Nga Edi Rama
Këtë hije të Nënës Terezë mbi trupin e Ismailit nuk e solli kush e përgatiti këtë ceremoni shtetërore.
Ishte këtu.
Kishte ardhur më parë.
Njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty, më erdhi bashkë me foton e kësaj skene, e cila po montohej për një shfaqje sonte në darkë.
Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë.
Askujt nuk do t’i shkonte mendja çka rastësia e solli këtu, enkas për Ismailin dhe më mirë se sa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, assesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës.
Dhe duke e pasë njohur, e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili symbyllur do të ndjehej i marrë nën mbrojtje nga të tërë ata shumë që s’e donin, po edhe nga ata jo pak që e donin po s’do t’i donte assesi rrotull, përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën.
Ndërkohë, qyshse lajmi i vdekjes së Ismail Kadaresë mori dhenë, në kutinë e mesazheve të shpeshta të ditëve të mia të zakonshme, më vinin hera-herës opinione të ngutura nga një ankth i çuditshëm për vendvarrimin e tij.
I lexoja dhe më kujtohej Ismaili.
Përpiqesha të merrja me mend se si do t’i merrte ai, ato propozime të pakërkuara për ta varrosur tek Vëllezërit Frashëri, tek parku përballë Rognerit, tek fusha e gjelbërt mbrapa Kryeministrisë, tek Varrezat e Dëshmorëve të Luftës Nacional – Çlirimtare, e deri tek Varrezat e Dëshmorëve në Kosovë.
Nuk e di dot çfarë do të thoshte.
Po e di njësoj si ai arkmort ku është shtrirë trupi i tij, se po t’ia kisha treguar dot vigjiljen time të këtij ceremoniali dje në darkë, atje në Durrës tek shtëpia buzë detit, ku u mbyll për të ndjekur perëndimin e diellit të vet si një spektator i zbritur nga jeta e gjatë në zenith, do të argëtohej shumë – e siç thoshte Gabriel Garcia Markezi, do t’i vinte plasja që nuk do të merrte dot pjesë në funeralin e vet.
Kur edhe Helena më çoi fjalë se donte veç fjalën time në këtë funeral, duke i qëndruar besnike si në të gjitha herët Isit të saj, i cili kishte një alergji të rëndë nga tubimet, nderimet, e sidomos fjalimet, zgjodhi besoj të keqen më të vogël.
Një fjalim të pashmangshëm të rastit, po të paktën nga dikush që nuk flet thjesht se ia kërkon detyra, por edhe si dikush me të cilin Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave jo të shpeshta.
Kështu ky nder kaq i posaçëm, përveçse një barrë e rëndë përgjegjësie, mu pranë arkmortit të njeriut që e ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur nga asnjë lëvrues i saj, ndërsa letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës së letrave, m’u bë edhe një siklet i ububushëm, po aq i rrallë sa dalja në një provim përpara fytyrës tallëse të Ismailit me tubimet, nderimet dhe fjalimet.
Në fakt, sa e mora vesh që vdiq dhe mendova pashmangshmërinë e përgatitjes së ceremonialit, bashkë me pamundësinë për ta shmangur unë vetë përfshirjen në tubim, nderim e fjalim, m’u bë si pullë poste që s´më ndahet nga sytë pamja e tij e sekëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit me shkallën më të lartë të Urdhërit të Legjionit të Nderit, nga vetë Presidenti i Francës, në Pallatin e Brigadave.
E qyshse filluan të merrnin jetë, komisioni i posaçëm shtetëror i ceremonialit funebër dhe paralelisht përplasjet e opinioneve në skenë e në prapaskenë për të dhe vendvarrimin e tij, u ndjeva personazh i kurthit të fundit letrar të Ismail Kadaresë, një vorbull e hatashme ëndrrash në zhgjëndërr, me mua vetë si nëpunësin e pallatit të zhgjëndërrt të atyre ëndrrave.
Kërkohej një varr. Kush mundej thoshte të vetën, si në një garë të vetëshpallur ethesh letrare, ku ai apo ajo që do të gjente vendin ideal për gropën e trupit pajetë të autorit të “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” dhe “Komisionit të Festës”, do të siguronte edhe vendin më pranë tij në botën tjetër.
Bashkë me fytyrën e sekëlldisur në sy të Ismailit, më rri në vesh vargu i tij paralajmërues për vdekjen, “Do bëj një shenjë dhe do ik”, e më ngjan se e gjitha kjo novelë e pashkruar në kërkimin e vendvarrimit, ku nuk ka sesi mungon edhe sivëllau i tij i madh Naimi, të cilit ia ndërruan varrin plot pesë herë, e në këto orë të ethshme mes realitetit, historisë dhe letërsisë, donin t’ia ndanin më dysh për t’i futur pranë Ismailin, si dikur ata të dalët nga burgu që i futën në shtëpitë e të vdekurve për së gjalli të regjimit të vjetër, po as mund të mungojnë në këtë novelë edhe plot të tjerë të varrosur, zhvarrosur e rivarrosur në këtë vend.
“Kështu është kur nuk e kemi si tërë bota një panteon për kokat e vdekura të kombit”, thanë disa. Ndonjë tjetër bëri thirrje për “mauzoleum”, duke na siguruar të tërëve se ndryshe nga mauzoleumi i atij gjirokastritit tjetër, që përfundoi në një gërmadhë të përmjerrë nga urrejtja e dikur adhuruesve të tij, ky i dikur djaloshit të “Kronikës në gur”, do t’i rezistonte të tëra kohërave si një tempull budist, ku nga brezat e nënshtruar në adhurim për autorin e “Breznisë së Hankonatëve”, mijëra Ismailë të vegjël do të ngriheshin nga humbja e madhe e vetëm njërit që patëm hëpërhë në 500 e kusur vite.
Ndërsa unë, pjesë e pavullnetshme e këtij zgjatimi grotesk në jetën reale të botës kadarejane, në rolin e nëpunësit të autorizuar nga qeveria për mbarëvajtjen e organizimit të funeralit, mendova që po të bënim një kullë mbrapa Skënderbeut, me shumë apartamente për të tërë të vdekurit me emër të madh apo të zmadhuar të këtij vendi, do ta mbyllnim mbase përgjithnjë problemin historik të gjetjes së vendvarrimit të duhur në kësi rastesh. Mirëpo pastaj u ndala i tmerruar sepse jo vetëm pash mundësinë reale të prurjes së papërballueshme të lumit të kërkesave për apartament nga aq shumë “ndere kombi” të bëra në këto vite për një mori të vdekurish, po edhe më shumë akoma nga ideja e krijimit të një radhe të gjatë të gjallësh, të cilët sipas çdo gjase mund të paraqisnin bashkë me CV-në përkatëse, kërkesën për të vdekur që të siguronin një apartament në atë kullë.
I dashur Ismail,
nuk ta tregoj dot sa do të doja të ta tregoja ç’më panë sytë e ç’më tha mendja duke u marrë me funeralin tënd, por së paku më duhet të të falenderoj që me këtë novelë të pashkruar, e cila është padiskutim ajo shenja që shkruajte se do të bëje para se të ikje, më dhe edhe përgjigjen që s’ta mora dot në gjallë, kur thoshe nuk shkruaj më dhe nëse të pyesja po pse jo, ma ktheje, “i kam thënë të tëra”.
Nuk bindesha dot, e më dukej mëkat që pena e tij ishte shtrirë e pajetë diku në shtëpinë buzë detit. Por sot jam plotësisht i bindur se Ismail Kadareja i tha vërtetë të tëra ç’kishte për të thënë dhe s’kam asnjë dyshim që ky vend nuk do ta zhgënjejë kurrë në atë bindjen kokëfortë të tij, sepse kurrë ky vend nuk do të rreshtë së përsërituri me vete, mbase në mënyra të reja, por pa thënë asgjë të re, gjithçka Ismail Kadareja tha për të e për kë në të jetoi apo do të jetojë.
Prandaj edhe ndër të tërët them unë, jo më në rolin e pakërkuar të personazhit të novelës së sapo jetuar, po thjesht në funksionin e zëdhënësit këtu edhe të qeverisë shqiptare e jo thjesht të dikujt që mendon kështu, Ismail Kadareja e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija.
Jo bashkë me dëshmorët, sepse ai as ishte dëshmor dhe as nuk kishte gjëkundi, në asnjë qelizë të tijën dëshirën apo gatishmërinë për të rënë dëshmor.
Jo bashkë me vëllezërit Frashëri, të cilët ishin ndër fare të paktët që ai i donte dhe respektonte sinqerisht, sepse as nuk ia kanë borxh t’i bëjnë vend në varret e tyre, e as nuk na e kishte Ismaili borxh që t’ia ndalojmë vetminë e tij aq shumë të dashur, vetëm e vetëm sepse nuk na ndalon dot, duke na parë me atë shpotinë e vet për të na thënë atë “jonukduan” e tij proverbiale.
Jo tek parku përballë Rognerit dhe as tek fusha e gjelbërt mbrapa Kryeministrisë, sepse jo vetëm që një vend i qytetëruar nuk i mban bashkë, në të njëjtat mjedise të hapura urbane, të gjallët me të vdekurit, pa i ndarë së paku me mure të larta apo distanca të mjaftueshme për të mos parë përditë njëri-tjetrin, po edhe sepse kur mendon, që Ismaili i ikte sa mundte vendeve ku qarkullonin e mblidheshin njerëz, kjo do të ishte si t’i imponohej përjetësisht bashkë me vdekjen edhe një dënim fatal i barabartë me jetën në ferr.
Ismail Kadareja jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori të tëra lëvdatat e nderimet e mundshme të botës dhe të tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi. Nuk e mori çmimin Nobel, po mbeti në arkivat e proçes-verbaleve të Komitetit të Nobelit, i vetmi kandidat për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij.
Ai erdhi, shkroi dhe iku!
Ne i kemi vetëm një detyrim. T’ia respektojmë ikjen, duke i dhënë në kohën dhe vendin e duhur një banesë të fundit, ku të mos ndjehet i kërcënuar as nga dashuria e pakërkuar, që e kishte tmerr, as nga fqinjësia asnjëherë e dëshiruar, që e kishte lemeri dhe as jo e jo nga tubimet, nderimet e fjalimet sidomos, që i kishte llahtari.
Sa për sot, është kërkesë legjitime e hijes së tij të pandashme, Helenës, që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me praninë e familjarëve.
S’ka asnjë dyshim se ky do të ishte edhe vullneti i Ismailit nëse do të pyetej, prandaj në emër të saj, u kërkoj të gjithëve respektimin e këtij vullneti dhe mbylljen e homazheve në çastin e nisjes së korteut të vogël familjar nga sheshi këtu, për në varrezat e qytetit.
Duke e ndalur këtu fjalën time, e cila do të duhet të mbyllet në fakt bashkë me tranzicionin e qëndrimit të trupit të shkrimtarit tonë kombëtar në banesën e tij të fundit, ku do të kryhet edhe në praninë e miqve të tij nga Franca e gjetkë, pjesa përmbyllëse e ceremonisë shtetërore të nderimit të Ismail Kadaresë, e kam të nevojshme ta falenderoj edhe publikisht Ismailin për një dhuratë shumë speciale, të cilën ai ma ka bërë mua dhe të gjithë brezave të dashnorëve të paepur të gjuhës shqipe, me përkthimin magjepsës të Resë në Pantallona të Vladimir Majakovskit.
Ai e di, e dinte, ia kam thënë më shumë se sa njëherë, po edhe unë sot e di, që do t’i vinte shumë mirë nëse po të kishte mundësi të merrte pjesë këtu me sy e veshë në funeralin e tij, t’i dëgjonte këta rreshta:
“Mendimin tuaj,
që ëndërron në trurin e butë,
si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,
do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;
gjersa të ngopem, idhnak e brutal.”
U prehsh në paqe Ismail, i the të gjitha!
Faleminderit!
Ai lindi, u rrit dhe shkroi ne kete vende ku edhe iku nga kjo jet. Ai nuk erdhi nga askund. Lindi dhe u rrit si shkrimtar ne kete vende.
Ja nje kriminister qe do te imitoj Ismail Kadare!
Ai erdhi, shkroi dhe ikeu, .....dhe la pas Rama hajdutin
RAMA NUK ESHTE ASPAK NJI KRITIK AKOMA ME PAK NJI POET A SHKRIMTARE QE TE VLERESOJE LEVDATA BOSHE NE TONE TE TILLA QESHARAKE MBI KADARENE ! QE TE JESH KM I NJI VENDI E MENDOSH SE MUNDET T'I IMPONOHESH ME GJITHCKA TE DUKET TY E DREJTE EDHE KUR ATO QE THUA GJE VED VETEM NE NJI WC KJO NDODHE VETEM NE SHQIPERI -KU MESA SHIKOJME E JEETOJME POLITIKA E PASKA TE VESHTIRE PER T'U DISTANCUAR NGA MENTALITETI EE MEDIOKRITETI I SE KALUARES . ___________ E PERSHEDEES TE GJATIN PER KTE RECITIM PREJ PIONERI TE PARTIS ME KENGEN ; '''''' JE E METRO TI SHOKU NASTRADIN ''''''' QE THYEFSH QAFEN E RENC NGA GOMARI POPLL SE JE RENDUAR SHUME !!!!!!!!!!!!!!!
IDIOT KM S'TE VJEN TURP NGELE TU SHLU PORDH
Ne fakt me idiot se ti nuk besoj te kete ne bote. Fatmiresisht je idiot anonim.
Mico jevgu , hik er qen rrugsh e merr noj kock gojes ,pa un te dhjes e koke ty dhe kryekarin tat . Plehra kei surrat edhe replikoni o jashteshqitja e ksaj Bote ,kur ju duket edhe juve vetjaa se n qenkeni kerkushi ! Ptuuuuh funderint e njerezimit .Hjt shko e lepin noj kock ,zvaarraaanik
Dhe i ka me shume ere
Ç'domethënë "tu shlu pordh". Eh , more shpellarë , sa shumë paskeni qënë !! Reeeee , "shloni" lopët .
Dashi , duhet te kesh vertet Tru Bagetie mos te kuptosh ate shprehje hahaha. Un nuk jam aspk Shpellar si do te pelqente Truve te tu prej Bagetie ,por nji Qytetare qe te bej shurren Truve te tu dhe Kryekarit tend Skicofren qe ka dal nga te gjitha shinat e te qenit Njeri . (s'eshte hera e par qe me replikon ! Qeke Kuratori Surrat Bythes Fashistoide .I shkrfeti ti me dukesh tamam si nji jashteshqitje )
Aman se na hapi barkun me keto protagonizma absurde qe nuk njohin as elementaret e ceremonise mortore.
Po ik o Edo je bo si Qamushi i 21 Djetorit, apo me mire me thene si Palluqja qe rrinte tek zyra funerale tek rruga e Durresit dhe dilte me vrap para makines se xhenazez duke i frytre birbilit per "hapur" rrugen qe ishte bosh.
DJE NEE PUSHTET ISH KOMUNISTE SOT NE PUSHTET FAKEDEMOKRATIKE ORDINERESH KRIMINELE ALLA FASHISTE QE NA JAPIN CFAQE SI KTO PER KRIMINELE DROGMENE E ISH POLITIKANE KOMUSTE ME NOFKA TE REJA -QE KN VEN POSHTE KTE POPULL NJELLOJ SI DIKUR NE KOMUNIZEM KJO BANDEE SHKERDHATASH SADISTE QE NDROJNE VETEM FLAMURET SI KAMELEON POR BRENDA NGELET PO ATA BIJT E BUSHTRAVE E KRIMINELEVE PTU BANDE SHKEERDHTASH MOS PRISNI QE KY POPULL I VUAJTUR T'JU FALEENDEROJE JU KRIMINELE TE NDYRE ???????????? SHKOFSHI NE DJALL TE GJITHE SI JEENI ISHALLA SE N SHKTERRUT JETEN
Kryeminister Fantastik Hipokrit . NUK le rast pa dale ne pah :: inagurime ,fjalime, tubime varrime ,fitime ,kercenime,e ect . Ja kaloi Metes Berishes dhe Enverit
Per pak sa humba besimin te njeriu por shkrimi juaj kuptimplote dhe pa dorashka me ngjalli shpresen. Vec prisni tju sulmojne hienat e realizmit socialist ne Tema. Ju faleminderit Kalec Dega
Ishte nje fjalim I vecante kushtuar nje njeriu te vecante, hiqni dore nga mohimi i cdo gjeje te vecante, pranoni ate qe nuk e beni dot vete
Shkruaj emrin dhe mbiemrin ti (se qyetare dhe fshatare jemi te gjithe) qe edhe ne te te respektojme porosine qe na jep, ,dryshe je nje sketerre qe nuk lexohesh dhe shikohesh! Thuaj jo!
Per here te parë, dhe vetem per here te pare ne bote, Ne dmth Unë, realizojme funeralin e pare per here te pare te Kadarese. I çova nje sms Mourinjos por ai me tha " mos fol"
Ashtu si Grinçi që vodhi Krishtlindjen, Edi Rama sot vodhi minutat e fundit të ndarjes tokësore të familjarëve, miqve e gjithë shqiptarëve me Kadarenë. Askush nuk ia kishte borxh edhe këtë shfaqje të palavdishme me vdekjen. Në çastet e dhimbjes dhe heshtjes mortore Kryeministri sërish mori stafetën e protagonistit a thua se ishte në një Kongres PS-je, dhe me një fjalim që s’kish të sosur na tregoi se ai është edhe shefi i protokollit të ceremonive mortore, edhe fjalimmbajtësi, edhe varrmihësi edhe përcaktuesi i prehjes së mbrame. Po sigurisht, nuk është rasti të themi se ra ky mort dhe e njohëm. Ramë palloshit ja qiftë robtë krejt shqiptaria.
Rama ti ka shkerdhy me radhe te shpise e krejt fisin, perndryshe nuk do haje kaq shume mut ketu.Zoti ta lehtesofte injorancen o kar me zile
Rama shkruan e flet me ore te tera te shplaj trurin e fshatareve bolshevike qe e adhurojne.lol
Mondi me kenaqi jot shoqe sot. E kalerova per dy ore ne gjithe gjeografine e brimave te saj. Me tha se ke nje nishan ne vend te lig dhe qe ste punon. Bej gajret bythkuq sumeqire se kujdesem une per tet shoqe dhe motren. Pabyths!
Nuk i shpëton dot , varrim -xhvarrimeve as Ismail Kadareja ! Njëlloj do të ndodhi , si me Naimin e ca të tjerë...! Duhet ca kohë të piqet mendimi ! Si fillim , e ka mirë Elena ! Ai , Ç'kishte për të thënë i tha dhe ...iku ! Si zakonisht , sa të mbarojnë sharjet dhe lëvdatat , do ca kohë ! Ismaili nuk ka vdekur ! Këta lloj , nuk vdesin ! Po llafosim për eshtrat...ato nënë tëkë ...! Kanë punë skluptorët ... , por Gjirokastritët , jam i sigurt që do jenë të parët ! Shumë interesante ishte përcjellja që i bëri Rama ! E prisja ! ( Më erdhi sipas oreksit) Faleminderit !
Cfare fjalimi i mrekullueshem, i vecante, i vertete dhe qe shkon aq shume per shtat Kadarese!!! Te lumte mendja dhe zemra Edi Rama????
Te gjithe do ikim. Franca eshte krenare qe e mplaku Shqiperia qe e rriti.
Komente nga ata që fyell mbeten për gjithë jetën!
Ti mund të jesh Mazllum , Mahmut , Sherefedin , po kurrsesi Josif .
Ti mund të jesh Mazllum , Mahmut , Sherefedin , po kurrsesi Josif .
Komenti im ...llalli veç për ato denigrueset.Tundu ...llalli para se të luash me emra!
talle trapin o kkmm ne keto fjale pa kuptim siç ben ato flutrat neper mure
Fjalët janë me shumë kuptim , por jo për Roçka si puna jote . Të paktën hiqe atë shtesën "pe Korçe" , se jam dhe unë korçar e më vjen turp kur të lexoj , më ngjan si i famshmi Pandi Gjiza .
I pazëvëndsueshëm je në vlerësimin që ke bërë! Oratoria jote është për t’u marrë shëmbull nga të rinjtë që synojnë të bëhen publicistë apo dhe polutikanë. Ismaili ishte shkrimtar që hante bukë në çdo regjim. Pikërisht për këtë duhet ta pranojmë siç ishte dhe krenar për emrin që la. Sigurisht nuk mund të pëlqehesh nga të gjithë, dhe askush nuk e kërkon këtë. Ne që jetuam në kohën e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Enver Hoxhës e shumë korifejve shqiptarë, duhet të jemi të lumtur që kemi se ç’të tregojmë. Faleminderit Edi Rama për këtë shkrim.
Te pakten i ben ndonje "pipa" udheheqesit orator apo mjaftohesh vetem me fut gishtin.....idiote e lindur!
Hipokrit deri ne neveri, mbete vetem duke shperndare certifikata pronesie dhe pordhe ne mortje te njerezve.
Ju që komentoni në mënyrën më vulgare të shpirtit të ti që keni , jeni si ai kanceri i keq që nuk shërohet. Rroftë Shqipëria pa ju pisa!????????????????????????????????
mendoj, dhe lebetitem, cdo shkruajne ne varrimin tend.... ne pushtet do jete nje parti e re, Ps do jete shkermoqur ne 13 copeza... ne krye te Partise nje idiote si puna e Spiropalles... Mero me familjen do jete o Turki o Pekin,... kryetari i bashkise ne burg, i lumtur qe justifikon mospjesmarjen ne funeralin tend...kush do lexoje fjalimin tend, per vdekjen tende te shkrojtur nga vete dora yte IMZOT? kush?????????
Ky eshte k@r! Gjithe kete carcaf ka lexuar ne ceremonine mortore? S’le rast pa treguar se di te thurre litare me fjale boshe e pa vlere kur dalin nga goja e nje hipokriti qe vetem veten vlereson
Pene e Arte dhe ngushellime Families! Turp i madh Kur ata qe shemben regjimin me Ambassadat i quajti (j.......e) dhe NUK pati guximin te kekoj falje, Sorry per mua nje servil i Politikes aepaw ju prish eehatlliku Si Princi i Enverit
Uaaa, ai erdhi, shkroi dhe iku. Paska qënë si piku matrapiku,,,
Ku i dihet Zoti mund ta kete cuar ne ferr , per mekatet qe ka bere si komunist i devotshem duke i sherbyer me propagande partise qe e rriti dhe e mbante ne gji me shume dashuri …..
Mirenjohje pa fund dhe respekt per te madhin Kadare. Falenderim te vecante per kujdesin ne ceremonine e Kadarese dhe fjalet e zgedhura per kllosin e letrave shqipe nga KM Rama.
Familja e Ismail Kadaresë e di shumë mirë se përse zgjodhi Edi Ramën si të vetminë që dë do të mbajë fjalën lamtumirëse për gjeniun e letrave shqipe , të rrespektuar e nderuar nga e gjithë bota . Sepse çdo kusht tjetër nga në të gjallët që në i njohim, vetëm sa do ta zvogëlonte peshën e veprës dhe personalitetin e Ismail Kadaresë. Edi është i pazëvendësueshëm!
BUKUR E THE z. RAMA…. KADAREJA, ERDHI, SHKROI, DHE IKU…. Kurse per TY do themi: RAMA… ERDHI, VODHI, DHE SHKOI….
Ai erdhi nga allau ,,,shkrojti ,,,,,dhe iku te allau dhe te meleqet ,,,,