2.4 milionë shtetas shqiptarë brenda vendit dhe 2.2 milionë jashtë vendit

28 Qershor 2024, 15:33Blog Nga Eduard Zaloshnja

2.4 milionë shtetas shqiptarë brenda vendit dhe 2.2 milionë

Sipas CENS-2023, në fund të shtatorit të vjetshëm ishin me banim stabël këtu rreth 2.4 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin atëherë plot 4.6 milionë shtetas shqiptarë. Domethënë, rreth 2.2 milionë shtetas shqiptarë banonin jashtë vendit.


Duke bërë të njëjtin krahasim nga tetori 2011 (kur u krye CENS-2011), rezulton se ishin me banim stabël këtu rreth 2.8 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin atëherë pothuaj 4.3 milionë shtetas shqiptarë. Domethënë, rreth 1.5 milionë shtetas shqiptarë banonin jashtë vendit.

Duke bërë të njëjtin krahasim nga tetori 2001 (kur u krye CENS-2001), rezulton se ishin me banim stabël këtu rreth 3 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin atëherë pothuaj 4 milionë shtetas shqiptarë. Domethënë, rreth 1 milionë shtetas shqiptarë banonin jashtë vendit.

Duke përmbledhur sa më sipër, konstatohet një kurbë në rritje e shtetasve me banim jashtë Shqipërisë, nga 1 milion më 2001 në 2.2 milionë më 2023 (shihni grafikun më poshtë).

2.4 milionë shtetas shqiptarë brenda vendit dhe 2.2 milionë

SHËNIM: Numrat janë rrumbullakosur për lehtësi të prezantimit grafik

Në çdo qark kishte në fund të shtatorit më shumë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile se sa ishin banues stabël. Më i theksuar ky fenomen ishte në qarqet Vlorë (vetëm 37.2% banonin stabël në këtë qark), Gjirokastër (42%), Lezhë (43.6%), Shkodër (44.5%), Fier (47.1) e Durrës (48%). Qarqet më të mëdha si për popullsi të regjistruar në gjendjen civile edhe për popullsi banuese janë Tirana dhe Fieri (shihni tabelën më poshtë)

2.4 milionë shtetas shqiptarë brenda vendit dhe 2.2 milionë

SHËNIM: Numrat e shtetasve të regjistruar në Gjendjen Civile të secilit qar janë rrumbullakosur për lehtësi prezantimi në tabelë

 

3 Komente

  1. M
    Myzeqari nga Vlora

    Ou, pse Fieri qenka pas Tiranës? Qenka Fieri më i madh se Durrsi, Shkodra dhe Vlora? Ja fusin kot....... . Asnjëherë nuk është folur.... . Sa herë thuhet nëpër lajme e studio, thuhet se në qarqet më të mëdha të vendit, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Korçë etj, pra Fieri nuk përmëndet, hyn tek etj.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Myzeqari nga Fieri

      Mos ngaterro bashkite me qarqet o vlonjat. Qarku Fier perbehet nga bashkite Fier, Lushnje, Divjake, Patos, Roskovec e Mallakaster....

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demotakercita

      Censusi na jep pasqyre te numrit te shtetasve qe banojne ne Shqiperi e jashte saj.Ne gjykimin tim ka dicka qe nuk shkon.A jane te larguar nga Shqiperia keta 2.2 milion shqiptare?Mos harojme se pas 1990-tes pjesa dermuese e te larguarve ishin mosha e re,te cilet sot jane mbi te pesedhjetat.Ata kane krijuar familjet aty ku kane shkuar dhe pa dyshim qe kane pjese ne shtesen natyrale te popullsise.A mund te na thoni Z.staticien se sa shtetas shqiptare kane lindur ne keto 34-vite jashte Shqiperise?Sipas numrave nga 1990-ta e sot numri i popullsise eshte rritur afersisht me 1.6 milion banore.Kjo shifer duket shume e madhe te kete ndodhur ne Shqiperi e pastaj te jete larguar.Ne mendimin tim kjo forme paraqitjeje eshte e pa plot,konfuze dhe e manipulueshme politikisht.Mendoj se shteti Shqiptar duhet te kete te dhena me te specifikuara e me njohje me te mire.Mos u jepni rruge manipulimeve keqedashese.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje