
Dje lexova në media se miku im Agim Doçi po lufton me vdekjen. U trishtova shumë dhe mu kujtua dita e parë kur e njoha.
Ishte mbrëmje e ftohtë dhjetori e vitit 1994. Azem Hajdari më telefonoi dhe më tha se të nesërmen ishim të ftuar të dy si ish studentë dhjetori 90’ në përvjetorin që organizohej në Elbasan dhe së bashku me ne do merrte pjesë edhe Agim Doçi.
Do udhëtonim të tre sepse Azemin e quanin armik pasi Berisha e kishte përjashtuar nga grupi parlamentar, vetëm se Azemi kishte goditur me shpullë Sotirin rojen e PD.
Për në Elbasan u nisëm në ora 12:00 dhe rruga nuk u ndje fare për shkak të humorit që karakterizonte Agim Doçin.
Papritmas pa hyrë në qytet na ra goma e makinës dhe ngelëm mes rrugës.
Jashtë binte shi por ne duhej të dilnim dhe kërkonim ndihmë sepse ende nuk kishim celularë në ato vite.
Menjëherë sapo dolëm në rrugë kalimatrët njohën Azemin dhe filluan të afroheshin.
Papritmas u mblodhën me qindra dhe situata po elektrizohej aq sa Agim Doçi hipi mbi makinë dhe improvizoi nje fjalim të përzier me vargje poetike. Disa pleq u përlotën dhe Azemi e kapi situatën duke nxjerr megafonin duke improvizuar një nga fjalimet më të bukra në jetën e tij.
Në fund e mbylli fjalën duke e thënë:
“E shikoni këtë gomë të shpuar të makinës sime? Kjo mbledh më shumë popull se ministrat e Sali Berishës që po shkatrrojnë Shqipërinë”.
Mu kujtua kjo histori, kur shikoja në mbrëmje pamjet filmike të 10 halabakve që digjnin goma makinash para bashkisë duke kërkuar dorëheqjen e Erion Velisë.
30 vjet më parë goma e shpuar e Azemit dhe Agim Doçit mblidhte 300 herë më shumë se gjithë gomat e djegura të Sali Berishës para Bashkisë Tiranë.
Në fakt atëhere nuk ishte goma por shpresa për ndryshim, që mblidhte popullin në sheshe.
Sot edhe sikur të djegësh të gjitha gomat e Shqipërisë nuk ndez dot shpresën e njerzisë me kauzat e shkrumbuara të partisë.
Prandaj protestat para bashkisë janë më të voglat e historisë.
Njeriu që vrau shpresën përpara se të shkrumboj gomat, ka djegur kauzat dhe ka bëre aq shumë kilometra sa nuk duhen ndërruar vetëm gomat, disqet, vaji apo filtrat.
Thjesht “makina” e tij duhet çuar në varreza për skrap sepse është burim aksidentesh në gjithë rrugët e Shqipërisë.
Shume mire zoti Spahiu.Makina do çuar per skrap me gjithe te zotin e saj qe gerthet nga dritarja e banjos. Jemi demokrate por ama na ka merzitur me ate monotoni te fjalimeve te çdo darke. Na eshte bere si tellalli i Roskovecit.
Po ky kellira Krehnik Spahiu, nukl eshte gome e cpuar? Dhe ky beri nje parti njehere e nje kohe, dhe u ngrit perpjete per revolucion, po as President nuk e beri Ramuti. Se president zgjedh ata me te spikaturit, o idiot si Begaj, ose kriminel si like ngjala. As ne Haleance nuk e mori Ramuti o Kice
Shume bukur e ke mbyllur o Kuç e Zi veqse se bashku me makinen e Berishes per ne vorreza duhet te shkoni edhe ju lepirst e rregjimit te tij.Sa per historine qe na tregone nuk na the se kush e zevendesoi nga ju te tre gomen rezerve¿?
Ee Niku Niku e harrove qe e quajte veten dhe Saliun 2 heronjte e Shqiperise..
I vetri shkrim qe me pelqeu nga z.Spahiu!
Jo Kreshnik, jo se nuk kane mundesi te mbledhin njerez, por u leverdis te mbajne Ramen ne pushtet, se keshtu bejne qef,Rama ne pushtet e Sala ne opozite e pasurine nuk ua prek dot askush.
Ndalova te lexoj kur tha: « vetëm se Azemi kishte goditur me shpullë Sotirin rojen e PD.» Pavarsisht se nuk ka qene kjo arsyeja e vertete e perjashtimit te Azemit, fakti qe ai ka guditur rojen ne shpulle tregon shume per personazhin qe ka qene.
Po pra, kishte goditur me shpulle rojen e PD; Nuk kishte bere kushedi cfare ndonje gabim te madh. Ky shembull ngre lart pa dashur (nga ai) moralin e Berishes qe per kaq "gje te vogel" e ka perjashtuar. Del pastaj tek fjalimi "brilant" i nje krimineli sikur paskan patur rendesi fjalimet dhe batutat por jo se cfare grope i bene ketij vendi dhe keti populli.
Çfar zhgënjimi kur shikoj Metën që bredh maleve dhe studiove , kur kujtoj Hajdarin qe paskësh mbajtur fjalime "brilante" mbasi ka rrahur me shpulla Sotirin ! Çfar zhgënjimi, tek kush kemi besuar se do të implementimin (jetësonin) demokracinë në Shqipëri. Çfar zgjimi zhgënjyes prej ëndrrës për DEMOKRACI perëndimore.