Minella Papakostandini nuk bëri dot lajm

5 Qershor 2024, 10:29Blog TEMA
Minella Papakostandini nuk bëri dot lajm

Nga Frrok Çupi

Jo dje, pardje u shfaq një lajm i vockël në fb; dhe pastaj asnjë fjalë. Është ndarë nga jeta Minella Papakostandini! Kam pritur qysh atë ditë se mbase do të ketë lajm e më shumë se lajm. Tani po mendohem se ndoshta nuk është koha e lajmeve për këso lloj njerëzish. E pse duhen? Minella Papakostandini mbeti në botën e tij dhe bota e tij u ngurtësua ende sa ishte gjallë. Tani nuk i interesojnë askujt, të tjera interesa janë në fushë. Ndoshta janë interesa pa pikë interesi, por unë nuk kam të drejtë ta them. Unë mund të them veç pse është bërë ‘gur’ ky lloj njeriu; as duket se ka pasur frymë ndonjëherë.

Minella, ditën kur u elektrifikua gjithë vendi ynë, 1972, ishte vetëm 40 vjeç. As të tjerët, që projektuan dhe ndërtuan hidrocentralet, nuk ishin më shumë. Por Minella dhe Met Dervina u vendosën në dy skajet e veprës gjigande të elektrifikimit: Meti në pikën fillestare, Minella në pikën fundore. Meti, një burrë i shkurtër e i pa zë, e ngarkonte turbinën e hidrocentralit në Portin e Durrësit dhe e çonte në Fierzë; por si? Tre muaj rrugë deri në sektorin Gri; me dy rimorkio pas makinës së vet, në një rrugë të ngushtë sa një va uji, të sapo ndërtuar me forca vullnetare. Tani ajo rrugë është e shtruar në asfalt, anash ka hotele dhe ferma për turizëm…

Po Meti ku është? Me sa duket nuk është koha për këtë. As për Minella Papakostandinon. Minella është i orës së fundit të dritës. Teksa ndërtoheshin hidrocentralet mbi Drin, në Tiranë u ngrit një uzinë për të projektuar dhe ndërtuar shtyllat e tensionit të lartë. Këtë bëri inxhinieri Minella. Ndryshe si do të kishim sot Shqipërinë të elektrifikuar në çdo metër?! Deri atëherë Shqipëria ishte konsideruar ‘black hole’, ose gropë e zezë; pse këtë emër ia kishin vënë pilotët që fluturonin mbi vendin tonë. Obo!, mu desh të shkruaj më shumë se një lajm për të treguar cili ishte Minella Papkostandini. Në 25 tetor 1972, u shfaq me një çelës simbolik në dorë dhe dha inventarin: ‘Ja ku po ju lë 900 km linjë të 35 kV, 1100 km linjë 110 kV; 700 km linjë 220 kV dhe 120 km linjë 400 kV, të cilat përbëjnë sistemin unik elektroenergjetik të vendit’. Kujt i intereson? Ndoshta kështu është koha, por as Minellës as i intereson çfarë thonë tani.

Ajo çfarë më intereson, është kjo: A thua, vallë, kështu do të ndodhë me gjërat e mëdha që u kryen deri tash? A thua shtyllat metalike të tensionit të lartë, që bëjnë roje natë e ditë maleve e fushave, sot u duken si stalagmite e stalaktite gjigande të një kohe të thellë? Ose ndoshta do të duken si pjesë e malit, sikur atë ditë që lindi mali, lindi bashkë me shtyllën elektrike. Ndoshta do të merret e mirëqenë se ‘këto i bëri zoti’. Ndoshta as kështu nuk do të jetë, sepse këto vepra deri më sot nuk janë shpallur ‘të bekuara’, si për shembull tempujt e Zeusit ose të Artemisës. Jo, këto vepra u mallkuan menjëherë pas vitit 1991. Veprat e tjera u dogjën ose u thërrmuan, vetëm këta ‘dinosaurë’ shpëtuan. Të tjerat që u mundën, ishin të vogla, ishin shkolla, ferma, fabrika, uzina…

Ndërsa këto shpëtuan vetëm pse ishin të mëdha, shumë të mëdha e nuk i hanin dot. Si për shembull shpëtuan digat e hidrocentraleve. Edhe digat shpëtuan, jo pse nuk u shkoi mendja që t’i çajnë në mes e të përmbytin ‘armiqtë’ që nga Drini e poshtë. U shkoi në mendje edhe kjo. Por e kishin të pamundur, se u trembën nga madhështia. Edhe shtyllat e tensionit të lartë u sulmuan; disa prej tyre u hodhën në erë nga militantët e Partisë Demokratike që ‘solli lirinë e lumturinë’. Shtyllat e thyera mbetën si krijesa mitologjike të gjymtuara në male. Tani e tutje, ndoshta, çfarë ka shpëtuar, do të shenjtërohet. Shtyllat e Minellës kanë shpëtuar përjetë. Ndoshta kjo është arsyeja pse inxhinieri guxoi t’i linte, domethënë t’i linte të sigurt ‘krijesat e veta’ dhe të shkojë në parajsë. Minella, si edhe linjat, u mallkua. Pse? Pse ndërtoi gjëra kaq të mëdha e të pathyeshme. Mandej i ndërtoi në kohën e komunizmit.

Ky mallkim nuk ka për t’i dalë kurrë. Jo thjesht nga ata që në atë kohë ndodheshin në burgje e nuk kishin mundësi të bëheshin komunistë; por më shumë nga pjesa e poshtër e komunistëve të bërë. Mes këtyre dy kategorive që tani ndodhen si në një skenë të përbashkët, dmth., kundër linjave dhe digave, ka një ndryshim: Ata të burgjeve do të donin ta kthenin kohën pas, ta bënin Komanin shesh dhe ta merrnin lavdinë për vete. Më të këqijtë janë të dytët që nuk do t’i donin kurrë hidrocentralet as llambat elektrike. Një popull me dritë këta i lidh dhe i lë të paaftë që të bëjnë prapë keq.

Ja për këtë arsye.

Për këto arsye- po mendoja sot duke shkuar për në Lezhë, për një ngjarje s’ke pse e thua. Në anë të rrugës mu shfaq, thuajse e mbaruar, autostrada e re që do të quhet edhe ‘Korridori Tetë’, segmenti nga Mamurrasi në Kashar e tutje. Ma zgjoi të njëjtën ndjesi që më kanë zgjuar njerëzit ‘prehistorikë’, si Minella e Meti me punët e mëdha. Po lindin punë të mëdha!, me sa duket me idenë që të mos mund t’i shkatërrojnë më. Kjo do të thotë se do të jemi të fituar e nuk do të kthehet koha mbrapsht.

18 Komente

  1. R
    Realisti

    R.I.P.!! Njerëz më të mëdhenj se koha! Përulem para punës së tij me shumë respekt.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na myten

      Po ku te lini rradhe ju o Frrok te beni lajm! Po per Prof Gjergji Mingen dhe Prof Pandeli Trojen a le rradhe ti dhe te tjeret te benin lajm me vdekjen e tyre?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        BRAVO!!!!! PER MADHESHTINE E KETYRE NJERZVE.....BRAVO EDHE FRROK CUPI....NJE COPE NGA. KATOLICIZMI SHQIPETAR....NJE COPE E MADHE THEM SE KA EDHE TE TJERA COPA TE MENDJENDRITURVE KATOLIKE.......POR DHE ORTODOKSE...........A KA EDHE MUSLIMANE ...? .......

        Përgjigjjuni
        1. "
          "BOHOTINA"

          Shume respekt per Metin e Minellen, por edhe per shkruesin qe rrok te tilla tema per legjendare...

          Përgjigjjuni
          1. E
            ENTSOE

            Shume respekt per ing Minellen, patriotin Tim nga Berati! Njeri dhe ING special!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erdogan

              Edhe Minellen e bete "Vella" o Frok? Belerin me mbiemer titulli Osmane e bete "Skiptare" nga fshati me Emertim Greke Pro-Gonat (Para Prinderve "shqip"). Edge fjalen Prinder e kini copy GA Parents o Frrok. Dikush thoshte. O Demo te hengert Tenha E ke te keqen brenda. Nuk e degjuatnthenien e famshme te Andonit te birit te Zahos (Cajupit) nga Zagoria e Arnautise: Kur bere derr e arine Cdeshe qe bere Turqine. Prezenca e mijera Xhamijave,Medreseve,Teqe etj te Turqise tregon Hipokrizine dhe Rrezikshmerine qe you kini kunder atyre qe mbajten me Nder Identitetin Greke ne Vorio Epirin e Pirros dhe Kastriotit.

              Përgjigjjuni
              1. T
                TONI

                Ti me kaq mllef sa ke, ka per te te rene damllaja nga marazi.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqipetar Ortodoks -Jo vorioepirot

                  Ha ha ha, Toni. Je i madh. Opo lere këtë debilin, sepse ketij ndonje mysliman i ka bere ndonje gjë qe nuk thuhet, dhe ketij nuk i del e keqja. Nuk ka faj. O ti debil që shkruan me siper si Erdogan. Po ç'ke me myslimanët shqipetarë o t'u mbylltë me grurë? Myslimanët shqipetarë jane me të moderuarit në bote, dhe kane dhene jetën per Shqiperinë qe kemi sot. Kerkon të mbjellesh urrejtje por nuk të shkon. Shiko shendetin se do të të bjere ndonje atak në zemër a në tru, ose do të shpifet ndonje gjë, dhe do shkosh tek doktori mysliman të të mjekoje. Edhe në Gerqi të shkosh, prape Tek doktori pakistanez ose Indian do shkosh.

                  Përgjigjjuni
              2. M
                Mesuesi

                Nuk kam gjë për shkrimin, përkundrazi ndaj të njëjtin mendim me Çupin, për respektin dhe vëndin që duhet të meritojnë njerëzit e punës dhe që gjatë në jetën e tyre, lënë gjurmë. Në respekt të lexuesve dua të koregjoj vetëm këtë saktësim: segmenti i autostradës Thuman-Kashar, me zgjatim deri në Fier, nuk i përket korridorit të 8-të, Durrës-Shkup-Varna Bullgari, por është pjesë korridorit "Blu" ose "Adriatiko-Jonian", që zë fill në Kroaci dhe mbaron në Greqi.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  LORA

                  Te tille jane inxhinieret e talentuar,i lene Atdheut vepra te pavdekshme,duke ikur nga jeta ne paqe me skrupujt e tyre profesionale,pa patur hic nevoje per zhurme e buje

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    111

                    Sakt

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Maro

                    Bravo Frrok!

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rezi

                      Respekt për ata që lanë gjurmë dhe nuk kërkuan asgjë për atë që i dhanë Shqipërisë. Faleminderit që sjell njerëzit e mirë që në heshtje largohen por veprat e tyre flasin. I paharruar kujtimi i Minellës, Metit dhe gjithë atyre që ndërtuan Shqipërinë dhe nuk kërkuan asgjë si shpërblim.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emira

                        Bravo presor Te lumtur lapsi

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demokrati idealist

                          Njerzit janë qënie të vdekëshme.Vjen një ditë dhe ata largohen nga jeta,por disa prej tyre lënë pas veprat e tyre dhe kjo i bën ata të pavdekshëm.Respekt e nderim për ata inxhinier të talentuar.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            BUBULINA

                            Per Profesionistet???. "Fjale te mira e gur ne traste", ne rastin me te mire. Figurativisht JU, a lehtesuat dheun.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Erdogan

                              Kur Belerin te birin e Petros e consideroni "vella" nga fshati me Emer Greke Progonate arehere si mund te jete Arnaute nje figure me Emer Greke Minella dhe Mbiemer po ashtu? Skiptaret myslimane apo katolike jane tradhetare ne Vorio Epirin e Pirros dhe Kastriotit. Kjo Eshte e Verteta (Este Vero ital).

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dhëmbeli

                                Rrofsh o Frrok që i përmënde ata njerz , për ato që kamë bërë !

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje