Nga Andi Bushati
Presidentja e Kosovës dhe shumë qytetarë të vendit të saj, i kanë shprehur edhe njëherë mirënjohjen ish kryeministrit britanik Tony Blair, për rolin e pazëvendësueshëm që ai pati, çerek shekulli më parë, për t’i dhënë fund regjimit genocidal të Millosheviçit ndaj shqiptarëve. “Kosova është një nga trashëgimitë tuaja më të suksesshme” i ka thënë Osmani, ish kryeministrit laburist duke lavdëruar gjatë një konference të përbashkët për shtyp këtë “hero të lirisë, paqes dhe demokracisë”.
Natyrisht që nuk ka asnjë diskutim se Tony Blair ka luajtur një rol të veçantë në çlirimin e para 25 vjetëve që Kosova po përkujton sot. Mjafton të lexosh memuaret e tij të botuara pas largimit nga pushteti, për të kuptuar se ai ka shërbyer si një shtysë edhe më aktive se presidenti Klinton për të marrë vendimin e bombardimit të ish Jugosllavisë nga NATO. Po ashtu, këmbëngulja e tij që aleanca të përgatitej për futjen e trupave tokësore, e përshpejtoi fundin e luftës, nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës dhe na dhuroi Kosovën që kemi sot.
Për të gjitha këto figura e tij do jetë e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e shtetit të ri, për aq kohë sa ai do të ekzistojë. Tony Blair e ka merituar mirënjohjen e kosovarëve dhe pagëzimin me emrin e tij të dhjetra fëmijëve që lindën në kapërcyell të dy shekujve.
Por, thënë këtë, duhet pranuar, se ish flamurtari i rrugës së tretë, që po nderohet sot në Prishtinë, nuk mund të përmblidhet vetëm me një segment të jetës së tij, kur ai shërbeu si kryeministri që pati rol vendimtar në çlirimin e Kosovës. Ashtu si shumë homologë perendimorë, nga Shrëder, Fijon apo të tjerë, që përfunduan si lobistë të Putinit edhe Blair, pas pensionimit nga postet zyrtare vendosi ta shndërrojë kapitalin e akumuluar politik në kapital ekonomik.
Ai vendosi të punojë si këshilltar i liderëve problematikë duke u bërë shpesh për këtë edhe target i shtypit të pamëshirshëm londinez. Tashmë janë të njohura lidhjet e tij me Mohamar Kadafin për interesa të shumëkombshes JP Morgan. Janë po ashtu të ditura ndërhyrjet në konflikt interesi kur si emisar për lindjen e mesme, favorizoi lidhjen e kontratave të British Gas në rripin e Gazës. Shumë artikuj të The Guardian dhe një dokumentar fshikullues i Channel 4 “Bota e mrekullueshme Tony Blair” e kanë vizatuar me skrupolozitet këtë faqe jo dhe aq të shndritshme të jetës së ish kryeministrit.
Me këtë kostum të ri, atë të lobistit që punon për para, Blair iu qas edhe Kosovës. Ai u bë këshilltari i ish ministrit të propagandës të diktatorit serb, në rrëzimin me bomba të të cilit kishte kontribuar vetë. Ai i tejkaloi marrëdhëniet institucionale dhe lidhi miqësi me Aleksandar Vuçiçin. Ai pranoi të punojë “pa para”, por me kontrata për gruan, edhe për Edi Ramën, kreyministrin shqiptar që i ka bërë dëm më shumë se cilido Kosovës duke qenë në konflikt të vazhdueshëm me gjithë liderët e saj (linku poshte).
Si pasojë e këtyre lidhjeve prej lobisti, ai shkoi deri aty sa të angazhohej për ndarjen e vendit që e glorifikonte si çlirimtar. Në vitet 2007- 2008 Blair u bë nga propagandistët më të zëshëm të zgjidhjes me shkëmbim territoresh. John Bolton, ish këshilltari i sigurisë kombëtare të Trump, ka rrëfyer në disa intervista se këtë ide që buronte prej liderëve lokalë atij ia kërkoi ish kryeministri britanik (linku poshte).
Pra ai që Vjosa Osmani sot e prezantoi në Prishtinë, si heroin e lirisë, demokracisë dhe paqes, në një moment të karrierës së tij si lobist ka punuar për zgjidhje të ndryshme, me mure etnike, kundër vlerave multietnike dhe bashkëjetesës paqësore. Kjo është fytyra tjetër e Tony Blair që famën e tij të shkuar e ka shndërruar në biznes. Ashtu si shumë protagonistë të historisë së lavdishme të fundviteve ‘90, ai u bë pjesë e një projekti që mund të shpinte në zhbërjen e shtetit për të cilin kishin kontribuar të lindte.
Natyrisht ky episod nuk i heq asnjë fije floku meritës së papërsëritshme që kryeministri Blair pati në atë kohë të vështirë. Kjo fabul më shumë sesa për të, ka rëndësi për ne shqiptarët, që duke qenë pafundësisht mirënjohës, duhet të dimë të jemi edhe realistë; që duke i falenderuar të mëdhenjtë, persona apo shtete qofshin, të kuptojmë bashkë me ndjenjën e nderimit se në këtë botë nuk është e thënë që të ketë miq eternë dhe aleanca të përjetshme.
ky miu Hales leshon te tilla dokrra hahahahahhhahaa u bo nji cop muti hales saliut te komentoje Figura Boterore si Tony Blair O Temapora O Mores . Deri kur
Dhe kush flet per tipare të karakterit dhe per day fytyra - Andi Bushati. Per aresye ekonomike, Andi Bushati shkeli mbi gjyshin Hisni, mbi gjyshen Vito, mbi prinderit e tij, dhe u bashkua me Xenon e Saliut, sepse i paguan rrogën. Dhe flet per dy fytyra Andi që ka tre.
Po te kishte degjuar Kosova keshillat e Tony Blair per shkembim territori, sot do ishte shteti me i stabilizuar ne Europe, do bashkohej me Shqiperine, do jetonim ne paqe.
Bravo Andi i tërbove rripjellësit sumëkuq . Po qijnë njëri tjetrin në bythë se gratë i kanë nxjerrë në semafor.
O K@ri I Agimes qe e ke sumen blu nga qe e perdor pa pushim, te semafori nuk ka vend per grate e te tjereve se e ka zene vendin gruja jote bashk me vajzat!
Andi . je djale i keq dhe i djallezuar. Te flasesh keq per Tony Blair, eshte TURP. Po ku ke turp ti more Andi.
Se mos ka hallin e Kosoves ky miu i Hisniut. Vete nga vete dhe gjuha i shkon aty ku i dhëmb dhembi: Ndaj urrejtjes qe ka per Ramen, fshikullon ish kryeministrin britanik vetem e vetem se ai eshte keshilltar dhe mik i Rames. Tonny Blair, në koordinim me Presidentin Klinton ne mars-qershor 1999, bene ate qe deri atehere asnje shqiptar nuk e kishte enderruar, krijimin e shtetit te pavarur shqiptar. Atehere, perkunder rezervave qe kishin te tjere udheheqes e Europe, per ate nderhyrje, Blair deklaroi: "Duhet se me kete korregjojme nje padrejtesi historike qe kemi bere ndaj shqiptareve!", duke evokuar keshtu padrejtesine e bere n korrik 1913 ne Londer, nga 6 fuqite e medha, perfshire dhe atdheurn e Tony Blair. E kupton kete ti mor kokeviç? Po ç'te duhet ti mo karagjoz se ç'bejne keta dy udheheqes te dy shteteve te medha mike me jeten e tyre private, kur nuk jane më në pushtet? A nuk eshte per ne nje mrekulli vepra e tyre dhe populli shqiptar mu per kete, në jete te jeteve, duhet t'u jete mirenjohes? A nuk mjafton kjo? A nuk do mjaftonte gjithashtu mor shpirt katran, qe në shkrimin tend, paragrafi i pare i tij do ishte i mjaftueshem. Sigurisht per kedo njeri te mire dhe mirenjohes, ashtu do te ishte, por jo per ti, qe per çdo gje qe ka lidhje me Edi Ramen vjell vrer dhe te ben te shkumezosh. Bastard!
Ku ke surrat ti more majmun të përmendësh emrin e Tony Blair!!!! Ti as sa një pordhë e tij nuk vlen.
Tony Blair si kryeminister perfaqesonte Britanine e Madhe, pra ishte kjo e fundit qe ndihmoje dhe mundesoi pavaresine e Kosoves. Ndersa sot Tony eshte thjesht Tony qytetar britanik dhe si i tille ka te gjitha te drejtat qe te jep nje shtet demokratik per te punuar dhe bere biznes. Po ti o stalinist i thekur nuk kupton nga keto gjera. Hajt te na e rruaj babe Stalini!
Ha ha ha.
Eshte shume e vertete dhe thene nga Nipi Hysni Kapos qe projektoi Spacin dhe Babain nje nga kreret me te ndyre te sigurimit Shtetit ja bene Nderi Kombit ka vlere shume ky artikull….. Edhe pse gagaci Bllokut nuk kerkoi kurre falje por kerkon qe te kthehet Sali Berisha
Ky koqe idiot ashte si mij qenefesh ,hane mut per cdo dite
Antishqiptar I ka ngelur ora te Enver Hoxha
Andin e perdhunoi berisha kur ishte i vogel ne baqen e hysniut, dhe per turpin e tij vazhdon akoma ta perdhunoj kete te pafat.
Bushat Hipospadiku na ben moral per dy fytyra kur vete ka dyqind fytyra, te gjitha te ndyra.
Ne gojen tende cdo gje ndotet hi
Mbasi i more mendte dhe le mendjen pas lidereve te opozites,mbasi “likujdove” dhe Edi Ramen tani po merresh dhe me Toni Blerin! Aferim o Andi! Po me anal-istin Andi Bushati kur do merresh? Je bere i “frikshem” me analizat tuaja
Doli prape ky miu i hales,nipi i Hysni e vito Kapos dhe i biri i Mehdi Bushatit ish funksionar i larte i sigurimit te shtetit dhe tani te sulmoje te madhin Toni Bler ish kryeminister i Britanise se madhe me kontributin me te madh per clirimin e Kosoves,bile edhe se vete Bill Klinton.Kete gje ky pis pisi e ben vetem sepse Toni Bler eshte mik i Edi Rames.Nuk i del e keqja me Ramen,i del per nate ne gjyme dhe pastaj e le tere naten pa gjume.Keshtu te pafsha perhere o race e ndyre !
Pasi mbaroj me shqiperine, halabaku bushati ka kaluar jashte,bile jashte europe.Te thuash qe eshte per te qeshur eshte pak, ky eshte maskarallek.
Qelbe gazetat o bushat komunisti. Shume dhimbje te ka shkaktuar demokracia dhe shqiptaria.
Gjatë vizitës në Shqipëri më 1999 ai u takua me kosovarët në një kamp ku ata strehoheshin dhe u tha:”Ju do të ktheheni në shtëpitë tuaja patjetër”.Dhe e mbajti premtimin.Tony Blair e ftoi Shirakun (ish presidentin e lëkundur të Francës pro sërbe) në shtëpinë e tij në Londër duke i thënë se Millosheviçi po kryen genoid e spastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës,prandaj ne duhet ta ndalojmë kasapin sërb.Shiraku më në fund ra dakord për ta sulmuar Sërbinë agresore.Por përsëri Franca nuk ishte e sinqert me Kosovën.Disa herë aeroplanët e saj i hidhnin bombat mbi pozicionet e UÇK-s.Dy oficer francez në shtabin e NATO-s dekonspironin NATO-n duke i dhënë informacione sekrete Sërbisë.Një gjeneral Francez që ishte në terren e ndaloi brigatën e UÇK -s tek Ura e Ibrit e cila i kish vënë seërbët përpara për tu larguar.Kështu ai u dha mundësinë që ata të organizoheshin gjer atje sa veriu i Kosovës me shumicë sërbe të jetë jasht kontrollit të qeverisë kosovare.Gjenerali francez ka bër edhe një libër ku mburret për maskarallëkun e bër kundër shqiptarëve. Pra ishte Tony Blair që i bëri bashk perëndimin për të çliruar Kosovën.
Hahaha Ky edhe Fatos Lubonja kane krijuar varesi ndaj Rames????
Zot na fal por na sjelle ne Shqiperi NDYRESIREN - MUTIN..... ANDUSHIN