Boomerangu i protestave anti-Veliaj

21 Qershor 2024, 18:26Blog TEMA
Boomerangu i protestave anti-Veliaj

Nga Andi Bushati

Protestat e PD përpara bashkisë, që sot në ditën e 13 të tyre vetëm konfirmuan grumbullimin e gjithnjë e më pak militantëve, do të ishte mirë të mbylleshin sa më parë. Që prej tre muajsh ato nuk arritën kurrë të ngrihen në nivelin që do të kërkonte denoncimi i një skeme grabitëse të pa imagjinueshme, si ajo që kishin ndërtuar Erion Veliaj me drejtorët e tij. Të këmbëngulësh me një kokfortësi donkishoteske, ti vazhdosh ato edhe në temperatura raskapitëse mbi 40 gradë e për më tepër nën indiferencën e një opinioni të kapluar nga ethet zemërdridhëse për kombëtaren, do të thotë ti biesh murit më kot me kokë.

Arsyet se përse protesta nuk ngjiti janë disa. Së pari, sa më shumë që regjimi i Tiranës merr trajtat e një diktarure, aq më e vështirë do të jetë që qytetarët të ndihen të lirë për ta demostruar publikisht zemëratën e tyre. Ata kanë të afërm në punë, halle me këtë administratë që i gjurmon me patronazhistë dhe nuk duan të rrezikojnë gjithçka përballë një shteti që i diferencon ata politikisht.

Së dyti, PD duket se nuk e ka as organizmin dhe as mundësitë për të luajtur njëkohësisht në dy fronte edhe paradite poshtë dritares së Veliajt edhe në mbrëmje poshtë ballkonit të Saliut. Për tu bindur për këtë mjafton të shohësh ata që marrin mikrofonin që janë dëshpërimisht të njëjtët.

Së treti, ndonëse shumëkush e kupton se ajo që ka ndodhur justifikonte që ti vihej flaka asaj godine krimi (ndryshe nga ç’predikojnë ambasadorët), ka pasur nga ata njërëz që nuk donin ti’a falnin këtë bonus PD. Sot mund të jesh 100% kundër birbove të bashkisë, pa qenë detyrimisht ndjekës i opozitës. Këtë ngërç duket se e kishin kuptuar edhe vetë organizatorët të cilët tentuan të kamuflohen pas “Aleancës për mbrojtjen e teatrit”, por këtë dredhi nuk e hëngri askush.

Mund të këtë edhe arsye të tjera se përse ideja për të reaguar ndaj vjedhjes më të pafytyrë të këtyre 30 viteve rezultoi një dështim. Por ajo që ka rëndësi është se këtej e tutje, këmbëngulja për ta vazhduar këtë rrugë po kthehet në boomerang. Nëse nismëtarët e konceptuan atë edhe si një formë trysnie që SPAK të mos kishte mundësi ti shmangte faktet uluritëse, ky qëllim sot po prodhon efektin e kundërt. Prokurorët sepecialë të programuar më shumë për ti falur sesa për ti hetuar të pushtetshmit, mund të gjejnë një justifikim për mbylljen e syve tek reagimi i papërfillshëm qytetar.

Por, mbi të gjitha, protesta duhet ndërprerë se ajo krijon në publik perceptimin e gabuar. Ndërsa tashmë vetëm idiotët nuk janë bindur se në zyrat e Veliajt është bërë kërdia, duke parë atë grusht të mjerë njerëzish që indinjohen ndaj saj, krijohet përshtypja se kjo shoqëri është imunizuar ndaj hajdutërisë. Konkluzioni i gabuar që mund të nxirret pas këtyre 13 tubimeve është vdekja e nervit për të reaguar ndaj të keqes.

Roli i një opozite, sdao e dobët, e paaftë, apo e pamoralshme qoftë është të përpiqet që ta mbajë gjallë atë. Ajo mund ta bëjë me më shumë apo me më pak sukses këtë, sipas kohës dhe rrethanave, por ama asaj nuk i falet, në asnjë mënyrë, që të shndërrohet në pasqyrën ku reflektohet apatia e shoqërisë. Këtë nuk e ka lejen ta bëjë, pasi dëmton një rreth shumë më të madh njerëzish sesa militantët e saj. Pikërisht kjo është arsyeja se pse PD duhet ti mbyllë ato protesta që nuk tërhoqën vëmendjen e askujt. 

11 Komente

  1. Q
    Qoftelargu

    Ha mut o nipi i Hysniut e djali i Medi Bushatit,sidomos kur flet per djegjen e Bashkise se Tiranes!Veliaj rexohet me vote,jo me deshiren tende!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashnor Kapo

      IK mor te qifsha fisin e diktaturës mor klysh spiuni dhe i një nëne kurve që nuk ka lene njeri pa ta shkerdhy ne bllok. Ti surrat mut bene analiza ti bythec heterogjen tregon perrralla duke menduar se je në prehrin e shokut Enver dhe te Xhaxhi Salit në Paris. Kaq kurve je sa megjithse e shikon që nuk ka shqiptare që nuk te urren si klyshi i fundit i diktatures vazhdon ha mut sepse nuk ke turp si çdo prostitutë që bënë detyrën në bordello

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pd e vitit 91

        O Andi po qe per rregjim o ishte ai para 90 dhe ne jo ti U ngritem dhe e rrezuam Po kujt ti shkosh nga mbrapa dhe ti ndigjish cfar thone dhe si mendojt(Te djathtes) Cfar ka mbetur nga atehere cilin te besojm qe te ngrihemi,kush esht i besuar ?

        Përgjigjjuni
        1. k
          km

          Ti je Gomar e shkuar gomarit.sipas teje,qe te mos jete Diktaturen duhet te vriten njerez dhe Policia te beje sehir,kur vrasesit e PD te zgerdhihen Duke vrare.Kjo eshte demokracise juaj o Andi i Veres se Bllokut.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mesuesi

            Në respekt të gomarit, kësaj kafshe të fisme, nuk është e ndershme të quhet ky person me emrin e tij. Fjalori i Gjuhës Shqipe, ka me dhjetra epitete negative që i shkojnë më për shtat këtij njeriu të lig. Bile edhe mund të shpiket ndonjë epitet i ri, që do ta plotësonte më së miri portretin e këtij bastardi.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Angjelini

            O Andi, ore minje blloku. Drejtort kane vjedhur dhe jane ne burg. Shpresoj te marrin denim te rend dhe tu konfiskohet pasuria. Pushkatimin e kemi hequr me ligj o bllokmen apo jo? Tani si ka mundesi qe te njejtit gangsterr-hajduter qe protestojn para bashkise kundra hajduterise kerkojn mos denimin e non-grades per korrupsjon marramendes: pervetsim prone me 17 pallate? Si mendon ti o qelbesire? Te lirojm Saliun dhe denojm drejtort? Une mendoj ti denojm te gjithe hajduterit nga Meta, Berisha, Velijaj, Muli, e keshtu me rradhe. Puh cfare putane paske qene or qen bir qeni. Na e bete Ramen peshqesh edhe per 20 vite tjera sepse kur shohim Mulin dhe non-graden trishtohemi.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na ruajt zoti

              Nuk lexohet deri në fund…ofendon një popull që nuk shkon në protestën e pd se i ndjekin patronazhistet Si duket merr para te qimi i shkërdhenit për të nxirë letrën

              Përgjigjjuni
              1. S
                Satër

                Si gjarpër përdridhesh dhe nuk ta nxë goja ta thuash të vërtetën që protestat te bashkia nuk ngjisin sepse ato i frymëzon dhe organizon një kufomë politike, idhulli jotë, sali berisha!. Ti e di më mirë nga të gjithë se shqiptarët nuk do gabojnë të bëjnë atë që ty nuk të zë gjumi që të ndodhë, të rrëzojnë me dhunë edi ramën për të rikthyer berishën! Nuk ndodh!. Vetëm kur të ngordhë berisha dhe kur opozita të çlirohet nga berishizmi, vetëm atëherë ka për të ndodhur që rama të largohet nga pushteti !.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trapi

                  I dashur Andi. Ka dhe shume arsye te tjera, qe Saliu po e peson nga bumerangu. Mbi te tera eshte mesimi qe del nga fjala e urte popullore: "Kur je i dhjere, mos e ngri koken lart". Historia e zogut qe ngriti koken lart, kur ishte i mbuluar me mut, dihet se si perfundoi: ate e hengri skifteri. Ne rastin e Saliut ai jo vetem qe eshte i mbuluar me mut, por ai eshte mbuluar me mut Amerike dhe mut perendimi, qe nga madhesia barazohet me malin e Dajtit. Nga kjo simbolike vertet Saliu eshte i madherishem qe ben lufte me malin me mut. E keqja eshte se ka dhe idjote qe ashtu padashje te shpetojne Saliun po mbuten edhe vet ne mut.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klyshe i bllokut

                    Nipi Hysni Kapo djali spiunit , pa shkolle gazetarie gazetarone haaaaa ku ka rene shtypi shkruar ne doren e Andushit te bllokut te diktatures , ti thoshe palaço eshte pak qelbesire shume me pak i degjeneruar eshte kompliment i mbaruar menderisht poooooo. Fajtore eshte Rama qe ja nxori ate pak tru qe ky klyshe blloku kishte tani ka mare rruget . -

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      amaj

                      Teoritë e ktij pinë ujë në ndonjë republikë të kaukazit të largët apo në luftrat për pushtet midis tribuve talebane. Flet për diktaturë në tiranë ky ndërkohë që s’ka ngel më ekran televizioni e orë e ditës dhe e natës ku del për të thënë lloj lloj paçavuresh kundër qeverisë . Të ishte diktaturë do e kishin futur të gjallë në dhe’.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje