Pse e mirëkuptoj Helena Kadarenë, që e largoi turmën e hiçave

4 Korrik 2024, 17:05Blog TEMA
Pse e mirëkuptoj Helena Kadarenë, që e largoi turmën e

Nga Artur Zheji

Ka pak raste të rralla, ku njeriu i vogël, apo njeriu i vetëpandehur i madh, zhubroset, tkurret dhe vjen befas në vete!

Sepse Vdekja shfaqet!

Krenare dhe me vështrim të tejpërtejshëm, duke kërrusur në trup dhe në fytyrat e vrerosura, madhështitë e rreme të viktimave të saj të ardhshme.Dhe zagarët ndjehen zagarë dhe jo ndonjë kafshë tjetër.

Dhe kobrat ndjehen nepërka tinzare e të pabesa, kokëulura dhe banuese të vrimave të fshehta ku thurrin planet e kafshimeve të ardhshme helmuese…

Dhe titullarët e pushtetit trullosen dhe ndjehen Askushi, kur shohin në sytë pa sy Mbretëreshën e Zezë.

Këtë Zonjë madhështore që një ditë vendos Drejtësi Hyjnore, mbi vampirët hipokritë të së përditshmes, ngjeshur dhe fshehur fort mirë, mbas kostumeve dhe kollareve të shtrenjta.

Ata, kinse të vrerosur, parakalojnë kokëulur, në funeral, buzë Zonjës Madhështore, Mbretëreshës së Zezë, me duart me unaza të arta, që ju fshehin paq njollat e gjakut që nuk ju lahen dot.

Ajo qëndron mbi krye të udhëtarit të radhës për në Botën tjetër dhe i këqyr të gjithë si i këqyr Shqiponja, minjtë brejtës të Vendit tim.

Dhe Mbretëresha, që lodron si fllad në atë log të përzishëm, dëgjon lutjet e tyre të heshtura, që ta shtyjnë sa më shumë takimin me të, të Pakorruptueshmen Absolute!

Por Ajo, e Madhërishmja, vazhdon të lodrojë si fllad, mbi atë gumëzhitje milingonash, gjarpërinjsh e hienash dhe përkëdhel ëmbël veç ata, që njerëzisht vuajnë vërtetë për të ndjerin që Ajo ka ardhë të marrë me vete…

Këtë perceptim ndjeva kur sodisja Funeralin e Shtetit për Ismail Kadarenë në udhëtimin e tij ndërmjet dy Botëve.

Shkrimtari i mprehtë dhe ironik, virtuoz dhe vetmitar në më të shumtën e jetës së tij, vështroi së fundmi shumë nga personazhet që kishte qesëndisur dhe tallur, të mbanin radhën në funeralin e tij.

Në të vërtetë, kjo është hakmarrja e tmerrshme e mikrobotës, ndaj atyre që i kanë shpërfillur së gjalli, ju vijnë në funeral, duke ja trazuar qetësinë që lipset në këto raste.

Ndaj dhe e mirëkuptova thellësisht Helena Kadarenë, që largoi turmën e Hiçave të shumtë, në çastet e shkurtra të ndarjes me Ismailin e saj.

Kush kupton, kupton.

Kush nuk kupton, nuk është më puna ime!

40 Komente

  1. K
    Km

    Po' ti ,ne cilat kategori hicash futesh?

    Përgjigjjuni
    1. q
      qytetari

      Ka momente kur Artur Zhei thote edhe gjera me mend... Po ekuptoi kete qe sapo thashe e kuptoi, ne se jo, nuk eshte puna ime

      Përgjigjjuni
      1. L
        Larg ''Humorit'' e Batutave

        Tur ZHEJI _____ eshte nga te vetmit Moderatore i cili meriton 100 % te shikohet ndiqet nee TV - Shqiptare edhe pse mundet te mbrat njolla ne Xhakete , nga ky Tranzicion Mizore e teper C'njerezore ku Njeriu perkulet per te mbijetuar .

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kimi

          Ha ha haaaa.e bukur kjo

          Përgjigjjuni
        2. L
          Labi

          Një hartim maturanti do t'a vlerësoja shumë. Ju Zheji jeni zvogëluar shumë në dinjitet dhe mendoni për gjithë botën siç jeni vepruar vet. Doemos ka edhe njerëz të tillë që përshkruani ju. Nuk ka nevojë të na i kujtoni. Mjafton t'a ktheni "pistoletën" nga vetvetja. Mundoheni t' i ngjani një flete të zhubravitur prej atyre që Shekspiri i griste, por ahaa, ju pretendoni t'a publikoni si klithmë sorre. Vërtet nuk e ndjeni sesa shumë jeni zvogëluar si personalitet?

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ervon

            Edhe për ty Labi e ka patur fjalën Zheji.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labi

              O, mjeran idiot! Unë nuk jam fare në Tiranë dhe me ty e shokët e tjerë të Zhejit nuk pi as ujë në të njejtin burim.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ervon

                As unë nuk jam në Shqipëri po Shqipërinë nuk e lëshoj, o I helmuar prej atyre burimeve që pi ti.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Per korrektesë

                  Labi, njeriu mund te shkoje edhe në hene, por mbetet po ai që ka qenë. Ndërsa mund të rrish në Shqiperi dhe të ndryshosh, perparosh, dhe të fitosh respektin e te tjereve. Nga fakti që ti kujton se je bere me i mire dhe me i lartë nga te tjeret vetem e vetem SE na paske ikur nga Shqiperia ne nje vend perendimor, tregon nivel katundarizmi te lartë. Vetem katunaret we emigrojne kujtojne se jane me te mire nga te tjeret që kane mbetur ne Shqiperi. Kam 30 vjet ne Britani, dhe takoj vazhdimisht katunare te tillë që thone "sa kot janë shqipetaret. Popull dele, popull idiot". Sepse na u gdhine nje ditë jashte shtetit, dhe na u bene te zgjuar. Une vij ne Shqiperi me nje modesti dhe nje respekt madh per popullin që jeton ketu, dhe perballet çdo ditë me ujqerit, hienat, dhe çakenjte e politikes, administratës, shendetesise, a dreqin e di ku fshihen keta grabitqare te popullit.

                  Përgjigjjuni
            2. H
              Hajdutet me kollare

              Paska rreshkit ky qelo.Po flet me yjet

              Përgjigjjuni
              1. w
                waw cfar teme diskutimi hej TUUUUUUUUU

                kuptohet leht mer yahoo ,s'te pa ty aty dhe tha , ndiqini te gjithe ,s'ja vleka asnji

                Përgjigjjuni
                1. p
                  populli

                  duhet tu kishe meshuar me fort dhe ti tallje deri ne qelize dhe embrionin e tyre keto njerez te peshtire qe duan te duken si hyjnore be cdo ceremoni, madje edhe ne funeral.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koli

                    Sigurisht edhe ti ishe ne turmen e hicave si desimtar i “ madheshtise” qe ndihet i huaj midis hicave…. Ti je me hici i hicave.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kryehici ishte atje

                      Te donte te largonte "turmen e hicave", Helena duhej te kishte larguar te parin ate zdapin e gjate drogaxhi qe llapi per dy ore ne funeralin e figures me te njohur e te respektuar shqiptare, duke bere veten si protagonist ne varrimin e nje te ndjeri te cilit zdapi makaronaxhi nuk i vjen as te maja e thoit. Dhe ne vend qe te fliste per 5 minuta te shkurtra e te respektuara ne funeralin e te ndjerit Kadare, zdapi llomotiti per veten e vet duke folur edhe per negativitete dhe sulme te bashkombasve ndaj te ndjerit ne nje ceremoni varrimi qe nuk permenden kurre gjera te tilla, por permendet vetem vleresimi qe e ka marre nga miliona shqiptare. Ne ka nje njeri qe e perdhosi ceremonine e te madhit Kadare, ishte pikerisht Ed plehra, nje kriminel mafioz qe e ndyen figuren e te madhit Kadare.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        TIRONA

                        Kryeici sorry je nje ???? Ismaili gjithe jeten ka respektuar Kristaq dhe Edi Ramen.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          TIRONA

                          Kryeici sorry je nje ???? Ismaili gjithe jeten ka respektuar Kristaq dhe Edi Ramen.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TIRONA

                            Kryeici sorry je nje ???? Ismaili gjithe jeten ka respektuar Kristaq dhe Edi Ramen. Per ata qe s’kuptojne:15 here Katarina ishte afer cmimit Nobel,ja perse Ismaili eshte Shqiptari me afer Nene Terezes!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Adria

                              Bravo, e vertete, absolutisht!

                              Përgjigjjuni
                            2. n
                              nga enveri me mehmetin

                              Le te flasin hicat ,,,,, kadaren e mori zoti i tij ,,,ALLAHU ,,,tani jeton atje lart me MELEQET,,,,,,

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nik

                                Disa thone që dolën pak njerës për të përcjellë gjeniun e letrave Kadare, sipas Zhejit qe vazhdon "luften e kllasave" dhe ne demokraci, dolën njerës dhe me "tepëricë"! Sipas Zhejit i bie qe dhe akademik Qosja që ka patur debat me kadarene nuk duhej te ndjehej për largimin nga jeta te Kadaresë! Po më mirë mos shkruaj fare Z. Zheji se meresh me cic mice!

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Velo

                                  Po ky ç'pati? Vazhdo ha përshesh....s'janë për tyja këto analiza. .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arkeologu

                                    Në vitin e largët 2024, kur vdiq shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, paska ekzistuar edhe njëfarë Artur Zheji.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Malshoviti

                                      Kan fillu t gjith kujtojn se esht vendi bosh edhe bejn si poetik. Pika qe s'u bie

                                      Përgjigjjuni
                                      1. t
                                        tuttifrutti

                                        patjeter zheji ,ke shume te drejte. Ama tek hiçet je dhe ti e shoket e tu asgjeberes te paneleve televizive.....mos e harro

                                        Përgjigjjuni
                                        1. 6
                                          60 vjec

                                          tyrylylyly !!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Spak

                                            Eshte nje dore gazetaresh njerez te komunizmit! Tosi,andi,Ylli, te pperkedhelur! Por jane te shitur! Zheji ka aftesi! Tosi dha Ylli por edhe Andi,pa folur per Shkullakun,o Zot injoranti fshatar,jane injorante dinake!

                                            Përgjigjjuni
                                          2. P
                                            Petrit

                                            Me kazem Dhe lopate mundohesh te gjesh fjale biles Edhe te shpikesh togefjalesh ne gare me te tjeret Vetem e veten qe te dukesh acik ne “ dhembshuri “,

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bozhigradi

                                              Te gjitha komentet jane shume me lart se shkrimi. Me qytetari dhe me zgjuarsi. Bravo te gjithe komentuesve!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Sem

                                                Duket sikur shume nga keto komente i ka bere Paloka

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Patriot

                                                  KM po ta kishte dashure shqiperine dhe Kadarene e bente president jo Ilir Metajn.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Adria

                                                    E c'jane keto percartje we stisni?!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Ne

                                                      Kini dyzet vjet qe hani, shani, rani, perdhosni, palosni, perqeshni, lyroni, kafshoni, prisni e vrisni....njeri tjetrin Ju te zotet e penes me pene te humbur, shkundur, rudhosur e palosur, rrugetare te rrugeve pa rruge!!! Te gjithe njesoj jeni.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Muli

                                                        “Kryehiçi ishte vetë atje”, paska qenë ky kari, dora vetë.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Asd

                                                          "Morali" eshte larguar nga ky vend. Deri sa te kthehet, cdo arsyetim eshte vetem lodhje individuale.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            D.

                                                            Ky zoteria eshte tipiku i atyre per te cilet ka bere hartimin

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. D
                                                              Dauti

                                                              Ky qe ka shkruar hartimin eshte njeri,per te mos thene perfaqesues i denje i atyre per te cilet shkruan

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Pina

                                                                Zheji ke qene nje djale i mencur dhe i lexuar, e tani nje burre i pjekur i matur e plot mend.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. M
                                                                  Mira

                                                                  Turi kryebudalla

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Z
                                                                    Zonjusha.

                                                                    Zonja Helena,mirë bëri që largoi gjithë atë kallaballëk njerëzish,në një kohë që donte të ishte vetëm ,për lamtumirën e fundit me bashkëudhëtarin e saj,por përsa i përket hiçave të Zhejit,se kuptoj ,pse mbajti vetëm hiçin e madh Veliaj pranë,? apo që hiçat të kishin përfaqësues të tyrin Lalin,që të ngelet në histori si zvarraniku pas shkëmbit të lartë.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. Q
                                                                      Qytetari

                                                                      Po ju zoti Zheji,ku hyni?Tek hicet apo tek dikushet?

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje