Pse Berisha fiton vetëm në gjykatat e Shqipërisë por humb në Paris, Londër, Washington?

17 Qershor 2024, 19:28Blog TEMA
Pse Berisha fiton vetëm në gjykatat e Shqipërisë por humb

Nga Kreshnik Spahiu

Pse Berisha fiton vetëm në gjykatat e Shqipërisë por humb në Paris, Londër, Washington?

Berisha fiton çështje penale vetëm në gjykatat shqiptare të cilat sipas tij, i kontrollon Rama dhe humb në çdo gjykatë të huaj ku Rama s’ka asnjë ndikim.

Sot Gjykata e Apelit në Londër vendosi: Rrëzimin e pretendimeve të Sali Berishës për heqjen nga lista e zezë Non-Grata.

Kjo është gjykata e tretë e huaj që vendos kundër Berishës.

3 vjet më parë Berisha ju drejtua Gjykatës franceze në Paris kundër vendimit SHBA për shpalljen e tij Non-Grata dyke akuzuar sekretarin e shtetit Antony Blinken për shpifje.

Edhe në Paris kishte të njëjtin fat të keq si në Londër apo Washington.

Një tjetër gjykatë amerikane vendosi kundër familjes Berisha për dosjen Gërdeci pak vite më parë.

E gjitha drejtësia amerikane dhe europiane po vendos kundër Berishës. Ky do dali në mbrëmje në ballkon dhe do thotë i bleu Soros: Londrën, Parisin, Washingtonin dhe BE.

Verdikti britanik, francez apo amerikan janë një këmbanë për drejtsinë shpitare e cila nguron ta vendosë nën akuzë, e lë majë ballkonit dhe i kthen vulën.

Berisha çdo ditë akuzon gjykatat dhe prokurorinë si bandat apo organizata kriminale të Edi Ramës, por harron të thotë: Pse Rama po i urdhëron bandat e tij:

- mos e arrestojne me burg

- mos i komunikojne akuzë penale

- mos e dërgojne çeshtjen për gjykim

- mos e trazojne kur bën mitingje

- mos i ngacmojnë familjen

- mos ja prekin bizneset

- t’ja kthejnë vulën

Po pse Berisha fiton në Shqipërine e Edi Ramës dhe humb në Perëndim?

A kishte interes që Rama, t’ja japë vulën Berishës?

Poooo, sigurisht që kishte shumë interes.

Për aq kohë sa lider opozite të jetë Berisha, aq gjatë do vazhdojë Rama në pushtet. Madje duke pasur parasysh që PD do kalojë tek Argita, aq më shumë motive ka Rama ta mbrojë establishmentin dhe skemën fituese.

Me Argitën, Rama mbretëron deri në 2044.

Garancia e familjes Berisha sot, quhet Edi Rama

Por, a ka humbur Amerika dhe Anglia, luftën me Berishën?

Jo aspak. Beteja ende nuk ka filluar sepse ambasadori i ri i SHBA vjen në korrik me anxhendë më radikale se Yuri Kim.

Në pamundësi për t’i larguar me votë sepse zgjedhjet manipulohen me parimin: “Populli voton, Rama-Berisha numëron”, kanë gjetur çelsin e kyçjes me SPAK. Ky model u përdor nga prokurorët special në Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Rumani, Bosnje, Bullgari, Kosovë.

Amerikanët kanë vetëm zgjidhje t’i prangosin kundërshtarët e interesave kombëtare shqiptare dhe amerikane në rajon.

Amerika, Anglia, Franca, Brukseli nuk mund të humbasin luftën me Berishën, sepse kanë parashikuar 10 vjet përpara hapat e Berishës. Jo rastësisht Amerika dhe Anglia i kanë shpallur vajzën Non-Grata, Argita Berishën, përpara babait të saj.

Amerika e dinte planin B të Sali Berishës për ta trashëguar partinë tek vajza.

Sigurisht që s’është rastësi pse Katerina, vajza e Vladimir Putin, u shpall Non-Grata njësoj si vajza e Berishës. Vetëm Berisha dhe Putin janë shpallur në listën e zezë me 3 breza gjaku.

Kush s’do ta kuptojë, le të durojë deri në prill 2025.

18 Komente

  1. K
    Kasemi

    PO mire o Kreshnik, cfare faji ka lexhendari i Vicidolit, Sali Berisha, qe pranon te bashkepunoje me Ed' Ramsin, kur ti nuk pranove te beje koalicion me Edi Ramen?!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ky eshte i pafajshem ?

      Sali ti je i paster si nje shkop i zhytur ne mute qe nuk ke ku e kap se te bene pis . Puthi doren dhe bythen Edi Rames qe te le te lire te falesh namazin nga penxhere wc , thjeshte per te fituar , ti nuk e ke vendin ne birruce po i varur me koke poshte te sheshi Skenderbej siç varre dy vellezerit ne Fier ....bajge komuniste

      Përgjigjjuni
      1. F
        Faqe ziu

        Ik o llafollog,i paguar nga non gratat

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ram Kurva, haRroms Rrumpalla

          vetem snajperat shpetoje Shqiperie nga kjo MORTAJA POLITIKE

          Përgjigjjuni
          1. s
            sali

            Ik ore pirdhu,Trap

            Përgjigjjuni
            1. P
              PeDeja i Salehut!

              Fatkeqësisht, Ke të drejtë! Po shumë shpejt ai do shkoj në p.... të Sugarbabes dhe ky tjetri në të Ane_së

              Përgjigjjuni
              1. p
                pilo Lala

                Sali Berisha te vetmin denim qe do marri, eshte ky arresti ne shtepi, ndaj po e zgjasin sa me shume izolimin. Cfaredo lloj gjyqi po ta denoje, Saliu del i lire per shakak te moshes. Mos berja e gjyqit eshte denimi i Saliut. Ne daten 30 Qershor i heqin mandatin e deputetit, do mundohen ta shkarkojne me ligj nga PD, keshtu mund te kemi nje opozite pak me te mire se me Saliun.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  LORA

                  Bravo Pepin (kreshnik sorra me dylbi). ,,qe fryn veten si interlokutor me tere boten euroatlantike.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Trapajane hesapi

                    Per drejtesine ne shqiperi ,ti ,zoti Kreshnik Spahiu,koqeziu,nuk duhet te flasesh .Jane po' ATA prokurore dhe gjukates,te vetinguar ose Jo,qe Jane produkt i Universitetin te Plepave,ku rekror ishte ti.Jane po' ATA,ose shumica,qe u promivuan,emeruan ne detyren sipas porosive te Argites ,prej teje ne cilesine e Zv kryetarit te KLD,me Saliun dhe Liken kryetar.Ikja ne Gjermania,apo katapultimi si kryetar koqeziu,se kuqezi ti nuk je,nuk te lehteson nga mbjellja e organizuara e korrupsionit ne drejtesine shqiptare.Kete situate qe kemi sot ne drejtesi ,e kemi pasoje te veprimtarise korruptive te Saliut,te kreshnik,te Argites dhe te tjere.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lenci

                      O kreshnik perse nuk kthehesh ne Shqiperi apo ke frike mos te fillon ndonje ceshtje per ato vendet e gjykatesve qe ke shitur kur ndaje paret me Bamirin

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fredi

                        Kreshnik! Pergjithsisht je komentues i mire, por duhet te kesh kujdes, se kur flet shume, edhe gabon! Gabove kur ishe ne krye te levizjes kuq e zi, pasi kur Edi Rama te kerkoi te beheshe shqiponje dhe jo sorrë, ti zgjodhe te beheshe sorre dhe u bashkove ne Saliun. Dhe perfundove refugjat! Lidhur me qendrimin tend te sotem: thua se Edi Rama e mban Saliun gjalle, nuk e arreston, sepse me ate fiton! Si mund ta thuash ti kete! Mund ta thote kushdo nga idiotet e tavolinave te darkes ne TV shqiptare, por jo ti! Sepse, po qe se Edi nuk na mbakerka gjalle Saliun, çfare do te ndodhe valle? Do e marri PD Gazi, apo Flamuri, apo Luçjano (emer kurve ky!) Dhe kjo do shenoje fundin e Edi Rames? Ç'te thote mendja Kreshnik? Behu pak selektiv dhe mos e tepro me deklarata se pastaj ja fut kot, si kete rradhe! Edi Rama do dale nga politika atehere kur te doje vete, pasi veshtire te dale nje burre tjeter qe ben me shume per Shqiperine. Ja keshtu Kreshniko!

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          spata

                          Fredi ! Une nuk kam mendim te mire per Kreshnikun mbasi, si vegel e Saliut ,eshte nje deshtak ne politke . Por ka nje te drejte kur gjukon benda llojit si malok qe jane .Ai e di shume mire se cfare Drejtesije ndortoj Berisha .Malsoret dy gjera nuk kertypin kollaj. .Kurr s'pranojne shtet pa qene ata ne krye si dhe Drejtesi qe e ndertojne me kontigjente fanatik te seres se tyre . Ramen si kostum nuk mund ta krahesosh me Saliun ,por trupin e ka te brumosur me ate psikologji qe kane malsoret .Ardhja e Rames ne Ps eshte veper e Saliut . Saliu duke pare deshtimin ne 97 ka menduar per veten e tije e jo me per prespektiven qe i duhej hapur shqiptarve pas rrezimit te tije . Ai ,me llogjiken me elementare ,te Drejtesise ,duhej eliminuar ne 1997 si politkane mendeshkimin si diktator i popullit qe vrau . Keta tipa e dine se cfare pasoja kane nese nuk marrin mbeshtetje nga bashkkarahinoret e tyre .Hapi i pare qe ndermori qe eliminimi i Nano pijanecit . Hapi i dyte , me ke duhej zvendesuar Nano .Ps kishte kudadro kalibri qe ishin shumehere me te mire se nje vlleh si Nano ne krye te Ps .Nga doli Rama?. Mendja me shkon tek strukturat agjenturore te frances.Franca dhe Jugosllavija kane kompozuar dhe kompozojne skemat per te kontrolluar politkat ndaj vendeve te vogla si Shqiprija, qe mbeti pa burra patriot qe nga shpallja e Mevetesise .. Agjentet shqiptare kane ndjekur rrugen sllave dhe jane konsoliduar me ate franceze . Nuk shkoj shume large por dhe ardhja e Zogut do kete kaluar nga qarqet e Frances ne bashkpunim me jugosllavet e grekrit .Hoxha po dihet qe ka qene mik me jugosllavet e francezet dhe ska pse perjashtohen Ramizi, Nexhmija ,Saliu ,Nano i emeruar nga Ramizi e keshtu jetegjati ne pushtet Rama duhet te kete te linje me te paret . Meta viktim e gruas se tije e te ndonje agjenture ose nostalgjije ruse.Basha djali i koptuar i Saliut . Ne keto kushte, ku rrenjet e politkanve tane ,kane nje burim, nuk mund te perjashtohet Rama dhe pandeshkueshmerija e Berishes dhe e gjithe hajdutve te korruptuar te shtetit shqiptare . Po roli i SH.B.A ne politken shqiptare . Zorr se shqiptaret ta kuptojne ate politke qe ndjek SH.B.A.Keta politikanqe kemi ne s'kane peshe intelektuale te ballafaqohen me politkat e saj .Ajo i di kush jane shqiptaret .I ka testuar me kohe dhe nga ne merr ato qe i intereson pamvarsishte se kush eshte ne politke e pushtet . E perkrane Saliun sepse ishin klanet shqiptare te Amerikes qe u bene garant per kete klase politke qe u formatua ne 91.Ajo i ka ndjekur dhe i ndjek me shume kujdes duke ruajtur dhe parimet e saj te demokracise .Nuk shperthen ndaj gabimeve qe bejne debilat tane .Ajo, qe u shkoje lodren politkanve shqiptare, ishte vetem Zonja Kim .E larguan mbasi dicka nuk u ka pelqyer ne sferat e larta qe e mendojne ndryshe sjelljen e saj kunder banditve dhe injorantve tane politkane . "Leri majmunet te haen me njeri tjetrin" . Ne duam qe shqiptaret te miret e te keqinjet te brohorasin Rrofte Amerika. Deri ku do shtyen shqiptaret me kete klase politke? Eshte shpejte qe te mendosh se Drejtesija do te beje punenen e saje. Eshte pika me e dobet ,jo vetem per ne shqiptaret por per kedo qe ndjek rrugen e demokracise . Shteti nderrohet brenda dites por organet e pavarura e sidomos Drejtesija eshte kyci i suksesit te nje populli.Jo vetem SH.B.A por dhe Aleatet tane jane te kenaqur qe ne Shqiperi po konsolidohet kapitalizmi pamvarsishte se kush eshte ne pushtet . Durim dhe me dhimbje vella .Koha dote vije dhe per shqiptaret te kene ate klase politke e shtet qe meritojne .

                          Përgjigjjuni
                        2. T
                          Tom

                          Jane gjykatat e Reformen por dhe te tuat o Niku...ishe 6 vjet kryetar kld je...

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Ben

                            Pyetje eahte kjo e titullit? Ate e di edhe bufi..Sepse Shqiptaret nuk kane bere shtet dhe nuk.jane shoqeri qe duan demokracine e vertete dhe te drejtat themelore. Shqiptaret akoma varen nga individet ne dikastere dhe jo nga ligjet per sherbimet e ndryshme..Akoma me te korruptuar dhe me.miqesira. Shkurt, Shqiperia eshte katraure qe ne ne perendim na ben shume pershtypje.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rita

                              Kushdo që e trajton SPAKun si vegël të amerikanëve e denoncon atë keq. Ne gjithmonë jemi lidhur me miq të fuqishëm, por me ta e kemi mbyllur si armiq. Jo më kot themi dashuri e dëndur del e fëndur.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Patronazhisti prec pilo lalua

                                Cili politikan shqiptar i rëndësishëm ka humbur kundër gjykatës shqiptare deri më sot??

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  saliu duhet te shpallet terrorist

                                  Niku,ndegjove se ctha krimineli sali?keta te gjejne vrime e te futen se do u haj m... krimineli me ata qe rrin posht ballkonit,dhe kur e thote ky burre shpellar malsie,tremben te gjithe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. O
                                    O spak leviz pak

                                    O Kresho Salmuti fitonte me GjinGjonet e emerusr nga vete Salmuti , po ku jane te gjithe ata qe i jepnin fotore Salhales . Te gjithe ata prokurore e gjukates qe mane pasur ne dore ceshtje te dy familjeve me kriminale Salike duhet te denohen ne te njejtin gjyq ku te jene te bashke-akuzuar per krime kundra njerzimit e te varen .

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje