Nga Dritan Hila
Sot Ilir Meta është parë nga Roskoveci me një vare duke i rënë një cungu betoni. Rreth tij rrinin disa persona të cilëve u bëri ftesë që të bashkoheshin në një kryengritje, revolucion apo lëvizje kaçake, d.m.th diçka kundër qeverisë. Vendndodhja ishte afër inceneratorit të Fierit. Dikur fshatarët e zonës patën bërë një protestë e cila u shua shpejt. Inceneratori në fjalë do mblidhte plehrat e Fierit, Lushnjës dhe Vlorës. Aktualisht është i bllokuar për arsye politike të protestave opozitare.
Objektit në fjalë i duhen edhe 10% lëvrim fondesh pasi 90% janë paguar, për të zhdoganuar paketat elektronike që janë në doganë, por askush nuk firmos lëvrimin e fondit nga frika mos bëhen objekt goditjeje politike. Ndërkohë personeli i specializuar jashtë ka braktisur punën pikërisht pasi shikon shokët e Metës që bëjnë si të lënë nga trutë. Pasojat janë të mëdha në fushën e higjienës qytetëse të qarqeve limitrofë dhe në fushën e turizmit. Vlora nuk mund të përballojë kapacitetet turistike nëse vazhdon meseleja me landfille. Ndërkohë fshatarët janë qetësuar, por është tërbuar Meta.
Por puna është që Meta nuk ka hallin e fshatarëve, por të vetin. E ndaj, ka ardhur koha që të kuptojë se Berisha i mbylli hallet e veta. Ndërkohë njerëzit kanë hallin e punës dhe të kapin ndonjë lek se është sezon turizmi dhe e kanë kuptuar që revolucionet janë për ata që i hipin kalit të qeverisë. Ndaj për hatër të kalamajve ta lërë atë punë vetë duke hedhur Tedin mbi kokat e policëve të Erion Veliajt në Tiranë dhe mos u sulet shtyllave lart e poshtë Shqipërisë. E ka bërë njëherë Edi Rama para 30 vitesh, por historia kur përsëritet bëhet qesharake. Kaq duhet ta ketë lexuar si njeri i kënduar që është.
Artikull benz, por ne fund qe ke shkruar njeri i kenduar eshte shume per nje xhuxh hajdut si likja
Behet fjale per termocentral ne Roskovec dhe jo inceneratorin o bashkeshortuesi i Erjon Veliajt
Ore ka njeri te flasi me rudinen, qe ky llapen ta ruaje dhe per ndonje gje te hajrit, jo vetem rilindjes???
Meta gen, pa ben.,..
O Dritan mos shkruaj artikuj nga WC se bën vaki e të shpëton ndonjë pordhë,në artikull e kam fjalën.. INCENERATORI I FIERIT ËSHTË BLLOKUAR PËR ARSYE TË PROTESTAVE OPOZITARE!!???? Dil shpejt nga tualeti se do hyjë Rudina....
Haaaaa i papare. Komenti me i bukur prej kohesh!
Nuk reagon Hila per vulen we Rama ja dhe Berishes sepse si sigurims i vjeter e di mire qe vazhdon skenari i Katovices.
ILIRI! Burrece Skrapari! Dote shpetoj duke akuzue Moniken! Turp! Edhe sikur ajo te jete si thote ky tipi pis, nje burre I mire dhe me familje shkon vete ne burg. Gruas nuk I ka hije burgu! Po nejse... merrini ato miliona te vjedhura ketij tipi, futeni camuaj ne burg, pastaj nje shkelm bytheve dhe t'mos ja degjojme me emrin.
Je i pabesueshem o Tano per publikun, pavaresisht se Mero Çorapja te do, po ashtu edhe Rudina me Ramen. Te fala Pilo Lales...
Rama, kur ish kryetar bashkie e mori sopatën jo për të "shkatërruar" ndonjë vepër në ndërtim e sipër, por për të prerë një apo dy shtylla druri, nuk di telefoni apo elektriku, që nuk kejonin zgjerimin e një rruge dhe kompania shtetërore respektive, që varej nga qeveria, nuk po e bënte spostimin e tyre. Hila mbase e ka me të dëgjuar dhe nuk e di mirë si ka qenë problemi, ndaj dhe krahasimi i tij me marrëzitë e Metajt çalon shumë!
Meta eshte hajdut sikurse dhe Rama e Luli...poroblemi eshte perse ket bijte e monstrave qe torturonin edhe grate per vdekje si artikullshkruesi merren vetem me Opoziten?!
A osht mir ka trute ky robi? Demek Rama boni mire kur doli me sopate se i eci, po noi tjeter sun dali se nuk fito mo. E cka shku ky milet i gjithi per lesh ene fluturo me presh
Edhe ti o hila, po i ben sherbimin e radhes Rames???Nuk di sa te paguan o shoku?
O Tano! Bukur e ke shkruar,si duket ndikon lidhja që ke me Konicën. Shkrimi ka vetëm një mungesë. Kot jemi qarë e po durojmë akoma SKIZOFRENIN e Salës,sepse ky tjetri qënka më GRAVE. Prandaj mos bëj humor me të sëmurin se..... ësjtë gjynah.
O shoku Lasgush kam nje pyetje ku e zbulove qe Dritan Hila paska lidhje me Konicën se po me çudit?
I kenduar??-????????????????????????
Dhe president u bere ,i tha nje nga fshataret qe sot quhen qytetar,dhe kurre su poqe, te shkoi jeta koke loqe.Sa per kolonen qe donte te shembte idioti,kollona nuk shembet nga larte por ne themel nga poshte.Ju kethye nja dy here vareja por e mbajti vehten.Ndaj kur e pa qe me varre nuk ia arriti dot edhe pse ishte ngjitur ne majen e Çikes tha merrni armet ta shporrim kete qeveri .
Kur paskan zgjuar nga gjumi edhe kete Hile gjumashin dhe e kane vene te beje nje hartim, kjo tregon se e paskan marre seriozisht ate kercenim te Metes.
Meta nuk e ka me asnje tjeter problemin por ka dal neper fera dhe gjuan me shkop qe te largoj ndonje lepur nga SPAK-u por sic e shikoni i ka dale Arusha dhe nuk di nga tja mbaj.
Kohë e humbur të merresh me një psikopat të lindur.
rend kudo duke bertitur, nder kanale i zvarritur, neper male duke u ngjitur, ujkut duke i uleritur, Kejdi, Elona, Xhixho dalin, ngrehin krahet te te ndalin, por ti s'ndalesh, rend or rend rend e u thuaj, se betejen e fituam, morem vulen me ne fund, tash do bejme dasem n'katund, me shpellare e trushplare, do bejme qejf do bejme zjarr, zjarr me goma e molotov, jemi bijte e shokut Hrushov, me hanxhar, cfurk e shpata, jemi Emiljano Zapata, rrofte e qofte sal nongrata, ke te fala nga Pal Vata.
Po Mos dil me o Dritan servili...ske turp ..paguhesh per ndyresira..ik ne shtepi se po te nxjer gjuhen gjithe tirana per hallet qe ke...
per meten ke shumr te drejte ,por ti themi edhe rudines te te ndaloje ty se na cave ate qe nuk thuhet duke bere si analist leshi ,parazit ....
Aktualisht është i bllokuar për arsye politike të protestave opozitare. Mashtrim mungon turbina