Mendjen tek topi o Daku, mikrofonin ka kush e mban

21 Qershor 2024, 09:41Blog TEMA
Mendjen tek topi o Daku, mikrofonin ka kush e mban

Nga Ruben Avxhiu

Kjo thirrja e Dakut, lojtarit të Kombëtares që është kapur në video duke i inkurajuar tifozët të bërtasin “të q***sha maqedonen” është vërtet një lajthitje.

Maqedonasit, të cilët as që janë kualifikuar në Kampionatin Evropian, nuk kanë humbur gjë nga ofendimi publik. Të humburit janë Daku vetë, federata shqiptare dhe imazhi i tifozëve tanë në opinionin ndërkombëtar.

Mjafton të shihni se kush po e shpërndan nëpër rrjetet sociale me entuziazëm videoklipin, maqedonasit dhe serbët.

Daku, i cili të them të vërtetën e ka vërtet me zemër këtë punën e shqiptarisë, e ka kuptuar ndonëse me vonesë se nuk duhej ta kishte bërë, atë gjest megjithatë, ende jo plotësisht. Ka thënë se duhet të ndëshkohet vetëm ai, jo Shqipëria. Mirëpo, nuk funksionon ashtu. Jo vetëm që do të ndëshkohet Shqipëria por episodi besoj do të shfrytëzohet për një kohë të gjatë. (Ka një lëvizje kohët e fundit për të krijuar një aleancë mes nacionalistëve serbë dhe maqedonas, mbase për të krijuar një kordon filorus, por që nuk ka pasur edhe shumë rezultat, megjithë urrejtjen e përbashkët që mund të kenë ndaj shqiptarëve. Po kjo është punë tjetër.)

Më duket se federata jonë mbase e meriton të gjobitet, sepse një punë më e mirë duhet bërë me lojtarët e Kombëtares për t’i sqaruar nga ana ligjore se çfarë mund t’i dëmtojë, çfarë veprimesh duhet të shmangin. Këta janë profesionistë që duhet t’i dinë këto gjëra por janë edhe të rinj në moshë, të rrëmbyer e natyra emocionale që mund të rrëshqasin.

Ka arsye pse videoja po bën xhiron e socialeve me angazhimin e burimeve serbe më shumë se atyre maqedonase. Propaganda nacionaliste serbe kërkon me dëshpërim që të paraqesë shqiptarët si huliganë, si barbarë si një rrezik për qytetërimin evropian etj. Janë në hall të provojnë se nuk janë të vetmit huliganë nacionalistë nga Ballkani.

Kjo është arsyeja se pse kur rrihen tifozët e tyre me tifozët anglezë e paraqesin ku të munden si sulm nga shqiptarët. Kjo është arsyeja pse kur tifozët kroatë thërrasin në stadium “vrite, vrite serbin” e paraqesin si thirrje të tifozëve shqiptarë. Kjo është arsyeja pse djegin një flamur shqiptar në publik dhe e parqesin sikur ia morën një shqiptari që shkoi për t’i provokuar.

E vërteta është se stadiumet kanë qenë gjithmonë vende ku publiku ka shkuar për të shfryrë për gjëra që i mblidhen në gjoks. Shkallët e stadiumeve kanë qenë për një kohë të gjatë tashmë vende të korit nacionalist në Ballkan. Nuk i këndon njeri nëpër stadiume mjeshtërisë së përdorimit të topit nga Fadil Vokrri e Panajot Pano. I këndojnë trimërisë së Adem Jasharit.

Tifozët shqiptarë, kroatë, serbë, maqedonas, grekë, etj, shajnë e ofendojnë njëri-tjetrin në kor nëpër stadiume e pallate sportesh, kjo dihet. Të them të drejtën shqiptarët nuk i kanë pasur traditë fyerjet nacionaliste në stadiume. Kjo ka qenë sidomos një dukuri jugosllave, sidomos mes tifozëve të klubeve të Beogradit dhe të Zagrebit. Nga shkallët e stadiumeve kanë dalë e janë bërë të famëkeqë kriminelë lufte si Arkani. Por, ofendimi i kundërshtarit në kor është shumë joshës. Lëshon orteqe me endorfina dhe shqiptarët që kur e provuan për herë të parë që të marrin edhe ata hak për fyerjet në kor, nuk e kanë lëshuar më atë punë. Këto hidh e prit mes tifozëve të vendeve fqinje po kthehen në një formë arti.

Ajo që është më e paparë është organizimi serb për të ndëshkuar e përbaltur shqiptarët duke gjetur filmime për t’i shpërndarë e për të shpifur narrativa që nxjerrin shqiptarët si njerëz provokues dhe të dhunshëm.

Kjo nuk është aq shumë diçka e organizuar në mënyrë strategjike në Beograd, pavarësisht se qeveria serbe po e shfrytëzon fenomenin. Mobilizimi është i natyrshëm. Është pjesë e betejës së luftëtarëve serbë të tastierës. Në këtë pikë pastaj janë ata të vonuarit. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë më të aftë e më të shpejtë në adoptimin e rrjeteve sociale e teknologjisë për të vënë në dukje klimën negative e luftënxitëse që vjen nga Serbia dhe taborrëve të ultrave huliganë në tifozërisë serbe. Vërshimi serb për të bërë të njëjtën gjë, mori zemër sidomos pasi protesta e tyre kundër festimit me shenjën e shqiponjës nga Xhaka dhe Shaqiri me dy golat e tyre të famshëm në ndeshjen e Botërorit, 10 vjet më parë.

Ky angazhim vjen edhe për kundërpeshë. Në vite, huliganizmi serb në futboll ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Nuk është se vrapuan shqiptarët për ta nxjerrë në pah. Mbaj mend si sot, kur huliganët serbë sabotuan që në fillim ndeshjen me Italinë dhe FIFA ia dha Italisë me rezultatin 3-0 në vitin 2010.

Në një rast tjetër, një tifoz francez që kishte udhëtuar për të parë ndeshjen e ekipit të vet u vra në Beograd.

Pastaj erdhi skandali i ndeshjes së Shqipërisë në Beograd, ku futbollistët shqiptarë u detyruan të dalin me vrap nga fusha, të sulmuar me sende të forta nga tifozët serbë të xhindosur për flamurin me dron që fluturoi në mes të stadiumit.

Huliganizmi serb ka histori të gjatë dhe lidhje të njohura me krimet e luftës dhe krimin ordiner. Për këta janë shkruar libra e studime. Por shumë serbë janë të dëshpëruar për të provuar se edhe tifozëria shqiptare është si huliganizmi i tyre. Jo për patriotizëm, por krahasimi është fare pa vend. Ndonëse preferoj një tifozëri që lartëson simbolet dhe vlerat shqiptare dhe jo një tifozëri reaksionare që ka nevojë t’iu përgjigjet ultrave kundërshtare, nuk mund t’u jap leksion tifozëve shqiptarë se çfarë duhet të bëjnë në shkallët e stadiumit. Shumë shpërthime shqiptare vijnë nga zemra të vrara, nga trauma të abuzimit shekullor, të kujtimit të të afërmve të masakruar. Kjo dallon shumë nga organizatat e natyrës mafioze e gjysëmpolitike të Partizanit dhe Yllit të Kuq të Beogradit. Ka një lloj teatraliteti e pafajsësie në thelb të fushatës së fyerjeve që vjen nga shqiptarët. Një lloj loje. Problemi është se në sytë e spektatorit të pamësuar është vështirë të dallosh njërën palë nga tjetra.

Sido që të jetë puna, asgjë nuk e justifikon sjelljen e Dakut. Nuk është puna e lojtarit profesionist që të bëhet lideri i një kori. Nëse e ka si aspiratë, le të lërë uniformën e kombëtares e të bashkohet me turmën. Sa kohë që ka veshur atë ka përgjegjësi të tjera, ka detyra të tjera ndaj kombit.

Të luash mirë në fushë dhe të sillesh në mënyrë të duruar dhe profesioniste nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të ruash gjakftohtësinë e të mbash në peshore emocionet e presionin e madh. Respekt për çunat tanë që kanë shkëlqyer deri tani dhe kanë bërë që ndonëse një vend i vogël, të arrijë të prodhojnë talente të mjaftueshme për të konkurruar në këtë skenë e në këtë nivel. Ajo është puna e vështirë që presim edhe nga Daku. Të dalësh të shash maqedonasit e serbët nga nëna është e lehtë. E bën çdo kush. Nuk ka nevojë as të stërvitesh, as të përballosh sfida. Asgjë. Mes kokës së Hysajt, e përplasjes së topit të Gjasula, ky nga Daku është autogoli që më së shumti nuk duhet të na ndodhë përsëri në ndeshjet e Kombëtares.

32 Komente

  1. B
    Basta mor pederastet e kazanit o llapaqen

    Merruni mor putana me problemet e shoqerise dhe mos hnui mut ,t'i beni Pellisni aty ku duhet te Heshtni . ( Daku eshte ne zemrat e gjith Shqiptareve )

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi i disiplinuar

      Kur ja paske hapur zemrat shqiptarëve ti mor hajvan dhe ja paske gjetur në zemër Dakun ? Daku ka për detyrë të bëjë futbollistin dhe jo tifozin huligan . Artikullshkruesi ka plotësisht të drejtë .

      Përgjigjjuni
      1. B
        Basta mor pederastet e kazanit o llapaqen

        ti je Tifozi Janulles . Duhet me pas Zemer Shqiptari te kuptosh Komentin tim . Ty, etj i ty , nuk i fut ne gjithe zemrat e Shqiptareve .Asnji kruajtje . Artikullhkruai ehste nji cop idioti i ty ,qe s'ja ka iden ,cfr been. Boll i rreklamuat kto Foto te Dakut ,sepse i sherbeni Antihqiptareve o bythqima qe ju perlqen t'i ulni Breket para cdo Te Huaji . Gjithcka ka nji Kufi . Po 'keni faj ju ,se jeni shndruaar te gjithe ne bythqima kazanesh e partish .Nuk njihni as Nder ,as Dijitet , as Mase te gjerave . Ngelet duke i kthyer bythen te Huajve .

        Përgjigjjuni
        1. a
          amerikoni viqidolit

          Po mor kurv se me rob si ty dhe te vine ta cajne marmiten dhe prape do qeshesh ti mor krimb. A e ke pa se cfare ben serbet ne beograd me kombtaren tone? a ka poshterim me te madh dhe artikullshkrrusi e thot qe eshte huliganizem.. pse mor kurv gjithmone do gjunjezohesh ke serbi dhe rraca sllave apo harrove genocidin sistematik ne maqedoni ? pse mor hiqni breket dhe ngrini bythen lart ?????Ate qe ben Daku duhet bere vazhdimisht per sa kohe rraca sllave vazhdon te na provokoje dhe abuzoje. keto zgjidhen vetem keshtu sepse dhe qeverite e leshit ne te gjitha shtete nuk bejne asgje per ta ndryshuar. Nje sy per nje sy!!!!!!!! po ke byth te dalesh dhe te mbrosh shqiptarine ne cdo moment dhe rrethane beje se nuk te shan njeri ne te kundert ik qiu

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqiptar

          Pse mor debil se i vuri ne dukje halabkllikun ketij idioti e te tjereve si ty? Shqiptaret jane te civilizuar ky idiot do te provoje qe jane me majumune se ballkanasit e tjere.

          Përgjigjjuni
          1. "
            ""Shqiptare" sumpcpuar jane sherbetoret e Janulles

            hik er bythqim hj noj sufllaq ke kish e gjaprit grek

            Përgjigjjuni
        3. L
          Luli

          Shkrim shume i bukur dhe gazetari profesionale!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Illo

            Brillant! Nuk duhet tia lejojme vetes qe primitivet parahistorike te na terheqin ne primitivitetin e tyre!

            Përgjigjjuni
            1. R
              RKS

              Budallain mos e kerko se lajmerohet vet!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dash

                Basta e sateme, Avxhiu e ka drejt. Kepucari te rrije te kepucet, futbollisti te rrije te topi. Daku eshte ne zemrat tona kur ben gol, jo kur shan dynjane. Nacionalistet e preshit

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqip

                  Dash , po c'kishe qe shan ? Un nuk thsh qe Daku t'ju shkedhej graat ju pederave qe qelbni medien Shqiptare ! Por ti e dashkee me duket . Taa shkerdhej un. Hjt hko e qiu tni me kte pederastin gazekar ,Plehrat e Njerzimit

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbër

                    Sidoqoftë, ky Daku, rraketaku, paranojaku, halabaku, qiftë nanën e vet, por mos leftë për se dyti, se mjafton një gomar që pëllet me megafon, kur ka detyrë VETËM TË LUAJË FUTBOLL!???????????? Ky urim shkon edhe per ju perkrahësit e tij!????????????

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Lani

                    E ke qarë????????????

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Treni

                      Prandaj po bëja tifo për Italinë kundra Shqipërisë. Jo se kam ndonjë urrejtje ndaj vendit tonë, edhe pse u akuzova se ashtu ishte, por do doja që të kishim një sjellje më të civilizuar. Askush nuk fiton gjë nga këto pëllitje me Megafon. Thjeshtë tregojmë atë që kam pëllitur edhe unë këtu te Tema vazhdimisht: Jemi njerëz të vegjël.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sefer Hysaj

                        Shqiperi 5 - Espana 0

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Remo

                          Pa diskutim Sefer, tre nga shalet e Hysnies

                          Përgjigjjuni
                        2. .
                          .

                          Cfare turpi. Rrugac i ndyre. Turp i madh per kombetaren. Meso te sillesh si njeri o plehre, jo si huligan. Nuk je aty per nacionalizma rrugacesh. Vleren tregoje tek fusha me aftesi, jo tek fjalet e pista, se nuk shan serbet e maqedonasit, por turperon vendin tend.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tifozat Kuq e Zi

                            Daku urgjentisht duhet te mari valixhet dhe te largohet nga Kombetarja

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqip

                              Vec Komentuesit te Pare ,gjithe ju me poshte jeni ose vet gazekari ose krimbat e janulles qe ushqeheni nee kte Halee pederstesh

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Millo,mision i papërfunduar

                                Bastard dhe rracë bastarde...Bën pis edhe emrin e Shqipërisë kjo kafshë parahistorike me emrin Dak.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nardi

                                  Ndaj sduhet te grumbullojme asnje futbollist qe seshte nga shqiperia

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Godoi

                                    Me Shqiperine duhet te lozin vetem shqiptaret, keta te tjeret kane ekipet e tyre dhe nuk e kuptoj pse lozin me Shqiperine, keta e kan mendjen te Jasharet jo tek futbolli pastaj shumica e tyre jane dhe lojtare medioker. Idjoti trainier la jashte tre shqiptare korrekt dhe mori keta idiote patetik

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      katundari nuk behet njeri

                                      kesaj i thone: Jepi kurajo katundarit (e merr ne kombetare) dhe ai te del me megafon duke u share kombe e shtete. yyyysht kafshe te dala nga shpellat

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Ay

                                        Unë nuk mund t’i heq asnjë pikë e asnjë presje asaj që ështe shkruar. Problem është të disiplinohet tifozeria, por lojtarët as që diskutohet që duhet t’i përmbahen rregullave. Ç’kuptim ka pastaj të rrish si m.. kur për fajin tënd penalizohen të gjithë shqiptarët.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Linda

                                          poshte daku

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Boll mer Pederstet e Medieve Shqiptare

                                            nga Politika e deri ke Mediet e gjithcka, jeni shdruar te gjithe ne pederaste, te vjen me vjell t'ju leexosh .jeni fundi i botes shumee te neveritsheem

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              NO PASION

                                              KY ME SA DUKET NUK E KA KUPTUAR AKOMA QE DUHET TE LUAJ VETEM FUTBOLL...PASI EDHE PAS GOLIT ME POLONINE BERI NJE VEPRIM QE ME HABITI....DO TA MBYLLJA NJE SY NQS DO TI KUSHTONTE GOLIN BIE FJALA ADEM JASHARIT...QE PRAP DO TE ISHTE PA SENS...SEPSE PERBALLE NUK KISHTE AS SERBINE E AS RUSINE KU NE KETE TE FUNDIT AI LUAN ME LUMTURI DHE PERQAFOHET PERZEMERSISHT NGA RUSET...ME SA DUKET NUK ESHTE SJELLJE PREJ PROFESIONISTI NE FUTBOLL DHE ME VJEN KEQ QE SJELLJA E TIJ DO TA COJE TE LUAJ ME LAGJET....DHE AKOMA ME KEQ ME VJEN QE ESHTE TALENT NE FUTBOLL...DHE NUK KA INFO QE MJAFTON TE THUASH DICKA TE GABUAR NE VENDIN E GABUAR DHE BAY BAY FUTBOLL...AI E KA PRECEDENTIN BALOTELLI QE VETEM NGA SJELLJA JO E HIJSHME NGA SUPER STAR U KATANDISI NE LEMOSHE...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Shqiptari

                                                Askush nuk pajtohet me thirrjet nacionaliste ne stadiume,ne festa te medha te sportit dhe te artit qe i bashokjne popujt.Por,por nuk duhet harruar qe sot eshte shekulli i shqiptareve.Te çliruar nga genocidi,nga vrasjet dhe barbarite sllavo-greke,nga perçmimi dhe te qenit inferior ne trojet e tyre,shekulli i shqiptareve erdhi.Te ndjekur nga trojet e tyre shekullore nga Shkupi,Manastiri,Reka e Eperme nga Nishi,Rozhaje,malesi e Krajes,Hoti,Grude,Plave e Guci,Ulqin e Tivar,nga Preveza,tere Çameria,Kostur e Konice,nga Lugina e Presheves ne Janine,nje shqiptarDAKU na paska share Maqedonet,Pika qe su bie me gjithe maqedonine e krijuar nga Tito,qe prej shekuj i kane pjekur ne hell shqiptaret,Dhe sot ne kohet moderne,pavaresisht marrevedhjeve,Maqedonet i trajtojne shqiptaret ne trojet e tyre si qytetare inferior.Po çfare te keqe na paska bere ky djale “Nacionalist” kur shovinistet kasape sllave dhe greke kane masakruar,kane djegur dhe shkaterruar,kane zhvatur territore te tera qe ende kullojne gjak? Une nuk jam per krahes i atyre njerezve qe tentojne ti kthejne festa te tilla te medha te afrimit dhe vllazerimit te popujve.Por nuk pranoj qe te masakrohet nje i ri,plot adrenaline,plot entuziasem,plot me krenari se eshte shqiptar,te shpertheje,te shfryje dufin e mbledhur nder vite ne shpirtin patriot SHQIPO. Asgje te keqe nuk ka bere,por eshte çliruar nga nje duf qe i zien ne gjakun e tij Arberor.I lumte! Kritiket pacifiste,idealiste,liberale internacional le tu bien kemboreve te Pashiçit,Çubriloviçit,GJergjoviçitMilosheviçi,Zerves,Metaksase,Belerit dhe Miçotaqit.Daku ka te drejten e tij te shfryje dufin e mbledhur ne shekuj ne shpirtin shqiptar.Tung!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  NO PASION

                                                  MIre thua ..le te shfryje per mua e per ty.. dhe le te ngelet pa buke.. se mbase e ndihmon allahu

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. D
                                                  Daku ke bere ate qe nuk duhet bere ..

                                                  Gabimi federates Shqiptare , çdo shtete zhvillone stazhe me sportiste qe marin pjese ne perfaqesimin e shtetit si kampionate olimpiada ... Nese federata nuk ka zhvilluar stazhe si te sillesh si te flasesh para gezatarit si te e itoshe provokimet haa nuk eshte faje i Dakut . Daku duhet te kuptoje qe ka veshur nje fanele qe perfaqeson kombin , ambiciet sportisti i shpreh me fitore jo me idiotizma ai nuk ka demtuar sllavet por veten pasi i ka dhene atyre nje mundesi per te thene shikojini SHIFTARIN

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. i
                                                    ilir

                                                    ne adrenaline e siper beri gabimin per te cilin do paguaj koston kaq.jam dakort me titullin dhe jo me zmadhimin e situates.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Kot fare

                                                      Dy ndeshje pezullim dhe keta patriotet e tastieres ta mbajne me shkume. Eshte hera e dyte qe ky qe ska tru as nje femije kopshti ben veprime qe trazojne opinionin. Ke per detyre te luash te tjerat lerua veprimtareve politike ironia eshte se ti luan ne Rusi qe me duket nje paradoks per ate qe ben dyshimet jane mos je inxitur per te bere keto gomarlliqe se ska si shpjegohet ndryshe. Ajo tani iku i bere dem vehtes jam i bindur qe eshte nje minus ne karrieren tende e shoh te veshtire ne vazhdim.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje