
Nga Alba Malltezi
Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të rikujtojmë ku ishim dhe si ishim. Jo shumë larg! Të shohësh Shkodrën e Zadrimën me sytë e gazetarëve italianë të Linea Verde Sentrieri të së shtunës që sapo lamë pas, është një moment reflektimi dhe vlerësimi për ata shqiptarë që prej vitesh përmes punës dhe sakrificave kanë marrë në dorë tokën tonë të vrarë, e me kujdes, durim dhe pasion po bëjnë bashkë indet, po i mjekojnë e shërojnë, duke krijuar një realitet magjepës.
Marjana Koçeku në cepin e saj në parajsë në Liqenin e Komanit po shkëlqen si me llampën e Aladinit shtëpinë e gurtë të gjyshit dhe po e ndriçon bashkë me të edhe çdo gjë tjetër rreth e rrotull, Neomalsore, i thonë. Me siguri shumë të tjerë në atë zonë, dashtë Zoti, do ta kopjojnë.
Siç e kanë bërë shumë shqiptarë me shembullin e familjes Prenga me Mrizin e Zanave. Te Altini në Mriz është shëruar një plagë e madhe e të kaluarës sonë: Alergjia dhe neveria nga fshati, turpi që kishte mbërthyer gjithë shqiptarët të tregonin se ishin fshatarë.
Po, se fshatarët e të kaluarës sonë ishin ata të varfërit që zbrisnin “ilegalisht” në qytet duke u lutur pranë furrave të bukës: “O goce a ma blej gjys bukë gruri!”, sepse fshatarët punonin e lodheshin në kooperativa, por për ta jepej vetëm racion bukë misri, sepse shitëset e pamëshirshme të furrave të bukës në qytet dinin t’i dallonin nga veshjet e varfëra, fytyrat e përzhitura e duart e plasura nga puna në kooperativë. E kur për ta erdhi koha e largimit masiv, fshatarët tanë të përvuajtur flakën çdo gjë për t’u larguar nga ajo varfëri, por mbi të gjitha nga ai përçmim i padrejtë: Vetëm fakti i të qenit Fshatar!
Kush sot punon me përulje dhe përkushtim të shërojë këtë plagë, meriton respektin më të thellë, pasi po bën një punë të lodhshme, të vështirë, që në fakt, me t’u shpërndarë anembanë, do t’ja mbajë pafundësisht kokën lart gjithë vendit tonë. Sepse puna mbetet, ndërsa fjalët e të tjerëve që nuk punojnë, ikin pa lënë asnjë gjurmë si shiu i lehtë i verës.
Normal vidh tendera 1 € toke dhe idilizo keta dashnoret romantike te jetes me djerse
Melodrame boshe, fshati shqiptar eshte ne dite te hallit, kjo Jo aq per fshataret vet se ata ia dalin ,nga momenti qe kane toke e gje te gjalle ,e me femijet ne emigracion dhe me pjesen e vet me te mire qe ka kap pune madje masivisht ne adminstraten shtetrore ne qytet , por fshati si pjese e struktures ekonomike te nje vendi te prapambetur si ky eshte vite drite larg asaj qe duhet te jete ne lidhje me ate qe mund te kontribuoje per VENDIN, i zhytur ne nje mentalitet meskin , kulturalisht i prapambetur dhe jo i emancipuar, me nje baze ekonomike modeste shpesh primitive,i pazhvilluar teknologjikisht ,i pa organizuar ne ferma kolektive dhe sipermarje grupi qe ,mund ta kalonin marrdhenien me pronen, nga mentaliteti ingastres time qe e mbjell me qepe e Hudhra ose po te dua s e mbjell fare , tek mentaliteti i fermes se madhe agroblegtorale me kontribute nga te gjithe dhe me shperndarje te fitimeve sipas kontributeve .Kjo mund ta shumfishoje prodhimin ne krahasim me ate qe mund te prodhoje cdo ngaster vec e vec dhe qe jo vetem mund te mbushe tregun vendas por mund te neshkruaje per furnizim per tregjet e BE duke shfrytezuar ato avantazhe qe na jep Natyra jone , te pakten edhe per ca kohe , e Pra ky vend qe me keto politika shkaterruese ekonomike te tipit, viti 0 apo ceku i Bardhe e shkateroi prodhimin industrial ne Vend . nuk e ka luksin te Falimentoje edhe fshatin, E megjithate per fat te keq kjo po ndodh,KU jane expertet e ekonomise ne vend e sidomos ata te Bujqesise , te dalin e te na THONE ::SA ISHTE PRODHIMI KOMBETAR BUJQESOR NE KOMUNIZEM dhe SA ESHTE SOT, le te dalin mendjet e ndritura te ketij vendi dhe te na mbushin mendjen , se Biznesi i kesaj NEOMALSORES apo i Atij Altinit te Patave qenka me me interes per VEndin se sa Prodhimi agroindustrial (NE SHIFRA) e sidomos ai BUJQESOR ne shifra i VEndit tone.Ee pra sado qe publikut ne shifra i fshihet e verteta kam bindjen e PLOTE qe Prodhimi Bujqesor i SHqiperise ne KOmunizem e tejkalonte disafish prodhimin e sotembujqesor ATEHERE KU ESHTE EPERSIA E KETIJ SISTEMI ?! Nga ana tjeter KAM BINDJEN E PATUNDUR SE SHTETI SHQIPTAR NE NIVELE TE LARTA TE VENDIMMARJES RUAN RAPORTE TE PRIVILEGJUARA KLIENTELISTE me TREGTARET DHE IMPORTUESIT E MALLRAVE BUJQSORE ne vvend duke i ven gure nen rota zhvillimit te fshatit dhe duke promovuar jo zhvillimin e bujqesise ne Pritje te hyrjes ne BE por duke promovuar keto modelet e te ashtuquajturave Agrobiznese qe jane vec ngjyra te zhvillimit te fshatit por JO e ardhmja e tij , ato jane vec nje Iluzion i rreme i asaj cfar mund te jete bujqesia neser (RUAJNA ZOT sikur cdo shtepi e renuar me dy pleq edhe 3 pula ne qymez ti thonte Vehtes AGROBIZNES0 kush do te bente agrobiznes pastaj).Si perfundim lerini keto trajtimet patetike mbi njeriun e ri ne fshat se e verteta eshte qe edhe Altini me Pata edhe Kjo Neomalsorja kane kaluar vite ne perendim per te ardhur te kjo dite , Bejini presion QEVERISE dhe POLITIKAVE te saj dhe shnderojeni zhvillimin e fshatit ne prioritet , ne menyre qe kur te shkojne Politikanet ne fshat per zgjedhje ta pyesin b ... mire e mos ti a hedhin me me nje kamion cakell , ne kete menyre fiton Fshati, Fiton VEndi dhe NUk ka nevoje fare qe artikullshkruesja te lartesoje njeriun e ri sepse deri athere te gjithe do ta kene kuptuar qe cdo njeri mund te jetoje me djersen e vet ne nje shoqeri te lire qofte ne qytet apo ne fshat