
Nga Namir Lapardhaja
Shihni televizionet kombëtare për të kuptuar se kë "opozitë" do përballë Edi Rama!
Për ata që mendojnë se Edi Rama ka frikë Berishën dhe i tutet revolucionit, mjaftojnë të kqyrin me kujdes dhe me mendje të ftohtë kohën për partitë politike në televizionet kombëtare në muajin prill.
Autoriteti i Mediave Audiovizive paraqet në mënyrë strikte prezencën mediatike që zënë të gjithë grupimet politike, ku ajo që vihet re është hapësira e madhe që zë Rithemelimi i Berishës (42.9%), çka është më shumë se sa së bashku prezenca e pushtetit (PS, 18.41%) dhe PD zyrtare (17.51%). Kjo gjë nuk është vetëm për muajin prill, por për çdo muaj të vitit.
Ky është realiteti i qartë se kë do Edi Rama të ketë mëngjes dhe mbrëmje t’i bëjë “opozitën” dhe ta shajë me rrënjë e dhëmballë, me premtimin se “radhës tjetër do ta hedhim qelbësirën”.
Nuk e di për ju, por unë nuk kam parë ndonjë regjim të ngjashëm në botë, i cili, në vend që ta shtypë “opozitën”, i jep kaq hapësirë mediatike, pikërisht në televizionet kombëtare, të cilat jo vetëm që e kanë detyrim ligjor për të mbajtur një kohë të barabartë për partitë politike, por që dihet se pronarët e tyre, në përgjithësi, janë klientë të rregullt të qeverisë dhe ndër përfituesit më të mëdhenj të tenderave dhe koncensioneve publike.
Ashtu sikurse nuk kam dëgjuar për ndonjë regjim, i cili ditën shahet nëpër ekrane dhe televizione, ndërsa natën i shpërblen me leje për kulla ata që e shajnë dhe ata që e financojnë këtë sharje!
Arsyeja e këtij realiteti është shumë e thjeshtë: Edi Rama investohet me gjithçka për t’u lënë përballë shqiptarëve një "alternativë" anakronike që duket sikur ka dalë nga çmendina, krijon realitete paralele, nuk flet për shqetësimet e njerëzve, por për hallet e saj dhe betejën nuk e ka me qeverinë dhe Edi Ramën për t’i marrë pushtetin, por me drejtësinë dhe Altin Dumanin për t'i shpëtuar burgut.
Është e natyrshme që Ramës dhe kujtdo pushteti në kushte të tilla nuk i intereson një opozitë e arsyeshme, me figura të pastërta dhe me një ligjërim që orientohet te alternativa, programi dhe njerëzit, sepse kështu do ishin të rrezikuar, për shkak të pasqyrës përballë që do t'i nxirrte shumë keq në sytë e opinionit publik.
Si për të mos mjaftuar e gjithë kjo, kështjella iluzive prej rëre që ndërton Berisha nga kati i 8-të dhe njerëzit e tij të Rithemelimit që flasin mëngjes e mbrëmje përçart nëpër ekranet televizive të oligarkëve të pushtetit, del dhe e pshur Spiropali të enjten e javës që vjen me një fjalim në Kuvend, duke iu dhënë leksione "ndershmërie", antikorrupsioni dhe respektimi të institucioneve të drejtësisë pikërisht atyre që venë pas një të dizenjuari "Non grata" pikërisht për korrupsion madhor, minim demokracie dhe shantazh drejtësie.

Namir vellai, mos u lodhe kot, sepse Berishistët nuk mbushin. Sikur PD-ja ta kishte perzene me shkelma Sali Komunistin dhe kompaninë e tij të rrumpallave sigurimsa, fuksa, ndyraqë, dhe debilë, sot PD do ishte alternativa kryesore e besueshme per të marre pushtetin, ne qoftese nuk do ta kishte marre akoma. Sepse mund ta kishte rrezuar Ramën para kater vjetesh. Kur PD mori pushtetin ne 1992, unë kujtova se do rrinin në pushtet nja 30 vjet. Por jo. Ne krye të PD ishte një komunisto-enverist nga Tropoja, i cili te parën gjë që beri ishte që e mbushi Tropojen me varre djemsh të rinj. I vuri flakën edhe vendlindjes së vet. Pastaj i vuri flakën gjithë Shqiperise, me keq se edhe vetë diktatura Enveriane, që të themi të drejtën, kishte me shumë ane pozitive se sa regjimi rrumpalle i Sali Enveristit. Por kur shikon turmën idiote që shkon mbas Saliut, njeriu mendon vetëm dy gjera, dhe të dyja i ka pyetje per Zotin: 1. O Zot, sa fat paska patur ky Edi Rama. 2. O Zot, ku i ke mbledhur gjithe idiotët tek Rithemelimi i Saliut.
Gjithe fajin e ka Saliu!!!!!
Per PD-ne? Pse kush e ka fajin? Unë e ti? Kur vjen puna tek 45 vjet diktature, gjithe fajet ieka Enveri, pavaresisht se Enveri nuk vinte fshat me fshat të persekutonte njerez. Prandaj, po nuk pati Saliu faj, edhe Enveri nuk ka patur faj atehere. Apo ke ndonje variant tjeter?
Ore gazetar Rama i le vete që të flasin opozita ashtu siç flet budalliqe dhe populli do shkojë të votojë të majtët.Pra Rama ska pse shqetësohet se flasin ata ai bën diçka për vëndin.Miliona turistë nuk vijnë kot o gazetar leshi që çdo gjë e lidhni me Ramën.Çfarë bëri psikopat Berisha kur qeveriste ?Asgjë vetëm shkatëroi çdo gjë të mirë.Sot punohet gjithandej megjithëse gangsterët e opozitës dhe gazetaret e leshit si Luboja,Bushati,ti etj etj mendojnë ta rëzojnë me 100 veta nëpër rrugë.
Berisha te futi ne regjimin pa viza ne Nato
Sa lek i dhan e s'i la .
Berisha futi vendin ne Europe dhe nato
Ore Kadri , di ti ndonjë vend në Ballkan që është nën rregjimin e vizave , përveç Kosoves ? Asnjë , të gjtha shtete janë pa viza . Di , ndonjë shtet ti në Ballkan , përveç Kosovës , që nuk është në NATO ? Asnjë . Të gjitha këto shtete kanë pasur nga një Sali kryeministër ?!
Ore Kadri , di ti ndonjë vend në Ballkan që është nën rregjimin e vizave , përveç Kosoves ? Asnjë , të gjtha shtete janë pa viza . Di , ndonjë shtet ti në Ballkan , përveç Kosovës , që nuk është në NATO ? Asnjë . Të gjitha këto shtete kanë pasur nga një Sali kryeministër ?!
Qenke vertet i mangut Kadri. Cfare te dhane te hash sot?!
Vakum trunor , i duhej fronti e me ç'pasoi kur filloi në shkretëtirë të fryjë e sa u evakuuan nga , OTAN .
O Kadri more kadri qenke një rrot ari ti. Heqja e vizave ishte proces 15 vjeçarë ku u përfshin te parët tre vendet e Ballkanit, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia kurse Shqipëria priti edhe një vit bashkë me Bosnjes pra Sali Gerdalla dhe PD nuk kanë asnjë lidhje o Kadri, kurse Shqipëria siç e katandisi Saliu me depot të shqyera pa ushtri dhe pa brekë nuk u fut në Nato por u fut Nato në Shqipëri me 1 Prill për të berë Zap vendin me revolucionet e Saliut që ishin rrezik potencila për Ballkanin. Aleanca e Atlantikut ku shqipëria ishte anëtarsuar 20 vite para ishte fillimi i negociatave të antarsimit Sipas teje dhe shpellarve i puna jote Albin u hoqi vzat kosovarve, Dodik Boshnjakve Gruevski Maqedonëve apo jo? Ik o shoku futi ndonjë qofte poshte bllkoni të kryekriminelit të komunizmit Sali Ram Kufoma
Sipas monitorimit partia socialiste ka me pak se gjysmen e kohes televizive te PD dhe pothuaj te njejten kohe me LSI e Metes apo te partise se Bashes.Gjithe opozita se bashku Berisha,Meta,Basha,Mediu dhe Agron Duka kane 82% te gjithe kohes televizive te stacioneve kombetare,ndersa PS qe eshte ne pushtet 18% dhe prape ju bertisni nate e dite se Rama ka blere mediat ! Prandaj jeni te pa besueshem nga shqiptaret te cilet nuk ju ndjekin dhe nuk ju votojne,sepse ju kerkoni t'i beni ata per budallenj !!
Drejt! Dhe Edi jua ka lene 82% te TV-ve qe te shkurtoje kohen e vete-shfarosjes politike te te djathtes (i thenshin) shqiptare teresisht te konsumuar tashme. Foltorja eshte mjeshtre per veteshkaterrim.