Pasuria që la Lleshi 90 vjeçar me testament për nipat dhe mbesat…….

7 Korrik 2024, 10:48Blog TEMA

Pasuria që la Lleshi 90 vjeçar me testament për nipat dhe

Nga Kreshnik Spahiu.

Ergysi është një infermier nga Lezha i cili punon në një nga spitalet e Berlinit.
Së bashku me të fejuarën punojnë kryesisht në turnin e natës për të përballuar qeranë 1500 euro për një apartament të pa mobiluar rreth
50 metra/2.
Dje Ergysi ishte kthyer nga Shqipëria, ku përcolli gjyshin e tij për në banesën e fundit i cili ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare.
Sapo mbërriti, më telefonoi dhe më kërkoi me ngulm të më takonte sepse kishte nevojë për një konsultë juridike.
Ai ishte shumë i shqetësuar. Hidhërimi i vdekjes së gjyshit ishte përzier me shumë probleme që kishin lindur pas vdekjes së tij.
Lleshi ishte një nga më të pasurit e zonës në pasuri të paluejtshme me toka, troje dhe kullota për shkak të pronave të trashëguara.
Ky qe fati i mirë por dhe fati i keq i fëmijëve dhe nipave të Lleshit.
Ergysi ishte shumë i tronditur dhe tregonte me shumë trishtim si morti ishte kthyer në debat për pronat sepse gjyshi nuk kishte lënë testament.
Pas funeralit xhajallarët e Ergysit ishin rrahur dhe plagosur me thika me njëri-tjetrin dhe i kishte arrestuar policia.
Pasi e dëgjova historinë e pyeta: - “Ergys, a ju la ndonjë dokument apo ndonjë amanet të pa shkruar gjyshi përpara se të ndërronte jetë?”
Po - tha Ergyrsi, Na mblodhi para se të jepte shpirt dhe na tha: “Unë po largohem nga kjo botë por me një peng të madh. Amanet në votimet e ardhshme mos më turproni. Votoni partinë tonë se ne i kemi dhanë besën tash 30 vite mos me e tradhëtu”

Mbeta pa fjalë dhe s’po dija të qeshja apo të ulurisja me hallin e Ergysit, që punon turni natës për të mbijetuar dhe gjyshi milioner, para se të vdiste nuk la testament për ndarjen e pasurisë por amanet për votën e partisë.

Nuk di pse mu pështjellua kjo histori me zgjedhjet në Angli, Francë apo Gjermani, ku populli mbi 70% votuan parti të tjera nga ato që kishin votuar më parë.

Besnikëria ndaj partive në Shqipëri është treguesi më i fortë i nivelit të ulët demokratik, civil, kulturor, dhe shoqëror.
Në Shqipëri ende nuk kuptojnë që raporti popull-parti është kontratë 4 vjeçare. Nëse partia mban premtimet, populli është besnik. Nëse partia shkel kontratën, populli e ndëshkon dhe provon një parti tjetër.
Politizimi i shoqërisë dhe afeksioni për partitë e vjetra është pengesa e ndryshimit Shqipërisë.
Fatkeqësisht, 50% e Shqipërisë janë si gjysh Lleshi që 90 vite nuk kishin dashuri për familjen, nipat apo mbesat më shumë se adhurimi për partinë.
Gjeneratat e reja po vuajnë se prindrit e tyre nuk i flakin në plehra xhaketat e vjetra, por i veshin ende të arrnuara, dhe në disa raste duke i kthyer mbrapsht për tu shtirur sikur stofit nuk i ka dalë boja.
Në fakt Lleshi 90 vite nuk e kuptoi dot, që europian s’të bën as ngjyra, as gjeografia, as historia, as pasuria, por mendësia.

32 Komente

  1. E
    Evropiani nga Shqipëria

    Prandaj ka shku për Llesh ky vend. Prandaj Enver Hoxha edhe pas vdekjes i kishte të sigurtë ata që i kishin dhënë besën. Kështu Sala, Edi e me radhë.

    Përgjigjjuni
    1. @
      @ Evropiani nga Shqipëria

      Shumë e vertet, me një fjalë, ne kemi mentaliteti primitive, barabar, lindor, Turko-islamik. Nuke kemi lidhje me demokracinë dhe të drejtatë e njeritu. Sundimtaret që ti përmende më sipër me një fjalë (politikanet në qoftë se mundë ti quamë politikanë???) kështuë na donë, primitiv se pse sundonë shumë letë.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Endri

        Edin e kishte llesh te sigurte.Vetem nje gdhe si ty nuk e ka kuptu akoma.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Ne asnje vend arab nuk function Dhimokratia

        Nje carcaf shkruajte o turk,por nuk the te verteten e madhe: Ne jemi birazere te Erdogan dhe nuk do te behemi kurre njerez,ok.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qirjako, Κυριάκος

          Kush je ti o koqe, Ποιός είσαι ρε αρχίδι

          Përgjigjjuni
          1. z
            zhigolo

            Mos e qaj hallin e dhimokracisë në Arabi dhe Erdoganit në Turqi.Më mirë qaje hallin tënd se mirë the në fund që nuk bëhesh njeri kurrë!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Miri

              Si gjithmome nje turk ortodoks si puna jote mezi pret te shaj shqiptaret. Pa merak se me belerin ne nje kuti do ju fusim dhe do ju dergojme ne skutat e anadollit

              Përgjigjjuni
              1. A
                A T E I S T I

                Po pse more rrote mulliri grekqiren mos e kujton demokraci ti me idjotesite e saj te perditeshme arkaike ? Cfar ndryshimi ka nje shtet ekstremist islamik qe udhehiqet nga kleriket e pasuesit te Muhamedit nga idjotet sivellezer te tyre qe ia kane lene drejtimin e shtetit klerikeve te Jezusit ?! Te dy palet punojne e jetojne me mentalitetin e lashte primitiv mijra vjecar , njeri me gjysme hene ne balle e tjetri me kryq (te thyer) be balle ! Kaq budalla te jesh , sa ti qe je besimtar i verber , tipik si ata bythperpjetet islamike ?!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Per korrektesë

                  Ateist. Dy birra nje meze ke, ose express me dopio whiskey. Zgjidh kë të duash. Respekte.

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  Emil

                  O grek m ... Cfare demokracie flet ti ku mbretin e ke pate gjerman dhe kryeministra ke vetem nga dy familie Mico i taqis dhe Papem e ndreut. Ta them unr kush do jete prape kryeminister pas 20 vjetesh. Mbiemrin do ta kete Mico i Taqis

                  Përgjigjjuni
                3. L
                  Lani

                  Demokrat mund të jesh edhe pa ndëruar parti e duke mos votuar. Jo patjetër ta dredhësh…

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Yp foltorja.yp nevojtorja.yp uturaku.

                    Maloku qafoku

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demokrati pa parti

                      O sa Llesha ka ne shqiperi qe jane besnik deri ne marri per partine komuniste e ashtuquajtur Parti Demokratike

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pancho

                        Shkrim i sakte por une akoma pres nga Krshnik Spahiu nje falje publike. Ka te beje me “ ish-mendjen “ e K. Spahiut i cili kerkoje te krijobte partine e pare neonaziste ne shqiperi. Tani qe pa bote me sy, na jep leksione kukturore. I pranojme me shume kenaqesi leksionet por kur te kesh kerkuar falje per kulturen iditeske qe kerkove te instalosh po tek ky popull qe tani e “ demaskon”. Ps, kurre shqiperia nuk ja ka pare hajrin asnje partije te ekstremit te djathte europian apo me tej

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Emigranti

                          E ,çfarë është gjithë kjo triologji??? Qenka në merak nipi pse ju paska thënë gjyshi mos tradhëtoni partinë që kemi votuar gjithmonë!! Sigurisht e ka pas fjalën për PS sepse ka bërë pasuri si gjithë PS-istat !! Pasja ik në Gjermani me punuar duke pasur gjysh shumë të pasur!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shqiptar i mirë

                            Pikërisht, debillliku më i madh është i nipit që punon si budall turni 3 me pastru bythën e gjyshëve gjermanë dhe gjyshi i tij s'i dihet kë ka pas afër. Unë me qënë si gjyshi do i lija pasuri atyre që më qëndruan pranë gjithmonë e i jepnin dashuri. Në fillim kujtova mos kish ndonjë gjysh spitaleve gjermane që i lanë trashëgimi nipit shqiptar po joo

                            Përgjigjjuni
                          2. C
                            Cimi vlora

                            Nuk ka demokraci pa pronen e shenjte private, pa respektuar pronen eperbashket lumejte bregdetin pyjet etj popujt kane edukat demokratike te njejte duhen shume vite qe te vije civilizimi nexhungel.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Patriot

                              Kreshnike pa kreshte ti dhe Bamke Topi duhet ta dini shume mire qe ligji per pronat ne kushtetute ekziston por ne realitet nuk zbatohet sepse nuk do partia. Pra plaku I mencure I la mesazhin qe ju mbollet " po nuk lepive kfyetarin e partise nuk keni te ardhme". Ti po e shikon perdite qe kryetaret e komunave po I therret SPAK per rjetesim pronash me z. Lame ne krye qe na u prezantua si engjell. Shumica e deputeteve te PD more pronat duke zhfrytezuar autorititin e deputeti dhe popullit I dhane te gjatin. Dhe ato qe djegin goma jane vellezerit e Leshit. Edhe personazhistat jane vellezerit e Leshit. Por mos harro kryesore qe ne zgjedhjet e fundit me gjithe mashtrimet e partive votuan 46% e popullsise. Pra 54% nuk jane Lesha por nuk kane zgjidhje.

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Juristi

                                O Tema i kontrollon autoret e lajmeve qe shperndan? Si ka mundesi qe i referohesh nje personi qe futini pari shit blerjen ne drejtesi ne bashkepunim me Topin e presidences??? Mire morali juaj po cfare doni ti mesoni lexuesve?? Na e shpifet per dy klikime…

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gnt

                                  Lleshi ka rrok thelbin e çështjes - pasuria vjen nga lidhja me pushtetin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kreshnik llapaqeni

                                    Te jesh i sigurte o Kreshnik (qe vetem kreshnik nuk je) se njerez si ky Lleshi ka 34 vjet qe nuk ekzistojne me ne Shqiperi. Ka vetem nje zot ne Shqiperi: dollari, ose euro, ose floriri, ose bitcoini, kush ta kete vleren me te madhe ne pazar. Ne jemi evropiane e shkuar evropiani. Edhe njerezve me kancer ua pime gjakun, siç na ka mesuar Evropa, per te pasur nje makine me te bukur dhe per t’i bere pushimet ne Tailande.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Andreas

                                      Pune Lleshi, pune muti....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Gani Myrta

                                        Dhenia e besueshme per ke?.Per partit e hajduteve qe shushunjat,qe i pine gjakun ketij populli.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Ergys te rroni vete dhe Partia ...... e kufomes.

                                          Domethene Lleshi u ka lene lesh trashegimtareve u ka lene litarin jashte varrit, do te vriten e vriten sic e kane maloket e "beses" qe nuk kane bese.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kris

                                            Te thomi te verteten do te zgjedhim o Ramen,ose Salen dhe Meten.Te tre nga nje vrime kane dale

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              L Leshi

                                              Lleshi me te vertet nuk ka lane testament se testamentin nuk e njeh ligji .....,Testament nuk te ben noteri se nuk e njeh ligji....as......e-Albania.Me vjen shume keq per njohurit juridike te Kreshnikut i cili jep mend per ligjin.Difekti asht te injoranca juridike dhe SHTETI qe nuk zgjidh keto probleme.......?????

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Arzt

                                                Genjen shqiptaret ky per qirane e shtepive ne Berlin...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Koli

                                                  O Nik gorja, po ti cfare jeton ne Gjemani?! Ku i gjen parate?!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    Frenci

                                                    Hedh nje idiot i papune si Kreshniku, nje gure ne uje dhe ju filloni sherrin?! Lol.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Asd

                                                      Ik o nik dhe leri keto histori te sajuara. Paskan kerkuar asistence juridike nga ty, dhe ti po u ben nje shkrim ne gazete! Shqiptaret nuk jane aq budallenj. Nese shkojne pas partive kjo ndodh sepse kane interesa ose te pakten shpresojne. Le tu vije nje oferte per pune nga krahu kundershtar dhe te shikosh si e xhirojne pllaken menjehere. Problemi i shqiptareve qe vrapojne pas partive eshte "leku i kollajte" qe.synojne.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tom

                                                        Perralle alla Nik.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          D.D

                                                          Gjyshi: Amanet partine!!! Cani barkun per p[asurine!

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje