Zgjedhjet për Parlamentin Evropian dërgojnë mesazhe shqetësuese deri në Ballkan. Këto janë arsyet.
Nga Enver Robelli
Zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian treguan se nën sipërfaqen e shoqërive evropiane është duke vluar ekstremizmi në rritje. Në Francë gati çdo i treti votues ka përkrahur partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, e cila në të kaluarën ka përfituar nga një kredi ruse. Partia e Le Pen tani është e para në Francë. Presidenti Emmanuel Macron, një kampion i paralajmërimeve të mëdha dhe përfundimeve pa rezultat, pësoi debakël. Politikat e tij kryesisht të djathta patën këtë efekt fatal: votuesit zgjedhin origjinalin, pra partinë e Marine Le Pen. Jo Macronin, jo kopjen.
Në Gjermani partia “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) ka dalë e dyta në nivel nacional. Në Gjermaninë lindore AfD madje prin. Dhjetëra skandale e dyshime për lidhje me shërbimet ruse dhe kineze nuk e dëmtuan AfD-në. Kush ka besuar më 1990 se në Gjermaninë lindore (ish-komuniste) më 2024 shumica do të votojë për një parti që Rusinë imperialiste e konsideron krejt në rregull?
Në Itali partia postfashiste e kryeministres Giorgia Meloni i fitoi dukshëm zgjedhjet. Në shumë vende partitë e gjelbra kanë pësuar debakël. Retorika e tyre apokaliptike se nesër në mëngjes bota nuk do të ekzistojë dhe se çdo shofer i Porschesë është kriminel, ka irituar shumë njerëz. Në kohëra krize shumica e votuesve me sa duket nuk i japin prioritet mbrojtjes së ambientit. Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ doli e para. Kjo parti mban lidhje të ngushta me ekstremistë politikë serbë.
Në përgjithësi në shumë vende janë forcuar dashamirët e Vlladimir Putinit dhe kundërshtarët e projektit evropian. Shqetësuese është se në shumë vende të rinjtë më shumë pëlqejnë partitë ekstremiste se konservatorët, liberalët apo socialdemokratët. Diçka ka shkuar huq me sa duket. Efekti TikTok nuk duhet injoruar. Një aplikacion kinez ku e djathta gjermane e prirë nga AfD ishte tejet e pranishme me vite.
Muajve të fundit këtë e vërejtën edhe partitë e fjetura gjermane. Puna me të rinj nuk gëzoi prioritet të madh në partitë tradicionale. Ndalimi i TikTokut, luftimi i propagandës kineze dhe ruse është një mënyrë për t’iu përgjigjur rreziqeve. Por kjo nuk është mënyra e vetme. Më shumë sukses do të sillte sikur partitë e etabluara të merrnin seriozisht shqetësimet e të rinjve. A kam vend të rregullt pune apo jo? A jam punëtor të cilit i respektohet dinjiteti apo skllav i ndërmarrjeve që kanë vetëm një qëllim: rritjen e përfitimeve.
Socialdemokratët në Berlin, të prirë nga tableta e gjumit me emrin Olaf Scholz, u përpoqën të fitojnë zemrat e votuesve me premtimin se do ta sigurojnë paqen. Cilën paqe? Mesazhi ishte: me neve nuk ka luftë. Por lufta nuk varet nga evropianët, luftën e ka nisur Rusia dhe nëse Evropa nuk e mposht hegjemonizimin rus në Ukrainë, shpenzimet do të jenë shumë më të larta kur trupat e Vlladimir Putinit do t’i afrohen Polonisë, për shembull.
Për ngushëllim mund të thuhet se partitë konservatore udhëheqin, por me zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian në politikën evropiane asgjë nuk do të jetë më e ngjashme si deri më tani. Zgjerimi i BE-së ka gjasa të varroset përfundimisht si projekt, pas mbi 20 vjet mashtrimesh të ndërsjella mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit. Për Ukrainën forcimi i të djathtës ekstreme (dhe i të majtës ekstreme në Gjermani) është lajm i keq. Eksponentë të partive ekstreme besojnë se fajtore për luftën në Ukrainë është Amerika, ndërsa Vlladimir Putini mbrojtës i burrave të racës së bardhë (dhe grave që përgatisin gjella në shtëpi dhe lindin fëmijë). Putini si mbrojtës i civilizimit oksidental? Ka njerëz në Evropë që besojnë në këso përrallash. Dhe nuk janë pak. Për fat të keq.
Arsyeja kryesore e forcimit të së djathtës ekstreme ka të bëjë me politikat e migrimit. Te shumë njerëz është krijuar bindja se në Evropë po vijnë pandërprerë refugjatë të cilët financohen nga arkat e shtetit pa bërë asgjë. Kjo akuzë është paushallizuese, por as liberalët, as e majta, as konservatorët tradicionalë nuk ia kanë dalë të gjejnë një zgjidhje për problemin e madh të refugjatëve. Shpesh madje e kanë injoruar. Nga viti 2013 në Mesdhe janë fundosur gati 30 mijë njerëz. Është një tragjedi ndaj së cilës është vështirë të gjendet një përgjigje e kënaqeshme për të gjithë.
E djathta ekstreme i ka recetat të thjeshta. Por në praktikë recetat e saj janë të pazbatueshme. Para se të vinte në pushtet, Giorgia Meloni premtoi masa radikale kundër migracionit. Përfundoi në Shëngjin duke lutur Edi Ramën për të zgjidhur problemin, ndonëse “modeli shqiptar” është vetëm luftim i simptomave, jo i problemit. Ardhja e refugjatëve në Itali vazhdon me intensitet të lartë, madje vijnë më shumë se në kohërat kur qeveriste e majta (aq e urryer nga Meloni). Krimet e shpeshta të fanatikëve islamistë në disa vende perëndimore kanë ndikuar gjithashtu në mobilizimin e së djathtës gjithandej. Secili azilkërkues kriminel që godet me thikë, automatikisht ia rrit përkrahjen ekstremistëve.
Edhe diçka tjetër i ndihmon ekstremistët: arroganca e elitave të BE-së, të cilat e kanë humbur kontaktin me njerëzit që punojnë gjithnjë e më shumë dhe fitojnë gjithnjë e më pak. Kësaj radhe ka të drejtë Lea Ypi, filozofja e famshme shqiptare me rrezatim global. Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit” ajo tha: “Gabimi më i madh i së majtës është se ka hequr dorë nga kritika ndaj kapitalizmit dhe këtë ia ka lënë fashistëve. Në vend të kësaj të majtit janë kujdesur për reforma në vendet e tyre, për të drejtat civile dhe lëvizje emancipuese. Krejt këto janë gjëra të mira. Por njëkohësisht ishin partitë socialdmeokrate, të cilat kanë çuar përpara reformat neoliberale në vendet kyçe europiane. Ato s’mund të jenë alternativë e së djathtës nëse vetë zhvillojnë politikë të djathtë në ekonomi”.
Në krejt këtë zymtësi sikur harrohet çfarë projekti i rëndësishëm, i pashembullt është BE. Një projekt i paqes. Një projekt i lirisë. Një projekt i mirëqenies. Një projekt i shanseve. Një projekt i afrimit dhe miqësimit të popujve, të cilët luftërat i shohin si diçka të paimagjinueshme. Me zgjedhjet e së dielës në Evropë fryn një erë e re. Është erë e ftohtë, pothuaj e acartë.
Me ne fund!
Dite te veshtira per muslimon brother's.....fundja perse i duhen sunitet, shiitet, tourkotsamides, kosovare, shpellare etj kesisoi njethundrake arabe Evropi-t!? Te shkojne m'turkie..
Ne turkie jane greket, i kan mbush rruget ska mo vend. Shqiptaret do shkojne ne Europe!
Robelli merr e kopjo nga gazetat tjera, edhe pak e do ta quajme www.robellodija.ks
O Rrobello, kemi nje skeç ne ne Shqiperi ku thote ai i shkreti: po mire mo, ai qe vodhi lopen nuk ka asnje faj? Tani ky populli europian qe voton ekstremin e djathte e ka nje apo me shume halle or mik. Se nuk e votoi per syte e bukura Le Penin apo Melonin. I votuan se u ka ardhur ne maje te hundes me wokizmin, me humbjen e identitetit, me pasigurine ne rruget e Europes. U ka ardhur ne maje te hundes qe ndjehen te huaj ne vendin e tyre. Tani Rrobelli permend kredine Ruse te Le Pen. Po pse e mori or mik pse nuk e thua? Cdo Parti merr kredi per fushaten, dhe pas daljes se rezultatit nese ka marre mbi 5% te votave Komisioni Zgjedhor i rimburson. Tani edhe pse sondazhet e nxirrnin Le Pen mbi 20% bankat nuk i jepnin kredi partise se saj, thjeshte per ta bllokuar. Njelloj sic e kane bllokuar mediat masivisht, duke u perpjekur me sa te mundin ta diskreditojne. Por ne epoken e mediave sociale, media tradicionale e ka humbur forcen. Europa duhet te zgjohet dhe te luftoje per identitetin e saj, sepse qyteterimi europian eshte ne renie te lire. Rritja e se djathtes eshte nje shenje e mire.
Nese shkon per lesh integrimi me Evropen, motren ne gop. Ose do hapim veprat e enverit, ose do i ngrejm monument duçe tullacit te stadjumi. Do i vejm bulevardit emrin e duçes te kenaqen italjanet dhe kopilat qe lane ketu. Do i bejm ca sakrifica. Do vejm karushat e te djathtes, cunin e bari falliut, gaz pushbardhin se ja ka msu mir si me qene te djatht balliu fariu. Kta kan me na rregullu marrdhoniet me lepenin, ate lopen e modhe te frances. Melonin e kena shoqe. Me gjermonet e djatht nuk di si bohet, po do gjejm ndonji kosovar ballist ose te xhaferr deves nga ata qe jan qi me cetnik me ja fut mik gjermonve. Ishalla njec.
sa keq me qen skiptar sunit
O me loqe e hudhe gurin? Kopil i modh je, sa here qe thu sunitet, cmenen njerzit, plas grushti, bohet muti mullar. A mer spirra dreqit.
Skiptar apo arvanit ADN- ja eshte e njejte, more greku i Azise se Vogel.
Detari , 30 cm mendoj eshte mjaftueshem tundues ,me te pallu ty me grun tende mbi Krevat
Detari , 30 cm mendoj eshte mjaftueshem tundues ,me te pallu ty me grun tende mbi Krevat
Or detari i dhive, me te keqen e keni ju zhabzinjte e Pontit, se juve ju ndjekin per t´ju djegur ne Gjermanine Lindore. Ju ngaterrojne me vellezerit e gjakut, arabet, sado qe ju i luteni Krishtit. Meqe ra fjala, une jam ortodoks, por shqiptar, keshtu qe vazhdo dhe bjeri....
Ore ky Detari eshte ai qe spiunoi Belerin me duket, kot e shani. Ky lej aty ku e paguajne mos ja merrni per ters.
O kopili i Fredi Bejlerit.Ste ri bytha rehat se po ta sherdhejne babane ne burg. Emrat i keni nderuar ne greke, po ju tradheton mbiemri turk "Bejleri".
lavdi Putanis Franceze .Kjo shenon Fundin e BE-s .Pra e gjitha ishte nji Loje Putanash .Jame krenar qe nuk u bem pje e Klubit te Mashtrueseve
Të rrjedhurit "që besojnë që Putin do shpëtojë Perëndimin" janë shumë pak ...kam frikë se në zgjedhje kanë ndikuar të lodhurit me përrallat që Perëndimin do ta shpëtojnë homoseksualët, emigrantët dhe pushteti absolut i kapitalit...
@Zeni babs. Putini ashtu si Kinezi e Korati Verior , është Diktator , pra kush mendon se këta do shpëtojnë perëndimin , është thjesht I PJERDHUR NGA MENDJA... Por problemi nuk qëndron plotësisht tek këta ,por qëndron tek DIKTATORËT evropianë, Psikopatët e papërgjegjshëm që diktuan me forcë vaksinimin e qytetarëve duke shkelur me të dyja këmbët ÇDO TË DREJTË NJERËZORE.., diktojnë me forcë AXHENDËN WOK...(LGBTQ) sundojnë me anë të forcës ,vjedhjes së votave , mashtrimeve etj, ja ky është problemi kryesor As edhe partitë ekstremiste nuk do ta shpëtojnë perëndimin , sepse ua pamë hairin edhe atyre me Duçen e Hitlerin... Duhet më në fund që të dalin njerëz seriozë e me mënd në kokë ,diplomatë e të zgjuar që të shpëtojë perëndimi...
Pse un ca thash?! Pastaj ku shkruajta un qe do na nxjerrin ne selamet ekstremistët??? Po ne kemi 30 vite edhe akoma spo mbushemi dot me buke e me fryme nga cmendurite e tyre ! Problemi eshte qe ne Perendim kane rrojtur shume mire keto 80 vite pas Luftës të 2 ....aq mire sa e kan harruar cdo te thote ekstremizëm edhe u duket qe mund te luajne me zara me kokat e tyre ... Kurse sa per njerez me mend ne koke si qemoti ti harrosh: kapitali, që eshte lene pa frerë e pa kapistall keto 40 vite pas Luftes te Ftohtë, e mbyt pa lindur akoma ate fare burrash... !
@Zeni babas , po atë po them, që ke të drejtë bre... Nuk them se nuk ke të drejtë...
Se përse popujt evropianë kanë votuar masivisht të djathtën ekstreme e ka analizuar më së miri @Parruca. Nqs Meloni është profashiste , atëhere përse Rama që është socialist I bën karshi duke pranuar të ngrejë kamp në Shqipëri në të cilin do depozitohen të gjithë arabët, afrikanët etj , për llogari të Italisë????? Përse Partia Socialiste e pranon faktin që Shqipëria të kthehet në një "kosh mbeturinash " të Italisë???? Kur them kosh mbeturinash nuk nënkuptoj njerëzit e mjerë (refugjatët) që lenë vendin e tyre për një jetë më të mirë , por për konceptin e ndërtimit të kampit të refugjatëve... Qytetarët evropianë janë lodhur e mërzitur nga Axhenda e WOK -ut ,janë mërzitur e frikësuar nga përpjekja e shpërbërjes së identitetit Kombëtar, Fetar e Familjar ... Janë lodhur e irrituar me qeveritë e papërgjegjshme evropiane të cilat gjejnë miliarda dollarë për refugjatët e për Zhele...nskin por nuk gjejnë dot disa mijëra dollarë për të rregulluar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve të vet , të cilët po Fshikullohen çdo ditë nga Papunësia , ngritja e çmimeve ngritje e kostos së jetesës ,nga Taksat e pafundme e të stërmëdhaja që po paguajnë .. Janë mërzitur e zemëruar nga ARRGOANCA e shumicës së "Liderëve" europianë siç është Ursula fon de lajer e cila shkëmbente privatisht SMS me Burlanë e Pfizer për të shpërdoruar Miliarda dollarë të taksapaguesve evropianë, janë irrituar me ARROGANCËN me të cilën udhëheqin vendet e tyre shumë "Liderë" të cilët udhëzojnë e urdhërojnë qytetarët e tyre të jetojnë me thërrime e me Varfëri ndërkohë që vetë ata jetojnë në lluks të shfrenuar bile duke e demonstruar haptazi atë...pra bëjnë atë që në shqip I thonë " BËNI SIÇ THEM UNË POR MOS BËNI SIÇ BËJ UNË" Janë mërzitur me faktin që NUK NXJERRIN DOT MUAJIN ME RROGAT E TYRE... sepse çmimet kanë arritur në Stratosferë.... Ja pra disa nga arsyet që janë votuar masivit partitë e ekstremit të djathë .. Sepse ato propozojnë ruajtjen e identitetit Kombëtar, Fetar e Familjar.... Propozojnë që në rradhë të parë duhet të kujdesen për qytetarët e tyre e më pas për të tjerët... Kur arrgoantët psikopatë propozojnë heqjen e fjalës NËNË e BABË nga fjalori dhe zëvendësimin e tyre me PRINDI 1 E PRINDI 2 ,është llogjike të reagojë populli , sepse kjo është diçka JO NATYRALE ..
Te lumte dora...
Bravo komenti nga ...... Nje analize kaq e qarte dhe reale.flm
Viva il duce,heil Hitler-ne Shqiperi Ka Ardhe qe me pare,por se fundmi po' merr fryme Europa.Kerkesa europiane ndaj Shqiperise eshte te perafroje legjislacionin me Europen.Ndaj ne ne Shqiperi duhet te heqim ligjet mbi dekriminalizimi per tu angazhuar ne politike.Duhet te heqim d'ore perfundimisht nga kerkesat diktatoriale per shtet ligjor.Zgjedhje ne PE e deputeti te ri Beuidhjere i progonati te VorioEpirit eshte mesim dhe Shembull i mire.Ndaj bej Thirrje qe,per te pershpejtuar hapat drejt Europes te zgjidhen deputetet vetem te fortet,ATA qe vrasin me shume,ATA qe "gabimisht "ne shqiptaret i identifikojme me kriminelet.Kriminele Jane vetem komunistet.
‘Debakell’ thot kokcepshi. E kur ke mesuar edhe ti kokrra katunarit debakell moooo fu di botes
I dashir Robell Duhet ta dish qe Gjermania Lindore nuk egziston me qe prej 35 vitesh. Ti duhej te perdorje "lindja/jugi I Gjermania Edhe ne Shqiperi duhet te perdoret " jugi/veriu I shqiperise dhe jo Shqiperia e Jugut (duket si shtet me vete) Ne rastin e dy Koreve ka kuptimi se Jane dy shtete
Dje ka qënë nĵë ditë e zezë për shqiptarët!.Evropa foli rusisht dhe ka të ngjarë që edhe në shba në vjeshtë të kthehen në pushtet pro rusët!. Serbët do kërkojnë të rikthehen në gjithë kosovën dhe jo vetëm në veri kurse greqrit do të synojnë autonomi për v.epirin...
Me mire fashist,nazist dmth nacionalist sesa produkt I "shoqerise se lire" ku luftoher nacionalizmi si nje ideologji ksenofobe nderkohe qe tani jane perzier njerez me callma,burka,te zinj,pederasta,lezbike,gay pride,hallva,hasude,spaghetti me emrin Globalization duke ribere dhe njehere Kullen e Babelit derisa ka arritur atu ku s'mban me.Bravo Polonia I vetmi shtet ne Evrope qe e ka stopuar lukunine e myslymaneve dhe do zoti rigrupohen ato grupet naziskin ne Gjermani sidomos ne ish Gjermanine Lindore sic ishte dikur se keshtu Evropa ju shtriu doren ata moren krahun.Edhe ne futbolli Globalization ka shtrire kthetrat dhe eshte bere nje biznes ku po te shohesh me kujdes ekipet kombetaret s'po flas per ekipet e CHL se ajo eshte teme tjeter eshte pothuajse e njejta skene 3-4 jane vendali 4-5j jane afrikane 2-3jane latine dhe past
Ekstremi I djathte erdhi sense te majtet bene ligje zemergjeresie me emigrated mysliman te filet Kane culture eksremishte te ndryshme , hileqare dhe aggressive Kashi qyteterimit European. Cdo gje ka nje fund .Eksremi e djathte myslimamaneve do ua beje me keq se Hitleri hebrejve .Do shohim ne vitet ne vazhdim
Jeta ne perendim eshte shume e veshtire. Kush ka jetuar e di se per cfare flas. Presioni eshte shume i larte. Punohet per te paguar faturat dhe kjo e kthen jeten si ajo e nje skllavi. Te gjithe e dime qe demokracia eshte e lidhur me te ardhurat jo me fjale pallavra te perditshme qe ushqejne mediat dhe tv. Njerezit nuk po durojne dhe vota e tyre eshte revolte e hapur.