk ishin si Hitleri, mos u ngatërro. Kujto ç'ka thane Churchill per Stalinin ne parlamentin anglez,...e mori BS si nje karroce pa kuaj dhe e beri superfuqi...

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    katarakti

                    Fantastike. Shkrim me kulturë dhe llogjikë. Që analizon si duhet të kaluarën dhe të sotmen. Me të mirat dhe të këqijat e tyre. Studentët çekë në vitin 2 000, duke iu përgjigjur një ankete, u shprehën se për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe njerëzore, duhet bashkuar gjysma e praktikës komuniste me gjysmën e praktikës kapitaliste.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      I paguhen prurësit me të parē

                      Lexova shkrimin dhe më pas komentet në vazhdim. Mu duk se nuk do gjeja asnjë komentues që të rrokte analizën që përpiqej të bënte autori. I cili kërkon të gjejë arsyen logjike që I motivonte I shtynte këta njerëz të krijonin ato vepra të jashtëzakonshme, nën shtrëngesën e diktaturës , vepra të cilat nuk po I shohim të përsëriten nën lirinë e ekonomisë së tregut. Ata që shajnë pa kandar çdo ditë për të çfryrë inatin që e kanë 360 gradë , edhe I mirëkuptoj deridiku. Të frustruar ,nga varfëria e talentit dhe ajo materiale shajnë cilindo që ka më shumë se ata talent dhe të ardhura. Sidoqoftë shkrimi më pëlqeu. Jam dakord me ju.

                      Përgjigjjuni
                    2. k
                      koli

                      O Artan, ik bej nanje lek se ti je hajduti me i heshtur i Rilindjes...nje qelbesire qe fsheh pisllekun e nje individi pa karakter e histori, me art...me bla bla...

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Buda

                        Nder te tjere, qe jane te shumte nga te gjitha fushat e dijes, artit, shkences etj,. ke harruar pa permendur (ndonese e ke ne foto) me te madhin e tyre: Akademikun Eqrem Cabej.

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          pretorian

                          Ik mor shkerrdhat, hajdut dhe pis. Shkerrdhate e degjeneruar, qe fillove te lehesh prape, pasi e shkerrdheve besimin e njerezve, pasi bere korrupsion, pasi tjetersove, mbivendose dhe vodhe prona, pasi i ktheve qendrat e legalizimit, kadastrat ne çerdhe hajnie dhe korruptive, pasi u zvarrite qytetareve, ja u neglizhove dhe mohove sherbimet civile, pasi te mjekuan dhe me paret e shtetit, pasi kerkon me paret e vjedhura te ndertosh ne pronen shteterore, ke fytyre, del dhe shet nje bythelepirje, nje eunukizem te pashoq. Ik mor bajge, shemtire dhe shkerrdhate. Ti meriton burgun, po te ishte nje shtet ligjor, po te kishte drejtesi ti do ishe ne biruce tani. Ke nderruar zanat tani o shkerrdhate e shemtuar, nga hafije je kthyer ne hajdut. Bajge e bir bajge.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gezim

                            Artan rri me Enverin dhe mos u fut te Stalini, te cilin nuk e njeh fare. Qe te kuptosh se cfare ka bere ai per artin ne Rusine sovjetike, lexo librin Stalini dhe Arti. Aty do shikosh se nga ka kopjuar Kadare librin e tij te fundit...ne mos gaboj Kur pushtetaret grinden...a dicka e tille. Rralle bota ka njohur nje njohes te artit si Stalini! Pse sot nuk japin. Sepse nuk investohet si ne kohen e komunizmit. Kjo eshte arsyeja.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bureto

                              Mund edhe të biesh dakord në disa aspekte me Lamen. Ama nuk mund të biesh dakord me të, se medemek, ata që përmend dhe të tjerë, ishin të tillë për arsyet që ai përpiqet të na i sjellë apo përligjë. Po le të pyesim: Po në ato shoqëri që nuk patën fatin e keq të jetonin nën diktatura, a nuk u mundësua prej atyre, të cilëve/ave Natyra apo Zoti u kishte dhënë talentin, të shkëlqenin? Të marrësh përsipër të bësh një listë me të tillë korifej nacionalë dhe botërorë, jo shumë thellë por vetëm për shek. XX, që i referohet Lame, do ishte jo vetëm një barrë e rëndë, sa për mangësitë në njohje po aq dhe për kohë e mundësi, pir dge e pamundur. Gjithsesi kushdo mund ta bëjë vetë një listë të tillë sado të vogël në letër, por bajagi të stërmadhe me mendje. Mbase në këtë rast duhet thënë se diktaturat i mpijnë talentet e pashfaqura apo nuk i lejojnë të shfaqen fare. Hidhni një sy listës së Lames dhe do gjeni që shumë prej tyre talentin e tyre fillimisht e ushtruan e kuktivuan duke studiuar në vende e popuj me kulturë të madhe. Ajo që duhet vlerësuar prej tyre, ishte se ata, ndoshta dhe për ndonjë nga motivet që tregon Lame, erdhën, ndejtën, jetuan dhe kontribuuan në vendin e tyre. Dhe kjo padyshim që i lartëson dyfish.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Teksti

                                Analizë mjaft e dobët dhe shpesh edhe e gabuar. Ky Lamja e mban veten edhe për historian pa... Por s'është veçse një lëtyrë...

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tironsi i Vorrit Bomit

                                  Lame Ersekari nje ing. Nentoke gjeolog me nivlet shume medioker fet e fet na u be Gjithollog ne cdo fushe nga seksologjia , kostumet e mbretit , Te Duces dhe hajdut i pa shembull pronash per 12 vjet ky Ersekari na u be Cifligari.... Vjedhjet qe u ke be Shqiotareve tu befshin kancer per 7 breza o Kancerozi Ersekar. Edhe MonKoleshin Tan e gjete o hajdut Tanin e jetimores se Tirones qe u be me mbi 20 shtepi dyqne.....Lame ja ke arrit qellimit mund ta zevendesosh Spiunin Blendi Fevziu ngjani shume..Suksese nje jete kaceri te zhdukte sa me pare mallkimi i popullit qe e vodhe te zente fytin..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tironsi i Vorrit Bomit

                                    Lame Ersekari nje ing. Nentoke gjeolog me nivlet shume medioker fet e fet na u be Gjithollog ne cdo fushe nga seksologjia , kostumet e mbretit , Te Duces dhe hajdut i pa shembull pronash per 12 vjet ky Ersekari na u be Cifligari.... Vjedhjet qe u ke be Shqiotareve tu befshin kancer per 7 breza o Kancerozi Ersekar. Edhe MonKoleshin Tan e gjete o hajdut Tanin e jetimores se Tirones qe u be me mbi 20 shtepi dyqne.....Lame ja ke arrit qellimit mund ta zevendesosh Spiunin Blendi Fevziu ngjani shume..Suksese nje jete kaceri te zhdukte sa me pare mallkimi i popullit qe e vodhe te zente fytin..

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tironsi i Vorrit Bomit

                                      Lame Ersekari nje ing. Nentoke gjeolog me nivlet shume medioker fet e fet na u be Gjithollog ne cdo fushe nga seksologjia , kostumet e mbretit , Te Duces dhe hajdut i pa shembull pronash per 12 vjet ky Ersekari na u be Cifligari.... Vjedhjet qe u ke be Shqiotareve tu befshin kancer per 7 breza o Kancerozi Ersekar. Edhe MonKoleshin Tan e gjete o hajdut Tanin e jetimores se Tirones qe u be me mbi 20 shtepi dyqne.....Lame ja ke arrit qellimit mund ta zevendesosh Spiunin Blendi Fevziu ngjani shume..Suksese nje jete kaceri te zhdukte sa me pare mallkimi i popullit qe e vodhe te zente fytin..

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Y
                                        Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

                                        Hajduti Lame !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kritika për shëndet dhe shëndeti i pari

                                          O Artan ,na thuaj diçka për kadastrën që të besoi Edi Rama ,dhe pështyte në nenet e tij jo me përkujdesjen e një zyrtari por të një politikanuci ,nenet ku ke bërë këtë nuk janë pak ,shpike me shokët e tu dhe kryeministrin se si do të ripje edhe ti në favor të shtetit Pastaj na thuaj diçka për markshederinë O po ç'na polli dreqi me ju jeni turq dhe silleni si kaurë pasta bëheni pishman dhe mbyllni ciklin si gjithaxhinj pa qenë asgjë jo më gjithçka.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Keta … kane 30 vite qe grine e grine… per te tjeret, edhe per boten e jashtme dhe nje fjale nje fjale njeriu nuk kane thene e nuk thone per “ veprat e tyre kombetare”!!!!!!??????

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              The truth

                                              Po pse e shani more te mjere. I gjithe shkrimi ishte qe te sillte si artist te madh Edvin Ramen; oh gabova, Kristaqin anetarin e presidiumit te KP. Keshtu qe e ka kryer misionin letyra.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Deda...

                                                Ki komentuesi Andreasi është shqipfoles dhe vetem helmon me genjeshtrat e veta... Di fshatra ku më 1930 ka pasur gramafon, fshatra ku emigrante të kthyer ne shtepi kane ndertuar hidrocentrale të vegjël... Shtepite ne te gjithë jugun kanë qenë dykateshe dhe te suvatuara perbrenda, në veri kulla dz-trikateshe... Ngrinin dolli rakie me goteza njëtekeshe etj...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Përgjigje

                                                  O Artan Lame, jo keq or burre po perse I ke rene nga Kina per te shkuar ne Laprake nga sheshi Skenderbej. Ata shkencetaret, artistet, shkrimtaret etj. Etj. Punonin e krijonin ne nje shtepize te vogel san je guacke deti e nuk I linin te hapnin as dritaret. Mileti qe ishte Brenda guackes, ata dinte e s’dinte tjeter, prandaj edhe u madheruan e u idolizuan si “Te MEDHENJ”, aq sa edhe kur vdes ndonje figurant I ish Teatrit Popullor, thone vdiq aktori I madhe Filan Fisteku, gjynah qe nuk shkoi ne Hollyvud. Kur u hapen dritaret e shtepise dhe mileti doli ne oborr e pastaj ne rruge e pa qe keta qe kishte pasur ne shtepi nuk na ishin edhe aq te medhenj. Pastaj pak nga pak keta te rinjte filluan te nxjerrin mender prapanicen, e shalet e siset qe terhiqnin vemendje. Enve Bastardi ciflikut te vet diti t’I jape edhe qen qe ta ruanin edhe cengije qe ta kendellnin.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Demotakercita

                                                    Shkrimi i Z.Lame eshte fatalist.Shqiptare te ditur ka pasur e do te kete.Me ikjen e Kadarese Shqiperia humbi nje kolos te letrave por,te tjere do te vine,ne te gjitha fushat.Per nje gje jam dakort qe shteti pluralist i pas diktatures,gjithe ata korifej te artit, shkences, kultures dhe cdo gjeje i shumezoj me zero se keshtu duan antishqiptaret te brendshem e te jashtem.Panojot Pano ishte footbollist brilant bashke me shoket por ,Kombetarja sot matet si e barabarte me me te medhenjte E njejta gje mund te thuhet per shume djem e vajzate ditur sot ne bote,si kengetaret e famshme qe nderojne vendin tone.E keqia e sotme Z.Lame eshte se qeverit e sotme nuk duan te ngrihet lart emri Shqiperise por te mbushin xhepat e tyr.Nje plejad e arte largohet nga jeta sipas ligjeve te natyres por te tjere do ti zevendesojne e do ngren lart emrin e Shqiperis.Mjaft qe politika e qeverive qe shkojne e vine te jene pak me shume Atdhedashese.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      TIRONA

                                                      Normale eshte qe duhet ta mbanje bythen drejt . Vetem nje gje nuk e kuptoj dhe dua ndihme ta kuptoj: Avni Mula jetoi normalisht me familjen ne Tirane,Dritero Agolli prishi familjen?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Trapajane hesapi

                                                        Shkencetare dhe artiste te medhej Jane,vertet.Por ,ishte ajo kohe qe i prodhoi,qe i beri te medhej.Te shash sot Enverin Duke i kundervene Edhe intelektuale dhe artiste te medhej te asaj kohe do te thote te injoroah vete vepren e ketyre te medhejve per te cilen flet ti ,o Lame.Vec nje gje ,a Ke lexuar gje prej vepres se tyre? Perfshi dhe Enverin.Meqe qenke gjeolog,Sic Lexoje me siper,lexo librin "Per Naften " te Enverit dhe shiko " injorancen" e tij.Shkeuaj sa te duash,por ti ,Ar-tan Lame ,para Enverit je nje cope mut i njome.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Agim Stroka

                                                          Cudi sa mire i njihke kolloset e artit dhe te politikes o z. Lame. Po nese ishin me te zgjuar e me trima se Enveri pse ndejten nen bythen e tij 50 vjet. Leri keta, po sqaro pse i bere lemsh dokumentet e pronesise ne Kadaster.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            Emil

                                                            Sa mire qe kane shkruar kaq shumë komentues për këtë teme kulturore. Mendoj se nuk është punë Diktature apo Demokracie, është punë shteti... Qe truri e intelekti të krijojnë vlera kanë nevojë për ekuilibër, stabilitet, mbështetje, vlerësim dhe siguri. Ne shtetin e Hoxhës ekuilibri ekzistonte, mjafton të mos kalojë vijat e kuqe, për këtë funksiononte autocensura.... Atëherë vija ideologjike ishte e njohur dhe nuk diskutohej, artisti nuk duhet të kishte dilema por edhe Skënderbeun duhet ta bënte " sekretar të ditë". Kjo ndikonte në cilësinë e artit por nuk e pengonte bërjen art. Shteti i mbështeste artistët, sigurisht artisti nuk mund të kishte honorarët e Perëndimit por per kushtet tona të asaj kohe vlerësohej dhe nderohej si pakkush artisti. Për intelektualin është themelore siguria e jetës, familjes e punës. Këto i siguron vetëm shteti, pra zbatimi i ligjeve. Nëse sigurohen këto edhe sot dalin Ismailë e Dritero të rinj, kombi ynë është vital dhe krijimtar. Vlerësimi për mendjen dhe shpirtin është nje argument që politika e sotme nuk e kupton dot. A nuk e shikoni qe sot te gjithë politikanet janë shkrimtarë, këngëtare, sportistë madje edhe dizenjatore të bluzave të Kombëtares????? Diktatura kishte qëllimet e saj për mbështetjen ndaj artit, por në duhet të kuptojmë se emrin e vendit në bote e ngre lart arti dhe kultura jo biznesmenët. Pa art e kulture nuk jemi analfabetë funksionale siç thoshte dikur kryeministri jone i dashur, jemi thjesht material human....

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje