Ti nuk e di çka është lufta, Gash!

8 Qershor 2024, 16:07Blog TEMA

Ti nuk e di çka është lufta, Gash!

Nga Kimete Berisha

1998.
Në autobus.
Duke u kthyer nga puna e redaksisë (shkrimet i mbaja në gjinjë), për në banesë në veriun e Mitrovicës.
- Heshtje në autobusin e mbushur me shqiptarë.
Duke e shikur tymin që i dilte një fshati dhe duke i dëgjuar krismat e armëve, një plak i mërzitur kroat, kurrë s'e harroj, na tha:
- Ju nuk e dini çka është lufta!
Ne heshtëm.
- Unë mendoja se e dija çka është lufta.
Definicioni im për luftën ishte Liria.
Direkt Liria.
Ende është.
Jeta pa Liri nuk kishte ardhmëri.
Na gjuanin gaz lotësjellës në kafiça, u rritëm nëpër orë policore, gjithmonë të përndjekur dhe në frikë...
Le të merr fund një herë e mirë!
- Dhe sidomos poshtërimi që e sjell robëria, poshtërimi i përditshëm... se vdekja, se të vdesësh vdes një herë dhe s'bëhet nami.
- Prandaj, e doja Lirinë më shumë se jetën. Jo Lirinë për Liri të lëvizjes por Lirinë për dinjitet, Lirinë për të qenë, Liri si një kujtesë nga librat dhe nga vuajtjet e trashëguara të të parëve tanë, Liri për njëfarë krenarie, që edhe sot ia shoh sherrin.
- Normal, veten e paramendoja të gjallë pas luftës!
Si të gjithë të tjerët që janë vrarë.
S'ka njeri që nuk shpreson dhe që nuk dëshiron të del i gjallë nga lufta, as Heroi.
- Se, unë kam shpëtuar fizikisht, por në njëfarë mënyre, më 1999 jam vrarë.
- Kujtoja se lufta do të kryhet shpejt, për dy javë.
Naive sa të duash.
Por, naiviteti dhe përtesa për t'u bërë e madhe më ka shpëtuar nga rrudhat.
- Pra, shpresa ime u rritë në luftë, e humbi në paqe.
- UÇK nuk e zgjodhi luftën.
Gash.
Lufta nuk ishte zgjedhja e UÇK-së.
Luftën e zgjodhi Serbia.
- UÇK-ja u ndodh para aktit të kryer të luftës dhe u mundua të mbrohet, se s'kishte zgjidhje tjetër.
Edhe sikur të donim paqe, që boll e donte Rugova, nuk na pyeste armiku, se arniku donte luftë dhe u bë siç deshti armiku. Ndodhi lufta.
- Kaq i thjeshtë është tregimi për UÇK-në.
Ti e pyet UÇK-në:
- 'Pse keni lejuar të masakrohen shqiptarët?'
- 'Pse keni lejuar dhunohen gratë?'
- Nuk e pyet Serbinë pse ka vrarë fëmijë e ka dhunuar gra shqiptare?
- Se sikur UÇK të mund t'i mbronte - do t'i mbronte të gjithë...ka mbrojtur çfarë ka mundur.
Dhe e ka dhënë jetën për t'i mbrojtur shqiptarët.
- Botës, si sot, që sheh fëmijë të vrarë e të masakruar në Gaza e në Ukrainë, nuk i bëhej vonë si neve.
- UÇK ishte aleate e NATO-s!
Pastaj, NATO-s edhe iu desh një kohë për t'i dhënë fund luftës së tmerrshme të shtetit serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
- Pra, NATO-ja edhe mezi ia ndali hovin Serbisë, lëre më UÇK!
