Filozofi në plazh

11 Korrik 2024, 12:04Blog TEMA
Filozofi në plazh

Nga Ardian Vehbiu

Pushimet në një lokalitet të vogël buzë detit: brenda pak ditësh, fytyrat e panjohura na bëhen njëfarësoj të njohura dhe të gjithë fillojmë ta identifikojmë njëri-tjetrin me mjete “rrethanore”.

Çfarë ende mungojnë janë emrat.

Shohim njerëz me të cilët tashmë praktikisht jemi familjarizuar: fqinjët që prej një jave te çadra përbri, fqinjët te tavolina në restorant, shitësja te dyqani i vetëm, kamerieri në bar.

I shohim por emrat nuk ua dimë. As ata nuk na i dinë emrat.

Ajo bjondja e gjatë, ato dy motrat, ai çifti që lahen bashkë, ata me beben bythëjashtë, ajo familja që ka qenë edhe vjet…

Gjithçka vlen, për të ndërtuar një “emër” të përkohshëm: një tipar fizik, një kujtim, një ngjashmëri, një marrëdhënie.

Ai tipi që ka atë djalin me Down, kuzhinieri te Thalassa, taksisti që patëm marrë për te “taverna” e Dhramit, ai djali që jep çadrat te “Riviera”, i biri i pastrueses së dhomave, i zoti i lokalit, babai i Kristos.

Ngjashmëritë vlejnë gjithashtu: njërin nga kamerierët, te Veranda, e pagëzuam Ted Danson, ngaqë na u duk se i ngjante pak atij aktori. Kuzhinierin e ri të pizzave, te Stefi, e quajtëm Kevin Costner.

Vjet, kur na u desh të shkojmë te pika e ndihmës së shpejtë, për një gisht këmbe të vrarë te gurët e plazhit, sanitarja që na priti na ngjau menjëherë me një shoqe shqiptare nga New Yorku – dhe ashtu e quajtëm: Blerta. Përshëndeteshim pastaj me të çdo mbrëmje, kur i kalonim përpara. Botë e vogël. Sivjet u trishtuam pak, kur e kërkuam Blertën me sy, dhe pamë se kishin zëvendësuar…

Edhe dyqanit të vetëm te shëtitorja buzë detit ia gjetëm emrin: ngaqë e patëm parë një herë shitësin të veshur me camo, e quajtëm army surplus store. Në fakt, atje shiten edhe revole me ujë.

Ushtrim tjetër, me dobi, do të ishte spekulimi si na quajnë ata ne: ata që vijnë te Sunset-i (emri i hotelit), ata që s’merret vesh çfarë janë, ata që ia kthejnë ndonjëherë në anglisht.

Për kamerierin e barit, mbase jemi “ata që marrin gjithnjë Negroni.” Për kamerierin e restorantit, “ata që lënë bakshish.” Për komshiun në plazh, unë mbase jam “ai që futet në ujë me kapelë.”

Një miku ynë amerikan, që pat ardhur vjet të kalonte ca ditë në mini-botën e këtushme, kushedi përfundoi i quajtur “ai amerikani i gjatë”, ose edhe “ai që e pinte uiskin me gotë uji.”

Bota këtu është aq e vogël dhe e numërueshme, sa t’i bëjë emrat të detyrueshëm; por edhe aq e madhe dhe e larmishme dhe e rastësishme, sa nuk mund të shkosh dhe t’i pyesësh të gjithë si quhen.

Ka taktika të tërthorta. E pyetëm njëherë njërin prej kamerierëve, si e kish emrin kolegu i tij, me të cilin njiheshim tashmë mirë, përtej thjesht përshëndetjeve. Por na befasoi: “ne e quajmë bjondi,” tha.

Kokëçarjen tonë e paskan edhe të tjerë.

Në plazh njerëzit edhe ndërrohen, edhe janë po ata: dhe ngaqë çadrat janë afër, më duket ndonjëherë sikur jam ulur në economy class, në një aeroplan pasagjerësh; ngecur ngjitur me njerëz të panjohur, me të cilët vështirë se do të takohem ndonjëherë sërish, kur të ikim që këtej.

Rrobat e banjës e bëjnë edhe më absurd kontekstin; aq sa të hiqesh sikur nuk shikon do të dukej më fyese se po t’ia ngulje sytë – me dashje ose pa dashje – ndonjë bikinije parabolike dhe të zhdërvjelltë.

Prandaj ja edhe ajo vajza që i ngjan Eda D., ose më mirë akoma, që i ngjan vajzës së Eda D. Ja edhe vlonjatët që bënë mbrëmë zhurmë te bari – vlonjatë thjesht nga theksi. Ja edhe ai çifti kosovar.

Sa i domosdoshëm është ky lloj emërtimi? Duhet, kur komunikon me tjetrin – siç bëj unë me partneren time, në muhabet. Alternativë do të ishte ta tregoje tjetrin me gisht: e palejueshme.

Mbase nuk duhet, kur ti vetë mendon për njerëzit që ke rrotull, njëherazi të panjohur dhe të njohur. Mund t’i identifikosh thjesht duke evokuar, në përfytyrim, fytyrat e tyre, ose veshjen.

Edhe një emërtim thjesht indeksikal (deiktik), si ai atje, do të mjaftonte.

Përndryshe, emërtimi është vetvetiu sa i përkohshëm, aq edhe i improvizuar. Ajo vajza te ndihma e shpejtë (ja ku e identifikova sërish me një parafrazë) kushedi do të lëndohej, po të merrte vesh që e quanim Blerta. Dhe shpjegimi ynë do t’i trazonte më keq ujërat.

(Edhe pse reagimet në këto situata nuk parashikohen dot aq lehtë: kur i pata thënë dikur një komshiut, në Tiranë, që më ngjante me ish-trajnerin e Romës Rudi García, ky më tha: “Falemnderit.”)

Praktika jonë e emërtimit, në bazë tiparesh të rastit ose asociacionesh gjithfarësh, ka të bëjë drejtpërdrejt me një nga problemet më të mprehta, të filozofisë së gjuhës: emri dhe emërtimi.

Dhe duket sikur i afrohet më shumë pikëpamjes së mbrojtur nga B. Russell-i, se emri “i referohet një përshkrimi” (teoria deskriptive); duke qenë ai vetë një formë e shkurtuar a e cunguar e përshkrimit.

Ashtu, “ai tipi që i ngjan Di Caprio-s” do të ishte emër russell-ian, në një kohë që emri i tij formal (Klian) do të ndiqte më shumë teorinë shkakësore-historike të Saul Kripkes, e cila niset nga akti formal (gjuhësor) i pagëzimit, në kishë ose edhe thjesht në gjendjen civile.

Aq e ndërlikuar është kjo, sa te një plazh i vogël si ky yni mund të mbështetësh një cikël leksionesh për logjikën e emrave të përveçëm dhe jo vetëm.

Ne që ia vëmë dikujt emrin “ai tipi që nuk e heq kurrë bluzën në det”, marrim pjesë në një akt ligjërimor të emërtimit – por që nuk ka vlerën e pagëzimit të mirëfilltë. Emërtimi ynë është konvencional, sepse ngrihet mbi një marrëveshje tonën, nga halli. Na duhet një emër, për ta identifikuar atë tip, në bisedat tona; por nuk mund të shkojmë dhe ta pyesim. Ose mbase edhe mund të shkojmë dhe ta pyesim, por nuk ia vlen barra qiranë: “ai tipi që nuk e heq kurrë bluzën në det” është njëpërdorimsh, usa e getta, dhe pjesë e zhargonit tonë intim.

Por le të kemi parasysh edhe se “ai tipi që nuk e heq kurrë bluzën në det” është edhe një lloj historie (narrative) rudimentare, elementare; dhe vetëm kështu mund të përdoret, qoftë edhe si emër provizor. Zakonisht njerëzit i heqin bluzat, kur hyjnë në ujë, prandaj edhe ai që nuk e heq të vetën – pavarësisht nga arsyeja – bie në sy. Pse vallë nuk e heq bluzën? Ka ndonjë shenjë plage të pahijshme a ndonjë shenjë operacioni, apo thjesht nuk dëshiron të digjet? Nëse e ka gjysmën e trupit të djegur, çfarë do t’i ketë ndodhur?

Emërtimi i kundërt, për dikë tjetër, si “ai tipi që e heq bluzën kur hyn në det” nuk do të ishte shumë praktik.

Edhe “ai çifti kosovar” do të funksiononte si emër provizor, sa kohë që në plazh të mos kish shumë çifte nga Kosova dhe këtyre t’u dihej tashmë origjina, nga dialekti ose akcenti që kishin përdorur – bie fjala në restorant. “Bjondja e gjatë” vlen, sa kohë që i referohet gjurmës që na ka lënë në perceptim një plazhiste edhe bjonde, edhe e gjatë.

Në komunitete të mbyllura, por të përkohshme, njohja nëpërmjet identifikimit gjithsesi është strategji në mos për orientim të suksesshëm, të paktën kundër ankthit të së panjohurës në një mjedis relativisht informal.

Përkundrazi, një person që identifikohet qëllimshëm, nëpërmjet një shenje dalluese ose diçkaje të barasvlershme, e sjell edhe emrin me vete – siç ndodh me profesionistin të veshur me kostum gati si prej kabareje, që shet akullore turke, te një kiosk i stolisur në rrëzë të shëtitores.

Dhe që nuk mund të jetë veçse “turku i akullores.”

Ky më bën të mendoj diçka tjetër: duke parë si ekzekuton saktësisht të njëjtat numra shpejtësie, sipas së njëjtës sekuencë, për të dëfryer fëmijët që blejnë akullore, tundohem fort që ta shoh si një “non-playing character”, ose NPC.

Në videolojëra, NPC-ja është një personazh që kontrollohet nga softueri i lojës, jo nga inteligjenca e njeriut (jotja si lojtar, ose e një lojtari tjetër, në një lojë multiplayer).

Kush ka luajtur ndonjëherë një videolojë komplekse, do të ketë ndërvepruar rëndom me NPC-të; dhe mbase do t’i ketë lindur dikur dyshimi (paranoid) se edhe ndonjë nga njerëzit që i shfaqen përreth por që ky nuk e njeh, “figurantët” e jetës së tij të përditshme, mund të jenë edhe ata NPC.

Në videolojëra, karakteristika dalluese e një NPC-je është stereotipizimi – ose fakti që ai/ajo thotë po ato gjëra dhe e ka të pamundur të dalë nga skripti.

Por dalja në skenë e inteligjencës artificiale së shpejti do t’i bëjë personazhet në lojëra po aq inteligjentë (të paktën po aq inteligjentë) sa edhe ti, njeriu që luan.

Dhe nuk ka vend më të përshtatshëm, për ta përjetuar këtë makth, se komuniteti në një plazh të vogël – ku përsëritja e fytyrave, e sjelljeve, e peizazhit, e menyve, e shkëmbimeve me gjysmë të panjohurit që ke përbri, është praktikisht normë.

Së shpejti, inteligjenca artificiale, e sfiduar që të dallojë një njeri çfarëdo nga një inteligjencë tjetër artificiale, do ta identifikojë njeriun si dikush që përsërit veten.

Tek e fundit, a nuk është edhe vetë identifikimi – në bazë të emrit të përveçëm – i themeluar mbi përsëritjen?

© 2024 Peizazhe të fjalës™

11 Komente

  1. H
    HAHAA C'ESHTE KJO PACAVURE O BOLE ME LESH

    KARAGJOZ;;IQET E NJI HAJVANI HANI MJERGULLUAR NGA PORDHET_______ HAHAHAHAAA RBT KUR DO TE SHKRUAJ DHE KY NASTRADINI HALES '' ME MJETE RRETHANORE '' HAHAAAA O ZOT DERI KUR DO QELBI KJO BOTE E DHJER MUTESH

    Përgjigjjuni
    1. I
      Isa Llambro Dukagjini.

      Ti je më keq , zoti Bole, por ke fat, sepse nuk e kupton veten. Herë tjetër shkruaj me edukat. Bëj kujdes e mos e trego të tërë pocaqinë që ke në karakter. Nuk po të them, që ke në sua, sepse sojin, ndoshta e ke të mirë. Megjithatë, në çdo fis, thonë, se ka edhe një pis. Ti je një pis, sepse flet e shkruan shqip, por përdor fjalët më ofenduese për të tjerët. Kujdesu për edukatën tënde, për veten e familjen tënde dhe mos shkruaj keq për të tjerët. Bëhu njeri i mirë nëse mundesh. Ose hesht. Mos e ngushëllo veten ngaqë nuk e shkruan emrin dhe mbiemrin tënd, kur shkruan. Nuk është e vështirë të kuptojmë se kush je. Bravo Mr. Paçavure. Bole. Lesh. ...

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Befte hajer Europa e Amerika, qe na e nxori ne drite fshataresine! Erdhi dhe dita te degjojme gazrat e fshatareve... por me mire keshtu, sesa ti shihje te te luteshin t'u blije nje buke gruri te dyqani, apo tek vraponin nga frika e policise, me ato pak sallatera e preshe qe i shisnin ilegalisht ne qytet. Kane zbuluar edhe plazhin... shume mire per ta, dhe shume mire per ne qe egzistojne akoma kende te natyres, pa cadra ngjitur.

        Përgjigjjuni
        1. p
          prej Iiritimi Boli me Lesh kerkoj Presh

          isa. Ll. D bythqimi ,(qe mesiguri je Bolja me lesh amut vehbiu ) qe e tregon mir ktu Karakteerin tend prej Plehre siedhe te njohim prej kojhesh ,o mut cobani ,ktu,,, nukl po komentohet per sojin e askujt as ate te hale nga ke dal ti ,dhe as per edukaten e Halese u je rritur ti por tu behet fjal per te Mut Haleeje qe jiovetm qee 's'di cfar Zhgarrvit , dhe me ate abuzim qe i behet ot neper kto medie ordinere letersise . ___________ KKur e meesuar dhe bytha jote e qelbet ,t'mer shkruash mua, (mos ngushello vehten se nuk ke Emer e Mbiemer dhe se na e kuptoke me demek se Kush jam Un ) dhe se ti etj si Ty do me bejne Gojore .Ne kto halke , snji qytetre nuk vesh Kostumin e vet porej qytetari per mos t'u bere pis ng Pislliku i Hles ktu . Se fundmi ,un te dhjes ne ate surrat ee cdo drejtim Ty Bole me lesh dhe te keshilloj mos te haash me mute me te tilla, Pacvure ´se vetem qent e rruges do te vijne pas .Hjt ne pidh te asaj qe ke ne shtepi rropsi Medieh

          Përgjigjjuni
          1. kur Bolja behet edhe si Sigurims trim hahaha rbt

            Pake byth edhe te ''kercenosh'' mor Kurve Halesh akademike ! Kujdes mos u hap shume bythesh ,se te shkerdhejne c'te permban pragu . Repliko peer cfar te Kundershtojn e mos u hap shume se ta shqyejn bythen rropsi Halesh . Ta njohim mire surrati see cfar Muti je

            Përgjigjjuni
          2. L
            Ladi

            Të të thoja këriç gomari je vetë, do të ishte fyerje për zogun e gamorit. Cilido imbecil, i cilitdo kombi, e di gjuhën e tij. Dhe kërkon të japësh mend dhe vlerësime. Ti nuk je as paçavure! Je veç një copë mishi, disa qeliza të paorganizuara.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shperthen Haleja coptohet Pacavuri avbi

              Ladi , hahaha,,,,,,, po ti mer TruMut , cfar te pjerdh ai Tru ! Sigurishte qe Un jm edhe Mennd edhe Vleresime sepse njoh rtin e te Skrujjturit dhe Llogjikes se shkrimit ,ndryshee nga Idiote si ty qe me brisk ne dor ,kerkon me Rrujt Bolen, hahaha . Cfar shkruan aty ne fud Cfar ???????? '' disa qeliza te paorgaizuar '' haahaahaa ooooooh kom qesh me lote , kur perpeiqen ktu Bolet e Stanit te formulojne noj batut , me ato TruGomareh qe kaan . _Kujdes briskun rruje Bolen dhe mos abuzo me vrymen e bythes o Vemjet e Njerezimit , qee s'lat gje pa degjeruar ne Shqiperi rbt pjella te deformuar tru e surrat

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ladi

                Shkruaj sa më shumë, që të kuptosh që as debil nuk mund të jesh. Ke bërë shkrim të gjatë. Ah, sikur të harxhoje gjysmën e kësaj kohe atëhere kur truri tënd kish disa qeliza, akoma të organizuara. Kishe edhe një mësues mbi kokë. Tani është vonë: paske mbetur vetëm Bole Stani...

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lad kokLoqja ceer mjerani je mor tej

                  Ladi , cfar derdellis o Tru 1 Qelizor !!!!!!!!!!!!! Hahaaaaahahahahahaha . Hik e qiu me kte Pederastin Antishqiptare vehabist ,qe cudi s'i e lejoj ne Shba . Te boj nji pyetje ,keeshtu per qejf : A e ke noj far gopi grun apo t shkerdhej grun e vehabistit un ? Si thu tina Hamuti Stanit eeeeeeeeeeeeee ! Jeni bo nji grup njerzish te Deshtu nga cdo kendveshtrim ne jete e ja mbeshtesni njoni tjetrit kudo dhe hani mutin e njeri tjetrit . Ore te lajethitur , e shikoni veten se ku keni degjenru, qe s'ju ka ngel me asnji Gjurme Njeriu si e tipare (qe dukeni si Bole Leshatore) por edhe ne mendime e cfar shkruni medieve ? Po merrni me qafe brezat e rinje mor fare e Mallkuar nastradinash ,fanatike te hogrit Mutin e Njerzimit

                  Përgjigjjuni
          3. G
            Gjirokastriti

            Nuk e besoj dot që një gjirokastrit si ti 24 karat të lër bakshish sa të mbahet mend nga kamarieri?????????????

            Përgjigjjuni
            1. G
              GjirokastritiTjeter

              Kete e mbajn mend si ai qe lidh macen kur ha buke

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje