
Një lajm i publikuar së fundi në mediat tona « Tema » e « Shqiptarja.com », botuar më 2.06.2024, me titull « Të huajt bëjnë të famshme Shqipërinë në Tik-Tok, i kalon edhe Greqisë e Italisë», me siguri, në një pjesë jo të vogël, nuk do të jetë pritur mirë nga vetë shqiptarët, sepse, këtu te ne, mendimi kolektiv ndërtohet me stereotipi e me klishe.
Ne ende nuk kemi arritur ta ndajmë Shqipërinë, atdheun tonë, nga partitë politike dhe nga ata që na qeverisin. Të mësuar në rrymë të shekujve qëShqipëria nuk është e shqiptarëve, por ose e Babës në kohën e otomanëve ose e Zogut në kohën e mbretërisë dhe e Enver Hoxhës në kohën e komunizmit, shqiptarët e përjashtuan veten nga pjesëmarrja në ndërtimin e identitetit dhe imazhit të vendit të tyre. Pas viteve ’90 ndodhi një rimodelim tjetër i përfytyrimit tonë për atdheun.
Opozita antikomuniste u përfytyrua si forca politike e shqiptarëve që, këtej e tutje, do të rindërtonte imazhin e atdheut të dërrmuar nga mjerimi ekonomik, të ndarë etnikisht, të shkatërruar nga lufta e klasave dhe të drobitur nga humbja e vlerave. Kështu, nisën përsëri të ndërtohen klishet e reja. Nëqoftë se deri atëherë, në mendimin kolektiv, ishin ndërtuar stereotipitë e kuptimit të jetës sipas mentalitetit ideologjik e socialist që e ndante të shkuarën dhe të tashmen në armiq tëShqipërisë dhe në dashnorë të saj, tani stereotipija po përmbysej dhe klishetë e reja u zëvendësuan në mendimin e përgjithshëm kolektiv duke e kthyer me kokë poshtë arkitekturën e tëmenduarit të shqiptarit. Këtu nuk është fjala vetëm e thjesht për vlerësimin e së shkuarës, mbi të cilën mendimi politik shqiptar vijon ende të ketë më shumë peshë se analiza e historianëve, fjala është për riprodhimin që i bëjmë sot imazhit të atdheut. Klishetë që përdoren sot në paraqitjen e atdheut ndërtohen mbi stereotipitë politike të dikotomisë pozitë-opozitë.
Nëse je nëopozitë, sipas klishesë së ndërtuar te shqiptarët, detyra jote është të shash qeverinë, të nxish çdo gjë që bëhet në këtë vend, ta paraqesësh punën që bëhet si një aksion për të vjedhur e shkatërruar këtë vend. Dhe sipas një stereotipije që ekziston vetëm këtu te ne, opozita ka gjithmonë të drejtë. Pavarësisht se çfarë përfaqëson ajo, vetëm fakti që është në opozitë i jep statusin e orakullit.
Në hapësirën publike, dhe këtu kamparasysh mediat e mëdha e të vogla, nuk gjen dot një emision qëtë flasë për bukuritë e këtij vendi, nuk gjen dot as edhe njëinformacion të vetëm që të ketë përmbajtjen e atyre mesazheve pa fund që hidhen në Tik-Tok nga blogerë të huaj dhe qëmahniten me vendin tonë. Mahniten me natyrën e bukur, me cilësinë e jetës këtu, me hitorinë,me sigurinë e rendit (vetëm nëShqipëri ndodh që të huajt nuk preken, por respektohen e ndihmohen).
Ne harrojmë që sot po jetojmë në një moment vendimtar. Kemi rastin e artë që të përmirësojmë imazhin tonëkolektiv në Europë, sidomos, e në botë. Të gjithë, kush mëshumë e kush më pak, është dëshmitar i skepticizmit, cinizmit, dyshimit dhe injorimit që na kanë bërë e na bëjnë edhe sot tëhuajt e sidomos një pjesë e medias. Deri vonë, askush nuk e dinte se çfarë jemi konkretisht. Europianët, të mësuar me klishetë e vlerësimit të Ballkanit sipas stereotipive religjioze e kolonialiste, e shihnin Shqipërinë si një vend atipik mysliman më shumë, dhe si mbetje të Perandorisë optomane në zemër tëEuropës, çka solli edhe lehtësimin e copëtimit të trojeve etnike shqiptare. Noli, por edhe Ahmet Zogu u përpoqën ta dekonstruktonin këtë imazh, por Lufta e Dytë Botërore solli njërealitet tjetër. Mbyllja dhe izolimi total bëri që Shqipëria tëharrohej.
Ndërkaq, brenda vendit shqiptarët nisën të kultivonin një krenari boshe, një emfazë që mbante gjallë vetëm kultin e diktatorit. Pas rënies së diktaturës, Europa pa një realitet tëfrikshëm. Imazhi që u krijua për ne, shqiptarët, u përfshi nënarrativën e re që po ndërtohej në Europën e mësuar të vlerësojëtë tjerët me cinizëm e klishe historike. Emigranti vrasës, pastaj mafiozi, krimineli, trafikanti, shqiptari si sinonim i së keqes nëatë vend dhe një shtet që nuk dihej se përse qëndronte në këmbëderisa u detyruan të sjellin këtu edhe misioni paqeruajtëse, si ai me emrin »Alba ».
Ndaj ajo që po ndodh tani, ky rregullim i imazhit të Shqipërisë është një ngjarje e madhe historike që duhet të na ktheje krenarinë e humbur. Vetëm tani ne mund të flasim për të shkuarën tonë dinjitoze. Vetëm tani mund të tregojmë vlerat tona humane që kanë krijaur dy klishe e dy stereotipi pozitive për shqiptarët që janë : bashkëjetesa paqësore mes besimeve fetare dhe shpëtimi që iu bëmë hebrenjve atëhere kur ndaj tyre ishte ngritur makina shfarosëse hitleriane. Vetëm tani ne mund ta tregojmë historinë tonë të famshme me Skënderbeun apo me Loredanin që mbrojti Shkodrën. Tani mund të flasim për korifej si Fishta, Noli e Konica. Vetëm tani mund ta kuptojnë më mirë europianët Kadarenë apo Nënë Terezën.
E di që shumica e atyre që nuk e pranojnë këtë realitet mund të thonë se kështu i bëjmë fresk qeverisë dhe Edi Ramës. Mund të jetë edhe kështu dhe natyrisht që kështu është, por kjo nuk duhet të na ndalojë të ndjehemi krenar për vendin tonë sot. Asnjë qeveri nuk i bën punët vetë pa njerëzit e saj, Nëse kjo qeveri ia ka arritur që t’i frymëzojë shqiptarët në mënyrë që atë të ndërtojnë këtë Shqipëri që në rrjetin më të madh të internetit Tik-Tok vlerësohet edhe më shumë se Italia e Greqia dhe ka arritur miliarda shikime, i lumtë ! Kur nesër kjo qeveri të largohet, Shqipëria do të jetë aty, por nuk do të jetë si një mishmash keqkuptimesh, por si një realitet i ri.
qe ne nisje shfaqet idiotesia e Yzeirit, sepse tema dhe shqiptarja lajmin ia kane vjedhur Top Channelit
Karton ke në vend të truve , o Kartoni . Po mirë , me bythë e lexon artikullin ti ? Iliri thotë vetë që e ka lexuar nga gazetat , pastaj , lajmet nuk janë monopol i gazetave , lexohen në gazeta dhe pastaj komentohen nga cilido . Apo kishe diçka për të thënë edhe ti ?
Ypokrisi....kurre nuk ka pas armonia mes besimtareve kristiane me islamiket e ardhur nga Azerbaijan...! As ndihma ndaj evreve nga ana e muslimon brother's m'Albanistan nuk eshte e vertete....!!
Pirdh, pirdh se lirohesh.
Ajo puna e çifutëve, është pak relative...... . Sepse, ndërsa në Shqipëri qëndron e vërteta e shpëtimit të tyre, në Kosovë kjo gjë nuk ndodhi. Pse?....... . Edhe ata shqiptarë janë...... . Pra, ka faktorë të tjerë, dhe nuk hyn fare nocioni besë, apo mikpritja e shqiptarëve....... . Pikërisht këta faktorë duhen analizuar.
Idiot je ti qe nuk ke kuptu asgje nga shkrimi i Yzeirit.Per fatin tone ka akoma njeres me dinjitet qe jane objektive e duan ti informojne ata shqiptare qe duan te informohen e qe akoma jane ne medyshje e u besojne me shume klisheve,ti shofin gjerat edhe nga nje pikrpamje tjeter,por ama per gedhete nuk ka shprese,per gedhete duhet pritur proceset natyrale te evolucionit,vemendja e tyre ndalon dhe perfundon trk idiotizmat!!
...dhe mesa duket idiotesia i ngeli Kartonit.
Nuk eshte faji i yzeirit qe eshte fshatar dhe don ti shikoje gjerat,me interesat e castit dhe nuk arrin te deshifroje me syte e nje intelektuali, veprimet diabolike te rames,qe cdo gje e sjell me nje menyre te rafinuar,per perjetesimin e pushtetit te tij,pa njohur asnje lloj morali,qe nga mbajtja per idol,nje islamist terrorist si erdogan,deri tek kakarisjet ne forumet me te larta te perendimit,si zeri me ububushem i saj etj,etj Ky vend mor yzeiri,vazhdon te jete ne kerkim te udheheqsit,qe e do kete vend dhe mund te beje cdo sakrifice,per ta bashkuar ate dhe shpirterisht me Europen dhe rama eshte diametralisht i kundert me kete realizim.
Nuk eshte faji i yzeirit qe eshte fshatar dhe don ti shikoje gjerat,me interesat e castit dhe nuk arrin te deshifroje me syte e nje intelektuali, veprimet diabolike te rames,qe cdo gje e sjell me nje menyre te rafinuar,per perjetesimin e pushtetit te tij,pa njohur asnje lloj morali,qe nga mbajtja per idol,nje islamist terrorist si erdogan,deri tek kakarisjet ne forumet me te larta te perendimit,si zeri me ububushem i saj etj,etj Ky vend mor yzeiri,vazhdon te jete ne kerkim te udheheqsit,qe e do kete vend dhe mund te beje cdo sakrifice,per ta bashkuar ate dhe shpirterisht me Europen dhe rama eshte diametralisht i kundert me kete realizim.
Ska specie me te rrezikshme per shoqerine sesa mediokri! Yzeiri si i tille pozicionohet ne rolin e mendimtarit elitar per te treguar sa i holle eshte ne trajtimin e femonemeneve social-psikologjike, gati ne kufi shkencor. Duke qene sherbetor i partise ska problem nese je medioker ose jo... mund te shkelqesh edhe nese fenomeet klimaterike e metreologjia serviret si faj i opozites ose si trumf i partise shtet te shokut Edver.
O tosi , ha ha derisa të ngopesh . Profesor Ilir Yzeiri , nuk ja dedikon partise përparimin e Shqipërisë , por fakt është që , këto të mira e zhvillime , erdhën në kohën e Ramës dhe partisë socialiste ; a mund të mohoet ky fakt ?
Autorin nuk e njoh nese eshte nen mesataren, mesatar, apo mbi mesataren. Por mesatarja (media) nuk eshte e rrezikshme ashtu sic mendon ti. Mesatarja eshte pasoje e jo shkak. Nese mesatarja eshte me e ulet (si kuote e krahasuar) arsyeja eshte sa ka shumeeeeee njerez me deviance negative. Ne nje grupim njerezor ku lidhja me faktet, me realitetet, me trended boterore me dijen ne pergjithesi; eshte shume e ulet dhe njerezit ushqehen kryesisht nga info te tipit "ma tha njoni", "e degjova ne autobuz", "m'ka thon dikush qe eshte i mrenshem" mediokriteti nuk eshte shkak, por pasoje. ARMIKU nuk eshte kurre mesatarja, por sasia e njerezve me injorance qe eshte masive.
Vari hebet! Kjo dhe shume te tjera rrefejne se jemi turrma qe nuk jetojme dot pa sateapet mbi krye, qofte ai Berishe a Nano. Ne se ne dikrafure mund te motivohet, sot nxjerr sheshit difektin kolektiv. rralle Kush perpiqet te ndertoje individualitetin e vet, sepse… kaq vlen ne s ket fat meritojme.
Ja një analizë e një shqiptari dhe gazetari të vërtetë , që e do Shqipërinë dhe është krenar për arritjet e saj . Nëqoftëse nuk janë arritje miliona të huaj nga të gjithë kontinentet , që vizitojnë e kalojnë pushimet tek neve , kush tjetër mund të quhet arritje ? Nëqoftëse vetë mijra e mijra turista , deklarojnë se mikrokriminaliteti në Shqipëri , është baras me zero , a nuk është arritje kjo ? Kur ndodh që , në mez të Athinës , ta rrëmbejnë celularin nga dora ( sipas fjalëve të një turisti) , në Shqipëri kjo nuk ndodh kurrë . Edhe kjo është një arritje . Kur Shqipërinë e vozitojnë 20 milion turistë (sipas parashikimeve të këtij viti) , kur para 10 vjetësh nuk njihej as si fjalë , fjala turizëm , kjo pastaj , është vërtet një arritje me të vërtetë epokale . Këto arritje u bënë gjatë qeverisjes Rama , më vjen , keq po kjo nuk ka si të mohoet . Dikujt , opozitarëve sidomos , nuk ju vjen mirë po faktet flasin vetë e bëjnë muuuu .
Agjensione të ndryshme turistike nga vendi kanë arrit mjaft të ndikojnë në mjaft pjesë të botës lidhur me turizmin,bukurit e vendit,mirësjelljen dhe kalendarin autoktone andaj ka edhe rritje të turistëve,por analizat tregojnë se turistet në Shqipëri kryesisht vijnë për herë të parë e jo edhe në vazhdimsi meqenëse ka defekte që agjensionet turistike por edhe Ministria përkatëse duhet bërë më shumë në eliminimin e tyre.Zoti i ka dhënë Shqipërisë gjithë këto të mira pse të mos shfrytëzohen për mirëqenien e popullit duke zhvilluar turizëm stabil.Si pushues për aq sa kam vërejtur unë dobësitë kryesore në turizëm jjanë:sjellja arrogante e personelit,tendenca për ta mashtruar për të mos thënë vjedh turistin,papastertia e rërës në pllazhë .Pra jo korrektësia është e pranishme në çdo mes e kjo më së shumti i pengon turistet.
Te jeshe carton do te thote qe dhe shurra te gris,c
Sa më shpejt të bjerë nr i tipave si ky që mer guximin të japë mend aq më shpejt do të bëhet europiane Sjqipëria!
Po mire o Iliro por kur e mori Edi ne 2013 ishte Zero Shqiperia dhe ajo çfare iste ishte per ta hedhur ne toke... Po ato qe beri Edi jane te gjitha perfekte... Perfekte nga Edi do mbajme mend industrine dhe tregtine e droges dhe korrupsionin si sistem qeverises
Po Ylli.Gjithmone duhet te flasim edhe per anet pozitive Te rrugetimit Te Shqiperise!Po pse nuk e vlersoni kohen e Komunizmit kur detyrimi I shkolles 8vjecare u be me detyrim!Universitetin e mbarove pa leke dhe shpine e more pa leke!Nga shtepite me qiri u bene me Drita!Shoku I jot qe spiunonte patjeter e ke aty verdalle!
Shqiperia nuk e ka prishur imazhin e saj nga populli por nga Ju puthaoret e rregjimeve qe s,keni lene gje pa bere per ti prishur imazhin ,pune te cilen po e kryeni me devotshmeri edhe sot fale tallavase se krijuar pikerisht nga Ju kazani mediatik qe e mbani gjalle kete imzh te keq e qe nepermjet ketij imazhi hani buken ,duke i shtremberuar historine e perdhunuar krenarine dhe vyrtytet e ketij populli a thua se sistemi pa emer qe ndertuam u hoqi bishtin shqipetareve te para 90 .Ndaj ore liliputer mos kujtoni se populli nuk ka memorrje.Beni nje sondazh ,jo te parapergatitur dh do te konstatoni qe asfalti qe keni shtruar eshte q i siperfaqeshem sa me nje rreshje te forte mund te shkule gjithçka qe ju keni llustruar e llustroni perdite per honorain e dites.Ne nje vend qe intelektuali eshte perzene jashte kufinjeve te tij ,duke i munguar truri i vendit eshte si ajo lulja artificiale qe te duket e bukur por pa ere dhe naturalitet.Ndaj lerini shakate e kripura te Duçes e beni thirrje te rikthehet truri i perzene jashte kufinjeve dhe do te konstatoni se gjitheçka trupmetoni eshte nje inrealitet ,ku te gjithe vendet e zhvilluara kane nga nje bosht ku mbahen e ne na mbne shkopi ne bythe qe na kane futur miqte qe sa here qe pretendojme na i shtyjne edhe me thelle.Nga nje vend me fuqi punetore te kualifikuar me industri te rende,te lehte dhe ushqimore jemi kthyer ne nje vend tik-toku dhe rreperesh e blogieresh ku personat me me pak personalitet kne drejtuar kete vend e sot gjenden o maj shtyllave duke rrecituar vargje te improvizuara me siguri kur kane qene ne kopesht,ose te hypur neper shtylla e dritare duke zevendesuar hoxhet e minareve .
Ti i indinjuari , na çafe trapin me lloj , lloj fantazmagorish e akuza të stërdëgjuara . Këto janë llafe të thëna e të stërthëna . Po pse o idiot , Rama i përzeu intelektualët , apo trurin e kombit që e quan ti ? Jo vetëm intelektualët , por të gjithë të ikurit , shkuan jashtë Shqipërie se në vendet perëndimore jetohet më mirë , janë dhe do të jenë akoma , më lart se neve në të gjitha drejtimet . Jo Rama , por vetë Zoti të zbresë nga qielli , nuk mund ta bëjë kurrë Shqipërinë në 10 vjet , të barabartë me vendet perëndimore . Njeriu shkon të jetojë e punojë atje ku i beher mirë . Nuk themi shyqyr që ja arritëm kësaj dite ?
U thinje dhe u dhinje bre hajvan me thinja
Me këtë shkrim sa llogjik aq edhe të vërtetë Yzeiri i ka bërë të shkumëzojnë të gjithë militantët e opozitës. "Jo mo çfarë! Rama është hajdut, drogaxhi, i korruptuar. Veçse ai ylli i penxheresë ka qënë si duhet! Ai e shkatêrroi Lazaratin! Ai i lejoi firmat piramidale për të mirën e shqiptarëve! Ai nxorri fundin komunizmit, duke i shkatërruar të gjitha veprat e ndërtuara gjatë 45 vjetëve! Çfarë Rama! Meazallah".
Paraja e piset dhe burimet e fshehura qe tentojne te ngrene shqiperine.......ne maje te botes. Vet shqiptaret duan te ikin na syte kembet nje ore e me pare nga ai vend cop cop, ndersa *misionaret e rilindjes.....punojn fort per te dhene imazhin e shqiperise se papare! Si ore ia mer shqipja italise e greqise per plazhet apo ne pergjithesi turizmit ne keto vende????? Prisni kur te dali lajmi se shqipja ja mer vendeve si siberise, saharase dhe shqiperise per plazhet e bukura ....hahahhahaha Kane fluturu pllumbat......!!
Jo ,ne kohen e Sales u punua jo pak se u bene rruge,Shqiperia hyri ne Nato,hyri ne Shengen,por u arrit maksimalja ne prodhimin e Kanabisit,ku vete kryeministri Berisha nuk lejoi nderhyje sidomos ne Lazarat se donte votat.E ka deklaruar vete me gojën e tij.Korrja me e madhe e Kanabisit ka qene 2013 kur u humbjen zgjedhjet.Sa i takon korrupsionit vitet me te lumtura te nje qeverie fillojne ne 2008- 2013 ku u arrit kulmi por asnje prokuror apo gjykatës nuk guxonte te hapte nje proçes,se e mbyllte Sala e me vone Llalla.Ne banka kredite e keqija nga 2 përqind ne 2005 u mbylle me 23 përqind ne 2013 ku bankat u sakatuan me 5 miliard euro,si me piramidat. Nuk them se Shqiperinë e shpe tuan keto te tjerët,kane bere disa gjera,por te pakten iu dha mundësia drejtesise qe te filloje per here te pare luftën kundër korrupsionit dhe shpresa ështe qe drejtesia me ndihmen e te huajve te bejne zap hajdute e zgjedhur per ti shërbyer vendit
Zoti Yzeiri, Veshtrimi juaj është global, i përgjithshëm, pa u futur ne imtesi qoftë pata qoftë pas 1990-es... Por Djalli vepron e fshihet pas imtesive... Kuptohet: nuk interes të rremosh me tutje... Kaq ndergjegje atdhetare dhe shoqerore kanë bijtë politike te shokut Enver...
Jo vetem fresk qe ti i ben Rames,po ti dhe ne goje ja merr te ta kerkoje...ti dhe gruan i jep po qe se ta kerkonte per devotshmeri...
O fredi , ma ha carin ?
Iliri eshte rrogetar...ne tvsh e Universitet...
Shqipwtaret presin te huajin se mos perfitojnw financiarisht w materialisht , por shqipetaret nuk kane BESE ., Jane te pa bese e shpirtezinje . !Atje ne pyje thone , shyqyr erdhi ky e na jep ndonje gjo .Te pabeset e botes
O i nderuari Yzeiri nuk e tha kot ai papati qe armiku i shqiptarve jane vete shqiptaret po keta armiqte e sotem qe vetem kane 34 vite e akoma ka shqiptare qe besojne se ai qe e sakatoi kete vend do e rregullojne .
Patjeter zoti Yzeiri qe Epiri i Veriut sot Arnautia dhe e dashura e armiqve te Pirros se Epirit fashistet e Romes eshte e Bukur. Sepse e kane ndertuar Greket per mijera vjet dhe nuk mund te considerosh kete Vend me histori dhe Politizmo (Culture "shqip") Greke nga nje popola (popull "shqip") qe e ka "zanafillen" me krijimin e Mesonjtores se pare ne fund te shekullit te 19-te nga armuqte e Helenizmit Austro-Italianet. Kjo Eshte e Verteta *Este Vero ital).
Vertet zoti i Nderuar Yzeiri Luftace Dyte Boterore solli Realitet tjeter. Perndryshe Greqia nuk do ishte terhequr nga you Genitcarot e turqizuar. Ketu eshte Atdheu i Pirros i cili luftoi per te cliruar Magna Grecian nga fashistet e Romes. Hipokrizia tuaj o Yzeiri eshte se you jini Antigreke dhe miq ne cdo State tjeter qe eshte kunder Greqise. Dhjetra Vezire,qindra Pashallare,mijera Bejlere tregon qe you ishit Administrata Osmane. You jini shkaku i ndarjes se Epirit ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke nga hajdutet e Pathenonit dhe mbeshtetesit e Erdoganit. Sot qe flasim Ata kane Baza Ushtarake ne Qipro,ne turqi,ne Greqi,Italy e gjetke. Sa te kene skllever si puna tuaj zoti Yzeiri qe edhe Polisit (keshtu quhej nga Ilyret dhe jo Qitet nga Cita italisht) ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos Kostantinopolis e emertoni Stamboll apo me keq akoma Kostandinopoje you do jini te Mallkuar nga banoret e hershem Afto-Hthone Imyret dhe Epirotet. Mallkuar qofshi.