Meloni në Lezhë dhe suprematistët shqiptarë të xaxiqit!

6 Qershor 2024, 18:23Blog TEMA
Meloni në Lezhë dhe suprematistët shqiptarë të xaxiqit!

Nga Dritan Hila

Gjithë narrativa për vizitën e Melonit, mund të përmblidhet në logorè personash që vetëm zotërinj nuk duan të bëhen por iu pëlqen ta shikojnë kombin e tyre si raja dhe hyzmeqarë të atyre që janë me psikologjinë e skllavit dhe azilkërkuesit dhe kurrë me atë të zotërisë.

Kampi në Lezhë nuk ka asgjë të ndryshme nga qindra kampe anembanë vendeve të BE që presin emigrantë. Janë kampe që shqiptarët i kanë provuar edhe vetë. Politika të tilla për frenimin e emigracionit, vendet e BE i ndjekin edhe në vende të cilat nuk mund t’i quash vende vasale të BE.

Turqia për shembull mban 4 milionë sirianë pasi këtë ia kërkon dhe i lutet BE, dhe në fund i thotë edhe faleminderit. Për këtë e paguan dhe ia di për nder. Erdogan sa herë ka ndonjë problem diplomatik me perëndimin, kërcënon me hapjen e valvulës së emigrantëve.

Kushtet e kampeve janë mizerabël, me çadra dhe pa asnjë kusht higjiene, por askush nga opozita turke nuk qahet. Greqia i mbyt në det por askush nuk i përmend.

Ndërsa në rastin shqiptar, Italia ka bërë një marrëveshje për të strehuar një pjesë fare të vogël të dallgës së emigracionit afrikan. Është një akt që më shumë shërben nga pikëpamja politike sesa vërtet e ndihmon, po të krahasosh shifrat e atyre që zbarkojnë në Itali me ata që do sjellin këtu. Kushtet ekonomike janë të favorshme për Shqipërinë: nuk do shpenzojë asnjë kacidhe për mbajtjen e tyre, madje do paguhet. Është një mënyrë e trajtimit si partner të vendit tonë dhe shumë mirë që u pranua nga ana jonë për dy faktorë:

Së pari është një qasje sipas standardeve evropiane ndaj emigracionit (pjesë e të cilës tashmë jemi si vend pritës) nëse duam të tregojmë që jemi të denjë për anëtarësim. Sikurse duhet të tregojmë që nuk jemi modeli i Orban i cili iu ka ngecur në dorë evropianëve dhe kështu mund t’ua bëjmë edhe ne në të ardhmen.

Shqiptarët janë në provë sesi do të sillen në të ardhmen dhe sa evropianë janë. Këtë provë po e japin me një vend i cili jo vetëm ka pritur emigracionin shqiptar dhe e ka trajtuar njerëzisht, por është edhe sponsori kryesor yni për anëtarësimin më BE.

Shqiptarët janë përballë provës të sillen si evropianë dhe të ndihmojnë një vend mik si Italia e cila është lënë në baltë nga Gjermania dhe Franca në përballimin e valëve të emigracionit afrikan.

Problemi i vetëm këtu janë demek sovranistët shqiptarë që kanë frikë se iu prishet raca por që flamur kanë gjakprishurit e tipit Beleri; që krijojnë probleme me një vend që ka qenë historikisht sponsor i shtetit të pavarur shqiptar dhe lidhen me një vend që ka akoma ligjin e luftës; që kanë problem pse kemi marrëdhënie të ngushta dhe preferenciale me fuqinë e gjashtë industriale në botë, dhe si alternativë kanë zgjedhur modelin xaxiqi dhe sufllaqe të bëjnë politikë; një politikë që dikur në konferenca shtypi Berluskoni i tallte duke iu përmendur vajzat shqiptare që i donte në haremin e tij, me një politikë ku trajtohemi si partner.

Pritja e emigrantëve në territorin shqiptar në ditët e sotme është edhe provë mes mentalitetit të sjelljes si pritës azilantësh dhe partner me një vend lider të BE apo të mentalitetit të azilkërkuesit që ndihet rehat vetëm kur poshtërohet në doganën greke apo ia hipën anijeve të grabitura. Kaq e thjeshtë është./dritare.net

11 Komente

  1. s
    sapa

    Ne Shqiperi jo vetem qe nuk ka shtet por edhe mediat jane te shitura!Interesi mbi te gjitha!

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      I çuditshëm është fakti që Hila bën përherë avokatin mediatik të budallëqe e të Ramës dhe prapëseprapë ngeli te Dritare TV, televizion lokal që nuk e sheh njeri. Si nuk i gjetën ndonjë vend psh në Top channel apo Report TV i Bollinos etj?!!!!

      Përgjigjjuni
      1. l
        lezhjan

        Ik or moterqir shpellar mos beje si patrikot me njohuri nderkombetare që ke frike se del ndonje afrikan nga kampi dhe te shkerdhen motren. Ptuh bastard

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sufllaqja me qepe.

        E meriton nje sufllaqe te hapur sot. "Erdogan sa herë ka ndonjë problem diplomatik me perëndimin, kërcënon me hapjen e valvulës së emigrantëve." Dmth edhe Rama po te kete ndonje problem me Guardia di Finanza....Viva il Duçe

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Komentues injorant e tregoni veten qe jeni sufllaqe me qepe .

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            Sa per comentatorin Hila , ti me emrin ? duhet te disifektosh gojen sepse eshte nje nga comentatoret me te ballancuar dhe i ekulibruar ne kete kuluni injorantesh ne mediat vizive, une e ndjek me interes nga larg dhe nuk jam aspak politik por SHQIPETAR , ju po humbni personalitetin si njerez te Europes jeni kthyer ne servile te Serbo- Grekeve qe spo lene gje pa e veshtiresuar demokracine e brisht shqipetare me ndimen e llumit si puna jote apo druvereve qe pellasin neper papafingo, shikoni vendin dhe gezohuni per cdo sukses dhe kritikoni me kulture cdo gabim.....

            Përgjigjjuni
            1. .
              ...he zot c'na gjeti me debilet...

              Emigrant, Hila eshte në sherbim te turko-xhonturqeve more legen dhe fare muti qe sju ndate atij vendi, more spermë e bastarduar turcellinjsh. Pra nuk ka asnjë ndryshim nga te tjerët

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nikoll Kamshi

                Emigranti ka të drejtë,Hila arsyeton në mënyrë shumë objektive.

                Përgjigjjuni
              2. E
                E drejta!!!

                Pa u kruar me Greqinë në çdo temë, nuk rri dot ky.

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qiforti

                  Εxoume apo Ola xaxaiki,souflakia,ma gia sena re hila ena megalo poutco ,oso gia tin gefsi rota tin koru sou , tin aderfi sou tin mana sou akom edhe gjyshen me cytjane ,tromara sou tourkospore

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Yyyppp Xhixhi

                    Mire selxhuket e anadollit qe na u qepen prej 500 vjetesh, po s’te lene rehat as krimbat (astaridet) e Athines si keta te tre me siper. Ppptttuuuu u shkerdhefsha hanemet dhe gjinekat ne vrime te shurres me stil arvaniti qe nuk ju ndate mutit te shqiptareve ju bythezhgarraviturit e 300-shes. Popull shkerdhat qe Ballaban Pashe, Hamza Kastrioter, Zog kurve, Bejleresha e Pirro te dhjere, Sali sheqere dhe Like florinjsh qe shiten me tender si putanat e dritave te kuqe, i ka prodhuar dhe do vazhdoje ti prodhoje me shumice ne histori. E trishtueshme, por e vertete.

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje