Nga Andi Bushati
Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurët me kancer nga mjekimi në spitalin publik, për ti shitur më pas ilaçet në mënyrë klandestine dhe me çmime të papërballueshme, është shumë më tepër sesa komploti i shtatë bluzave të bardha në dëm të pacientëve të tyre. Sado të pamoralshëm, makabër, apo kriminalë qofshin ata, prangosja e tyre, përgjimet e dala dhe zbardhja e një skeme që e përflasin të gjithë që ua ka dashur halli të përballen me mjekime të shtrenjta është dëshmi e një sistemi shëndetësor të kalbur. E po të mendosh se shëndetësia është një nga pasqyrat më të pamëshirmshme të zhvillimit të një vendi, aq më tepër kur ai udhëhiqet nga një forcë që shitet si e majtë, rrënjet e të keqes zbresin edhe më thellë.
Kujt nuk i’a ka sjellë fati të ndeshet personalisht me këtë dështim spektakolar në drejtimin e një shteti, kur pyetet për sistemin mjeksor, mban mend kryesisht tre gjëra: premtimin e Edi Ramës para se të vinte në pushtet, për mjeksi falas; daljen e tij tek Ylli Rakipi me një tufë veglash të ndryshkura në dorë për të bërë krahasimin me ndryshimin e madh që ka ndodhur; dhe së fundi, propagandën rreth një kryeministri që brodhi botën si lypsar për vaksina, për të shpëtuar jetën e popullit të vet.
Por kjo zhurmnajë e denjë për regjimet totalitare bëhet pluhur e hi kur e vë përballë realitetit të hidhur të shifrave. Jo vetëm pasi sot të gjithë e kanë kuptuar se ndryshe nga premtimet e bukura kosto e mjekësisë është bërë më e shtrenjtë se kurrë, por edhe për faktin se statistikat tregojnë se ne klasifikohemi më të keq se kushdo në Evropë, madje edhe në rajonin tonë. Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin perendimor për numrin e mjekëve për 10 mijë banorë. Sipas OBSH-së ajo numëron rreth 18.8 të tillë ndërkohë që mesatarja e vendeve të zhvilluara të Evropës është tek 40-shja.
Po të shohësh një tregues tjetër edhe më simbolik, atë të vdekshmërisë foshnjore, që tregon jo vetëm efikasitetin e sistemit shëndetësor, por edhe gjendjen e varfërisë dhe situatën ekonomiko shoqërore, e vërteta është me e hidhur. Këtë të dhënë që i shërbeu gjeografit dhe sociologut të shquar Emanuel Todd, për të parashikuar që në vitin 1976 rënien e perandorisë sovietike dhe që përdoret sot e gjithë ditën si tregues i shëndetit të një shoqërie, ne e kemi sa dyfishi i rajonit. Në Shqipëri vdesin 8 bebe në çdo 1 mijë lindje.
Edhe me statistikat aq shumë të propoganduara për luftën e suksesshme ndaj kovid 19, përralla e sukseseve rilindase është një gënjeshtër me bisht. Ndonëse Edi Rama e ktheu në kauzë të tij të fushatës elektorale suksesin në përballimin e pandemisë, madje duke manipuluar edhe formularët e vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostatit dhe të FMN-së Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë gjatë vitit 2020. Edhe për fushatën e vaksinimit, për të cilin kryeministri mburrej: “fat që më keni mua”, jemi renditur të parafundit në rajon duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën.
Këto janë të dhënat e një sistemi në prag kolapsi, të cilin për hir të së vërtetës rilindja, kur erdhi në pushteti, e trashëgoi në të njëjtën gjendje, por ama për të cilin nuk bëri asgjë për ta përmirësuar. Dhe kjo e ka një shpjegim, pavarësisht investimeve që janë hedhur dhe kopshteve apo fasadave të rinovuara të spitaleve që i tregohen publikut në edicionet e lajmeve.
Që kur erdhi në pushtet, Rama dhe të tijët, i panë koncesionet në shëndetësi, ashtu siç do të projektonin më pas inceneratorët: si një mirierë ari për tu grabitur. Jo më kot ato po hetohen nga nga drejtësia që ka nxjerë deri tani në pah abuzime të paimagjinueshme. Sepse paratë e hedhura gjoja në emër të shëndetësisë falas kanë avulluar.
Për Check Up-in, e dështuar ku paguhet edhe për ata që nuk paraqiten, taksapaguesit shqiptarë shpenzojnë mbi tetë milionë euro në vit. Për ofrimin e setit të instrumenteve kirurgjikale, që quhet i konsumuar edhe për një heqje thoi, harxhohen aktualisht rreth 17 milionë euro.Për dializën që kryet në mjediset e spitaleve publike mbi 9 milionë euro ndërsa për laboratëorët dyfishi i kësaj shume.
Pra gjysëm miliardi euro, të hedhura në favor të njerëzve anonimë, shpesh pa lidhje me fushën dhe me procedura krejtësisht të dyshimta. Kjo është e vërteta rrënqethëse e sistemit tonë mjeksor, për të cilin ata që sapo dalin nga bagat e shkollës duan ta braktisin për të vrapuar drejt Gjermanisë, ndërsa një pjesë tjetër, për ta mjelë, siç bënin ata monstrat e onkologjikut.
Kur mëson këtë gjëndje të mjerueshme, kur ndërgjegjësohesh për grabitjen e dirigjuar nga lart, natyrshëm të ngrihen disa pyetje: A nuk është një sprovë e madhe të qëndrosh profesional dhe i moralshëm brenda këtij sistemi? A nuk e tradhëton mungesa e idealizmit të shefave, betimin e rekrutëve të rinj të urdhrit të Hipokratit? A nuk stimulon grykësia e atyre që kanë mbi kokë, oreksin e peshqve të vegjël? A nuk e ysht ky batak vesin?
Asnjëra prej këtyre pyetjeve nuk ka për qëllim të shfajësojë sadopak mostrat e dyshuara se bënin biznes me vdekjen nga kanceri. Nëse i kanë kryer krimet për të cilat akuzohen, ata le të digjen në turrën e druve të moralit publik. Por ama, linçimi i tyre nuk është asgjë më shumë sesa një pjesë e së tërës, sepse sado kriminalë dhe të pashpirt të jenë treguar ata janë njëkohësisht mostrat dhe viktimat e një sistemi të projektuar mbi kokat e tyre, arkitektët e të cilit do vazhdojnë të pjellin të ngjashëm.
Ky eshte nje gazetar qe ushqen vdekjen. Tere jeten e tij kete ka bere: helmo opinion, shtrembero faktet, moho te verteten.
Jamë dakortë që Bushati, ështe ekstemist komunist, por ato që ky shkruanë në kët artikull,janë të sakta. Në kyministie kanë ndryshue veç emrat, por jo menyra e qeverisjës së Shqiprisë. Shqiprija është qeverisur në të njëjten menyrë tashë e 33 vitë më parë. Edi Rama ështe hajdut dhe mashtursë ordiner si të gjith para ardhsit e ti dukë pëjashtue Majkonë dhe Finon. Edi Rama mashtroje edhe kurë në Fir Erdogani, ndertojë një stallë spital, me fibra të ardhura nga Turqija. Rama tha që tashë e tuje Shqiptarët nukë kane nevojë që të shokën jashtë shteti për kurim se pse ne do ndryshomë sistemin shendesorë me ndimën e Turqisë, por ajo thjeshtë ishtë propaganda politike dhe për të marrë vota e muslimanve a po të Turqve shqip foles. Rama nukë e ka farë problem që të genjenë sa herë ti novojitët për interesatë e tija personalë. Të njëjten gjë Rama premtoj edhe kurë u zbulua që një të semurë me koviti nukë i jepni as një lloje sherbim dhe as ujë për të pirë, se pse e bija që jetonte në italie nukë kishtë paguë kestin e rradhës.
Ne fakt po thote te verteten, sistemi i shendetesise ashtu si cdo sistem tjeter eshte i kalbur dhe po vidhet ne menyre te hatashme
"foshnja"! Ne fakt, e verteta uluritese eshte se kjo gjendje qe eshte sot ne vend, u instalua ne vitin 1992, kur maloket me opinga gjithe balte, pantallonat me arne tek gjunjet, dhe me koken mbushur me kapaidaillek te pashtire, u ulen ne zyrat e shtetit dhe qelben dynjane.
Analize idiote. Disa pergjegjesi jane individuale dhe duhen ndeshkuar si te tilla. Pastaj sharlatan si ty Bushat, qe je i ngjashem me keta mjek ne tregetine qe po i bene edhe ti vdekjes, ne markaten tende mediatike. Ja i bere qokat edhe ti, dhe e shite edhe kete cope artikulli per shqetesim qytetar, proteste dhe indinjate.. Lerini profesionistet ti shkojne deri ne fund ketyre maskarenjeve ne format ligjore, mos e shperndani pergjegjesite per te relativizuar fajin dhe fajtoret.
U zgjua Andi. Harroi mjekun e zemrës që shkatërroi çdo gjë të bërë me gjak e djersë nga daja i tij me shokë dhe populli që i besonte dhe i ndoqi me ndreshmëri pas. Mirë e the, nuk erdhi nga hiçi, hiç u bë kur në pushtet erdhi idhulli yt, Sala mjeku që s’ishte betuar për t’i shërbyer atdheut por partisë, dhe kur partia po binte, veshi pardesynë dhe nga komunist u kthye në demokrat e i vuri flakën Shqipërisë. Fol gjithë ditën por këta mjekë abuzues nga ai morën ves, nga pushteti i tij që u ngrit me vjedhje e vrasje. Më vjen keq për përkushtimin e të ndershmëve, se për ty? Pupupu s’ke gojë të flasësh o i përkëdhelur i asaj e kësaj kohe. Ke filluar me shifra si Sala…
Hera e pare qe ke ....te Drejte: njeriu shqiptar, pra dhr mjeket jane shnderruar ne vitin 2013 nga Engjej ne Djalle per faje...Rames. Bravo, anal ..itik i shkelqyer nipi xhaxhit Hysni
Sa here qe shkruan ky rrocka, me duket sikur ben gam-gam, nuk thote asnjehere dicka qe te thuash se ja vlen. Thashe se do thoshte qe ka nisur qe ne kohen e Saliut, por meazallah, vetem keto 11 vitet e fundit u be hataja se me pare hanin me luge floriri te gjithe. Edhe licensat e spitalit amerikan i dha Rama, edhe mjeket e gjykatesit i beri Rama hajdute se ne kohen e Saliut s'bente njeri nga keto pislleqe. A mortja, mortja. Jo se Rama s'ka fajet e tij, keto premtimet per te cilat flet per shendetesi falas qendrojne, por kusarllekun nuk e solli Rama, e gjeti kembekryq kur erdhi. Fajin e ka qe s'i ka rene ne koke, por kujt t'i bjere me pare? Kryebashkiakeve, zv.kryeministrit, ministrave, mjekeve, gjykatesve, Presidentit, policeve, kujt? Eshte kalbur gjithe shoqeria aty, duhet bere veting ne polici, spitale, tatime, bashki, e cdo qender tjeter qe funksionon me taksat e shqiptareve. Do arrije papunesia 30%, duhet te ndertohen burgje te reja qe te futen te gjithe se nuk i nxe. Megjithese per burgun nuk ju ben shume pershtypje, po duan rrahur lakuriq ne mes te sheshit qe te ikin nga syte kembet e te mos kthehen me ne Shqiperi.
Cfare flet mor kelyshi i Kapove,gjithe kjo histori filloi me PD ne pushtet, ne 92,e pastaj u be mal niveli i korrupsionit te mjekeve.Edhe qoftelargu mjek ishte e me mjek eberi qeverine e tij.
U zgjove vemje?
Rama gënjen dhe vjeth me rilindasit, ky soj mjekësh vrasin dhe bëjnë para me vuajtjen, ndërsa ti prostituon për Ferid Shehun, Sali Berishën, VorioEpirin, vorjoqimarizmin. Ti me injorancën, harburërinë dhe pushtetin që të jep paraja e pisët që të përdor si çerr histerik 24 në 24 orë tallava më tallava, breth me shishe benzine në dorë kundër çdo gjëje qytetare, institucionale dhe kombëtare dhe pështyn dhe shfaros çdo çdo zë kompetent , serioz, intelektual, duke e kthyer botën mediatike në botën e jashtqitjeve të këtij vendi, institucion që tashmë është peng i mafjes, grykësisë, tërbimit, pengmarrjes, gjobvënies dhe prostitucionit dhe interesave antishqiptare, njësoj si horrat që kërkoni t'ju nxirrni sytë. Kjo luftë kërmash të të njëjtit soj është e njëjta gjë si lufta e horrave të Shqipërisë që puthen dhe shqyen si bisha pa asnjë lloj skrupulli dhe humanizmi. Nëse rrjeti do të vendoste një çmim si " jashtëqitja e medias", besoj se do të kishe gjithë mbështetjen e shqiptarëve i nderuar gazetaruc
Komentuesi Rezi te lumte dora se ja ke permbledhur ketoj plehre shume mire .. Nje bravo te madhe ..se kete plehren e hysniut vetem gelbazat ne fytyre e drejtojne...
Komentuesi Rezi te lumte dora se ja ke permbledhur ketoj plehre shume mire .. Nje bravo te madhe ..se kete plehren e hysniut vetem gelbazat ne fytyre e drejtojne...
O ju robqira qe shani Bushatin jeni aq shkerdhata sa jeni gati te vdisni me kancer si kurva duke bertit rrofte Rama dhe fajin e ka Saliu. Popull kari
Bushati vëren me të drejtë se Rilindja e gjeti këtë gjëndje te mjekësia, por nuk bëri asgjë për ta përmirësuar. Dhe normal: Me biba si Manastirliu dhe Koçiu do u bëka mjekësia?! Që nuk e njohin fare sektorin! Apo me zv/kryeministra dhe ministra si Ahmetaj dhe Tahiri?! Kush i vuri këta në krye të punëve? Sa për saktësim Emanuel Tod nuk është gjeograf, por demograf! Dhe e dyta thuhet "monstër" dhe jo "mostër" që ka tjetër kuptim. Sidoqoftë problemi qëndron te Rama. Peshë e lehtë dhe pa autoritet për tê bërê kryeministrin.
Tregetaret e vdekjes linden qe ne kohen e bushatllinjeve, vazhduan me kundershtimin e Ali Pashe Tepelenes e pastaj ne kohen e Enverit ben kerdine: sot ngrene kembet perpjet e doren posht si Andi !
Ate maskarallek qe e filloj sala duke caktuar si minister shendetesie nje kovac, e vazhdoj me me zell edi duke e drejtuar mjeksine me njerez pa asnje lidhje me shendetesine dhe pa asnje eksperience ne ate fushe. Me sa duket shkaterrimi i sistemit shendetesor vazhdoj me ritme me te shpejta keto 10 vitet e fundit. Reforma ne shendetesi eshte e domosdoshme per te sheptuar sa me shume nga ky sitem kriminal qe kemi sot. Se pari reforma nenkupton drejtuesit e tij, e pastaj nje qilizem e forte.