Nga Dritan Hila
Kishte një gëzim të papërmbajtur dje në godinën e PD dhe në rrugicën e Berishës, gëzim ky i mirëkuptueshëm.
Është fitorja e parë pas 15 vitesh, që nga viti i largët 2009 dhe po ashtu si atëherë që iu desh bashkimi me Ilir Metën që ta realizonin, edhe këtë herë iu desh një aleancë jonatyrale me grupin e Gaz Bardhit.
E quajnë aleancë në diversitet por në fakt është aleancë ibret, edhe më keq se ajo e 2009-ës me Ilir Metën, pasi asnjëra palë nuk e honeps tjetrën dhe të dy shikojnë me dyshim sho-shoqin.
Është një aleancë që ka rritur numrat në Kuvend por aspak në terren ku ata 105 mijë që nuk i votuan në 2023-shin nuk i votojnë edhe sikur t’ju thotë Basha ta bëjnë.
Janë të padëshiruar nga faktori ndërkombëtar dhe deklaratat “non grata” me firmë e vulë të Departamentit të Shtetit dhe Foreign Office, nuk i përgënjeshtrojnë dot me foto grupi para godinave të tyre.
Gjithsesi kjo është puna e PD. Më shumë sesa në interes publik, beteja mes grupeve të opozitës kishte interes zbavitës për publikun.
Tani kanë betejën reale që të mundin Edi Ramën. Dhe kjo nuk është një betejë me Lulzim Bashën por një garë me Edi Ramën e cila bëhet në një të përpjetë që makina e opozitës me një motor 80 vjeçar që nxjerr tym të zi edhe në fushore, me goma që rrotullohen secila për qejf të vet, vështirë se ia del të ngjisë maloren.
Dhe për këtë nuk e ndihmojnë dot klakerët e propagandës që bërtasin nga karroceria me sponda të shqyera se tashmë ndërkombëtarët e pranuan opozitën dhe se ky bashkim e çon kamionin në qafën e pushtetit.
E gjitha është një përrallë që të vë në gjumë por nuk të ndihmon në jetë. Aq më shumë kur në garë je me një kundërshtar që pavarësisht se ka korrupsion në çmimin e karburantit, blerjen e gomave, vajin e motorit, ka një Ferrari të kolauduar.
Por siç edhe thuhet shpesh: Ëndrra janë, bën vaki edhe dalin.
O Dritan ti e di mire si bir i nje ish Drejtori ne Ministrine e Brendeshme te Komunizmit, beteja nuk eshte me Ed Drogen dhe mega-hajdutin se ne cdo vend demokratik duhet te ishte marre zvarre 100 here per bemat dhe antishqiptarizmen, por me popullin shqiptar ku shumica eshte thellesisht i majte, gen i ndryshuar nen sundimin gjysem shekullor te komunisteve. Ne krye te PS edhe nje cop jevg po te vesh nga ish Braka fiton, po te ishte Ed "demokrati" ne krye te PD do t'i ishte harruar emri me kohe. Keshtu bir i nje ish komunisti dhe pjesetar ne komisionin e debim internimeve te kundershtareve te rregjimit komunist.
Mund të kesh të drejtë por nuk thua kryesoren. Shqipëria nuk ka parti të djathtë. Nuk ka as opozitë. Vure vath në vesh që për sa kohë të jetë gjallë saliu dhe banda e tij, PS do rrijë në pushtet. Saliu është gogoli pas dere për 75% të shqiptarëve.
Koministi i thekur Salihu te beri demokrat !!!!????
Po pse more Tani je kaq i shqetesuar me opoziten,E keqja nga opozita vjen,Edvini juaj e ka prer bileten ne 2025,Me cfar ka fituar Edvini me grupet e droges qe jane bere me te fuqishem se Eskobari,A e di ti me sa Eskobar eshte mbeshtetur partia jote,Natyrisht me keto fitoni,Po me sa duket ketej nga terreni Shqiptaret e kane vendosur kete rralle
Censura e komentit tregon friken qe ju ka hyre deri ne palc,Se e dini qe jeni te humbur,Atje ku eshte Ahmetaj do shkoni dhe ju o Mero per azil,Koha erdhi
Jo pi e rrezuam ne komunizmin me Azem and co...as Enverin,as Saliun,as turkun ne 1912,as Kosoven e lire, s mund ti hiqnim e s mund ti heqim pa Eu e USA...
Dhe Ferrarin e ka të vjedhur, ose më saktë të marrë me kërcënim bandash, tejmbushje administrate si kontigjent votash, (ndërkohë administrata duhet të jetë e depolitizuar), kërcënim për vendet punës, dhe blerje votash. Pra edhe Rama ecën me një ëndërr mashtruese sikur ka Ferrari por në fakt është iluzion që PD s'ka as bythë, as moral, e as forcë t'a çmontojë e ta rrëzojë si farsë. PS:Ore, ky Hila si ka mundësi që tërë këto vite nuk ka shkruar ndonjë artikull për korrupsionin dhe mafiozlllqet e rilindjes? Apo ç'e deshe! Është më rehat kur bën avokatin e rilindjes! Se ndoshta e heqin nga puna te dritare TV pastaj me gjithë të shoqen?!!!
Ne pergjigjje te kesaj qe permende me siper, te kujtoj se Hila shkruante kunder Rames vetem atehere kur... u shkarkua nga posti i dikurshem qe mbante ne qeveri. Mbahet mend besoj performanca e Rames perballe se shoqes se autorit te artikullit, qe e talli dhe e telendisi te zezen ne transmetim. Por sic duket, i ka hedhur ndonje kocke me vone Rama edhe ketij, dhe ky si soji i sojsezeve te tij, lepin kocken tani dhe peshtyn atje ku i thote pronari te peshtyje. I lutem redaksise mos ta fshije mesazhin. Flm
o dritan o qelbesire sa ka vrare e marre me qafe yt ate o vemje, o pis. Ptu kellira
shihni endrra o shpellaret e vicidolit,,duroni dhe 11 muaj dhe do ju duket lule humbja apokaliptike 14 maj 2023 qe denoi perjetesisht ne opozite imam haxhi dede sali dumbaben me 40 hajdute. po pse me krricin e faros me dy gishta lart duke djegur goma do vini ne pushtet ju mor shpellare, o sa kam qesh, ha ha ha ha,, keni marre fund. gjigandi Edi Rama foli sonte ne feste si kryeminister per 2025.duroni dhe do shihni,,,
Bravo zoti Hila. Na bere te qeshim me lote. Motorri 80 vjeçar qe nxier tym edhe ne fushore. Motorri qe sot gerthet nga dreitarja e banjos jo vetem nxier tym te zi por atiuj i jane çare edhe tubat e ujit,pompa nuk fuksionon dhe keshtu qe edhe vaji lubrifikant i ka mare shalet,reshket e nuk ngjitet perpjet per ne pushtet.
Te vjen mire apo nuk te vjen mire nje gje eshte e verteta e madhe.Tani ne Shqiperi ka opozite reale.
Ouuuuu! Sa e paskan pritur vulën këta ? Po pse o ju humbtë vula( mallkim popullor ky) a nuk e patët vulën më parë? O vulëhumbur jashtë realitetit pushteti i vrasjeve pas shpine të SHIKUT nuk kthehet më jo vetëm me pëllitje majë çative e ballkonit,por as sikur t'ju mbledhin në një stallë të gjithëve bashkë.
Qente e sigurimit gezojne shendet te plote, kurse te persekutuarit, iken me barkun bosh. Ka te drejte ky gazetari dhe shume si ky. Po e mbajne pushtetin me te gjitha menyrat. E tallet kete popull 50 vjet, rrjepeni edhe tani per 30 vjet. Mire te na behet si popull dele qe jemi.