Nga Franca paralajmërim për Berishën

9 Korrik 2024, 19:08Blog TEMA
Nga Franca paralajmërim për Berishën

Nga Carlo Bollino

Që kur Partia Demokratike, 11 vite më parë, humbi pushtetin duke kaluar në opozitë, nisi të pretendojë një mbrojtje speciale pikërisht se ishte “opozitë”. Një pretendim që e kërkojnë nga të gjithë: Shoqëri civile, opinion publik, ambasada e natyrisht nga mediat. Cilido që refuzon të mbështesë opozitën e Sali Berishës etiketohet si tradhëtar apo si i korruptuar nga kryeministri Edi Rama.

Eksperienca e Francës tregon se sa pa kuptim është një pretendim i tillë dhe si ndodhi që faktikisht një komb i tërë mund të mobilizohet jo kundër qeverisë, por tamam kundër opozitës. Një reagim vetëmbrojtje kolektive që ndodh kur konsiderohet që opozita (në rastin e Francës e përfaqësuar nga ekstremi i djathtë i Marine Le Pen) është më e rrezikshme se qeveria. Në Francë votuan kundër opozitës së Le Pen edhe ata që nuk e duan qeverinë e Macron, duke mbështetur koalicionin e majtë që në turin e parë kishte humbur. Tani vendi është i ndarë në tre blloqe politike, por dy të tretat e Francës festuan të bashkuar faktin se shmangën rrezikun për t’ja dorëzuar pushtetin një opozite ekstremiste, të dhunshme dhe anti-perëndimore.

Gjendja e Francës është shumë e ngjashme me atë të Shqipërisë. Opozita që tashmë ka rënë përfundimisht në duart e Sali Berishës, e tremb popullin shqiptar ekzaktësisht si Le Pen tremb popullin francez. Organizimi i protestave të vazhdueshme nëpër sheshe me akte dhune kundër institucioneve në kulmin e sezonit turistik, ndikon në rëndimin e imazhit të frikshëm të kësaj opozite duke mbajtur gjithnjë larg atë elektorat gri që në Francë edhe duke qenë kundër qeverisë, preferoi të votonte ish-komunistët vetëm e vetëm për të mbajtur larg Le Pen nga pallati i Elizeut. Kushdo është më pak i rrezikshëm se sa opozita-Le Pen për shumicën më të madhe të francezëve. Gjithashtu, kushdo është më pak i rrezikshëm nga opozita-Berisha për pjesën më të madhe të shqiptarëve. Akuzat për korrupsion nuk mjaftojnë ta shuajnë frikën nga kërcënimi i lirisë dhe nga politika e urretjes dhe shpifjes kundër drejtësisë dhe kundër medias.

Pikërisht gjuha shpifëse dhe plot urrejtje e kërcënime që Sali Berisha dhe çeta e tij vazhdojnë të drejtojnë kundër kujtdo nuk i mbështet, është bumerang që përditë copëton imazhin e vetë atyre dhe besimin e njerëzve. Duke përhapur frikë, nuk mund të fitosh konsesus, të paktën jo në vitet Dymijë, ku socialmediat në duart e të gjithëve dëshmojnë se si funksionojnë demokracitë përtej kufijve ku jetojnë.

Berisha është i lirë të vazhdojë të protestojë, të kërcënojë e të shpifë pasi kjo është e vetmja mënyrë se si ai e koncepton jetën e tij personale dhe politike. Por ama, pikërisht për këtë arsye do të jetë përherë e më i vetmuar dhe do të vazhdojë të humbasë. Në vitin 2005 u tregua shumë i zoti të vishte maskën e opozitorit të moderuar që e bëri popullin të harrojë grabitjen kolektive të bërë përmes firmave piramidale si dhe luftën civile që bashkë me Gazideden thuri kundër kursimtarëve në revoltë. Tremijë të vdekur që presin ende drejtësi.

Këtë herë Berisha ka vendosur të mos veshë asnjë maskë. Beson se 11 vite në opozitë e kanë pastruar nga krimet e kryera kur ishte në qeverisje dhe kur e ndjente veten të autorizuar jo vetëm të vidhte dhe të përulte shtetin ndaj nevojave të tij familjare, por deri edhe të qëllonte mbi protestuesit dhe të vriste. Berisha sot është i bindur se mund të vazhdojë të tregojë fytyrën e tij autentike, që është ajo e egra, anti-drejtësi dhe anti-perëndimore dhe të vazhdojë të shpifë ndaj kundërshtarëve, vetëm se nuk po duron dot më të qëndrojë në opozitë dhe se beson se qeverisja i takon me detyrim. Edhe Marine Le Pen në Francë kishte të njëjtën bindje. I vetmi ndryshim është se deri edhe ekstremistët francezë e pranuan humbjen zgjedhore, akt përulësie demokratike që ekstremisti Sali Berisha nuk njeh dhe nuk do ta kryejë kurrë.

10 Komente

  1. B
    Birishi

    Karlo Le.Pen eshte e lindur ne qytet e krimineli eshte i lindur ne Viçidol ,dihet ndasia .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Carlo ka shumë të drejtë për ata që dinë të lexojnë dhe më shumë që dinë të kuptojnë, por që fatkeqësisht këta janë pak. Në të dy senset kjo. Them kështu se përgjithësisht njerëzit nuk veprojnë dhe aq me logjikë, më shumë i udhëheqin instiktet. Kjo e dyta zakonisht është cilësi e militantëve. Pra fati i Shqipërisë, ashtu si në Francë po dhe gjetkë në demokraci të konsoliduara, është në dorë të asaj zone që zakonisht quhet 'gri'. Dhe kështu ka ndodhur përgjithësisht kjo kur Berisha dhe Meta, e kanë bërë 'baltë'. Si mundet që njerëzit me dy pare mend në kokë, me ç'kanë parë prej tyre, në mungesë të një alternative të re më të mirë se maxhoranca aktuale, t'i votojnë këta dhe skota e tyre, përgjithësisht 'e verbër', që i ndjek?! Populli këtë situatë e shpreh veprimin e vet thjesht me thënien: "Kur nuk ke pulën, do hash sorrën!"

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lame Duka

      Nje "paralele" shume e drejte, shkruar me respekt per profesionin e gazetarit, te cilit i kane dale per zot gjithfare njerezish te cilet kujtojne se duke share, shpifur, rreshtuar ne transhete e opozites behen me interesante, ne mos qofshin te paguar qekur nisen rrugen e bukur e te veshtire te gazetarit.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Bollano, po nuk kane kapacitet te te kuptojne be

        Ne 11 korrik do shohim gallaten e rradhes, por puna eshte se do jene kaq pak debila e derdimene ne "protesten" e nongrates sa do habiten te gjithe se ku ka rene klani i nongrates.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sllobodanka

          Me 11 korrik 2024, shenojeni mire ne mendje kete date, mijera e mijera protestues do te permbysin qeverine hajdute te Ed"Ramsit dhe do te sjellin ne pushtet kryelexhendarin e Vicidolit, birin dhe dhenderirin e Sebise, Sali Sheqere Vuk Berishen, aleat deri ne vdekje i Vladimir Putin Bonapartit.

          Përgjigjjuni
        2. d
          drini

          A hapi kamaren ky mafiozi i Napolit.Gruaja e ketij bredh ameriken e veriut me parate e taksapaguesve shqiptare....ky pis grabit ne mes te Tiranes toke qe ishte per shkolle dhe shet moral.Ky eshte me i korruptuar se Berisha Meta e Veliaj bashke.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pallati 176

            O debil pse kush eshte gruaja e Bolinos Blendi Fevziu. Gomar.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Svetllana

            Carlo Bolino, nje gazetar i semure thote: "Gjendja e Francës është shumë e ngjashme me atë të Shqipërisë." O dhe hapu te futemi! se ne nuk ngjajme gjekundi me Francen e Revolucionit Demokratik te vitit 1789, por me memen tone rusi, te udhehequr me trimeri nga gjeniu i kohes sone, Vladimir Putin, qe shume shpejt do te sundoje Shqiperine dhe do te veje ne krye birin dhe dhenderrin besnik te Serbise, Sali Sheqere Vuk Berishen!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poshte Le Peni Shqiptar

              Franca eshte modeli i demokracise ne Europe o i nderuar po ketu thone qe ka pjelle shejtani dy here dhe kjo te ben te besosh qe eshte e vertete qe kur jo nje here po dy here kemi zgjedhue nje kafshe si Sali Bisha ne krye te vendit . Qe ka njerez qe besojne tek nje mriminel si Saliu kjo dihet se ka e perfituar direkt ose indirekt nga pushteti i atij maskarai , po aman ka edhe nga ata qe ne vend te trurit kane balte e shpresojne akoma tek nje person jo si Le pen qe eshte kunder Europes po nongrada e qe ka tre vite qe lufton kuder Amerikes e Anglise me shprese se do i mundi nje ditene fakt ( do te ua haje kaken ) . Nuk e di po qe te besosh tek Sali apo Flamuti , thuthuqi Palloqe , apo Gon Gjonkska apo bq Bardha vetem te jesh qorr ose ti gezohesh ndonje kacidhe qe hedhin neper fushata .

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poshte Le Peni Shqiptar

                Franca eshte modeli i demokracise ne Europe o i nderuar po ketu thone qe ka pjelle shejtani dy here dhe kjo te ben te besosh qe eshte e vertete qe kur jo nje here po dy here kemi zgjedhue nje kafshe si Sali Bisha ne krye te vendit . Qe ka njerez qe besojne tek nje mriminel si Saliu kjo dihet se ka e perfituar direkt ose indirekt nga pushteti i atij maskarai , po aman ka edhe nga ata qe ne vend te trurit kane balte e shpresojne akoma tek nje person jo si Le pen qe eshte kunder Europes po nongrada e qe ka tre vite qe lufton kuder Amerikes e Anglise me shprese se do i mundi nje ditene fakt ( do te ua haje kaken ) . Nuk e di po qe te besosh tek Sali apo Flamuti , thuthuqi Palloqe , apo Gon Gjonkska apo bq Bardha vetem te jesh qorr ose ti gezohesh ndonje kacidhe qe hedhin neper fushata .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje