Ligjbërja në funksion të pakicës!

9 Qershor 2024, 14:01Blog TEMA

Ligjbërja në funksion të pakicës!

Nga Jorida Tabaku

Qeveria socialiste ka në CV-në e saj politike miratimin e thuajse 20 ligjeve me porosi. Ligje të qepura për interesa të një grupi individësh, dhe është fatkeqësi që shumë prej tyre janë propozuar nga deputetë. Historia nis që prej shtatorit 2013 deri më tani, mazhoranca socialiste ndonëse ka kënduar në foltoren e kuvendit refrenin e “partisë që punon për shqiptarët” ka pasuruar vetëm llogaritë e një pakice duke varfëruar portofolin e shumicës, mbi të gjitha duke zhdukur shtresën e mesme.
E ka bërë këtë duke shkatërruar ekonominë e tregut dhe konkurrencës; duke mbingarkuar shtresën e mesme me taksa dhe duke ndërtuar skema korruptive që jo vetëm që taksat e shqiptarëve i dërgojnë në bizneset e tyre por edhe në skema pastrimi parash.
Shembulli më i fundit është miratimi i një projektligji që furnizon super-ministrinë e Ekonomisë-Inovacionit-Teknologjisë dhe super pronësisë me pushtetin për të shpërndarë toka për një set të caktuar sipërmarjesh. Ky projektligj nuk kaloi procedurën ligjore normale të një ligji pasi deputetë socialistë u vetëofruan për të kënduar në foltore këngën e proletarëve dhe socializmit ndërkohë që votonin me dorën lart ligjin që i jep tokat shtetërore oligarkisë.
Pa u tharë boja e firmës së ligjit, rezulton që së paku dy kulla me një vlerë më së paku 150 mln euro janë dhënë për ndërtim. Bëhet fjalë për dy prona që ndodhen njëra në rrugën Muhamet Gjollesha, apo godina e njohur si Inxhinieria e Ndërtimit dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Ndërsa kulla tjetër pranë Komunës së Parisit. Gojëligët që nuk ia duan të mirën qeverisë thonë që fund të ngjashëm mund të kenë edhe godina si ATSH.
Skema supozon që qeveria tokat në pronësi të saj t’i nxjerrë për një ankand duke ia dhënë një ndërtuesit dhe duke përfituar disa kate për të vendosur zyrat e saj. kjo skemë është përdorur në të vërtetë nga Bashkia e Tiranës drejtuar nga Veliaj, që ka rezultuar në përfundimin që Tirana ka sot më shumë pallate, më pak parqe dhe padyshim jo më shumë zyra për bashkinë dnonëse ka më shumë staf për banorë se sa bashkitë më të mëdha të rajonit, përfshirë dhe Stambollin.
E njëjta skemë tani do të përdoret nga qeveria që u thotë shqiptarëve që do të marrë më shumë zyra për veten e saj por në fakt do t’u dhurojë një hapësirë publike që sot përdoret nga qeveria një privati. Me të drejtë, ndokush mund të thotë se çfarë humbet një qeveri që ofron godinën për ndërtim? Më së paku humbet përgjegjshmërinë, trajton trojet publike si private e futet në aventura shkëmbimi pronash të cilat nuk i gëzon pronari legjitim po sillet shteti si sekser ordiner.
Në të vërtetë plani i qeverisë më shumë se sa përpjekje e menduar për të zhvilluar kapacitet e godinave qevritare është një plan biznesi me paratë e shqiptarëve që shkojnë në arkën e tyre personale. Dhe kjo nuk është sajesë! Mjafton të lexojmë raportin e fundit të SPAK që shpejgon se si koncesionet dhe tenderat janë përdorur si bankomati personal i një pushteti të kalbur në korrupsion, se si ministra dhe ish ministra, zv kryeministra dhe ish zv kryeministria, bashkiakë dhe ish-bashkiakë kanë përdorur taksat që paguhen nga shqiptarët dhe hiqen nga goja e familjeve të tyre për tu pasuruar abuzivisht.
Kur flitet për të parandaluar korrupsionin, kur debatojmë dhe ndërtojmë strategji me fjalë të mëdha duhet t’i kemi parasysh edhe këto skema korrupsioni të ngritura me djallëzi. Janë këto skema që anë fytyra e vërtetë e qeverisë e veshur me lëkurën e deles që kullot mbi lëndinat e Shqipërisë. Korrupsioni endemik është pikërisht ky! Sistemi korrupt me të cilin janë ndërtuar themelet e një shteti që kalbet përditë me frikën që zë poshtë shpresën e shqiptarëve.
Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri perëndimore, me demokraci funksionale, nëse mbyllim sytë dhe heshtim përballë moçalit që po kalb shoqërinë. Nuk mund të shpresojmë se Shqipëria do të bëhet më e mirë kur në fushën e betejës kemi një qeveri që nuk ka vullnetin politik të luftojë korrupsionin, një mazhorancë që ka vetëm vullnetin politik të ngrejë kartonin sa herë ia kërkon qeveria pa kërkuar llogari se si pronat dhe taksat e shqiptarëve futen në skemën e korrupsionit që pasuron qeveritarët dhe varfëron Shqipërinë.

12 Komente

  1. Z
    Zeri I arsyes

    Shqiperia 1 Euro? Amnezi zonja Tabaku?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gaz Paja

      Faleminderit Sali. Faleminderit Edi.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aty ri moj, ne 2050 mbase fiton ti dhe foltorja

      Femer malinje, cmund te thuash me teper per kete.......

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kritiku

        Perse sillni shkrimi dilitante nga kjo sorra? Jo vetem qe nuk ia vlen qe te harxhosh kohen duke lexuar idiotesite e saja, por eshte per te vene duart ne koke qe ju Gazeta Tema u jepni hapesire te tille ketyre njerezve qe nuk kane te bejne asgje me shoqerine njerezore.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          TOKE PER TE TERE BALLON TABAKE BALLON TAHUKE SI NE STAMBOLL.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            TOKE PER TE TERE BALLON TABAKE BALLON TAHUKE SI NE STAMBOLL.

            Përgjigjjuni
            1. W
              Www

              ???????????? Edhe "Hosteni" bënte artikuj më të logjikshëm kundër imperialisto-revizionistëve!????????????

              Përgjigjjuni
              1. b
                basha me Bil 7 cm ne rrotullamen ishalla

                Ku e ggjeti kjo Tokat ne lalz dhe miljonat qe ndertoj Vilen ?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mara emigrante ne Itali

                  O Mero do te kesh ngrene ndonje luge corb qe jep shrimet pa logjike te kesaj zhapikes qe shkon nga fryn era .shko lutu te babo saliu se ndoshta do te te gjeje nje karige si ta gjeti lulushi .

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Durrsaku

                    Kush ja bene kete shkrim se ajo nuk di te flase jo me te beje artikul

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      B.F.

                      E ka marr ne dorezim keto kohe Sokol Balla. Se sheh ti si e ka sakatuar te shkreten me pranga e kamzhik.

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Shkembi

                      Pirdh pirdh perderisa nuk rrezikun vendin e deputetit as ne zgjedhjet e ardhme

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje