Ka disa kohë që po shfaqen në publik si zëdhënës të SPAK disa portale apo emra gazetarësh, duke ju referuar vazhdimisht burimeve të SPAK për dosje nën hetim, për persona nën hetim, për persona që do ndalohen apo do shpallen në kërkim.
Nuk është se kanë ndonjë ndikim në opinion, po përdoren herë pas herë për luftëra të brendshme politike në PS dhe PD, dhe pse jo ndonjëherë dhe nga grup kriminale, të cilët kërcënojnë “njëri tjetrin’ me “zëdhënësit” e SPAK.
Sot SPAK ka bërë një gjest që duhet ta bënte me kohë dhe duhet at bëj vazhdimisht sa herë që dikush I referohet burimeve të SPAK, për spekulime të tilla.
SPAK është një institucion I cili ka peshë të madhe në opinion publik dhe ndjeshmëria për referimin ndaj SPAK është e madhe. Kjo nuk është meritë e sharlatanëve që i referohen, por meritë e autoritetit të SPAK.
Skandalet me dosjet që bëhen publike, sidomos me përgjimet është ana më e errët e institucionit të prokurorisë në Shqipëri, ku më shumë dëmtohen ata që u bëhet gjyq popullor duke mos qenë objekt hetimi, por përfshihen në përgjime me të hetuarit, se sa vet ata që hetohen.
Dhe gjithmonë referenca është “dosja e SPAK”, “dosja e prokurorit”, etj..
E dimë që shpesh nuk janë ata burimi, por SPAK duhet të vendos një standard dhe në këtë pikë.
Dhe standardi është që sa herë ndonjë gazetar apo dhe anonimët që vënë gjoba në emër ët SPAK, I referohen burimeve jo zyrtare të SPAK ata të bëjnë sqarim publik që është spekulim. Dhe akoma më tepër sa herë dosjet e SPAK dalin në publik të nisi hetim ndaj tyre.
Hetim ndaj prokurorit dosjes, avokatit klientit, gjykatësit, e kujtdo që e ka prekur me dorë.
Kjo shëmtia që tani në Shqipëri ka më shumë zëdhënës SPAK nëpër portale dhe akoma nuk ja di emrin zëdhënësit zyrtar të SPAK duhet të marr fund.
Dhe duke qenë se shumë nga ne, e dimë se si marrin pare dhe nga personat nën hetim nga SPAK që i kanë gati si drejtorë portalesh, është dhe më shumë neveri.
Serioziteti I SPAK dhe autoriteti I madh publik I tij nuk mund të përdoret as për gjueti shtrigash nga klanet politike përmes mercenarëve në media, dhe as nga grupe kriminale, me zëdhënës të tyre po në media. SPAK duhet të ketë përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë të mos lërë autoritetin e tij rrugëve që të keqpërdoret nga njerëz që në shumicë të rasteve janë dhe duhet të jenë objekt I hetimeve të tij.
Nga ana tjetër është e vërtet që një gazetar nuk duhet të jap llogari për burimet e tij, kur ato kanë interes publik dhe kur interesi publik dominon atë personal. Por këtu nuk jemi në atë rast. Këtu jemi në rastin kur spekulohet duke cituar një burim që në fakt nuk është burimi. Dhe kemi dy krime, njërën që keqpërdorin emrin e SPAK dhe autoritetin e tij dhe tjetra që mashtrojnë me qëllim çka përbën vepër penale.
Lini një Përgjigje