Zgjedhjet në universitete dhe kriza në arsimin e lartë

17 Qershor 2024, 10:09Blog TEMA
Zgjedhjet në universitete dhe kriza në arsimin e lartë

Nga Ilir Yzeiri

Këtë radhë, ndryshe nga disa vite më parë, zgjedhjet në universitete, me ndonjë përjashtim, nuk kanë prodhuar ndonjë ngjarje të posaçme. Përshtypja e parë që të krijohet është se tani burokracia universitare dhe drejtuesit e tyre kanë krijuar kushtet që pushtetin e fituar ta trashëgojnë duke shfrytëzuar aleancat dhe lobingjet e krijuara gjatë kohës kur qeverisnin. Të gjithë vënë re se në pjesën më të madhe, në garë për postin e Rektorit ka vetëm një kandidat gjë që tëbn të mendosh se fituesi është e përcaktuar që në fillim. Jeta akademike nëpër universitete, pikërisht për shkak të zgjedhjeve që përsëriten një herë në çdo katër vjet, i ngjan peizazhit politik të vendit. Të gjithë reshtohen sipas lidhjeve dhe preferencave të diktuara nga ata që qeverisin për një mandat dhe nga të tjerët që e trashëgojnë pushtetin te të besuarit e tyre.

Ligji nr. 80/2015 « Për arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë », megjithëse u hartua nën drejtimin dhe me frymëzimin edhe të ndonjë eksperti që punon si profesor në Perëndim, nuk arriti që të prodhojë një Universitet të pavarur dhe të nxisë dijen e kërkimin shkencor. Përkundrazi, ai, në disa raste, e centralizoi pushtetin në dorë të titullarit të institucionit duke i dhënë atij të gjitha fuqitë dhe duke i zhveshur strukturat varëse nga çdo mundësi apo fuqi vendimmarrëse. Po ashtu, ai ligj e centralizoi të drejtën e dhënies së titujve e gradave shkencore vetëm në dy apo tri universitete kryesisht tw Tiranws, duke përjashtuar nga kjo e drejtë dy qendrat e vetme të kërkimit shkencor që ishin Akademia e Studimeve Albanologjike dje dhe Akademia e Shkencave.

Me atë ligj u ndërtuan edhe organizma të tjera si bordi i administrimit apo edhe ndonjë tjetër, por të gjitha këto hallka vetëm sa i shtoheshin si zbukurim pushtetit të rektorit, i cili tani rëndohej edhe me fuqi më të mëdha. Dhënia e titujve e gradave e centralizuar në këtë mënyrë, prodhoi absurditete dhe paqartësi sepse një Komision që ngrihej në universitetitn e Tiranës me profesorë që vinin nga fakultetet të ndryshme si ato të shkencës apo ekonomisë duhet të gjykonin edhe për albanologjinë e psikologjinë. Dhe më e rënda ishte se përcaktimi i kritereve krejtësisht formalë penalizonte kërkimin shkencor dhe studiuesit e mirëfilltë dhe stimulonte xhonglerët dhe akrobatët e përfitimit me çdo kusht. Gjendja nuk është serioze dhe Ministria e Arsimit e Shkencës duhet të bëjë transparencë sidomos ndër ata që kanë fituar titullin «Profesor».

Nëse para disa kohësh ne krijuam një gjendje të papërshtatshme me titujt e doktoraturave, tani po zhvlerësojmë edhe titullin e Profesorit. Dhe këtë e bëjmë sepse me këtë titull mund të konkurosh për poste të larta. Personalisht mendoj që sistemi i zgjedhjeve në institucionet e arsimit të lartë ka dështuar, sepse ai e ka kthyer universitetin në një ambient ku bëhet lufta për të marrë pushtet dhe jo për të prodhuar dije. Ligji i ri për arsimin e lartë që po përgatitet do të duhet ta marrë parasysh edhe këtë plagë që është krijuar në funksionimin e këtij institucioni. Një problem tjetër është se sistemi ynë universitar nuk është reformuar. Universitetiti shqiptar vepron ende mbi strukturën dhe konceptimin që patën komunistët kur e ndërtuan atë. Sistemi ynë i arsimit të lartë funksionon ende sipas modelit sovjetik, i cili kishte si qëllim të përgatiste specialistët për të gjitha fushat që do të mundësonin ndërtimin e ekonomisë, pra infrastrukturës dhe superstrukturës socialiste dhe do të ndërtonin njeriun e ri.

Sistemi publik i arsimit të lartë në Shqipëri nuk reflekton nevojat që ka vendi ynë për të përgatitur specialistë e profesionistë të nivelit që kërkon ky shekull dhe në një vend që tashmë është i hapur. Rënia e numrit të studentëve dhe mundësia që ata kanë për të zgjedhur që të studiojnë jashtë vendit po e vë në vështirësi shkollën e lartë shqiptare. Ndërkohë, Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera ku jetojnë shqiptarë nuk po arrijnë të krijojnë një klimë universitare e cila të jetë tërheqëse për ata miliona shqiptarë që jetojnë në botë, por edhe për studentë të tjerë të huaj që duan të kryejnë një bachelor apo një specializim jashtë vendit të tyre.

Azia, Afrika, Turqia, vendet e ish- Bashkimit Sovjetik, por edhe vende të tjera, ashtu siç sjellin këtu turistët, shumë shpejt do të duan që edhe të bëjnë këtu një shkollë të lartë sepse kushtet e akomodimit dhe tarifat ua mundësojnë këtë ambicie. Por që të ndodhë kjo, arsimi i lartë publik duhet të reformohet me rrënjë. Jo më larg se këto ditë media raportonte se studentë spanjollë po punësoheshin në Gjirokastër (https://lajme.rtsh.al/artikull/studentet-spanjolle-ne-gjirokaster-punesohen-ne-bizneset-e-sektorit-te-turizmit- )

Por kjo nuk mund të ndodhë sot kur fondet që qeveria ka vënë në dispizicion për kërkimin shkencor nga AKSHI nuk shfytëzohen as 40% sepse universitetet gjithë luftën dhe energjitë e tyre i harxhojnë në beteja për t’u zgjedhur e për të zgjedhur. Shih edhe linkun e mëposhtëm për mënyrën se si (nuk) harxhohen fondet e dhëna nga qeveria për kërkimin shkencor. (https://www.reporter.al/2024/06/01/para-ka-por-mungon-cilesia-pikepyetjet-mbi-kerkimin-shkencor-ne-shqiperi/).

6 Komente

  1. E
    Etniku pa kompromis

    Analize e sakte por ne rast me nje krahasim jo korrekt,megjithe te metat e universiteteve ne kohen e Enverit te pakten ato prodhuan mjaft studente te shkëlqyer qe lane gjurme ne jeten e vendit tone,ing,mjeke,ekonomiste,agronom,mesues etj.Keto universitete u drejtuan ne ate kohe nga rektore e dekade te shkëlqyer,te vetëdijshëm per detyre qe u ishte ngarkuar si osman kraja,shaban baxhaku,lufter xhuveli ,petrit radovicka,rexhep mejdani,ethem ruka,stafet e shkëlqyera te fakulteteve te shkencave te natyrës,sociale,mjeksore,ekonomike etj,e per kete keto te ashtuquajtur drejtues universitetesh nuk mund te krahasohen as me thembrat e atyre qe përmenda me lart.

    Përgjigjjuni
    1. i
      imam profesori

      Eh mor,Yzeiri,ke shkruar,per cfare nuk ke shkruar,por per ate qe duhej te shkruaje te paren,per gjendjen e mjeruar,te arsimit shqiptar,qe eshte dhe larg dhe atij afrikan,ke heshtur ne vite.Nuk kemi universitet,por mejtep oriental,ku sundon dinastia e njejte e drejtimit dhe kerkimi shkencor eshte ne nivel zero,qe e ben te vdekur kete institucion te dijes.Dhe nuk kish si te ndodhte ndryshe,kur per kryeminister vendi,eshte nje piktor,qe pervec bojrave dhe etjes per kariere,ai paraqitet si nje ´´tabula rasa´´(tabele e bardhe),ne punet e drejtimit te nje shteti demokratik cilesor.Kete mangesi tragjike,per vendin ai mundohet ta mballose duke dhene cfaqie,marionetesh neper podiumet e Brukselit apo okb-es,apo ne ane tjeter ne orgazmat prej dylberi,qe perjeton ne haremet e sulltanit islamist turk.Prandaj ky vend vazhdon te jete i denuar te rikthehet ne origjinen e erret te vrimave te zeza te pushtimit shperfytyrues osman dhe atij komunist hoxhist.Por tani nga te ´´vetet´´e bastarduar.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaqiu

        Ky mender gazetar as uk ja ka idene e universitetit. Tani Rektoret kane fuqi mender nje mut, Administratori ka fondet dhe tenderat. Rektori dhe per ndonje pu esim duhet te lepije dekan e shef departamenti. Ndaj nuk ka interes per pushtet se vec punesimit te ndonje pedagovu ose laboranti nuk kane kompetence tjeter financiare. Ndaj mos pirdhni kot. Universitetet e rretheve kane nga 4 kandidatura se pune fshati atje. Stafet akademike duan rehatine. Yzefi si duket uk osht bo Profesor ndaj i ka ngel gozhda. Te jape titujt mender Akardhjermia e Shkerrdhences!!!! Do ja bente Jovan Bregu: Pùuuuuuuuuu ....

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pal Vata

          Universitet e Sali NonGrates se Vicidolit duhet te shpallin falimentin o Yzeir , Saliu beri Doktorr shkencash pa shkolle dhe larte Analfabetin Total Tropojane Bislim Ahmetaj. Sot ky krimineli i Saliut eshte Pedagog ne Univ.e Durresit. Ky eshte arsimi i malokut Sali qe beri te gjithe Tropojanet Doktorre Shkencash.....!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pal Vata

            Universitet e Sali NonGrates se Vicidolit duhet te shpallin falimentin o Yzeir , Saliu beri Doktorr shkencash pa shkolle dhe larte Analfabetin Total Tropojane Bislim Ahmetaj. Sot ky krimineli i Saliut eshte Pedagog ne Univ.e Durresit. Ky eshte arsimi i malokut Sali qe beri te gjithe Tropojanet Doktorre Shkencash.....!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pal Vata

              Universitet e Sali NonGrates se Vicidolit duhet te shpallin falimentin o Yzeir , Saliu beri Doktorr shkencash pa shkolle dhe larte Analfabetin Total Tropojane Bislim Ahmetaj. Sot ky krimineli i Saliut eshte Pedagog ne Univ.e Durresit. Ky eshte arsimi i malokut Sali qe beri te gjithe Tropojanet Doktorre Shkencash.....!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje