
Nga Bujar Hudhri
Shumë vite më parë, kur lexova paragrafin e fundit të dorëshkrimit të librit me kujtime të Helenës “Kohë e pamjaftueshme”, ku shkruhej se cili do të përcillte tjetrin nga kjo botë, Kadareja ia kishte mbushur mendjen se duhej të ikte i pari. Duhej të mbetesha, shkruante Helena, njëfarë kohe pas tij, ashtu sikundër pas një darke të gëzueshme.
Nuk mund ta harroj tronditjen e asaj dite. Ishte edhe atëherë një ditë e nxehtë korriku si sot, e megjithatë ndjeva të më përfshinte trishtimi. Hera e parë që lexoja kaq qartë rreshta për vdekjen e Kadaresë sa gati po e besoja vërtet. Formova numrin e telefonit të Helenës. Me një ngut që duket se atë e la paksa të habitur iu luta të ma kalonte pak zotin Kadare t’i flisja. Hë, Bujar, ç’kemi, dëgjova zërin e tij. Ja, përfundova librin e Helenës dhe doja të të dëgjoja zërin. Dhe shtova: sa bukur, ta lexoj këtë paragraf dhe ndërkohë ne mund të flasim bashkë. E përfytyroj tani, kur do të ketë buzëqeshur, me gishtin te tëmthi kur të thoshte për ndokënd, ky është i lojtur. Nuk i duronte sentimentalizmat.
Por mëngjesin e parë të këtij korriku, për fat të keq, ndërsa nxitonim drejt spitalit me autoambulancë, e ndjeva vërtet se diçka e pakthyeshme kishte ndodhur qysh në apartamentin e tij, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Minutat torturuese te dera e urgjencës, ecejaket e personelit në dhomë, rreth krevatit, pastaj heshtja e mjekëve. Gjithçka mbaroi. Një punonjëse me të bardha që afrohet dhe kërkon ta ndihmoj për të plotësuar skedën e vdekjes: emri, mbiemri, atësia, mëmësia, datëlindja, adresa…
Kam pasur një përfytyrim, qysh në fëmijërinë time, që shkrimtarët nuk janë banorë të kësaj toke. Gati tridhjetë vite me Kadarenë, kjo përshtypje, madje, është përforcuar. Ndërsa e prisja në Rinas kur zbriste nga avioni dhe pas një muaji e përcillja, edhe me sy, teksa avioni shndërrohej si një pikë e zezë në qiell. E përsëritur kaq herë, në dhjetëra vite, e përfytyroja vërtet si një zog të qiejve, siç thoshte për Lasgushin. Edhe tani kjo pamje nuk më largohet nga përfytyrimi dhe e kam të fiksuar përjetësisht në mendje.
Tani më shumë se kurrë, duke zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore. Ashtu siç shprehej vetë, për sivëllain e tij Martin Camaj: “Në tryezën e epërme, ku kanë zënë vend krenajat e letërsisë, nuk ngjiten zhurmat e vogla e as afrohen profilet e rëndomta. Atje ka përherë mirëkuptim e harmoni, ndaj e kremtja vazhdon përherë dhe ndriçimi i shandanëve nuk sos”.
JU PREFTE SHPIRTI NE PAQE DHE I QOFETE DHEU U LEHTE!
s'o i vetmi qi e ko pollu lenken ,jene edhe ne shoqniä
I dashur Bujar Jam me ty ne cilendo fjale qe te del me fisnikeri thelle shpirtit,ndaj shto dhe kete,te lutem, gjema qe degjova per zotin Kadare mu mblodh ne zemer si gur i rende dhe zor te dale andej nje dite. Te shtrengoj doren, Anastas Kapurani
Nderim per zotin kadare-,por me vjen keq si nuk degjova nje fjalen nga ajo artistja e madhe gruaja e Fatos Pashkos.Sa kujtimet Ka ajo prej tij....Apo,Ka dhimbje dhe nuk flet dot. Ka shume merita,por me e madhja eshte ajo e due korrikut 1990, kur i cilesoi shqiptaret e ambasadave "jashteqitje e kombit".TAMAM,E MERITO IN,ndaj pas tre muaj ndoqi shembullin e " jashteqitjes". Ndjese paste,te rrojme e ta kujtojme.
eshte sqaruar si episod or mik ,kadare se ka thene kurre ka deshmitare ne ate miting qe pranojne se nuk eshte thene asgje e tille...mos ushqeni genjeshtrat se perfundojne te gjithe si ti qe e ke besuar or mik .
⁰Kadareja ishte bardhe e zi Ne si vend i vogel e njihnim ,per fytyre e per huqesh, qe kur nuk ishte televisioni.Atehere me pathos i recitonim poezite ,më ane tjeter thashe themonim per te metat e tij dhe ne te dy rastet ndjenim kenaqesi. por vitet ikin dhe brezi yne do ike mbasmenjehere Kadarese e thashethemim sdo te kete me por pika e shiut mbi qelq dote vazhdoje te rimohet.
U mpreht ne paqe me meleqet ,,,hoxha ti lexoj kuranin ne arabisht te koka ,,,si ja lexuan Ismail Qemalit ,,babaj kombit ,,,
E dashur Drita, me fal por Kadareja nuk eshte bardhe e zi, por nje konglomerat me shume ngjyra. Po ta njihje nga afer do shihje se ai ishte miniere, por ne kushtet qe punoi, nuk mund te cfaqej plotesisht, qe ty te le pershtypje bardh e zi. Ai ishte inteligjent i persosur dhe patriot i vendosur qe ne kushte te veshtira beri maksimumin qe nje gjenial mund te bente. Po te bisedoje me Kadarene, shpesh ai nuk fliste, por shikimi i tij fliste shume. Dukej shpesh cinik, por ne thelb ishte zemergjere. Do mbetet ne kujtesen intelektuale te asj kohe si shprehje e mbijeteses ne kushte te veshtira. Vepra e tij eshte treguesi me i forte se kush ishte Ai. Drita, ai eshte nderi dhe lavdia e kombit tone ne ate shkalle sa Kadareja dhe Nene Tereza njihen ne bote me shume se Shqiperia....