Bashkia Tiranë ka ndoshta më shumë banorë se sa regjistroi CENSI-23

30 Qershor 2024, 09:24Blog Nga Eduard Zaloshnja

Bashkia Tiranë ka ndoshta më shumë banorë se sa regjistroi

Nga CENS-23 rezultoi se, në fund të shtatorit të vjetshëm, Shqipëria kishte pothuaj 2 milionë banorë të rritur (18 vjeç e sipër). Nga një sondazh rigoroz në gjithë territorin e vendit, që drejtova vjet në vjeshtë, më rezultoi pothuaj e njëjta shifër (që e kam publikuar sa herë kam bërë ekstrapolime të përafërta të preferencave të zgjedhësve të këtushëm gjatë 10 muajve të fundit).

Nga CENS-23 rezultoi se, në fund të shtatorit të vjetshëm, Bashkia Tiranë kishte pothuaj 480 mijë banorë të rritur (18 vjeç e sipër). Nga një sondazh rigoroz në gjithë territorin e Bashkisë Tiranë, që drejtova në vjeshtën e 2022, më rezultoi shifra 580 mijë banorë të rritur (18 vjeç e sipër). Pra, 100 mijë më shumë se sa rezultoi nga CENS-23.


Meqënëse metodologjia ka qenë e njëjtë si në nivel kombëtar edhe atë lokal, diçka kërcet statistikisht…

Kështu, në sondazhin tim pothuaj 10% e të anketuarve banonin në Tiranë, por ishin të regjistruar në Gjendjet Civile të bashkive të tjera. Ka gjasa që familjet e tyre t’i kenë raportuar si banues në bashkitë e origjinës, kur u kanë shkuar anketuesit e Censit atje.

Të shumtë janë edhe studentët nga rrethet, që banojnë rregullisht në Tiranë, por që mund të jenë regjistruar në CENS-23 si banues në familjet e tyre në rrethe.

Gjithashtu, si dikush i lindur e i thinjur në kryeqytet, di shumë raste kur prindërit tiranas vizitojnë fëmijët e tyre në emigracion me intervale të gjata. Ka gjasa që anketuasit e Censit të mos i kenë regjistruar dot këta prindër në Tiranë, ngaqë shtëpia e tyre ka qenë e mbyllur me muaj. Nëpër rrethe, informacionin në raste të tilla mund ta japin fare kollaj fqinjët…

Se sa banorë të rritur (18 vjeç e sipër) ka saktësisht Tirana është vështirë të përcaktohet, por gjasat janë që ka më shumë se sa 480 mijët që regjistroi CENS-23…

10 Komente

  1. T
    Tom

    Ajo dihet o Zalo..por kto sondazhet e tua......ahaaa

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazeta

      Sido qe te jet popullsia ne numer nuk ka ndryshuar qe nga 1990.. Gati 1 milion jetojne jashte si emigrante dhe 2.5 milion ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sulejman Laze

        Ne shqiperi nuk ka me shum se 1.600.000 banore .Shif fermeret jan vetem pleqe .Toka pa punuare .shtepi te mbyllura .ky eshte fakte

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          Ky sanlepiresi i Berishes dhe tani i Rames, kerkon me zorr te rrise numrin e deputeteve per Tiranen sepse favorizon PS.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tiranas

            O tironc, numri i deputeteve nuk varet nga numri i banoreve, por nga numri i shtetasve ne regjistrin e gjendjes civile. Pak rendesi ka se ku banojne ata, ne tirane apo jashte.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pet.

              Ne cdo rast numri i deputeteve ne Kuvend duhet te jete ne perpjestim me numrin e banoreve aktual, pasi me taksat e tyre paguhet rroga.Sigurisht ne legjislaturen e ardhshme do te jene me pak.

              Përgjigjjuni
          2. E
            Edi

            Kush e mer për serioz këtë kokekalin Zalloshnja? Po ky duket sheshit që është budalla si vet llapa i ndjerë. S'ka nevojë për Census o kokra e budalla, numri kalamajt e kopshtit, të shkollave ,pensionistët dhe ato të papunët nëper kafene ,hajdutët e administratës dhe parlamentit , fermerët mbi 70 vjet, dhe prostitutat .me operacione plastike dhe thonj maceje dhe shuma e popullsisë shqiptare është tridhjet milion banorë. Së bashku me ap e pashitura është 50 milionë o zall.....oooshnja trupeshku.kujdes demencian se po të përparon shumë o trashamak..

            Përgjigjjuni
            1. C
              Census jo Cens

              Asnje shifer nuk i besoj ketij Cesusi! I mbajten neper duar te dhenat deri sa i sollen aty ku donte KM! Dhe akoma s’kemi shifra, kemi vetem nje tregim te drejtoreshes me te paafte dhe frikacake qe ka pasur INSTAT, e cila gjithe merakun e ka te tregoje se “popullsia ka ndjekur te njejtin trend ne tre dekadat e fundit”. Deformimni realitetit dhe me keto shifra do behen politikat!!! Sa per vezhgimet e ketij RK lme to nuk shkoj as deri ne hale se me japin drejtim te gabuar

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sili

                Ky sberi hajer kaq vjet ne Amerike.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  DENONCUESI

                  PO ESHTE E VERTETE QE KA SHUME BANORE TE PA RREGJISTRUAR NE TIRANE E NE SHQIPERI. UBE KAM FAKTE PER KETE ME EMER DHE MBIEMER

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje