Claudia, rrëfimi se si ndërroi një shtet

7 Qershor 2024, 18:40Blog TEMA
Claudia, rrëfimi se si ndërroi një shtet

Të dielën qytetarët e Meksikës zgjodhën si presidente një grua, një shkencëtare të arrirë në fushën e fizikës e të mbrojtjes së ambientit, një personi që i përket kulturës religjioze hebraike. Pa zarf, pa pazare koalicionesh, pa kalkulime favoresh që do të jepen në Kongres qytetarët me votë të tyre të drejtpërdrejtë i dhanë përkrahjen më të madhe që i është dhënë ndonjëherë ndonjë kandidati presidencial

Nga Veton Surroi

1.

Claudia dhe unë kemi qenë në të njëjtin Universitet, në të njëjtin qytet dhe si e vogël ka banuar në një lagje që ishte nja pesë a dhjetë minuta këmbë prej shtëpisë ku jetoja dhe ku zakonisht jetonin hebrenjtë. Emrat e apartamenteve bartnin më vete në shumicë prapashtesa të Evropës Qendrore dhe lindore, -ovsky, -stein e –baum dhe ndonjëherë, për dallim prej këtyre ashkenazi, edhe pa prapashtesa e të identifikueshme në familjen sefardike të emrave.  Para se të bëhej për moshë universiteti, prindërit e saj u zhvendosën në një shtëpi më afër Universitetit. Që të dytë ishin profesorë dhe që të dytë ishin të majtë, siç ishte i tërë Universiteti ynë, Universidad Nacional Autonoma de Mexico. Në fakultetin e saj, atë Fizikës, studentët e politizuar vazhdonin një lëvizje politike pak më të majtë se socialdemokracia. Në timin, të Filozofisë dhe Letërsisë, studentët e politizuar ishin edhe më të skajshëm, diku në afërsi të Maos- njëri prej liderëve studentorë krenohej me njohurinë me Enver Hoxhën dhe Shqipërinë si model të shtetit ideal.

Babai i Claudias ishte anëtar i Partisë komuniste të Meksikës, njëri prej jo pak intelektualëve që po të përshkruheshin në terma politikë evropianë të asaj kohe do të ishin diku mes komunistëve francezë dhe italianë, diçka që në vitet shtatëdhjetë e tetëdhjetë quhej euro-komunizëm. Kur ndonjëherë doja të pushoja nga orët e Universitetit, dilja në një lagje të afërt me të, ku për një kohë të gjatë kishte jetuar Diego Rivera, një anëtar tjetër i Partisë komuniste të Meksikës e më i njohur për artin e tij, guston e të jetuarit dhe të qenët bashkëshort i Frida Kahlos. Claudia mund të ketë qenë diku aty; nuk ishte i vogël numri i studentëve që zgjidhnin të bridhnin andej në kohë të lirë ditëve të javës; ditëve të fundjavës ajo pjesë ishte e mbushur me turistë.

Claudia e këtij rrëfimi, Claudia Sheinbaum Pardo u zgjodh të dielën presidente e Meksikës.

2.

Rrëfimi mes Claudias dhe meje nuk vazhdon; nuk e kam njohur ndonjëherë, por e kam njohur ambientin ku është rritur dhe zhvilluar dhe e kam përcjellë nga shumë larg ndryshimin e këtij shteti, prejse u largova prej tij më 1982.

Asokohe Claudia ishte ende studente, Meksika funksiononte praktikisht si një sistem njëpartiak, nën sundimin e PRI që mbante një emër plotësisht domethënës: Partia Revolucionare Institucionale; në interpretim e udhëheqësve të tyre Revolucioni meksikan i vitit 1910 është institucionalizuar dhe këtë institucionalizim e bëri Partia. Një interpretim të ngjashëm, por me më shumë shpjegime intelektuale evropiane, me Marks, Engels dhe Lenin i bënë pastaj partitë komuniste të Lindjes evropiane.

Kur ajo përfundoi studimet më 1989, u nis për magjistraturë dhe doktoraturë në Berkley të Kalifornisë-specializimet e saj janë përdorimi i energjisë në sistemin e transportit kolektiv dhe përdorimi i energjisë në ndërtim-vendi nisej për në drejtim tjetër. Meksika ishte vend gjithnjë e më i korruptuar, gjithnjë e më i padrejtë ndaj të varfërve, gjithnjë më i dhunshëm dhe gjithnjë më i eksplotuar në resurset e veta natyrore, prej gazit e naftës e deri te turizmi. Dhe, së shpejti do të bëhej vendi i cili falë marrëveshjes së tregtisë së lirë me SHBA-të e Kanadanë (NAFTA) do të shndërrohej në qendrën shpërndarëse të kokainës për në Amerikë e tutje.

3.

Fjala “macho” dhe derivati i saj “machoismo” që në gjuhët evropiane është përkthyer në variante të ndryshme të asaj që në shqipe quajmë maçizëm rrjedh nga Meksika dhe u zhvillua nga sociologjia bashkëkohore për të shpjeguar modelin dominues të mashkullit në shoqëri. “Macho” në të folmen e përditshme të meksikanit është “burrë” dhe përdorej ashtu si edhe në gjuhën shqipe, si sinonim i trimërisë, forcës e vendosmërisë.  Por në kuptimin e fenomenit shoqëror dominues u shndërrua në simbol të diskriminimit e shtypjes së grave.

Meksika i dha një kthesë të rëndësishme “maçizmit” në fillim të këtij shekulli dhe për këtë kishte meritën e vet edhe Claudia Sheinbaum. Në fillim të këtij shekulli, në krye të qytetit të Meksikës (që sot zyrtarisht në regjionin metropolitan ka 22.5 milionë banorë) erdhi një figurë që disa e përshkruajnë si reformator, disa si popullist, disa si demagog e disa si kryebashkiaku më i mirë që ka pasur ky qytet, njeriu që njihet me inicialet AMLO (Andres Manuel Lopez Obrador). Si personin që do të merrej me mbrojtjen e ambientit, një problem ekzistencial i këtij qyteti zgjodhi personin që kishte doktoruar për këtë dhe që kishte afinitete të ngjashme politike. Me një sërë zgjidhjesh teknike e urbanistike-përfshirë edhe ato të ndërtimit të autostradave qarkore në kat e me pagesë për shfrytëzuesit-Claudia Sheinbaum dëshmoi se mund të ballafaqohej me problemet më të vështira.

Provimin e dha kur u bë vetë kryebashkiake, prapë me përkrahje të AMLO që ndërkohë u zgjodh president. Krimi galopant i kryeqytetit të Meksikës u ballafaqua me një shkencëtare e cila e shikoi problemin si një që kërkon analizë shkencore. Prej vitit 2018 deri më 2023 sa ishte kryebashkiake e mbushi qytetin me kamera vëzhgimi dhe vendosi përqendrimin e forcave policore proporcionalisht me lartësinë e krimeve. Gjatë mandatit të saj shkalla e vrasjeve u përgjysmua.

Pashë me sytë e mi ndryshimin më 2023. Ecja lirisht me familjen time rrugëve të qendrës së qytetit, atyre rrugëve që para një dhjetëvjetëshi nuk mund të ecej lirisht as ditën e lërë më natën, siç bënim ne.

4.

Kur ta marrë mandatin në tetor të këtij viti, Claudia Sheinbaum Pardo do të ballafaqohet me dimensionin e tmerrshëm të dhunës së vendit. Në Meksikë bandat e drogës dhe kultura e dhunës po zhvillojnë një luftë kundër shtetit. Drejtësi janë duke kërkuar familjarët e 100 mijë të zhdukurve-viktima të klaneve të drogës dhe operacioneve paramilitare. Në gjashtë vjetët e fundit janë vrarë 180 mijë njerëz- shifra që zakonisht në vende të tjera të botës identifikohen si viktima lufte.

Çdo president që ka marrë pushtetin përgjatë këtij shekulli ka konstatuar se çështja e parë në agjendë do të jetë siguria dhe kjo do të ndodhë edhe për presidenten e re. Por, këso here në krye të vendit nuk është vetëm një person që i hyn zgjidhjes së problemeve me analizë të thukët shkencore. Këso është edhe një vend që ka ndryshuar thelbësisht.

Të dielën qytetarët e Meksikës, të shtetit që shpiku “machoizmin” zgjodhën si presidente një grua. Të dielën qytetarët e Meksikës që në shumicë janë rritur me demagogjinë e politikës zgjodhën një shkencëtare të arrirë në fushën e fizikës e të mbrojtjes së ambientit. Të dielën qytetarët e Meksikës, vendit me 100 milionë katolikë dhe nja 15 milionë protestantë zgjodhën një person që ndonëse jobesimtar i përket kulturës religjioze hebraike. Dhe të dielën qytetarët e Meksikës, me votë të drejtpërdrejtë –pa zarf, pa pazare koalicioni, pa kalkulime favoresh që do të jepen në Kongres-i dhanë përkrahjen më të madhe që i është dhënë ndonjëherë ndonjë kandidati presidencial.

Claudia u rrit së bashku me vendin e saj. Vendi i saj u rrit së bashku me Claudian.

16 Komente

  1. P
    Për korrektesë

    Tani, e morët vesh pse Veton Surroi është me Vetevendosjen? Sepse është marksist-komunist si Albin Kurti. Nuk ka rendesi neser është burrë i mirë apo i keq. Mund të jetë edhe njeri i mirë. Flasim per formimin ideologjik. Është marksist.

    Përgjigjjuni
    1. a
      a

      e ku eshte e keqja te jesh marksist. jeni te indoktrinuar qe keni frike nga idete e tjera. te pakten marksistet e sidomos komunistet e pranojne hapur cdo bejne dhe si do e bejne jo si ''demokracia'' qe te gjithe jane te barabarte para ligjit, por disa jane me te barabarte. kapitalizmi eshte e verteta dhe eshte i maskuar pas demokracise dhe ligjeve te saj qe te trullosin e te mos i maresh vesh. kush jane pronaret e vertete te shteteve kapitaliste ''demokratike''. jane te njejtet familje qe kembehen me njeri tjetrin si dy partite ketu ne shqiperi. mos tu sjell shembuj bushet, kenedit etj.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Për korrektesë

        Ke mbetur akoma tek a-ja? Po ti shko të pakten tek b-ja mor burrë, se do mesosh me shumë. Mos e merr shumë seriozisht.

        Përgjigjjuni
      2. '
        'Urime' - Koha do te tregoje

        Zgjedhja e kesaj gruaje, tregon se ai vend eshte kapur. A mendoni ju se nje shkencetare nga nje minoritet i paperfillshem ne nje vend latin do te ishte ne gjendje te zgjidhej. Sigurisht qe prapa saj jane forca financiare te forta. Zakonisht ky lloj minoriteti ka kapur shume shtete te botes perendimore. Le te shohim se cdo te behet me Meksiken, kush jane planet e atyre qe kontrollojne spangot e kukullave prapa perdeve te "Teatrit te Kukullave"! Good luck Meksika!

        Përgjigjjuni
        1. e
          e po...

          Ti qe flet per markiszmin duhet te jeshe fashist se ndryshe nuk ke si flet kundra. Albin e Vetoni jane fashista demokratik te kohes kapitaliste qe ta ben jete menxyre duke te "lumturuar" ne pamje, te heq breket dhe te nxierr ne rruge te behesh bos. Marksizmi eshte gje e madhe qe s'e harrijne dot keta bythecet e kapitalizmit te sotem qe po e çojne boten buze gremines, por njerezit jane bageti, ata nuk kane pushtet se pushtetin e ka paraja ne kapitalizem. Do shikoni te ardhmen se çdo bejne demokratet e Putinit, Kines apo Amerikes me Trapin dhe Europa pa koke. Prandaj une nuk desha te komentoja fare sepse Veton Surroin e njoha vyrtualisht qysh kur formoi nje parti dhe deklaroi pasurine prej 40 miljone euro. Albinin e njoha kur ish ne burg ne Beograd qe kosovaret e tjeret trajtoheshin mjerisht nga policia serbe, ndersa Albini hante akullore neper studiot e radiove dhe televizionet e Beogradit duke dhene intervista. PO ja, ky eshte fakti qe une fola kaq ashper kunder kesaj lloj demokracie. Kushe e ka pushtetin ne Mosken demokratike, ne Europen demokratike, Ameriken demokratike, Kinen demokratike? E kane ata qe kane parate. Shpresuam shume ne shqiptaret, ngritem dy gishtrinje larte, por tani gjithe femrat shqiptare u ngelen kembet perpjet, bile dhe meshkujve. Nuk e di çfare do mbashe ti tani gishtat larte apo kembet larte?! E rende shprehja por jo me e rendes se jeta dhe e ardhmja e saj! Shiko gjyqet ne Shqiperi si behen dhe kush eshte i denuar, latifondistet, kriminelet politike apo.....kjo eshte pasqyra.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Për korrektesë

            O ti, E Po. Nga e more vesh ti se kush jam unë e çfare jam unë? Unë vura vetem një gje në duke. As nuk e shava, marksizmin apo Vetonin. Ndersa ti u hodhe direkt ne sharje. Kush është fashisti ketu? Si mund të jem fashisti unë me një dajë deshmor kunder fashizmit, dhe babanë komunist? Por edhe babai im komunist e pranoj që diktatura enveriste Berisha shumë krime dhe i solli Shqiperise fatkeqesine kombetare me emrin Sali Berisha. Ndoshta ke aresyet e tua të jesh i frustruar, por vetem një gjë - po të ulemi bashke në tavoline, do kerkosh falje per komentin, dhe do thuash - nuk e dija. Por nuk ka problem. As me njeh, as të njoh, asgje personale. Kalo mire.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tefiku

            Paska rrjedhur edhe ky Veton Surpi me keq se Grida Duma apo Robert Rakipllari qe flasin perçart e nuk ka bir nene ti kuptoje se cfare dhone vetem Vjollca Hoxha mundet? Ky birbo kurre nuk e ka takyar por ben sikur e ka patur shoqe shkolle. Kosovaret po me duken me down se gomeret e Sharrit.

            Përgjigjjuni
          3. Me mire marksist e me rregulla, sesa shtet rrumpalle dhe pa rregulla. Ku dominon i forti, injoranti dhe injorohet gjeniu, i drejti, fisniku.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erm

              Ehh mor shok Klaudia dhe une, dalengadale fillon lexon une dhe Klaudia. A doni me per Belulin?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tom

                Marksizmi eshte niveli me I larte I shoqerise. Fatkeqsisht eshte shpejt. Shoqeria njerezore nuk eshte pjekur ende. Duhen ca shekuj.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bumbum..bum

                  E injoranc e madhe. Të flasësh per marksizëm në shekullin XXI ësht gjynah nga zoti. Politika ësht biznes më vete. Fukarenjt gëzohen me pak. Do ja shifni të mirën ksaj studentes së Rothschild-ve. Apo nuk e dije ktë detaj or Trunxh.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kutuzovi

                    Bumbum! -Mesa duket ti nuk e njeh fare teorine e komunizmit shkencor,prandaj flet papergjegjesi. Komunizmi eshte e ardhmja e shoqerise njerzore ne bote. Komunizmi do vij si nje dodmodoshmeri qe do t'a kerkoi vete njerezimi se po shikon padrejtesi ne ate qe sot e quajn DEMOKRACI.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Berti

                      Vertet ka akoma njerez me mend ne koke qe thone se njerezit,jo parazitet,jetojne me mire ne vende marksiste se ne vende kapitaliste???Dhe kur e degjon nga shqiptaret eshte akoma me e rende.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emni jem

                        Cfare komunistash te qelbun ka ne ende ne Shqipni!!! E pabesueshme duke pase parasysh qe komunizmi i ju a shkerlleu robet e trute. Po prandaj kena kete Shqipni sot e keto "lidera" politike. Mjerim!!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Popull

                          U vrane 17 kandidatet e tjere qe te zgjidhej kjo çifutja.

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tao lali pederasta

                            kardheqe deti me oke eshte hebre o bos tao balla koka me cepa ia pallon gruan a mazniku

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje