Dekoratat e Kadaresë

7 Korrik 2024, 21:13Blog Pëllumb Kulla

 Dekoratat e Kadaresë
 

            Rezultatet e para të fushatës së egër që pat shpërthyer kundër Ismail Kadaresë ishin neveri, ndot, pështirosje! Qe e neveritshme të shihje se si një takëm shqiptarësh u vërsulën të çirren e pështyjnë mbi një nga ikonat më të çmuara që kultura kombëtare ka arritur të nxjerrë në vetrinën botërore.

            Duke shpresuar që kjo shpluhurosje dhe keqpërdorje e një ngjarjeje familjare, ndodhur në vitin 1982, do të fillojë të fashitet, them, se ky ka qenë një nga episodet më të fuqishëm për të testuar klimën e helmuar të Shqipërisë së këtyre kohërave.

            Për afro një muaj rresht, hithrat e urrejtjes fshikulluan e fshikulluan pa pikë mëshire fshehtësitë intime e delikate të familjeve dhe individëve. U shfaqën e u rishfaqën mizëri filmash, të gjatë dhe të shkurtër, por që të tërë subjektivë, mbi të njëjtën ngjarje, nga më të rëndomtat. E rëndomtë ngaqë nuk ka më të përditëshme ngjarje se shqetësimet prindërore për fëmijët. Nuk ka më të rëndomtë e më të zakonshme se ankesa në polici. Nuk ka më të rëndomtë e më të zakonshëm, se trajtimi çnjerëzor i policisë dhe hetuesisë së atyre viteve. Ata mund të godisnin me grushta dhe çizme një djalë të ri, po aq lehtë sa edhe një zonjë të moshuar, apo një grua shtatzënë. E përdor fjalën “rëndomtë” apo “zakonshëm” e ndërkohë e pranoj me keqardhje të thellë, se për nënën e djalit të gjymtuar ky cilësim është i papërshtatshëm. Për të gjorën grua, trajtimi që iu bë djalit të saj, është vërtet krimi më i madh i kryer mbi këtë rruzull.

            Por Kadare, krenaria e letërsisë tonë kombëtare, nuk mund të ketë pjesë në të….

Para ca ditësh, ishim në prag të rihapjes së morgut me kufomën ende të pakallur të komunizmit. Ishim në ato ditë kur Kadareja u shpreh fuqishëm për Gjyqin e Madh të së kaluarës naziste të Shqipërisë. Dhe, o qiell hapu!, Hijenat e së kaluarës vendosën ta ndëshkojnë atë të parin! Çfarë rrodhi nga ajo ngjarje e ’82-shit, sipas tyre, paskesh qenë krimi më i madh i komunizmit, që na kërkon tani Këshilli i Europës! Këtej duhet filluar, nga Kadareja, thanë ata!!! 

            Është fati i Kadaresë. Është haraçi që duhet të paguajë njeriu më i shquar, që nuk pranon të hiqet mënjanë në strehëzën e studjos, por ngre aktivisht zërin për shëndoshjen e demokracisë, për zgjidhjen e çështjes kombëtare, për drejtësi shoqërore. Dhe vemë re se tërë skorjet e diktaturës me të po merren.

U duhet ta nxjerrin si njeriun më të përndjekur? - Atë zgjedhin!

U duhet ta venë në krye të listës për keqtrajtimet, burgimet dhe internimet? - Me të fillojnë!

Duket sikur bëjnë me ne një pazar të ndyrë e na thonë: doni t’i rrëzojmë tërë monumentet e kohës së komunizmit? Do të rrëzojmë edhe Kadarenë tuaj, ama!

            Është me të vërtetë tronditëse të lexosh, mbi rreshta dhe nën rreshta, urrejtjen që shprehin nëpër shkrimet e tyre ca militantë të vjetër, ca inatçinj veteranë, që nuk arritën dot ta shohin shkrimtarin përmbys, ashtu siç dëshironin. Dhe pa dyshim do të gjenden gazeta për ta. Janë gazeta të hapura enkas, që e dinin dhe e prisnin këtë ditë. Misioni i tyre është vetëpërkëdhelja, ripërtypja e një kohe që përmban lavdi vetëm në përfytyrimet e tyre. Ato ia përmendin me ashk mosmirënjohjen, atij çanakpërmbysësit Kadare. I përmendin privilegjet që i janë bërë: veturat, mbrojtjet, simpatitë e Komandantit, daljet jashtë shtetit…

            Dhe befas mua më lind një zjarr i brendshëm, e ndjej se si shpërfytyrohem, kur më çartin gjendjen shpirtërore, kur e humb aftësinë  të tallem dhe më kaplon tërbimi.

            Racë e mallkuar që, tmerrësisht gjatë, po vonon të shuhesh, a vërtet Ismail Kadareja është njeriu që duhet vënë në shënjestër?! Këtij, njeriut kaq të vlertë, i duhen kujtuar veturat dhe të mirat e asaj bote?! Po a nuk meritonte shkrimtari më i shquar i Shqipërisë, ky talent i jashtëzakonshëm e botërisht i njohur, një çikë komoditet, një trajtim më të mirë se tërë furxhinjtë, karrocierët e brigadierët, që mblodhi diktatori rreth vetes?! A nuk meritonte një shqiptar dinjitoz si ai, të shfaqej nëpër sheshet e kryeqyteteve të Europës, më shumë se korierët trushkulur diplomatikë, badigardët tuaj pa sy e pa veshë?! Ishte vallë kaq nder i madh të kish një karrige në Kuvend, njeriu që më shumë se kushdo mund ta përfaqësojë këtë truall, njeriu që ka lartësuar e lartëson krenarinë, virtutet e racës shqiptare që në agimet e tij kombi i pati dhe më pas i bori?! Cilën mirënjohje ju ka borxh, njeriu që përkundër ushqimit më të varfëruar të sofrave, solli për fatin e tërë shqiptarëve ushqimin më të pasur shpirtëror të rafteve, bangave të fillores dhe auditoreve? Duhet të kish kahje të kundërt mirënjohja, - nëse ka mbetur mirënjohje në botën shqiptare! - kahjen drejt mjeshtrit që edukoi dhjetëra e dhjetëra shkrimtarë e poetë të rinj, u çau atyre udhën e abstragimit, u zbuloi atyre thesarin e metaforave, u tregoi konkretisht se si me guxim të martojnë të pamartueshmet në figurat letrare. Ai mprehu më së miri shijet e lexuesit të burgosur shqiptar! Në konferencat albanologjike nëpër botë, duheshin dërguar vallë gjuhëtarët e atrofizuar, apo ky mjeshtër i rrallë, kopshtari më i përkushtuar i gjuhës shqipe dhe i dashuruari më fanatik i saj?! Tek ia përmendni, nuk mendoni, a vallë, ky person, ka qenë ai më i dekoruari, më i  mirëtrajtuari dhe më i përkëdheluri shkrimtar i diktaturës? Pa kujtohuni, kujtohuni, se mos ndofta kanë qënë dhe ca të tjerë, që ashtu, të vdekur, duken si të nderuar, vetëm nga që nuk i ze askush në gojë?! Dhe po aq të nderuar do të mbeten pasi askush,  kurrë, nuk ka për t’i zënë! Nuk do ta provojnë fshikullin e tërbimit tuaj ata, shkrimtarët e kolkozit shqiptar, të kulakëve e diversantëve, kuptohet. Nuk do t’u përmendni atyre favoret, se si u bënë deputetë e morën dekorata, çmime e tituj të lakmueshëm! (Dhe këtej e tutje do të kujtohen vetëm për ata çmime e tituj, teksa veprat e tyre të shëmtuara do të duken të mira për sa kohë do të mbahen nën kapakun e gurtë të harresës. Se po dolën nën dritat e këtij shekulli!…).

            Ata që e duan Ismail Kadarenë janë tronditur, skandalizuar e neveritur nga ky shkumëzim urrejtjeje i Nexhmie Hoxhës dhe i çakajve të diktaturës. Shumë kanë përfytyrimin se, pas kësaj, Kadareja lëngon diku i dërmuar, i përmbysur e i dëshpëruar nga trajtimi mizor që po i bëhet. Jam i sigurtë se ata gabohen katërcipërisht! Jo se unë e njoh më mirë nga të tjerët, por jam i bindur se nga ky episod domethënës, ky luan i letërsisë shqipe, po del me përfitim të madh.

            Në përballimin e kësaj furtune Ismail Kadare ka qenë i vetëdijshëm se cilët ishin kundërshtarët e tij. Ishte kundër tij kuçedra e plagosur e udhëheqjes komuniste. Ishte kundër tij Sigurimi i Shtetit, me atë taborin e burrave lëkurëndritur, që mbahen mend të veshur me ato kostumet prej doku gri e bojëqielli, që nuk ia dolën e nuk ia dolën dot, ta shtrijnë shkrimtarin nën këmbët e tyre. Se, pavarësisht nga ironitë që kemi shkrepur paf-e-puf, ndaj “persekutimeve” të Kadaresë, duhet ta themi ndershmërisht e gojëplotë, se urrejtja reciproke mes tij dhe Sigurimit Shqiptar, ka qenë e paprerë, tepër e egër, bile e lexueshme qartë. Ato vizatime karakteresh të shefave të kuadrit, ato përshkrime të holla të të vetëndjerit dhe bëmave të “trimave” të Sigurimit në parathënien e “Thikave”, ajo tablo alegorike e “Pallatit të Ëndrrave”, që dukeshin si të shkruara jo me bojë, por me serrë të zezë, nuk mund të mos ndeshnin hungërrimën e tyre. Kundër, Kadareja, do të kishte edhe shumicën e politikanve të sotëm, të cilët jo njëherë janë përqeshur e fshikulluar prej tij. I duhen llogaritur kundër gjitha ato që përmendëm, ato fletushkat, që më mirë se me gazeta, mund t’i krahasosh me muret e nevojtoreve publike, ku me copa grafiti, pa vrasje ndërgjegje, shkruhen fjalë të ndyta e vizatohen fundet e barqeve. Dihej që Ismaili, nuk do të kish me vete, pastaj, edhe shtresën e të persekutuarve të regjimit komunist, ata të “përmbysurit” e famshëm që, në prozën e Kadaresë, e ndjenin veten të trajtuar me krupë dhe të cilëve gjithmonë u është dukur, se nuk pat qenë fare nevoja, që  Enveri ta frymëzonte krijuesin, kundër tyre. Dhe së fundi, pas më të madhit shkrimtar të vendit, si në çdo vend të botës, nuk do të ishte masa e gjërë e shkrimtarëve të tjerë, e zvarranikëve, mediokërve, por dhe e shkrimtarve me njëfarë emri, që me varrosjen e më të mirit të llojit, presin përjetësisht, një ngjitje në shkallaret e vlerave.

            E pra, nga kjo provë zjarri, Kadareja doli, paradoksalisht, më i fituari. Dhe ky është rezultati i vërtetë i kësaj fushate. Atë ngjarje të turbullt të ‘82-shit e patën përgojuar shumë e shumë, mbi zë dhe nën zë. Dhe tani, me gjithë trazimin që solli në jetët intime, ajo shpërtheu në sipërfaqe, për të mos u zënë më kurrë në gojë. Por ama u kuptua se kush ishte në të vërtetë pala, që desh të bënte me këtë ngjarje një minë. Dhe kjo gjë u lexua drejt. Kam bindjen e patundur, se asnjëherë Kadareja nuk i ka pasur shkrimtarët me vete më shumë se këtë herë. Nuk e sajuan dhe as e pompuan shkrimtarët, historinë fatkeqe që u përfol kaqë gjatë. Nuk ishin aspak shkrimtarët gjeneratorët e intrigës. Nuk ishte një konflikt me mediokritetin, siç u munduan ta shpjegojnë psikoanalitikisht, por jo drejt, disa opinionistë. Absolutisht jo! Me plot gjasa, edhe politikanët e rinj të pas komunizmit, do të jenë ndërgjegjësuar se ç’vlera përfaqëson personaliteti që u muar paturpësisht nëpër gojë dhe se si duhet mbrojtur ai këtej e tutje. Gjithashtu kam bindjen e plotë, të patundur, se e tërë shtresa e të goditurve nga regjimi i Hoxhës e kuptoi se këtë radhë Kadareja, ish edhe i tyre, më shumë se kurrë. Se nuk mund të mos jetë i gjithë shqiptarëve, shkrimtari më i mirë i Shqipërisë dhe se ai kish nevojë për përkrahjen e tyre. Dhe, ia dhanë e po ia japin, ashtu të ndrojtur, siç janë të ndrojtur edhe në luftën për kërkesat e tyre. Kur u shfaq qartë që garda bolshevike e ka vënë këtë fatos të fjalës së shkruar në vijën e vetme të shënjestrës, pasi ky, më shumë se çdo parti, më me këmbëngulje se kushdo tjetër, ka vendosur t’i shkojë deri në fund përpjekjes për denazifikim, pjesa më e shëndoshë e opinionit kombëtar, brenda dhe jashtë atdheut, u rreshtua pas Ismail Kadaresë.

            Ja pra çfarë prisnin e çfarë i bënë Ismail Kadaresë, këto hiena! Ata, në vaktin e tyre, e bënë Ismail Kadarenë me grada, tituj dhe ofiqe. E bënë deputet, nënkryetar e laureat gjithëfarësh. E dekoruan me të gjitha llojet e çmimeve, të kombit e të republikës. Por këtë radhë me egërsinë e luftës, me shpalosjen e urrejtjes për të, i kanë dhënë, pa dashje, çmimin më të lartë, nderimin më sublim, që mund të japë ndonjëherë ndonjë diktaturë. Urrejtja e tyre e tërbuar është dekorata më e lartë që i është dhënë atij në atdheun e vet!

            Dhe, një herë të vetme, për herë të parë, duket se populli shqiptar është njëzëri  dhe një mëndje me diktaturën: Ismail Kadare e meriton urrejtjen e saj. Ai e meriton plotësisht  dekoratën e shquar! Le ta përgëzojmë të gjithë për këtë!

“Shekulli”, 2 nëntor 2006

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

21 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site.....

    T'emen e s'emes, nuk ngeli laro pa shkruajtur carcaf me karlliqe....doni me per Belkadarin!?

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Ziguri

      Oboboooo, po ki është i vetmi që mburret se është nominuar 17 herë për Çmim Nobel. Ata që e kanë fituar si rregull nuk mburren, kanë dinjitet.

      Përgjigjjuni
    2. e
      e po...

      O Pellimb Kulla ! Ti dhe ca te tjere, pse duhet mbrojtur me fanatizem Ismahil Kadare ?! Mos valle mbrojtja dhe hymnizimi qe i beni me vend e pa vend, hap akoma dyerte e keqperdoruesve apo e beni te qellimeshme? Per çdo argument qe jep çdo kush sot, nuk ka rendesi. Ata qe e njohin Kadarene dhe e kane lexuar, dine ta vleresojne pozitivisht apo negativisht sipas interpretimit dhe idese tyre, ndoshta edhe sipa deshires. JU mund te shkruani por jo te kritikoni sepse nuk behet lufte me mijra njerez, pastaj ku shkoi mendimi i lire i tyre qofte dhe i gabuar ?! Respekt; lereni Kadarene ta gjykojne shqiptaret ashtu si ta duan dhe mos u impononi ! Ky eshte mendimi im.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jala

        Ismail Kadare qe nje shqiptar si gjithe ne te tjeret, me te mirat e te metat si ne te gjithe, por duhet te ndajme vepren e tij nga karakteri i tij. Veprat e shkrimet e tij jane kryeveprat e letersise shqiptare e boterore e kjo s’ka dyshim. Kjo edhte ajo cka e ngre ate ne piededtal, jo karakteri e jeta e tij private. Ketu eshte dallimi dhe vlera e te madhit Kadare.

        Përgjigjjuni
        1. p
          prokurori

          Një shkrim i përkryer,i saktë,real,i ndjerë,i shkrojtur nga një intelektual,ish i persekutuar.Fjala ka tjetër peshë në gojën e Pëllumbit.Janë pothuajse të njëëjtit persekutorë pseudopatriotë që Pëllumbi i ka “shijuar”dikur dhe sot. Pas leximit të këtij shkrimi e ndej se s’skam ç’ them më shumë për Ismailin,veç të falenderoj së tepërmi Pëllumbin.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Spak

            I pari per mua eshte njeriu i deshtuar Tos Todi Lubonja! Nihilist ,deshtak,njeri i rendomte,komunist,njeri bosh vetem i fryer si nje tullumbace,egoist Ne vitin 1971 Tosi vodhi tezat e provimeve nga zyra e drejtorit te shkolles se mesme! Ndodhi dhe festivali i 11 dhe Todi pesoi nje goditje jo per ideologjine e tij por se nuk i rrinte goja rehat ishte shume llafazan ironic por Enveri nuk mund ta denonte vetem per goje therese qe kishte dhe festivali 11 ishte Vaterlloja e Todit qe mori edhe Tosin me vete te cilin e shpune per riedukim ne Superfosfatin e Lacit dhe gjoja me vone i gjen romanet e "pabotuara> shkrimtarin gjenial ne perpjekje per t;u bere Tosin! Pse Tosi nuk i botoi keto romane qe do ta benin te suprfamshem ne Bote! Sepse e para keto romane nuk egzistonin ose ishin te se jemesse tij! "Dhe lere c'te te them"! Po Andi Bushati djali i sigurimit te shtetit,nipi i Hisniut doctor i te cilit ishte Saliu! Mamaja e Andit Ishte dikushi! U jepte buke hajduteve! Kadare ishte mje njeri i madh dhe nji shkrimtar po i tille! Duhet te jesh djali i Todit dhe nip i Hisniut qe te shash kadarene!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Ms

              Brilliant Kulla! Shumë "llum" të zi ka Shqiperia! Fatmiresisht zoti na fali, si kompesim, edhe yje të ndritshem të kalibrit botëror.

              Përgjigjjuni
              1. l
                lereni tani se ai jetoi dhe gezoi.

                Ju ruani yjet se hajde, llumin po e mbaj unë ! Ju doni te ndani shkrimet e Kadarese nga Kadareja, por s'kishte dale akoma inteligjenca artificiale, prandaj Kadare ka bere krim me Janullen dhe djalin njesoj si Saliu me Remzi Hoxhen apo 21 janarin dhe pike?. Mua s 'me intereson fare se kush ka qene Kadare, por ama qendroni me kembe ne toke e mos shkoni ne Dubai me keto qe thoni. Sa me shume ta hymnizoni kur ai eshte i ngarkuar dhe me krime, aq me poshte e ulni figuren qe ju desheroni. Ruani ekulibrat njerezor dhe human se u bete dhe ju qe kishim respekt, pastrues te krimieve te Kadarese. Dhe nuk eshte llum i zi, por eshte nxitja qe ata qe ne sot i mbajme si intelktuale kalibri, duan qe te na mbyllin gojen meqense zbulojme llumin e Kadarese. Shkova nje here tek nje i njohur ne shtepi te tij dhe mu desh qe te shkoja dhe ne nevojtore; shikoj qe aty ishin disa libra te Enver Hoxhes qe i perdorte per te fshire bythen (se atehere nuk disponohej leter higjenike vetem kur vidhnim ndonje top nga hotelet, te tjeret me gjethe fiku) dhe personi ishte komunist. Edhe librat e Kadares atje do shkojne; kënget, filmat, tunelet e xhadet do te ngelen vepra per brezat. Behuni seroiz.

                Përgjigjjuni
              2. E
                Evisa

                Për shkrimtarët dhe artistët, ushqimi absolutisht i domosdoshëm dhe më i miri për njeriun është arti. E, nëse i shton këtij ushqimi edhe një pjatë me makarona, mirë do të qe. Nuk është asgjë vdekja e mijra e miliona njerëzve nëpër luftra, burgje, mjerime e pandemi, vdekja e çdonjërit nga soji i tyre është gjëmë e shkuar gjëmës.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taraboshi

                  Z. Pëllumb Kulla , po ja filloj me ty në radhë të parë që kakaris nga Amerika . A e din ti që në të gjithë boten ata që kan qenë ambasadora në shtete të ndryshme të botës nuk lejohen të qëndrojnë me jetu në ate shtet por duhet të kthehet në atdheun e vet se për ndryshe denohesh por vetem shqiptarët nuk e zbatojnë sepse nuk kemi as president , as kryeminister as minister të jashtëm as sherbim sigurimi shtetror . Tjeter për Kadarenë , Pothuaj se gjithë brezi jonë ti edhe unë e kemi lexuar e vlersuar kadarenë sepse rrall kush ka shkru aq bukur për realizmin socjalist dhe ti i din ata 10 librat e famshëm të asaj kohe . Në ato libra ka nxjerr në pah vetitë dhe virtytet e shqiptarit si trimërinë , besen , vigjilencen , patriotizmin etj si dhe ka vlersuar shumë udhëheqen e lartë të P. P . Sh me Enverin në krye . Po këto 34 vjete a i ke lexuar ndonjë libër të tij dhe na trego për çfarë ka shkru ? Po më fal se gadi harrova , Ka cilësu jashtqitja e kombit shqipëtarët që iken për një jetë më të mirë , Po aj vetë që iku çfarë epiteti ti vendosim ? Po ai tërë jeten është karakterizu si servil duke i bërë qefin të mbëdhenjve duke i lavdruar deri në kulm ata etj . Tjeter është libri që don të nxitë prishjen e harmonisë fetare sa që arrinë deri atje që ti bëjnë thirrje popullit shqiptar prej France të ndrrojnë fenë se ja ka kërku dikush në Francë të shkruajnë për këtë problem . Këto pse nuk i thua zotrrote Pëllumb , jo se nuk i din por edhe ti je me ca vese se edhe ti u talle me njerëzit më të mirë të punës si si bujkun , punëtorin në ndertim në punë të ndryshme .

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    Ju dukeni se jeni shker…ta se nuk i leni hapesire njerezve te prononcohen per krimin qe ky ka kryer ne bashkepunim me segmentet e ish diktatures ndaj te riut Renoto Rrapi per fajin e vetem te tije , se u dashurua me vajzen e ketij, dhe ky i ri nuk ishte i denje te ishte dhenderr ne nje familje nga- Sokaku i te Marreve- E gjymtuan kete te ri deri ne cmendine .Dhe thua qe e mirekupton nenen e ketije te riut. Asgje nuk mire kupton ti nga kjo histori. Duhet ta provosh ne lekuren tende qe te jesh me i qarte ne kete qe thua. Dhe sa nuk thua qe per hire te asaj qe cfare eshte ky personalitet edhe familjaret e ketij te riu duhet te mbyllin gojen .Jo more zoteri ne kete histori krimi ka emer dhe kuzhdo qofte duhet te pergjigjur para drejtesise Pastaj se kush eshte ky personalitet dhe cfare qendrimi ka mbajtur Ai gjate diktatures per shkrimtaret e anatemuar nga diktatura do flasim me vone . Per perfitimet qe ky shkrimtar ka patur ne kohen e diktatures eshte nje teme qe nuk ja vlen te zihet ne goje sepse ketoveprime bejne qe te sfumohet krimi qe ka kryer ndaj ketij te riut.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Ta mari Djalli ne ferry maskarain!

                      Ismail Kadare, i Ka bere shume Mekate !!! popullit Shqiptar!!! Le te prehet ne Djall ???????????????? Maskarai!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E verteta dhemb....

                        Si gjitmone nje turkoshqipfoles antinacional.....nuk beri aspak per interes te popullit,vec mbushi llogarine e tij ne bank me "romanet" e ushtrise se vdekur....!!!

                        Përgjigjjuni
                      2. F
                        Fiqri shahinllaru

                        Më vjen keq i dashur mjeshti i madh i humorit që nuk qënka përcjeëlë këtu një koment që bëra nja dy orë më parë. Nuk di si dërgohen komentet në këtë gazetë, mund të mos përcillen edhe këto fjalë të tanishme ppr, gjithsrsi, ka lezet kur shkruan pena brilante në fushën e vet për penën tjetër shkëlqimtare në letërsi, alias Pëëlumb Kulla për Ismail Kadarenë Të paça, Fiqriu

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

                          O Fiqir te rrofsha koken o turk i piset....ik merri ndonje "pipa" kulakut Kulla!!

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Malo

                          Me mire bej zanat tjeter o Gazetar kur lexonim librat e ndaluar ti Gazetar pale ku do keshe qene,ata qe Kane rearguar ndryshe nga ti dine me shume se sa ti edhe ju te gjithe bashke se si ka funksionuar letersia.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hess

                            O Pellumb mos u be sorre! Ketej me letra disidente ,ne veprime si bashkeqytetari i vet qe e mbrojti se nuk do kishte me ca pika shiu te paskan rene ne kaptine dhe ti nga goja je tuj pjerdhe. Na cate trapin e ka mire Leka Bungo jeni te gjithe beluler!

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Emil

                              Ismaili i dyte i Shqipërisë , Kadare pas Vlorës! Hani i tre Robertëve....

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Hakim Çako

                                Faleminderit z. Pellumb, Keni permbledhur ne nje mënyre brilante ate qe ne njerezit e thjeshte e ndjejme por nuk mund ta shprehim si ju. Mirenjohje pa fund!

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Deda...

                                  Enveriste shqiptare, kudo qe te jeni nëpër botë, bashkohuni...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    SAPUNI Per DJATHE

                                    | . Biri i Partisë dhe i dashuri i sigurimit që sapo i jepet rasti kthehet në orgjinë. Po ku kishe bole ti të tallje " sukseset e partisë së Leshit". Por e beje sepse ishe i veshur me antiplumb 0 birçe... Tani që iku në të semes edhe bilbili iEnverit Sigurimi të thërret në detyrë. Pse ike jashtë vendit Shoku Pëllumb Sorra ?!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje