Zgjedhjet e e reja të parlamentit europian treguan një rritje të frikshme të partive të ekstremit të djathtë në disa vende të kontinentit tonë. Një rritje kjo që ndoshta paralajmëron ditë më të mjegullta për ecjen e mbarë të Europës së Bashkuar, rritje që hap udhën për fuqizimin pastaj edhe të ekstremit të majtë si kundërpërgjigje e vetvetishme balancimi.E prandaj dhe nuk është më aq e vështirë të mendohet për fatin e mbrapshtë të parimeve që janë në themele të krijimit të Bashkimit Europian: Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, një jetë e begatuar me punë të ndershme dhe një kontinent i bashkuar që përhap mirëqenien e siguruar në paqe me fqinjët e me mbarë botën.
Në këtë gjendje të gjigandit tonë me parime të larta por me këmbë argjili, duket se erdhi si një thelë mbi bisht zgjedhja si anëtar i nderuar i Parlamentit Europian edhe e heterogjenit grek Fredi Bejleri, duke përfaqësuar partinë greke Demokracia e Re të kryeministrit Mictaqis, parti me emër të bukur e me llogari politike të vjetra, llogari hilexhiu që të kujtojnë kohët e zymta të luftrave ballkanike në fillim të shekullit të shkuar. Them thjesht një thelë mbi bisht, për të mos u kujtuar politikanëve fqinjë se dua vërtet të uroj e të besoj që dikur edhe politika greke do të duhet të heqë dorë nga mania e saj ishullore për të qenë gjithmonë në gjendje lufte me të gjithë fqinjët e saj kontinentalë.
Se dikur duhet të shërohen edhe politikanët grekë nga një sëmundje e tyre e hershme për t’u mësuar drejtësinë të tjerëve, kur ata vetë nëpërkëmbin keq drjetësinë në vendin e tyre. Se sikur nuk shkon fare që me paratë e Bashkimit Europian të blejnë edhe sot e këtë ditë mercenarë, të cilët të kujtojnë andartët e dikurshëm të liruar nga burgjet për të masakruar fqinjët më të vegjël e më të varfër në emër të megali idhesë(!) Sepse nuk kam si të besoj dot që mund të ketë të ardhme një politikë e ndryshkur, e cila i bie dhe sot e këtë ditë kavallit të shëmtuar që ka sjellë aq shumë fatkeqësi e gjëmë të rënda edhe për vetë përparimin e vërtetë të shoqërisë greke bashkë me atë të fqinjëve të tyre në këtë gadishull të Mesdheut.
Sikundër nuk ka se si të besoj dot, që fqinjët tanë të pasuruar me të tepërt nga Bashkimi Europian, të arrijnë të dërgojnë si përfaqësues të tyre në Parlamentin e Europës së Bashkuar edhe një të dënuar nga drejtësia shqiptare për vjedhje votash e jo vetëm...
I ashtuquajturi homogjen grek, që na çudit dhe me origjinën e tij nga Progonati i maleve të Labërisë, i kthyer nga pagan në ortodoks nga predikimet e Shën Palit, por edhe besnik i perandorisë otomane duke mbajtur mbiemrin Bejleri, kur beu në malet e thatë të Progonatit do të kishte vdekur urie pa lënë dot pasardhës të këtij modeli, model aq i shpifur që, pasi bejlerizon Demokracinë e Re me frymë të vjetër të kryeministrit Micotaqis , arrin ta shpjerë atë bejlerizim edhe në Parlamentin e Europës së Bashkuar të shekullit të 21-të.
Heterogjeni ynë me rrënjë të shkulura beu nga Progonati(!) na bën jo vetëm për të qeshur ,kur betohet nga burgu se paska qenë një kalorës i dritës edhe kur e zunë me presh në duar tek paguante 50 euro votën dhe nuk na lë pa siguruar që ato vota i paska vjedhur e paguar me eurot e BE-së që të na shpëtojë nga errësira ,mbase jo vetëm ne të varfërve më shumë për mend të kokës që jetojmë në Shqipëri, por dashka të shpëtojë nga errësira (e ka fjalën: nga drejtësia) edhe vetë Parlamentin e Europës së Bashkuar...
Si të mos trembet njeriu i shkretë për bejlerizimin edhe të Bashkimit Europian pas bejlerizimit gjithë gëzim të politikës greke, kur një qenie e tillë e dalë nga muzeu i pasur i gënjeshtrave dhe shtrembërimeve të trasha të historisë në këto brigje, gënjeshtra e shtrembërime të shëmtuara me të cilat ushqehen e ruajnë pushtetin politikat e mykura ballkanike, nuk ka skrupuj as të recitojë nga burgu që po vuan si hajdut votash edhe hartimet që i shkojnë të gatshme nga “shkronjësit me kallamar” të politikës së Athinës, por edhe nga ca vullnetarë e pse jo dhe rrogëtarë të politikës aktuale shqiptare?!
I mbërthyer gjithë ngërç për litarin me lesh dhie të këmbanës së ndryshkur të luftrave ballkanike të fillimit të shekullit të shkuar, luftra që gjymtuan përfundimisht trojet shqiptare dhe prishën ashtu ekuilibrat e natyrshëm të popujve që banojnë gadishullin tonë, greku ynë aq heterogjen me mbimër të huazuar beu feston nga qelitë e burgut,ku shkoi me këmbët e veta duke vjedhur e blerë vota të njerëzve si në pazarin e gjësë së gjallë, ndërsa Europa jonë demokratike aq buzëhollë për të dalluar dhe qimen në qullin e politikës shqiptare, nuk arrin të shohë dot trarin monumental që ngrihet përpjetë prej dekadash në kaçamakun bajat të politikës greke.
I dënuari me burg nga drejtësia shqiptare si hajdut votash na mallëngjen kur na kujton se deputet aq të nderuar në Parlamentin e Europës së Bashkuar nuk e paska shpurë loja e vjetër e politikës greke me mercenarët tanë të vetëshpallur ”homogjenë grekë” (të paguar me paratë e Bashkimit Europian), por e ka dërguar në atë forum të lartë “nderi, krenaria dhe trimëria greke”(!) Nuk merret vesh pse heterogjeni grek me mbiemër beu të marrë hua, harron të thotë që shqiptarët e varfër më shumë për mend të kokës kanë siguruar shkollë për minorittarët grekë edhe me dy nxënës, ndërkohë që atdheu i tij i dytë e më i pasur i ndalon pakicat shqiptare në Greqi edhe të flasin shqip në vende publike e jo më t’u plotësojë të drejtën themelore njerëzore për t’u hapur shkolla në gjuhën e tyre.
Dhe çudia këtu nuk qëndron aq në mohimin me ligj që u bëhet nga shteti grek i Fredos të drejtave dhe lirive themelore të pakicës shqiptare, disa herë më të shumtë në numër nga pakica greke në Shqipëri, por qëndron më shumë në një mohim kategorik që i bëjnë qeveritë greke ekzistencës së pakicës jo dhe aq të vogël shqiptare në Greqi. Madje qeveritë e të gjitha ngjyrave e kusureve të anëtarit të BE-së, Greqisë fqinje, nuk heqin dot dorë as nga një shëmti si i ashtuquajturi “Ligj i Luftës me Shqipërinë”, ligj i paligjshëm që shpronëson pakicën shqiptare në Greqi. Dhe ajo që përbën helbin e kësaj arritjeje të padëgjuar të qeverive të atdheut të dytë të beut tonë të stisur nga Progonati është vetë arsyetimi pa arsye i qëdrimit në fuqi për tetë dekada i një ligji të tillë për rekord Gines.
Se e dinë dhe lisat e pyllit që Greqinë e viteve ’40 të shekullit të kaluar e sulmoi Italia fashiste, por haraçin e atij agresioni duhet ta pagujë Shqipëria, e cila qe sulmuar e pushtuar nga Italia fashiste një vit më parë(!)
E, pasi e ka pranuar në heshtje këtë qëndrim absurd të anëtares së saj vickamadhe, Europa jonë e Bashkuar pritet që ta gëlltitë e heshtur edhe ligjërimi e pashoq të Fred Bejlerit në Parlamentin europian, një ligjërim me dritë të siguruar nga rroga e lartë e anëtarit më të veçantë e pse jo edhe më historik në historinë plot çudira e xudhira të Greqisë edhe si anëtare e Bashkimit Europian.
Bejlerizimi që Demokracia e Re e kryeministrit Micotaqis i bëri me aq zell përfaqësimit të saj si parti e qendrës së djathtë dhe vetë Greqisë si shtet anëtar i Bashkimit Europian, i mbeti në derë edhe Europës së lirive dhe të drejtave të njeriut.
Tani edhe Parlamenti i Europës së Bashkuar, madje edhe vetë Bashkimi Europian me institucionet e veta të shmumta pa aq shumë bereqet, do të ketë fatin e madh të bejlerizohet si atdheu i dytë i një ortodoksi me mbiemër beu dhe brezat e ardhshëm të mercenarëve tanë me shumë emra do të krenohen me arritjen e Demokracisë së Re greke dhe të kryeministrit të saj, arritje e padëgjuar që shpuri në parlamentin europian edhe një të dënuar për hajdut votash e jo vetëm. Kush nuk e beson më tani që drita fitimtare, për të cilën na flet Fredis Bejleris kur lexon nga burgu hartimin që i kanë shpurë tok me ushqimet, është drita që i duhet skotës së tij në Greqi e në Shqipëri për të parë mirë numrin e votave që do të vjedhin e do të blejnë në zgjedhjet e ardhshme. Madje pse jo edhe për zgjedhjet e reja në Parlamentin Europian...
Turp i madh! Turp, turp për Greqinë në rradhë të parë dhe një minus i madh për Parlamentin Europian!
O daut te rrjepsha koken..... ptuuuuu letyra arabe
O ortodhjaks turk, te qifsha janullen qe fal mekatet e perdhunuesve / vrasesve greqira! Yyyyy rrace e keqe fshatare otoman. Jeni zgjebja e kontinentit europian, qelbeni era turk 1 km larg.
Pse,mendon ti se greqia e di çka është turpi!
Zoti Gumeni, nga qe ju nuk shkruani shpesh, duke bere analizat tuaja shume inteligjente, kane marre hov te pafytyret dhe te pa afte ne CDO media me komentet e tyre idiote ddhe te ceketa!! Ju dhe disa prej jush qe ju ze vend fjala dhe fjalia duhet ti sherbeni akoma Shqiperise, ne kete Kaos European dhe Ballkanik.
I madhi Gumeni, Shqiptari safi dhe atdhedashuri me i madhe i vendit te vete.., ku u denua mbi 20-vjet burgë dhe prapë jepe jeten për atdhe..!!
Daut Gumeni - një intelektual i djathtë, një antikomunist i burgosur dhe persekutuar, është sot pasuri kombetare, sidomos sot. E them sot, sepse si pasoje e pilitikes shkaterrimtare anarkisto-majtiste te Sali Berishës, e djathta shqipetarë sot ka mbetur pa parti, dhe të vetmit që mbajne gjalle frymen e djathtë jane intelektualet si Daut Gumeni. Ndersa PD-ja perfundoi nga një parti e shpreses demokratike euro-atlantike, në një parti tecextremit të majtë dumbabiste, me turma leckamanësh të njerezve pa shkollë dhe pa dhembe, që njohin vetëm dhunen dhe i pergjigjen vetëm udheheqesit të tyre katunar. Per të gjithë ata që kujtojne se jane kunder Edi Ramës (në fakt e mbajne kryeminister me zor), ai Sali Berisha që ju tani na e quani plak të pafuqishem dhe që gjoja ka ikur që ne 2013, në fakt nuk ka ikur kurrë, por mbasi shkaterroi Shqiperinë dhe politikën shqipetarë që nga viti 1991 deri më 2913, tani ka 11 vjet që ka shkaterruar edhe PD-ne dhe opozitën e djathtë shqipetarë, të vetem gjë qe i kishte mbetur pa bere. Si pjese e ketij misioni ishte edhe futja e sherrit në Jug, nepermjet bashkepunimit me ndyresirën Alfred Bejleri, që edhe Panajot Barka nga Gjirokastra e vleresoi si një perfaqesues jo i denje dhe jo i duhur i minoritetit grek. Barka sa nuk tha që Beljeri nuk është as minoritar. Ja keto vazhdon bën Sali Komunist Haxhi Qamil Katunar Berisha - Voldemorti i politikes shqipetare, iecili ka menduar se qysh ta shkaterroje Shqiperinë edhe mbas vdekjes. Një falenderim i mash per Daut Gumenin per kete shkrim.
Ju lumte Zoti Gurmeni. Nje artikull i tille eshte mese i plote per analizen qe i duhet bere zgjedhjes se banorit te Progonatit ne parlamentin europian. me kete zgjedhje dhe me kete deputet eshte per te ardhur keq per te ardhmen dhe aspiratat e parlamentit europina dhe europes ne pergjithesi.
Sakte, por antishqiptaret me te medhej, qelbesirat e palacot qe e kandiduan kete kriminel, I kemi ketu.
Ke mendim ti Gumeni ke! Malet e Prognatit te Labërisë që e morën emrin nga Progoni i Krujës, familje fisnike arbërore.Natyrisht që ata erdhën nga veriu në malet e L'Arbërisë të sotme që e njohim edhe si Labëri. Natyrisht që atje e gjetën tokën djerrë ashtu si pasardhësit e kontit Uran(Vrana konti) që formuan Vranishtin apo ata dy vëllezërit që formuan Bratajn ( nuk e di përse serbisht po nejse). Po kur zbritën në Bregdetin pranë, bën vaki që të kishte edhe ndonjë banor të ardhur nga ishujt përballë? He mo Daut, si thua? Prandaj si traditë ne Bregdet qeparorasit quhen kapetanë, kurse palasikotet kolaqër. Disa rrjedhin nga arbërit fisnikë, disa nga ata rajatë që jetonin aty që më parë, ose që erdhën tok me ta apo më pas( se nuk kishte as kufij as pasaportizim apo jo)! Thonë se kur zbritën arbërit atje ku sot është Vunoi, gjetën një lagjie të vogël të banuar që quhej Mavromati, me këtë farë për shumë vite arbërit nuk bashkevepruan pastaj u bashkuan mëhallat dhe lindi Vunoi. Daut, me gjithë respektin lerua Bregdetasve këto punë, se ndonëse tek tuk del ndonjë Beler ata në përgjithësi e kanë nderuar Shqipërinë edhe nëse flisnin greqisht në shtëpi. Për ata, kurrë gjuha nuk ka qenë faktor ndarës, njësoj si për ty që p.sh. feja nuk te ka penguar të kesh miq të shumtë nga Bregu. Unë them se puna e Bregut është vetëm çështje pronash, kurse Greqia është offside në këtë muhabet... Ai i famshmi pension 300 euro që lumpenproletariati që "hapet mythsh" duke komentuar se bëhesh grek po të paguan 300 euro(një lloj prostitucioni i ri ky), ka një justifikim kur ata palaço greke u marrin para BE për tua dhënë të "shiturve". Ai pension, OGA quhet, akordohet për greke që jetojnë jashtë vendit dhe që u është shpronësuar toka,nga shtetet perkatese, (lindi për të shpërngulurit e Pondit dikur). Pra po të kthehet me ndershmëri prona në Bregdet, vdes motivi që Greqia të japë pensione. Ne, shqiptarët, që nuk duam lopë për vete me kusht të mos ketë as vëllai ynë, çfarë bëjmë.? U grabisim pronën bregdetasve dhe pastaj u themi tradhtare pse u jep buke greku!!!! Dy shënime në fund: Së pari emri Himarë është ai i fshatit lart se ne buzen e ujit lagjet quhet Spile dhe Potam( shpellë dhe lumë). Se dyti: Mua nuk më ka bërë shqiptar as Edi Rama as Enver Hoxha , me ka bëre im atë dhe ime ëmë, por të isha i persekutuar politik dhe ti shërbeja maskarait kombëtar që fsheh pisllëkun e tij me gjasme nacionalizma do lija amanet që kur të vdisja të më dhisnin mbi varr!
O ti Sekretar, shkurt Tare. Nga ana e fakteve dhe toponimeve gjuhesore, nuk është se ka ndonje gabim në ato qe thua. Spille e Potam vërtet jane fjalë greke. Edhe që mund të kete popullsi të ardhur greke në bregdet, nuk është ndonje gjë per t'u habitur. Ti sot ke lagje të Londrës ku flitet shqip, dhe kur hyni në lokale gjen vetem shqipetarë. Emri më popullor në Britani nuk është as as James dhe as Paul, por Muhamet. Edhe? Çfare perfundimi të nxjerrim ketu. Që t'i shpallim lsgjet e Londrës toka shqipetare tani? E thashë, jam dakord me faktet që shtrove, por kjo nuk e bën Greqine me të mirë në kete çeshtje dhe nuk justifikon që të bësh një hideaulik nga Shqiperia eurodeputet në Greqi. Ky është nacionalizëm i semure. Kjo gjithashtu nuk e bën Ramën burrë me të mirë, por e mban në pushtet. Është pikerisht urrejtja jote e semure ndaj Ramës që e shpall tani Daut Gumenin armik, dhe nuk të lë të shkosh se pse Rama vazhdon të rrije në pushtet mbas gjithë atyre pislliqeve. Kur të të hapën syte, dhe të kuptosh se Rama është pasoja dhe jo shkaku ne kete mes. Rama na ka mbetur në derë, per aresye të dumbabistëve haxhiqamilistë, dhe per aresye të grupit të njerezve si ty, që duan të hiqet Rama, por rrine si bufër kur i pyesin se me cilin ta zevendesojmë. Alternativa e re e fuqishme heq qeverine e vjeter, perndryshe merr dy shkopinj dhe njeri legenit se i bie mirë. Ndersa Daut Gumeni nuk pati frike nga trupi gjykues i diktatures dhe nga burgjet e Enverit dhe jo të pjerdhë tani per një kalastren rrugaç si Rama, që nga halabak na u kthye në Ismail Qemal. Sa per punën e varrit, mos u bej merak. Nuk do ta dhjesin si Ramist, por si Salist. Ti do thuash që nuk je nga ata të Saliut. Ashtu kujton ti. Sepse me veprimet dhe mosveprimet e tua, aty e ke shtepine edhe ti - po në atë rrugë si Berishistët, por porta përballë, nga krahu tjeter i rrugës. Komenti yt është shembulli klasik se si të flasësh shtrember me faktet të drejta. Na hoqe mallin e Andi Bushatit, Bejtjes, Shkullakut, dhe Aldo Bumçit.
Respect, respect per zotit Gumeni. Shume I Vogel me duket vetja me fol per kete patriot te mire.
Si zakonisht, Daut Gumeni nje mendimtar i vertete, qe i flet zemra dhe jo xhepi dhe buzet. Krenohem me ty duke qene se jemi nga nje treve. Je sojlli me mendim si rilindasit qemoti qe zgjuan nga gjumi i thelle tere kombin. Beleri, Dhima jane safi progonatas. E di si i thoshte para ca vitesh rektori i universitetit te sporteve te Tiranes Piro Dhimes, kur betohej se ishte grek. "Ah mor Piro, cfare di ti mor mjeran, ti di vetem te ngresh hekura, ti jo vetem qe nuk je grek, por nuk je as himarjot, por progonatas nga Laberia!!!". Sa i perket Belerit e ke shteruar fare ne shkrimin tend, por do shtoja se Parlamenti Europian merr jo vetem nje hajdut votash, por edhe nje kriminel qe vrau ne posten e Peshkepise. Kete, ne ate kohe, e shruante vet shtypi grek te shoqeruar dhe me fotografi. Te faleneroj me zemer per kete shkrim brilant...
Keni censure.
O Daut ti more palaco pa cipe i burgosur politik , me pare ky kryer incest dhe tentove arratisjen ne Greqi. Por shteti komunist pasi te denoi me shpejtesi te beri Spiun te Sigurimit te Shtetit , te dergonte neper biruca te zbertheje te burgosurit e ndryshem . Damut si te tha babaj jot ndjese paste kur i dhe lajmin se je bo spiun i Sig.te shtetit.....???!!!. Mire more palaco ti Pjeter Arbnori si Spiunat me te medhej te burgjeve ne Diktature, por sot Demokraturen e Saliut te Vicidolit c'fare lloj spiunlleqesh beni...? ! Damut te pyes po qe njeri pergjigju c'fare dtyre te ka ngarkur sigurimi i shtetit dhe strukura okulte e tije qe drejtojne vendin sipa platformes se R. Alise pas Djetorit 1900 ...????