Nga Hasan Bello
Edhe pse kanë kaluar njëqind vjet nga qershori i 1924 ende dhe sot e kësaj dite nuk ka një konsensus nga historianët dhe studiuesit sesi duhen përkufizuar këto ngjarje. Kjo ka ardhur për shkak të ideologjizimit dhe indoktrinimit komunist, sepse në vetvete ky problem është shumë i qartë.
Në shkencën politike, një revolucion është një transformim i shpejtë, themelor i strukturave shtetërore, klasore, etnike ose fetare të një shoqërie. Nisur nga këto premisa është shumë e vështirë që ngjarjet e vitit 1924 dhe koha tepër e shkurtër gjashtëmujore e qeverisë së Fan Nolit të konsiderohet si një revolucion.
Atëherë lind pyetja, kush dhe pse i quajti revolucion ngjarjet e vitit 1924? Dhe çfarë ishin në të vërtetë ato?
Sipas burimeve dokumentare, memorialistikës dhe shtypit të viteve 20-30-të koncepti revolucion për ngjarjet e vitit 1924 është përdorur fillimisht jo nga të gjithë protagonistët e kohës. Por vetëm nga një rreth tepër i ngushtë i nolistëve, të cilët kishin filluar të shfaqnin haptazi tendenca majtiste dhe anarshiste, duke marrë si model jehonën dhe ndikimin që kishte pasur tek ata dhe kudo në botë Revolucioni Bolshevik i Tetorit 1917 në Bashkimin Sovjetik. Për këtë arsye, nga tetë anëtarë që përbëhej kabineti i Nolit, vetëm dy prej tyre, ai dhe ministri i Arsimit, Stavro Vinjau e kanë përdorur termin revolucion. Pjesa tjetër e ministrave, të cilët për hirë të së vërtetës kishin përgatitur terrenin dhe realizuan de facto këto ngjarje, as nuk u nisën për të bërë dhe as nuk donin zhvillimin e një revolucioni në shtetin shqiptar.
Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ata vinin nga shtresa të larta të shoqërisë shqiptare në kuptimin pasuror ose nga radhët e ushtrisë. Madje, përpjekja e Nolit dhe e anëtarëve të Shoqërisë “Bashkimi” për reforma radikale krijoi një situatë konfrontimi në kabinetin qeveritar. Për këtë arsye, bashkëpunëtorët më të ngushtë të Nolit, duke përfshirë ministrin e Jashtëm, Sulejman Delvinën, ministrin e Luftës, Kasem Qafëzezin dhe ministrin e Brendshëm, Rexhep Shalën morën masa për të organizuar një tjetër grusht shteti për ta rrëzuar atë si kryeministër. Por kjo nuk u realizua për shkak të kohës së pamjaftueshme dhe precipitimit të ngjarjeve.
Pra, si mund të kemi një revolucion kur gjashtë nga tetë anëtarët e kabinetit qeveritar ishin kundër? Megjithatë, për arsye pragmatike e propagandistike në diskursin publik dhe publicistik edhe pas largimit nga Shqipëria, Fan Noli, ithtarët e tij dhe ish-anëtarët e organizatës “Bashkimi”, të cilët kaluan hapur në mbështetje të lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe Kominternit i konsideruan ngjarjet e qershorit 1924 si revolucion. Në të vërtetë, parë nga këndvështrimi i zhvillimeve politike që ndodhën në Shqipëri dhe Ballkan pas vitit 1944, ai ishte një eksperimet social ose, më saktë, një provë gjenerale për atë që ndodhi njëzet vite më vonë.
Për shkak se në gjuhën e përditshme Noli dhe ithtarët e tij me tendenca komuniste përdornin termin revolucion kur ishin në qeveri, disa diplomatë të huaj në relacionet e tyre për ministritë e jashtme kanë përdorur të njëjtin term. Duke u nisur nga ky precedent, ndonjë historian shqiptar e përdor këtë si argument për t`i mbushur mendjen studiuesve se me të vërtetë ai ishte revolucion. Në fakt është pjesë e protokollit zyrtar që një diplomat t`i referohet një ngjarje me termat që përdor autoriteti (shteti, qeveria, MPJ) i vendit përkatës. Më pas ai jep vlerësime nëse pretendimet e ngritura nga to qëndrojnë realisht ose jo. Ky konstatim vihet re në raportet e diplomatëve britanikë dhe amerikanë që kanë shërbyer gjatë vitit 1924 në Shqipëri.
Për të ruajtur koherencën ideologjike koncepti revolucion për ngjarjet e 1924 u përdor edhe nga historiografia komuniste pas 1944 dhe në diskursin publik nga E. Hoxha apo drejtues të tjerë. Kjo vijon edhe sot kur janë botuar dhjetra libra studimorë, memorialistikë, dokumentarë etj. Por në të vërtetë a ishte revolucion rrëzimi i një qeverie legjitime, duke përdorur dy garnizone të ushtrisë dhe një pjesë të popullsisë së armatosur që ishte nxitur nga opozita?
Pas leximeve dhe refleksioneve të shumta, diskutimeve me kolegë dhe persona të ndryshëm, personalisht mendoj që këto ngjarje ishin një grusht klasik shteti i ndërthurur me kryengritje të armatosur nga një pjesë e popullsisë.
Në çdo manual të grushteve të shtetit, në momentin që ushtria ngrihet kundër pushtetit ekzekutiv për ta rrëzuar me dhunë, nuk ka më hapësirë për ta interpretuar atë si revolucion, aq më pak revolucion demokratik. Në fund të fundit këtë e ka pranuar dhe sqaruar edhe vetë Fan Noli kur ngjarjet e 1924 i ka quajtur “coup d`etat” (grusht shteti).
Fiks
Po, moj Flutur, Fiks fare: Ne Shqiperi ndodhin mrekullira: me Revolucionin Demokratik te Dhjetorit 1990 rrezuam diktaturen komuniste te Enver Hoxhes dhe po jetojme Diktaturen feudale te Ahmet Zogut me pasardhesit e tij: Sali Berisha dhe Edwin Rama.
Noli kaur ,,,dy vjet ne shqipri ,,,me 80% myslyman do bente revolucion ,,, haha
Nuk jam dakord! Pikë.
Fol or Paskal Milo vëllai, çfarë thotë ky? Sepse ky po na përmbys ato që na ke mësuar t'i dhe që shoku Enver ti ka mësuar ty. Them të flasësh për faktin se këtu je jashtë çështjeve që kanë të bëjnë me grekun, po të qe fjala për Himarën, nuk t'a kërkoj të flasësh, sepse e di që për të nuk flet ti. Je historian dhe patriot i madh zotrote. Edhe sot që rrojmë në demokraci dhe gjithkujt i janë hapur sytë, ti vazhdon me bindjet e tua Enveriste, se edhe marrja e pushtetit me dhunë na qënkësh revolucion. Vetë Noli e pranon si grusht shteti, ti jo, për ty dhe doktrinën tënde "shkencore" është revolucion. Por të mos zgjatemi, Autorit të shkrimit i jemi mirënjohës për trajtimin shkencor për përcaktimin si grusht shteti të atij akti historik të turpshëm, ku një grusht njerëzish muarën pushtetin me dhunë. E mori dhe Berisha nja 5 a 6 orë me dhunë kryeministrinë 74 vjet më vonë dhe ishit po ju që me të drejtë e klasifikuat grusht shteti. Por për historianin e ndritur Milo, dhuna që sjell në pushtet Milon quhet revolucion, ajo që e rrëzon nga pushteti quhet grusht shteti! Ata që mbrojnë shenjtërinë e votës nga duhet të dalë një pushtet në demokraci, i treguan vëndin Berishës, gjë që shokun Milo e lumturoi shumë. Edhe sot Milo e do shumë Kështjellën e Lirisë përtej Atlantikut, sepse e di që Berisha është gjallë dhe mund t'ja tregojë qejfin Milos, me atë formë që po ashtu si Milo, kur ja do puna të vijë në pushtet Berisha e quan Revolucion, dhe kur duan t'a largojnë me forcë e quan puç, pra grusht shteti. Sa të lezetshëm jeni ju mbeturinat komuniste!!!!
Hasani eshte nga ata qe i thurin lavde Haxhi Qamilit, nje islamik deshtak qe fale politikes ka arritur aty ku eshte. Revolucioni i Qershorit ishte antifeudal dhe perparimtar.
HASAN BELLO - student ne Universitetin e Arteve të Bukura Arkitekt Sinani (Mimar Sinan Güzel Sanatlar Universitesi), Fusha e studimeve: Historia e Rilindjes Kombëtare; marrëdhëniet shqiptaro-osmane; marrëdhëniet shqiptaro-turke; historia e Pavarësisë dhe e Konsolidimit të Shtetit Shqiptar nga diktatori lexhendar Ahmet bej Zogolli. I punesuar ne Institutin e Historse se Shqiperise nga akademiku zogist Beqir Meta.
Ja dhe nje me emrin Hasan na duhesh,per te percaktuar definicione historike levizjesh.Ne nje vend,qe sundohesh lart dhe poshte nga mentaliteti i nje talibanizmi te thelle osman,i nje sistemi skllavopronar,levizja e Nolit ishte me shume se revolucion,nje perpjekje dhe levizje teper e vecante,per ta trajtuar,shqiptarin si njeri,nje hap drejt asaj,per tu ndjere europian.Por megjithe qellimet dhe perpjekjet e medha per te realizuar kete,kjo do te mbetesh,ne nje aksion utopik,mbasi sic e thote dhe hasani,me lart ai dhe shumicen e ministrave i kish turkoshak 24 karat,qe do te mbysnin ahere dhe vazhdojne ta mbysin dhe tani,cdo drejtim europian .Dhe mbreti Zog,qe erdhi me vone i paisur me zgjuaresi,trimeri dhe formim europian, deshtoi,ne reformen bujqesore,per t ja kufizuar token bejlereve,per t i dhene nje pjese te saj fshatareve skllever.
KUC ESHTE KI KARI MO??????C RENDESI KA NE ISHTE APO S ISHTE REVOLUCION ......... E DO GJISEM REVOLUCION ?????E GEZOFSH .....C.NRYSHIM DO KISHTE ???????NJE MUT SI PUNA JOTE OSE ATYRE QE SHANIN SPIROPALIN PSE E LAVDERONTE FAN NOLIN....QE VERTET PER NGA MADHESIA DHE PROBLEMEVE,,APO E ZHANREVE TE THEMI QE KA ELABURUAR ESHTE GJENI E SHKUAR GJENIUT.......UNIK JO VETEM NE SHQIPERI......
Ne Dibër kendohej një kënge..................................................... Or Fanol or faqezi/ Done me ba Shqipnin duhi(furtune)/ Gurakuq e katolik,/ T'janë ba krahe edhe mike/ Tanë Parine me e fikë/ Me ba Shqipnin BOLSHEVIK. Rastsia fanoliane vazhdone............................................................. Nji dibrane ne kopsht tui knue(Z.H.) / Vete Fanoli n'alt n'rruge tui ngjue/ Gurakuqit ja shkeli syne/ Ushtria mbrapa nuk piptine. Knone dibrani n'qejf te vete/ Ora e lige festen ja pret(denimin) Bane kryq Prifti knuesi me pushue/ E fjalte e kanges kush mos me i ngjue/ Zana e Malit shqipe afrue/ Jep force dibranit ma forte me knue/ Sikur vena qe shperthene kapak/ Bertet Fanoli:-or superdhjak/ Ne çliturgji je pregatit/ Me knue kange qe t'bajne gush n'fyt/ Ngrihet dibrani e ka shikue/ Nji burre shushman e te parrue/ Nji taborr pas tij rreshtue/ Ndante Kanun e kurre friksue/ -Tunjatjeta i ka thane zotni/ Fole pa nerva se jame njeri/ E para e punes me u prezantue/ Me dhane vlere vetes se je i nderua/ E dyta sjellje me nderue vendin/ Me u ule rrafsh e shtrue problemin/ Prifti i nxehur veç doren lue/ Kater xhandar e kane rrethue/ Me grraba kali e kane godite/ Lidhe ja kane lakun ne fyt/ Tek mani i Dines zhvesh n'gjyse e larte/ Lidhun e rrahin me litar te lagte/ Liro shterngo lakun ne fyte/ Ku ndodhet Dinja kerkojne me dite/ Kurti i Bogjoit krejt jane afrue/ Ushtri e madhe s'munde me ndihmue/ Selman Kurti i hipen kalit/ Fluturon si shqipja e malit/ Vazhdon/ ndodhi e vertete
More paskemi njerèz tè çmuar si ky Sahani qè na shpjegon historinè dhe atè nga mè tè mirat, siç èshtè ajo kur "Opinga" nèn drejtimin e F:S.Nolit shqipètarin e Madh pèrparimtarè me prirje tè jashtèzakonshme nè tè gjitha fushat e jetès kulturore, artistike, politike, dipllomatike e patriotike! Mua nuk mè shqetèson qèllimi keqdashès i kètijè truthari por, èshtè pèr tè ardhur vèrtetè keq qè me rastin e 100 vjetorit tè Revolucionit tè Qershorit nuk ka asnjè pèrkujtimore, as nga Politika e as nga Akademia e Shkencave dhe lejohet qèllimisht kèta sahanèt tè poshtèrojnè dèshirat e shqipètarève pèr Liri dhe demokraci. Poshtè Satrapi!!!
Shumica nuk e ka kuptuar Frrokun ose me mire nuk e kane lexuar fare shkrimin e tij. O sa mire me qen Shqiptar therritnin kafshet qe as vete nuk e kuptojne e te ishte mire rrinin ne vend te vetin e nuk mernin rruget e europes.Ishte turp kir shikoje kurvat e ekraneve qe rendom quhen moderatore qe hiqeshin patriote e kendonin kengen e Adem Jasharit,bile njera thoshte me emocionon kjo kenge,e jo me larg para dhjete ditesh shullohej plazheve te Greqise.Njerez te peshtire qe mbanin nje flamur ne dore e mendonin se po impresionojn europen qe i njeh mire sa duan Atdheun,i kane mbush kampet e Frances e Gjermanisesi azilante, ishin qytetaret e vendit me te varfer ne europe qe benin patriotin,sa kthehen ne Shqiperi hane njeri tjetrin,kam shetit europen po nuk kam pare popull me te dodet e te keq,mjafton nje prove,dilni rrugeve te Tiranes e kaloni vijat e bardha e do shikosh se si te bejne cope patriotet e komenteve.Lexoni lajmet per doktoret se si operonin njerezit per para duke i shpikur e semundje kot.Kta jane patriotet Shqiptare.
Pse o te uruar* nuk ma pranoni komentin?! *Dhimbie e madhe Popull* me -Guri Naimit D.
I nderuar -M'hill Lepusha me te lumte -per kete koment *me medje atdhetare *sa shkruani...per ate ngjarien- nga te parat Histirike te vendi tone-me *Revolucionin e Qershorit 1924 me F.S.Nolin-Kryefjale .Po ashtu, drejt=kritikon autoritet e vendit, sa drejtuesit shoqatave atdhetare,qe nuk bene asnje aktivitet per kete ngjarie te shenuar te historise se popullit Tone. Po *Historia*nuk harron! ....Me ju *Dhimbia e Madhe POPULL- Guri Naimit D.