Për Priftin, politikanin, poetin, shkrimtarin, përkthyesin, publicistin, polemistin, muzikantin, folkloristin Fan Noli mund të nisim të flasim tani, të vazhdojmë me ditë e netë, dhe të mos mbarojmë kurrë.
Të themi dy fjalë duke e parë nga një kënd i veçantë, nga këndi i të qënit viktimë, që mes tjerash, Noli sigurisht qe'.
Duke harruar se ishte Prift, dhe para tij nuk duhet të bëjmë asgjë tjetër veçse të rrëfehemi për gjithçka që bëjmë ose nuk bëjmë, sot e kësaj dite vazhdojmë të merremi me Nolin si me çdo vdekëtar të rëndomtë, duke i vënë në dukje gabime e të meta nga më të çuditshmet që kur i dëgjon apo lexon të merret fryma nga habia.
Noli kreu punë të mëdha për qëllime të larta. Aq të shumta, sa nuk numërohen. Dhe, si i tillë, nuk mund të mos vuante pasojat e sportit më të dashur dhe më të dëmshëm, më autodestruktiv, që shqiptarët historikisht praktikojnë me zell të madh: baltosjen e më të mirëve dhe më të mëdhenjve të vet.
Noli është viktimë i një arketipi apo një klisheje, që u krijua, kultivua, u vadit, prashit, krasit, me kujdes të madh nga Diktatura, që të madhin Nol e paraqiste pakashumë si njeri i shquar, progresist, deridiku pozitiv, por që në fund të fundit mbeti jo më tepër se një prift, një i paqartë ideologjikisht, që edhe bëri ndonjë gjë të mirë, por më tepër gaboi, se i mëdyshur qe.
S'ka gjë më qesharake dhe më dramatike në historinë tonë se gjykimi i përciptë që i bëjmë të mëdhenjve, veçanërisht Priftit tonë të ndritur, Fan Nolit.
Të gjithë kritizerët e kudondodhur ishin dhe janë të pakënaqur nga Noli:
Të palumtur prej Nolit janë sot e kësaj dite klerikët, sipas të cilëve, një prift nuk mundet, as nuk duhet, të merret me politikë.
Po ashtu të tjerë të palumtur me Nolin janë politikanët. Këta për arsyen e kundërt: sepse, sipas tyre, nuk mund të jesh' politikan i mirë, për më tepër progresist, duke qënë dhe prift sado i përkushtuar.
Ose tjetra, disa prej kritizerëve ia zënë Nolit për të madhe pse për të mbijetuar pranoi diçka nga Mbreti i vendit të vet. Dhe kush e kur e thotë këtë?! Ca që sot e gjithë ditën i vënë zjarrin Shqipërisë për pesë lek.
Deri edhe pse i binte fyellit ja llogarisin për krim viktimës së ndritur, Nolit.
Kaq e përhapur është kjo dukuri ndër ne, sa përtej modestisë, edhe mua tek flas, tani më ngrin gjaku kur mendoj se mund të them ndonjë gjë që kritizerëve u duket gabim.
Fan Noli e vuajti gjatë gjithë jetës gjykimin e përciptë që i bënin inferiorët. Çka ishte deridiku e kuptueshme për shkak të vlerësimit të pjesshëm nënvlerësues që zakonisht inferiorët aplikojnë ndaj të mëdhejve, për të cilin nënvlerësim natyrisht Noli ishte koshient, dhe me siguri në një farë mase ngushëllohej duke e pranuar si një të keqe të paevitueshme, por si tmerrësisht i ndjeshëm që ishte, prapseprapë vuante.
Jo po këtë e bëri mirë e këtë e bëri keq, këtë duhej ta bënte kështu e atë ashtu, janë lajthitje që s'është mirë t'i dëgjosh apo lexosh se luan mendsh.
Noli mund të analizohet, komentohet, vargjet, proza dhe përkthimet e Tij të mësohen përmendësh, por nuk mund të gjykohet apo korrektohet.
Nuk mund të gjykohet vigani që gjykatës suprem, sovran, Mbinjeri, ishte vetë.
Ta gjykosh Nolin është po aq absurde sa, për shembull, t'i hysh e të kërkosh e të gjesh përgjigje për pyetjen e hazdisur të Lasgushit: Pa më thoni cilët vallë, redaktojnë redaktorët? Apo për të marrë një tjetër shembull nga aktualiteti, të bësh pyetjen: Cili SPAK vigjëlon SPAK-un ? Çka është një lajthitje në themel.
Fan Noli ishte i mbyllur dhe i pafundëm si Universi, si ekzistenca, si jeta, që edhe kur është anekënd e hidhur, është gjithmonë e dashur.
Si i tillë, Noli nuk mund të kishte kufizime meskine, banale, nga ato që kritizerët mediokër i vënë në dukje.
Jo me hazretin Lenin të takohej, por edhe me kinezët, kongolezët, eskimezët, po deshe edhe me piratët e detit, apo dhe me kanibalët e xhunglës, madje dhe me djallin e Ferrit të takohej e të negocionte për Shqipërinë do bënte shumë mirë.
Noli, bashkë më ndonjë ëndërrtar tjetër si Luigj Gurakuqi, janë themeluesit e të majtës moderne shqiptare. Historia e të majtës shqiptare nuk nis me instalimin e diktatures komuniste. Ajo ishte një shkëputje tragjike brenda logjikës gjeopolitike të kohës.
Noli ishtë përfaqësuesi i parë i vegjelisë në arenën politike shqiptare. Ai sigurisht nuk e çrrënjosi feudalizmin, nuk bëri dot reformë radikale agrare dhe administrative, nuk e vendosi dot demokracinë, por ekzistenca e tij e parakohshme në skenën politike dhe publike shqiptare ishte e ngjashme më atë të një ylli, dritën e të cilit e shohim vite e vite më vonë.
Noli e dëshmoi me punë dhe produkt se ishte më i madhi, më i ndrituri, nga të gjithë. Një fjalë latine thotë: Kush është i squtë, e di vetë. Noli nuk mund të ishte përjashtim i këtij rregulli. Dhe as e fshihte se e dinte sa i lartë ishte. Për shembull, një dëshmi të qartë lidhur me sa i lartë dhe i vetmuar qe', na e rrëfen vetë kur thotë pakashumë këtë: Ndonjëherë i afrohem pasqyrës për ta puthur në ballë njeriun më të madh që njoh, veten time.
Heremiti Noli, si gjithë të mëdhenjtë e truallit të Skënderbeut, jetoi ngushtë, jetoi keq, ndonjëherë thjesht mbijetoi, dhe vuajti. Por falë kontributit kolosal që dha, nuk u harrua, mbeti dhe kujtohet, nderohet. Me lavdinë e supermerituar të Nolit mburren dhe krenohen të gjithë shqiptarët të çdo besimi politik apo religjioz që kanë.
Nga ana tjetër, kritizerët trukokallë, bënë edhe ata ndonjë punë, si dhe hëngrën e pinë, gromësinw, u majmën. Por, u harruan pa nam e nishan. Prej zevzekëve s'mbeti asgjë që t'ja vlejë të kujtohet, e aq më pak, nderohet.
Maratonomaku Noli ishte një njeri i madh, një i çartallosur bukur, një përbindësh i shenjtë, dashuror i fandaksur, patriot i hardallosur, estetizant i dalldisur, altruist i pashërueshëm, viktimë e ndritur e rrethanave të kohrave, kalorës i vrenjtur i vetmuar, pa Rosinant, Dylqinjë, Sanço Pançë, dëshmor i pakontestueshëm që u shkri për të mirën e vendit të vet, të cilit i dha gjithçka dhe nuk i mori asgjë, dhe, si i tillë, për Viganin tonë viktimë, asnjë lëvdatë nuk është e tepërt.
*Fjala e ministres Elisa Spiropali në aktivitetin e organizuar nga Akademia e Studimeve Shqiptare.
Shume I bukur fjalimi urime nga zemra
Uroj që Elisa ta ketë shkruar vetë këtë fjalim. Them kështu se vërtet e ka qarë!
" Noli është viktimë i një arketipi apo një klisheje, që u krijua, kultivua, u vadit, prashit, krasit, me kujdes të madh nga Diktatura, që të madhin Nol e paraqiste pakashumë si njeri i shquar, progresist, deridiku pozitiv, por që në fund të fundit mbeti jo më tepër se një prift, një i paqartë ideologjikisht, që edhe bëri ndonjë gjë të mirë, por më tepër gaboi, se i mëdyshur qe." Për Laraskën Spiropali: Me shkollat dhe dijet e pakëta që ke ti zonjëz dhe shumë të tjera si ti, bëni mirë të merreni me ato punë që dini të bëni më mirë, domethënë me tendera, PPP e konçesione dhe të mbushni thasët me euro, dhe jo të na jepni mësime për Nolin e Madh. Askund në librat e historisë, të letërsisë apo fjalimet politike, të para 1990, Noli nuk është vlerësuar ashtu siç përpiqesh të mashtrosh sot brezin e ri, të paedukuar dhe me një moral të mjerë individual e shoqëror. Prandaj, zonjëz nazemadhe, fjalëshumë dhe punëvogël, merru me ato punëra që të përmenda më sipër. Ky është misioni yt dhe i " misionarëve " të sotëm politikë të të gjithë krahëve.
Elisa po ben si Ilir Meta me Celtik... Elisa versus Monika... Mbase i ka filluar hetimi pasuror???
Shko mor idiot! Po na bën dhe humor palé. E gjete vendin.
Veçse me një ndryshim fare "të vockël" o Luan , ndersa Çeltiku i Metës ishte skocez ! , Fan Noli i Spiropalit , është vigan i Shqipërisë , ndersa ti , nuk je luan , por milingonë .
Mire e ka zonja Elisa por duhet ti thoshte edhe nga dy fjale per ca surreter te Janullatosit qe guxojne e na e shajne Nolin, ne kishen qe vet Noli ndertoi
Mire e thua, asnje fjale te veteme per Janulltoset qe duane ta çrrenjosin bga Kishat shqiptare!
Nuk e lexova shkrimin por e shikoj qe ke harxhuar shume kohe , ti me mëndjen tënde thua se ke talent dhe ne ketë fushë por edhe nqs ke kujt i hyn në pune shkrimi i nje hajduteje që ha lekët e fituara padrejtesisht nga burri i saj që ha leket nga ato pisqllëqet qe ka bere kur kishte në varësi doganat e plot e plot … Fajin e keni ju qe e nxirni ketu , le te lypset andej lart me benetin a bubecin si ja thone emrit atij njeriut me 10 flamuj.
Qirje Kaon. Ae di që KAON do të thotë KANIN? A mos vallë Ti (Ju) jeni nga Kanina madhështore e Labërisë? Nuk e besoj. Përse thua "nuk e lexova shkrimin", dhe më tej vazhdon dhe e komenton me fjalorin tënd mizerabël e të pa edukatë, kur flet për një ZONJË? A mos vallë ja ke shitur shpirtin DJALLIT që në vegjëlinë tënde? Mos ki drojë, rrëfeu. Përse flet e shkruan SHQIP, dhe flet me urrejtje kundër vajzave e djemve që punojnë për Shqipërinë? Nëse Ti (Ju) e dini që Zonja që ka folur (të vërtetën) për imzot Theofanin, është një plaçkitëse e djersës së popullit denoncoje në zyrat e Drejtësisë. Do të të falënderojmë. Zoti Kaon, që sigurisht nuk je as nga Kanina dhe as kaon. Ti (Ju) nuk e di (se nuk i kupton dot këto Punë) se koanët janë labët e Kaninës dhe të Labërisë (kur Megaqyteti antik KANINë lulëzonte disa mijra vite më parë, dhe i dha këtë emër zonës). Qirje Kaon. Nuk është e vështirë të kuptosh se kush je, se ç'brum je e se përse flet kështu. Unë nuk e njoh fare zonjën Spiropali (përveçse nga TV), por në analizën për Nolin ka ligjëruar të vërtetën. Nëse Ti (Ju) ke gjë për të thënë për këtë GJË (për shkrimin e zj. Spiropali), thuaje ashtu siç e mendon (me edukatë), por nuk ke se përse të ofendosh një zonjë, duke u mëshyer mbas emrit fisnik lab KAON. Harram të qoftë qumështi i Nënës tënde (të nderuar) shqiptare. Lypsur qofsh, o njeri i paedukatë, me dy a më shumë flamurë.
Për Kaonian . Sigurisht që nuk e lexove , të besoj , me aq mënd sa ke ti , nuk mund të përtypësh shkrime të kësaj lartësie . E pastaj , Spiropali , të jesh e sigurt , që nuk e ka shkruar këtë fjalim për militantët e Sali qoftëlargut , që janë injorantë e analfabetë . Sa për të ligat apo hajdutlliqet e Spiropalit , ka një prokurori e gjykatë që nuk ja përton të hetojë e të të ngjeshë brenda , pa pyetur fare se kush je . Meqenëse, pak a shumë e njof Elisën dhe për ta njohur edhe ti , por edhe militantë të tjerë që dyshojnë , a vallë e ka bërë vetë Elisa këtë fjalim , po ju tregoj si e njof unë ministren : Elisa , jo vetëm që I bën vetë fjalimet , por ja pregatit edhe ndonjë tjetri fjalimet në parlament . Elisa ka mbaruar filloren , 8 vjeçaren dhe të mesmen me të gjitha dhjeta , me medalje ari . Duke qenë e shkëlqyer në mësime fitoi të drejtë studimi për në SHBA . Studimet e larta i kreu aty shkëlqyeshëm , mbaroi edhe dy mastera . Atëherë, si thoni ju , vetë e ka bërë fjalimin për Nolin , apo ja kanë bërë të tjerët ?! Po fjalimet pa letër në parlament , ku Saliu nuk di ku të futet , kush ja pregatit ?
Theofan Mavromati ,,Noli ishte prift ,,papa ,,,per te gjith ,,,me turq e me kaur ,,,,,apo ishte vetem per ,,kauret ,,,,orthodhokset ,,,???
Nolit nuk i vini as te thembrat ju hajdute ordinere. Ne gojen tuaj Noli behet pis. Si nuk turperohesh, kur ne mendjen tende delirante ben mes rrjeshtash paralelizma.. Noli pranoi nje pension nga kundershtri i tij, ne kushtet e nje shendeti tmerresisht te renduar, kurse ju keni pire gjakun dhe keni rrjepur lekuren e shqiptareve, ketyre sklleverveve modern.
Mbeti Noli ne dore apo ne fjale te PaliSpiros! me shoqe e shoke “Patriote”?? Per Nolin vetem Perendia mund te flase, apo ankohet… gjithe te tjret jane nje Hic para Tij, edhe i vdekur.
Zonja Spiropali shumë mire keni folur nje patriot të madh si FAN NOLI, por kujdes po nuk votuat per heqjen e mandatit të SALI karaxhiçit ne jemi shumë që kemi votuar gjimon PS kini Kujdes se nuk vemi fare të votojmë. Prandaj kujdes. KY është premtim.
Kot je lodhur,me dy fjale mund te pershkruaje se cilet jane urr yesit pathologjike te Nolit te madh si prift, Kristian orthodhox apo dhe politikan: muslimon brother's, pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit. Normal per nje hale islamikesh.... gezuar ramazonin party.
Hiqjani pirunin nga bytha shoqes Spirokaripali shoke rripjellesa se ka filluar notin " bretkosë" me pengesa. Mire qe eshte bibë por kjo edhe ata/ato qe ngarkon ti bejne fjalimin I zgjedh më tranguj se kjo. Shoqja Spirokaripali shkruaj me mire per Skenderbeun e Surrelit se me ate je compatible per nga debilesia natyrale. Sna the sa kile ishte Noli? Fyçkë bordelli
Duhet të jesh krenar. Je tamam kontigjent i PeDeve, kontigjent burgu dhe llumi me një fjalë! PD-ist i vërtetë. Prandaj nuk keni për të ardhur kurrë në pushtet. Se mbani era mut. Edhe 15 vjet të tjera në opozitë do të rrini, deri sa të pëllcisni.
Goxha çentro qëndima por Theofanit t'i mbesë cilësimi q'i vikatet - si sirenat - ende këmborë , për të rënat pa të dytë apo ç'edhe rokoko për andër q'i ranë q'i përfolën borzilozilkat temianaromën e folenë për njollë n'kuadrat : Direk ish .
Duket se Noli eshte zgjedhur si subjekt nga zj. Spiropali , pikerisht per te ligjeruar si te vertete thenien " Cili SPAK vigjilon SPAK-un ? C'ka eshte nje lajthitje ne themel. " . Mos valle nepermjet Nolit ve paralele me protektorin e saj Rama. Gjithsesi nese flet per Nolin duhet ndare kontributi i tij ne letersi, perkthim ( shqiperim perfekt), oratori, ne themelimin e kishes autoqefale shqiptare ( me ndihmen e Zogut ) etj. me politikanin e deshtuar Noli, qe hypi ne pushtet me grusht shteti dhe u largua prej andej pasi nuk realizoi asnje premtim, perfshire edhe zgjedhjet e lira te premtuara brenda 3 muajve, si dhe fjalimit te bujshem ne Lidhjen e Kombeve me te cilin fuqite e medha I vune vulen largimit te tij, fjalim qe do ta kishte zili edhe Fidel Kastro apo Enver Hoxha.
Zonje e nderuar , ma shumefishove respektin qe kisha per ty . Rrofsh e qofsh me jete te gjate e te shendeteshme per te gjitha keto te verteta qe pa na i rikujton per te madhin e te pavdekeshmin Theofan Stilian Noli . Ne kohen dhe situatat e koklavitura qe jetojme , eshte e kuptueshme qe ke lene shume te tjera pa thene me gojen plot , por . . . , per gjithe sa thua , populli te kupton drejt dhe te pergezon ne menyre te vecante , duke te vecuar nga te gjithe lideret e tjere te politikes shqiptare ne kete tranzicion te sterzgjatur . Koha punon per shqiptaret dhe nuk do vonoje te thuhen troc e me gojen plot edhe shume merita te tjera te shen Nolit , qe jane vene nen trysni e censurohen brenda e jashte vendit .
Zoti "Emigranti" , prer ti gjykuar realisht njerezit dhe ngjarjet e ndodhura ne histori , duhen marre parasysh te gjitha rrethanat dhe faktoret pozitive e negative te lidhura direkt apo indirekt me subjektin qe vleresohet . Ne kohen qe Noli u be k/minister , Shqiperia ishte nje ferr u vertete , eshte fare pak ta quash mesjetar dhe njerezit e ditur e te ndritur ishin teeeeper te pakte , ashtu si faktoret e jashtem i kishte armiq per jete a vdekje . Ndaj nuk mund te kerkohej e pritej me shume prej tij .Ne krejt Ballkanin nuk kishte lindur asnje shtet demokratik , por njihej vetem absolutizmi monarkik . Bota kapitaliste ishte e gjitha nen ethe , sepse kishte lindur nje sistem i ri , ai komunist ne Rusine cariste . Pra , Shqiperia ishte e para qe po e prishte kete "rregull" .
Per Nolin nuk mjaftojne levdatat por te marrim dashurine e tije dhe ta pervehtesojme per kombin,per diturine dhe punen e palodhur per atdheun.Z.Spiropali ka bere nje pune te mire per te pasqyruar figuren brilante te FAN NOLIT, ketij prifti qe i tejkaloi kufijt e psalltit me politiken perparimtare te kohes,me krijimtarine letrare,me perkthimet e mrekullueshme te veprave botrore qe kultivuan me tej e me thelle gjuhen letrare shqipe,me pjesmarrje ne qarqet e larta te shtypit per mendimet brilante '' Bethoveni dhe Revolucioni Freng''., me pjesmarrjen direkte ne aktivitetin politik e shume drejtime te tjera . I jemi aq borxhellinj dhe perulemi para vepres se TIJE.
Ashtu sic pritej nga nje pene e nje mendje e zgjuar dhe intelektuale me kulture,eshte bere portretizimi real shume dimensional i imzot Fan Noli.Por vec nje tabuje ke rene viktime dhe ti,duke mos permendur kryesoren,qe sulmet e verbera dhe te pista,qe i behen heronjve tane kombetare,te trimerise,penes,humanizmit si Gjergj Kastriotit,Nene Terezes,Nolit,Naim Frasherit Konices etj,vijne nga trashegimia e bejlereve dhe haxhiqmilasve turkoshak,qe e shiten vendin dhe fene per turqine,dhe qe ishin nje mallkim per Shqiperine dhe se vete turku dhe tani risundojne kete vend,aty duke marre dhe tokat,qe ja dha dikur turku si shperblim,per tradhetine dhe egersine me te cilen i sherbyen ata dushmanit,Dhe ´´skenderbeu tend´´vazhdon te jete ne sherbim te sulltan erdogan.
Noli e mbylli jeten ne nje apartament te vogel ku mobilje kishte librat. Kjo eshte madheshtia e nje jete kushtuar dijes, perparimit te atdheut dhe sherbimit ndaj komunitetit. Ju te tjeret, qe s’i vini as tek gishti i kembes, i marshi me vete çantat firmato, fuori stradat dhe rezidencat “elitare”. Kur degjojne zerin origjinal te Nolit ne youtube, mallengjehen shqiptaret e vertete. Po juve kush do t’ua shikoje podcastet pas 50 vjetesh?
Dhe të krahasosh Agim Doçin me Nolin e madh. Dhe këtë e bën profesori tonë i nderuar Përparim Kabo, obobo. Gjyshja ime thoshte në kështu rastesh: hane Shane hane Bagdat”. E kuptoni të krahasosh, nuk ka asnjëderi tani të krahasuar me Nolin!
Vite me pare, per ndonje shkrim, tip ese te zj. Spiropali, jam shprehur - nivel i shkolles se mesme. Ky shkrim, me pelqeu shume, e perpiva. Ndoshta figura e Nolit poliedrik, e pare ne te gjitha kendet, veshtire se do rrokej ne nje shkrim shterues; sidoqofte shume bukur!
Leninit selam,ham.
Një pamflet i mrekullueshëm! Për një Njeri të jashtzakonshëm, në një kohë të turbullt në një ambient tepër armiqsorë! Noli dhe demokracia: Noli dhe feja: Noli dhe SHQIPËRIA! Theofan Stilian Nol nuk lind më.