- Nëse do ta kishe parë me sytë e t'u, si unë, se si ushtarët e varfër e të uritur të UÇK-së mundoheshin t'i tërhiqnin trupat e djemëve të vrarë nga policia serbe, për t'i varrosur...do të qaje për dramën e përgjakshme, e s'do t'i gjykoje.
- Se mashkull je edhe vet, pse ti s'ke luftuar?
Sepse e ke ditur se e humb luftën me Serbinë.
Pra, më përpara ke pranuar të jesh i robëruar se sa i vdekur dhe i lirë.
Apo çka?
- Se s'ka tjetër logjikë.
Por, kjo është logjikë robi.
Je dogmat, pra.
Sepse, dikush nuk ka mendime të keqija për vdekjen, dikush si Sokrati mendon se vdekja është bekim...
- Në krahasim me robërinë e përditshme, vdekja është shpëtim.
- Jugosllavinë, nëse aty e ke dhimbjen se unë s'të njoh, nuk e di çfarë halli ke që e urren UÇK-në as nuk të përcjell debatet, por pasi që ty po të thonë jugosllav...
unë po të them ty se UÇK nuk ta ka prishur Jugosllavinë ty, ta ka prishur Millosheviçi.
- Ti e di se Vllasi e ndiqte në Fushë-Kosovë Millosheviçin 'aman mos na e prish Jugosllavinë', dhe i njëjti sot është veteran i UÇK-së pa qenë fare në luftë.
- Pra, UÇK është tregimi më i dhimbshëm në historinë e shqiptarëve.
- E përvetësuan ata që nuk luftuan.
E për ata që luftuan kurrë nuk përfundoi lufta.
- E çliruan Kosovën (me ndihmën e NATO-s', kuptohet), por veten nuk arritën ta çlirojnë nga akuza e Lirisë, nga propaganda dhe nga faji i fabrikuar.
- Shqiptarët kanë vendosur të mbrohen duarthatë dhe me armë shkarant ttë Nanos, sepse s'kanë pasur tjetër zgjedhje. Nuk kanë luftuar për qejf!
A po më kupton!
- Për ta kuptuar se si djeg zjarri, do të duhej të ecje nëpër zjarr, e jo ta mohosh nga kauçi vuajtjen e atij që vendosi ta mbrojë veten.
- Pse po e gëzon Lirinë nëse nuk të pëlqen kjo 'llloj Lirie'.
Mohoje.
Ti po i mohon ushtarët e UÇK-së, jo edhe 'llojin' e Lirisë që e sollën ata.
Krijoje ti një Liri ideale për veten dhe knaqu me të.
S'mundesh, se luftë të ndershme e ideale nuk ka.
- Lufta, në të gjitha rastet, është e tmerrshme dhe e padrejtë!
Sepse nuk është e drejtë t'i mungojë askujt një fije floku.
- UÇK ishte vet populli shqiptar i Kosovës. Prandaj, ta mohosh UÇK-në e mohon popullin.
- Mua dhe familjes sime na e kanë shpëtuar jetën ushtarët e UÇK-së (që edhe bukë kanë gatuar për neve).
Ne që kemi vuajtur në luftë nuk jemi zemëruar me UÇK-në, por ju që s'keni vuajtur, s'keni qenë në luftë, ju jeni zemëruar për neve.
- Aman.
Pyete veten pse e do Serbinë më shumë se Lirinë!
Pse je kaq i zemëruar me UÇK-në?
- Për mua është në rregull që e do Serbinë më shumë!
- Veç unë nuk të kuptoj ku e ke krenarinë: Albini të ka larguar nga këshilltari ekskluzivisht që e ke fyer UÇK-në, e ti prap vazhdon dhe e lëmon me fjalë Albin Kurtin (anipse Albini e njeh veten për veteran të UÇK-).
- Pse s'të vjen inat që i vardisesh pa pushim.
Unë e 'shaj' Albinin pa pushim, dhe ai asnjëherë mua s'më bën keq.
Sepse ai e di se unë shkruaj nga 'zemra e plastë', pa asnjë prapavijë dhe pa asnjë sherr, si ti!
P.S. Mëngjes.
Nuk e dinim çfarë date është, çfarë po ndodh.
Terr i plotë.
As tranzistor, asnjë lajm, veç gra, vajza, plaka, fëmijë të trishtuar e të uritur.
- Në mëngjes fëmijët filluan të këndonin 'kur ka ra kushtrimi në Kosovë'.
Unë i qortova: 'Mos, se dëgjoheni'
- Kishte qenë muaji Qershor.
I 12-i.
Ushtarët i pamë nga dritarja duke vrapuar drejt shtëpisë së vjetër ku ishim ngujuar.
- Erdhi Liria - na thanë.
O Zot.
Sa e shkrumbuar, e përgjakur por e qeshur kjo Liri.
- Ushtarët m'u dukën sikur koka u prekte në qiell.
Heronjë të gjallë, të pashëm, të paarritshëm.
........
- Kur policia gjuajti në drejtim tonin - unë i harrova të gjithë, në vrap duke provuar të shpëtoj.
- Kur pashë gruan që u vra nga snajperisti derisa u ngrit në këmbë për të kërkuar bukë për fëmijën që po i qante - e letrat e NATO - s me porosi për forcat serbe, letra që binin mbi ne si shiu...ku shkruante 'e dimë që po i mbani popullatën peng - tërhiquni'....
- .Unë as nuk qava, as nuk bërtita...motra më mbuloi me një copë gazete dhe rashë në mendime.
- Pas mesnatës, shtëpia ku u fshehëm qëllohej me plumba.
Ishim dhjetëra gra e vajza në ato dhoma.
U frikësuam sa patëm mundësi të frikësohemi, shikuam nga dera në po afrohej kush, shikuam nga dritarja, nuk lutej njeri...
dikur nën zhurmën e të shtënave që herë pushonin herë e çanin qiellin, si në tingujt nina-nana, na mori gjumi.
- Rishqyrtoje edhe një herë urrejtjen tënde për UÇK-në
Unë e kam rishqyrtuar porosinë tënde (që para disa viteve ma ke dërguar përmes një miku të përbashkët gazetar) 'Thuaj Kimetes që shkruan bukur por temën e spiunëve të Serbisë mos e çel!'
- Dikush prej nesh u bë miss Shqipëria derisa ne po vriteshim fizikisht e shpirtërisht.
Kjo është jeta!
E padrejtë.
Pra, e vërteta nuk është kaq bardh e zi si mendja jote, Gash.
- Lufta në Ukrainë po zgjat qe dy vjet. Njerëzit po vriten.
Dikush mban koncerte, dikush martohet, dikush bën turizëm atje.
Perëndimi i ndihmojnë me armë Zelenskyt, që duket si një show - man që e sheh luftën si film, ku ky e luan rolinkryesor.
- E sheh si vriten fëmijët në Gaza?
- Pse nuk shkon t'u ndihmosh?
Sa rri nëpër studio si ndrikull e merresh me thashetheme...
Pse Palestina po lejon t'ia vrasin fëmijët? Se ka qejf t'i vriten fëmijët?!
Apo se nuk mund t'i mbrojë.
Këto pyetjet t'ua janë të neandertalëve, primitive sa nuk ta zë goja të thuash.
- Më vjen keq.
Të ishte e vërteta bardh e zi siç mendon ti, nuk do rë kishte luftë, ne do të ishim të lumtur.
Por lufta kurrë nuk mbaron.
(Autokritikë: Me pas mend unë ky do të ishte shkrimi im i fundit!)

11 Komente

  1. b
    bashkimi per drejtesi

    Znj. Kimete je fenomenale, e sinqertë e drejtpërdrejt dhe pa asnjë kompleks e inat e thua të vërtetë dhe ia përplas fytyrës atyre që meritojnë. Jo vetë ky Gash maskarai por shumë si ky janë kundër UÇK sepse ua prishi strofullin sllavo ortodoks dhe kumarin me ta. Po të mos ishte ajo UÇK në Kosovë nuk do të kishte shqiptar por çetnik me gjuhë traditë dhe simbole gjenocide. Të tillët si Gash edhe tash shkruajnë e vajtojnë për Serbinë kriminelin Millosheviqin sepse janë pa identitet dhe dinjitet dhe nuk i takojnë shqiptarisë. Parullat “paqe e durim” në vitet 90 largoji nga Kosova afër 500.000 të ri që duhej ta mbronin vendin. UÇK nuk bëri agresion ndaj Serbisë dhe luftën e bëri për trojet dhe familjet tona. Operacioni ”Potkoji” kishin qëllimin të përndjekin 1 milion dhe 300 deri 350.000 të vriten dhe po aq ishin pajtuar të jetojnë Serbi!. Sipas asaj se çfarë thonë kriminelet serb, rreth 400 shqiptare ishin me paramilitar dhe milicë serb ku bën masakrat më çnjerëzore. UÇK iu përgjigjen gjenocidit dhe bashkë me botën demokratike – NATO-n dhe e ftuan regjimin serb dhe në asnjë qastë nuk e panë LIRIN para vdekjes. Me jetën – gjakun e tyre e tyre soll lirin dhe pavarësinë fatkeqësisht edhe ata që kundërshtuan dhe tash flasin e shkruajnë kundër dhe i dërgojnë HAGË. Si ky far Gash dhe shumë tjerë edhe tash janë për asgjësimin e shqiptareve dhe për kthimin e Serbisë fashiste gjenocide dhe veprojnë e spiunojnë për ta. Qofsh me jetë të gjatë znj. Kimete.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Magda

      Mos rresht se shkruari Kimete! Cdo shkrim i yti me eshte dukur si 'i fundit', sepse ti je nje shkruese perfekte. Me argumentet e tua ti shpartallon cilindo, qe e zgjedh si "armikun" tend, sepse ne fund te fundit ti vete je perkufizimi i njeriut te mir.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        Kimete te du!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nikoll Kamshi

          Kimete Berisha më e madhja e kohës sotme,do të mbetesh në histori si fenomenale, mendje ndritur!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albina

            PS. Shyqyr që nuk ke mend dhe vazhdo e shkruaj si ky shkrim.............. . Berisha kemi plot ne më Shqipëri, por Kimete nuk kemi............ . Ah, jo! E patëm një Yuri Kim, që e pagëzuan Kimete...... . Kush e pagëzoi? Berishët, pra.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Artan

              Respekt!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                GJIGANDE!!!!!!PO GASHI ESHTE PERSONAZH I SHKRIMIT APO ESHTE I VERTETE .....?

                Përgjigjjuni
                1. l
                  liri

                  UCK-ja luftoi aq sa mundi dhe fal saj erdhi rambujeja dhe pastaj nderhyrja e natos dhe liria e kosoves

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardane vellezer, zenendesoni Vjosen me Kimeten!

                    Arberore dhe dardane, te gjithe bashke e krahasoni Kimeten brilante dhe trime me Presidenten, Gervallen, dhe Kusarin. Si u del krahasimi?

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      UÇK

                      KIMETE JE MË KIMET KIMETE TE KEMI MË KIMET KIMETE TI JE VET UÇK ja KIMETE TI JE VET LIRIJA GASH ËSHTË SHKELZENI DHE SHUMË SHKELZENA TJERË QE E DOJNË SERBINË NË KOSOVË POR SHKELZENI DHE SHKELZENAT DHE ALBINAT TJERË I QIFSHIN NANAT DHE MOTRAT E VETA SE SERBI KURR MË NUK DO TE KETË NË KOSOVË

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkerdhen Gashi i vetefundosjes

                        Gashi apo Shkerdheni Gashi eshte njeri i pist po me i piste eshte moderatori i t7 pressing qe e ftone ne debat , ta degjosh kete plehre antishqiptare si flet thua qe serbet jane me te dashur me ne shqiptaret.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje