Kullat e malësisë hapen për turizëm, ndërsa kullat e Berishës në Tiranë vendosin frëngji

8 Qershor 2024, 17:03Blog TEMA
Kullat e malësisë hapen për turizëm, ndërsa kullat e

Nga Alba Malltezi

Në rrugëtimin e vështirë të marrëdhënieve me formacionin politik të Sali Berishës që në agim të viteve ’90, si gazetarë të një medie që jemi ndjerë përherë nën sulm prej tij, ndonjëherë pyesim: A kemi bërë gabime?

Është një reflektim njerëzor, sa herë që krijohen nyje marrëdhëniesh, njeriu duhet të ulet dhe të mendojë. Për shembull, kur ai na shpallte e na shpall armiq si media, e as nuk na lejonte të merrnim pjesë në konferencat për shtyp e të vinim këmbë si gazetarë në godinën e partisë së tij, vetëm se shkruanim të vërteta që nuk i pëlqyen asnjëherë, ta konsideronim në ato vite PD-ne si “Kulla e Berishës në mes të Tiranës”, gabuam apo bëmë mirë?

Ishte fillimi i viteve 2000 dhe përplasjet mes një medie e një partie politike ishin në kulmin e tyre, merrnin gjithë urrejtjen dhe energjinë e këtij lideri politik. Të shkruanim atëherë “Pd, ose Kulla e Berishës në mes të Tiranës” na vinte natyrshëm, si një burim i një të vërtete që e perceptonin në kurriz.

Sot, në 2024, mbi 20 vite më tutje, kemi të drejtë të mendojmë dhe të shkruajmë që Sali Berisha dhe pak të mbetur prej të tijëve, kanë shndërruar në Kullë e në frëngji nga ku qitet me armën e fjalës, jo vetëm Rithemelimin, jo vetëm zyrën e Sali Berishës në një prej kullave të para të larta e më të bukura të Tiranës, atë të Aba Center, por edhe shtëpinë e tij, në një prej pallateve të lartë në një nga zonat më të bukura në kryeqytet, në lagjen e të përzgjedhurve “Mustafa Matohiti”.

A po krijon ai për vete dhe për familjen e tij vizionin që ai ka pasur gjithnjë për të tjerët? Nëse është e vërtetë thënia “Kujdes nga mendimet që ke se mund të bëhen realitet”, a është koncepti “ngujim” dhe “frëngji”, një linjë karakteristike në politikbërjen e tij?

Ndërsa malësorët anembanë Shkodrës, Tropojës, Dibrës po hapin Kullat e tyre dhe po i shndërrojnë njëra pas tjetrës në bujtina mikpritjeje, ndërsa frëngjitë nga ku dikur qëllohej me armë po i mbushin me lulet më të bukura të malit e me dritat e Zanave për të mikpritur të huaj e shqiptarë, Sali Berisha, ky politikan jetëgjatë shqiptar ka vendosur frëngji si në kullat e ngujimeve për të vazhduar të qëllojë armiqtë e tij me fjalët më të rënda e më të paimagjinueshme.

Sot Berisha, pas asaj të dikurshme të Partisë Demokratike, ka shtuar metaforikisht, kullat e Kanunit të vjetër në mes të Tiranës, i ka shumëfishuar ato, por paradoksalisht ka mbetur i vetëm. Fare i vetmuar në projektin e tij të panatyrshëm që shton frëngji kullash në pallatet shumëngjyrëshe e shumëkatëshe ku ai banon dhe punon në zemër të Tiranës.

Prandaj shqiptarët nuk mund të jenë kurrësesi me kullat e Berishës, ata sot do të preferojnë 1000 herë më shumë kullat turistike të Valbonës, Dukagjinit, Thethit e të Dibrës. A na kanë dhënë, ndër vite, bashkëatdhetarët tanë të drejtë duke e lënë këtë lider politik të ngujuar me shikimin dhe vizionin nga një frëngji?

23 Komente

  1. E
    Edi

    Hahaha. Po kush te lexon ty moj e shkrete! Sa sheh emrin tend njeriu e di se cfarw do recitosh. Jene bere gazeta limonti... Ti shkruan te Meroja Meroja te Burri yt, ai tjetri te Dritare Dritarja te Meroja, Meroja te Dritare... Me paj fjale gomari ferkon gomarin... Jeni katandisur si Sude

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Hahahahahahahahahs Kullat e Berishes me leje te Lali Erit !!?? Hajde estrade hajde, Nje femer gonare qe i ka ngec koka ne prapanice te Rama hajdutit po na mbysh mendjen se kullat e Veliaj na qenkan te Berishes hahahahahahahahahahahahahahahahaha

      Përgjigjjuni
      1. f
        flase

        gjalle qenkan keto konet e Saliut ? E, po une e dija se kishin ngordhur.

        Përgjigjjuni
      2. Q
        Qytetari

        Qesh qesh se keta emra qe te bejne ty te qeshesh e kane mbyllur ne Kulle Saliun tend. Qesh vlla, qesh se shendet e ke.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          SHQUP-isat ndyresira te Salikufomes le te gajasen, shqiptaret e dine shume mire se kush fshihet pas frengjive per te vrare naten e qare diten.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            Ja kane futur kokon ne oturak thuaj! Pa gazetaret e nderuar muti i madh me emrin Berishe do na cante koken akoma me te paaftet e tij kudo e perreth

            Përgjigjjuni
        2. d
          dsa

          Shoke te Njesitit Gueril, jane hapur Kullat e Pabesise ne malesi, njerezit e "beses" malcoret pasi te vrisnin pas shpine ngujoheshin ne keto kulla dhe gjakmarrja vazhdonte e vazhdon ne vite.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gazetari i partisë

            Po pse nuk thua të vërtetën që kullën në Tiranë 58 katëshe ja dha Erion fiku me bekimin e liderit global se pa firmën e tij lali fiku as në hale nuk shkon dot

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gallata

              Cudi une akoma e di se lali Eri jep lejet per kullat e Tiranes!

              Përgjigjjuni
            2. E
              Ergysi

              Kullat janë investim strategjik dhe lejet i jep vetëm Rama. Erioni mund të ketë 100 mëkate por lejen Gimes se Redbullit ja ka dhënë vetë Rama sepse dihet qe (Skënderbeu i Elisës) Edi Rama me Gimen janë po aq shokë të ngushte sa Gaz Bardhi me Olsi Currin ????????????

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilir

                Alba, Berisha merr ate qe meriton… po ti dhe mafiozi qeke burre qe merrni falas ne mes te Tiranes prone te destinuar per shkolle … ju e keni vendin ne burg.Me taksat e shqiptareve ti tall P duke shetit Nord Ameriken. Shut the fuck up se jeton me leket qe duheshin shkolla e lulishte.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Banori i rruges Ndre Mjeda

                  O Dhondrri Berish trapit Abi gomari qe shkruan me anonim gjithandej u lodhe duke rrejt se aty do beje shkolle dhe aj repart ishte prone e jotja apo e langaraqeve te Tirones. Aty ka qene rrenojat e repartit te Oreve dhe Bolino me ligjet qe i ka dhen te drejten shteti shqiptar ka ber nje redaksi me Qira dhe shteti po deshi ja privatizon po deshi ja merr. Ai ate repart nga hale qe deshe ta vidhje ti e kishe lene aty horrat e Shkelzenit me arme, sot eshte nje redaksi e nderuar dhe e paster. Kujt ja hedh ti o debil dhonderr qe qan gjithe diten duke rrejt. Jam ne ate lagje gjithe jeten dhe i vetmi qe ka vjedh aty metra katrore je ti me ate kompleksin Kontakt qe eshte si perbindesh e si ftyra e Saliut tat.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tallavaja

                    Idiot

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shik

                      Repartin e Oreve donte ta vidhte Jamarber Malltezi bashke me Cim Begejen. Donin te Benin pallate kufoma sic i bene te Kontakt. Bolino e shpetoje ate repart duke e lene si ishte dhebsa ishte. Ai e ka marre me qera dhe kete e di gjithe lagja. Jamarber Malltezi linte aty njerez te armatosur qe e perdornin si parking dhe donin ta vidhnin se aty nuk ka asnje pronar!

                      Përgjigjjuni
                    2. W
                      Washington

                      Ca ka lindur MALOK ca gjaku Serb , o cmen kari

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Haha

                        Fuck berrisha komunist

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          koalasdf

                          as behet fjale birrisha komunist, ata kishin ideale. birrisha eshte sheqerist udb-je

                          Përgjigjjuni
                        2. Z
                          Zagali

                          Gjynah,duhet menduar edhe per Sali Berishen se ka gjashte muaj qe rri brenda dhe u mbyt nga pordhet dhe fenda. Atij i ka ngelur vetem frengjija qe therret,gerthet e pllet si gomar ne dritaren e tij te banjos.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Maro

                            Te gjitha lejet jane te Rames.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Do kemi lajme te bukura nga SPAK...

                              Edhe nese i ka dhen eshte " Strategji" per te nxjere Milionat e vjedhura ne drite ! Lejet ai mund ti kete dhene....por Objektet Hotelet etj do te jene ne te ardhem ne Buxhetin e shtetit te secilit qytetare shqiptare ... Ndersa ato Pasuri miliarderesh te derdhura ne cdo ndertim nuk do ti gezojne ato qe i kane ndertuar ! fjala behet per ata te pandergjegjeshmit dhe per kriminelet ...jo per njerezit Biznsemene te sukseshem....

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tom

                                Nuk mendon aq shume ai jo...te guarantoj...3 min maksimumi vrisni veten thote e dua keshtu...ndaj ka aq shume shkelje e probleme...se aty ka vetem yes maner

                                Përgjigjjuni
                              2. D
                                Do kemi lajme te bukura nga SPAK...

                                Edhe nese i ka dhen eshte " Strategji" per te nxjere Milionat e vjedhura ne drite ! Lejet ai mund ti kete dhene....por Objektet Hotelet etj do te jene ne te ardhem ne Buxhetin e shtetit te secilit qytetare shqiptare ... Ndersa ato Pasuri miliarderesh te derdhura ne cdo ndertim nuk do ti gezojne ato qe i kane ndertuar ! fjala behet per ata te pandergjegjeshmit dhe per kriminelet ...jo per njerezit Biznsemene te sukseshem....

                                Përgjigjjuni
                              3. M
                                M.B .

                                Akoma merreni me keta te majte dhe te djathte te gjithe pjerdhin me nje poc Shikoni o te mjere se po ju pine gjakun keta couni dhe i merni zvarre se vetem kockat ju kane lene.Popull qe merret nga mengjesi deri ne darke me politike Injorante ju kane futur trute e gomarit dhe pellisni dite e nate

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje