Gati për betejë djema!

15 Qershor 2024, 12:05Blog Nga Ilir Metaj

Gati për betejë djema!

Nga Ilir Metaj


Jam i sigurt që ti, unë, shumica e shqiptarëve në çdo kënd të botës, ndien trupin t’ia përshkojnë mornicat e sytë të përloten, çdo herë që një stadium ushton nga himni ynë kombëtar, ndërsa kamera fikson fytyrat e tendosura dhe sytë –zjarr të futbollistëve tanë, që, me krahët lidhur me njëri-tjetrin, këndojnë bashkë me mijërat e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Gjithmonë në këto minuta solemne, (dhe janë gjithmonë po njësoj solemne), duket sikur të dy koret, ai në fushë dhe ai në shkallët e stadiumit, i kumtojnë një përbetim njëri-tjetrit. Dhe fjalët e himnit s’janë veçse kodet që përçojnë këtë përbetim. Kjo ndodh gjithmonë përpara se ndeshja të fillojë.

Ndeshja! E theksoj! Sepse, jo më kot, në gjithë botën nuk quhet “lojë”, por “ndeshje”. Nuk është lapsus dhe as këto dy fjalë mund të përafrohen me sinonime. Përkundrazi, nuk kanë asnjë lidhje. Fjala “ndeshje” është konvencion i përmbajtjes. Kështu ka qenë që në fillim, kur futbolli mori përmasat e një përballjeje midis kombesh, qytetesh, grupimesh. Sepse futbolli lindi bashkë me emocionin e fortë, i cili është nevojë për shoqëritë, cilido kriter i ka grupuar palët.

Ama, himni kombëtar këndohet vetëm kur përballen kombet, sepse aty kriteri i grupimit është mbi të gjitha etnia, kombi.

Himni kombëtar është në thelb një film i përshpejtuar i vetë jetës së një kombi.

Ndaj, kur ai këndohet, në mendjen e çdonjërit që e këndon dynden në një sekuencë gjithë ankthet, lotët, sakrificat, krenaria, mësimet e pësimet e popullit të vet. E ndaj, mbi çdonjërin nga djemtë krahë-për-krahë, pesha e ndeshjes që po vjen bëhet edhe më e madhe, edhe më e rëndë. Ndaj emocioni në të tilla ndeshje kombëtare (gjithmonë quhen ndeshje) është edhe më i fuqishëm, edhe më i rëndësishëm.

Në këtë rast, madje, ndeshja bëhet vetë jeta për aq sa zgjat.

Mundet që sa thashë të duken patetike, po kush mund të më thotë se pathosi është i përjashtuar nga jeta e shëndetshme? Apo, nga jeta moderne? Nga jeta perëndimore? I jep përgjigje këtyre dyshimtarëve i madhi Al Pacino, në filmin e famshëm “Any given Sunday”, kur në rolin e trajnerit, në pushim të ndeshjes, pikërisht kur duhet motivimi që bën fituesin, thotë:

“ … Në këtë skuadër, ne luftojmë për çdo metër fushë. Në këtë skuadër, ne qajmë dhe bëjmë të qajë këdo rreth nesh për atë metër fushë. Ne e mbërthejmë me thonj atë metër fushë. Sepse ne e dimë që çdo metër fushe i fituar, në fund do të bëjë diferencën midis Fitores dhe Humbjes, ashtu sikur midis Jetës dhe Vdekjes. Dhe unë ju them që në çdo ndeshje do të ketë kundërshtarë që do jenë gati të vdesin për të fituar atë metër fushe. Por unë e di, që nëse do të kem jetë më pas, do të jetë vetëm sepse do e kem ende dëshirën të ndeshem dhe të vdes për atë metër fushe. KJO DO TE THOTE TE JETOSH!”

Çdo ndeshje është humbja ose fitorja jo thjesht e një loje, por e shpërblimit për shumë dhimbje, sakrifica, stërvitjeje sfilitëse, kohe të munguar familjare, premtimesh, rrëzimesh për t’u ringritur përsëri… shprese se meritojmë më shumë në këtë jetë.

Çdo ndeshje, ashtu si edhe në jetë, është përballje me kundërshtarë që duan të ta marrin këtë ëndërr, këtë shpresë, që është e madhe ngaqë nuk është për atë që ndeshet, por për ata që ndjekin ndeshjen me zemrat që harrojnë të rrahin.

Kjo është esenca e futbollit. Sikurse e jetës.

Forca djema! Ec përpara Shqipëri!

Me zemrën flakë!

*Ilir Metaj, deputet i PS 

26 Komente

  1. B
    Bashkim

    Mbeta vertete i emocionuar me kete shkrim brilant te Ilirit tone.Ashtu biri yne,djemte tane shqiptare me te vertete e fituam ate ndeshje te veshtire me krenari dhe perbetim!Jane teper te rinj per nga mosha por na e treguan hapur ne fushe te mejdanit se si djem te nenave shqiptare bashke me qumeshtin e tyre gjakun prinderor kane fituar krenarine dhe nderin e te qenrit shqiptar dhe dashurine e nderimin e larte per flamurin dhe heronjte kombetare.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi pa dorashka

      Ju , Bashkim dhe Ai qe ka bo kete shkrim fluturoni me Presh ne Byth se ndeshja e sotme do perfundoj si dje 5-1per Shqiperine

      Përgjigjjuni
    2. E
      Elidon Stroka

      Bukur! Sikur te kisha degjuar hymnin kombetar…

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elona

        Nje shkrim qe meriton pergezimet e gjithkujt qe e lexon.

        Përgjigjjuni
        1. 6
          60 vjec

          cdo njeri lexon per vete...

          Përgjigjjuni
        2. J
          Jodard

          kam lexua shum shkrime per kombtaren e europianin por deri tani asnjeher nuk kam komentua per t´i perkrahur apo kundershtuar po ky sot me detyroi te thyej kete moskomentim nga se nuk mund te mbaj vetem brenda vehtes ndjenjen teper te madhe per te shprehur FALENDERIMIN per kete shkrim.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lshoj 11 LUANET ne fushe Shqipni

            Midispiace Amici Italiani ma stasera e tutta per noi

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agron Zvicër

              Interesant! unë nuk i kam komentuar kurr shkrimet e të tjerëve. Një analizë kaq “shpirtrore”, faktike, patriotike, më bëri që ta ndjej mungesën e aftësisë sime (sonë ) që atikuj të tillë t’i ofroheshin opinionit publik perëndimor (jo politik tencioz). Sa për t’u “solidarizuar” me mendimin e lojës dhe ndeshjes z. Metaj – të shtoj se Kombëtarja gjermane i fitoi ndeshjet në KB në Brazil duke luftuar për çdo milimeter në fushë duke sakrifikuar edhe shëndetin e tyre ( edhe pse kaluan disa muaj nga ato ndeshje ende shumë lojtar nuk munden të konsolidohen për ndeshjet që i prisnin ne vijim e veçmas për kampionatin Evropian). Ndonëse Kombëtarja e Zvicres shënoi rezultate të jashtzakonshme në historinë e saj të futbollit në kampionatin e fundit në Brazil pati shumë kritika, artikuj e debate pikrisht lidhur me himnin kombëtar të Zvicres, përkatësisht me faktin se shumë lojtar të saj nuk e dinin, nuk e këndonin apo nuk e ndjenin apo gjenin në himnin e Zvicres atë që ju e përshkruat shumë thjeshtë më lart… Përshëndetje të ngrohta për ju dhe gjithë lexuesit.Bravo Ilir Metaj.

              Përgjigjjuni
              1. A
                ARDITI

                PENA TOP TU BEFTE O ILIR METAJ .KE shkruajtur si PELLAZG, ILIR,SHQIPTAR. NJE SHKRIM QE DO TE MBETET NE KUJESE: TE LUMTE ILIR . RROFTE SHQIPERIA ETNIKE.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Adem

                  Rofsh more djale dhe shkruaj gjithmon keshtu !!!!!!! Me nderime dhe respektet me te medha, Adem Durollari

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mergimtari

                    Kam 1 ore qe e lexova e po vazhdoj te qaj.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Anjeza

                      Shkrim brilant. Faleminderit.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treni

                        Fitore më të mirit, në këtë rast Azzurri! Go go Italy!

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Komunist me Rolex

                          Kthehuni në Kuvend të bëni punën për të cilën paguheni 3.000€ ne muaj nga taksat e shqiptarëve Bq lushishteje keni mbetur duke bredhur Europes me paratë e shqiptarëve Pse nuk u mblodh kuvendi të enjten se Donit të iknit në Gjermani Edhe mediat e huaja thonë që deputetët shqiptarë braktisin vendin e tyre

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gilberti nga Londra

                            Vet ky shkrim qenka si fjalet e himnit te flamurit. Te ndjera e te sakta dhe bukirshkruajtur e qartesuar. Vertete do ishte bukir qe dikush nga stafi i ekipit kombetar tja u lexonte me tonin e duhur lojtarve tane para se te dalin ne fushe. Do ishin fjale motivuese e do benin efektin e dihur te ata qe ne fushe te japin 200 per qind te tyre.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Artan

                              Çfarë I bëre vetes o djalë!?A do mundesh të tejkalosh këtë shkrim? Respekt!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Adriana H.

                                Fiks e ke then. Shum shum i bukur.

                                Përgjigjjuni
                              2. L
                                Lili

                                Ra Kosova e ju boni patriota ju jashteqitjeve te kombit ne Shqiperine e cunguar londineze bre jau qifte robte Kina, Rusia, Serbia e Gerqia. Pthuuuuu produkte te spermes serbogreke. Rrofte Kosova legjendare, poshte shipecat e albanistanit.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Henk

                                  Lili. I ke pirë ilaçet për sot?

                                  Përgjigjjuni
                                2. R
                                  Ramiu nga Ramica

                                  Ke harruar te shkruash: Rrofte shoku Edver Rama

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Beki

                                    Përpara Shqipëri !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dan

                                      Mire e the o Ilir, patetike ishte. Dhe gjysma e hartimit te iku duke cituar Al Pacinon.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Don

                                        Ahahahaaa çelossssss o Dane ec pra ene boje ti nji shkrim mt bukur e m pak patetik o Dane ahahaa

                                        Përgjigjjuni
                                      2. O
                                        Old

                                        Beni gati bythën se do beje qejf Italia!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Liza

                                          Bravoooo bravooooo bravoooooooo veteem bravoooooo per kto fjal.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Princ Vidi

                                            Trimat e Haxhi Qamilit ,,,,

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje