Shqiptarët në Dortmund

16 Qershor 2024, 10:57Blog Nga Ilir Yzeiri

Shqiptarët në Dortmund

Manifestime të tilla të mëdha, siç janë Kampionati Europian apo ai botëror, disa herë, bëhen shfaqje gjigande ku parakalojnë më së shumti ideologjitë nacionaliste që rrinë të fshehura të psikika e turmës. Është ndoshta i vetmi rast kur shtetet që përfaqësohen aty sjellin në vitrinën e këtij manifestimi gjigand ose parakalimi madhështor, jo të zgjedhurit e tyre, por shpirtin dhe identitetin, i cili shfaqet te ngjyrat që karakterizojnë shenjat kombëtare, te simbolet, veshjet karakteristike dhe flamuri. Semantika e fjalorit që përdoret në këtë rast është ajo e luftës, në kuptimin që grupet e mëdha të tifozëve që vihen përballë njërit-tjetrit në stadium, duan me çdo kusht që ta mundin tjetrin, ta « shpartallojnë », t’i « marrin frymën », « ta dërrmojnë », « ta hedhin në erë ».

Gjithë këto metafora që përdoren për të treguar këtë përballje të krijojnë përshtypjen se lojtarët që zbresin në fushë kanë për mision që ta asgjësojnë kundërshtarin. Mirëpo e gjitha kjo mbetet vetëm në sferën e fjalorit se pastaj, në nënvetëdijen e atyre që mbushin shkallët e stadiumeve, gjendet edhe vetëdija e spektaklit. Kjo vetëdije shfaqet sidomos në "armët" që mbajnë sportdashësit në dorë dhe që janë më së shumti gotat e birrës apo shishet e ujit. Transformimi i ngjarjeve të tilla, në një fushë të blertë ku ndeshen dy skuadra, që në perceptimin kolektiv shenjohen sikur ndeshen dy kombe, dy shtete, dy etni, nga lufta në spektakël, është pjesë e lojës së përgjithshme që karakterizon jetën e njeriut.

Ndërkaq, ajo që vihet re së fundmi është se ky manifestim popullor shfaq në të njëjtën kohë edhe raportin që kanë vende të ndryshme me identitetin e tyre. Tani është normale që shiritin e kapitenit të Gjermanisë ta mbajë një lojtar gjerman me kombësi turke, ashtu sikundër Granit Xhaka, shqiptar nga Kosova,  drejton ekipin e Zvicrës. Në këto raste,  të gjithë shohim të materializuar idenë që përhapet sidomos nga lëvizjet e reja dhe moderne se tendencat e zhvillimit të epokës sonë nuk janë mbyllja brenda etnisë, por hapja, se kufijtë dhe riprodhimi etnik duhet të jenë një çështje e kapërcyer.

Mirëpo, në Europë, për fat të keq, nuk ndodh kështu. Zgjedhjet e fundit për në Bashkimin Europian projektuan një Europë tjetër. Forcat politike të djathta dhe populiste që e kanë ngritur filozofinë e tyre mbi identifikimin thellësisht nacional dhe që janë kundër asaj që ata e quajnë emigracion i paligjshëm apo që punojnë për të ndërtuar politika etnocentriste, tani janë një realitet në Europën e ardhshme, institucionet e së cilës do të kenë fjala vjen edhe imazhin e francezes Le Pen, e njohur gjerësisht edhe për shfaqjen e ndjenjave raciste ndaj shqiptarëve. Ndaj, manifestime të tilla si ky Europian shërbejnë nganjëherë edhe për të parë se si e shfaqin kombet e ndryshme identitetin e tyre.

Të gjithëve ju bëri përshtypje shfaqja madhështore e sportdashësve shqiptarë. Shenjat kuq e zi, bluzat që kishin veshur, flamujt në duar apo plisat mbi kokë krijonin një atmosferë të mrekullueshme gëzimi. Një punonjës i sigurisë gjermane, i pyetur nga një gazetare shqiptare se si e çmonte praninë e sportdashësve shqiptarë në Dyseldorf, tha se ata kanë nevojë të shfaqen, të duken, të bien në sy me praninë e tyre. Ai, në fakt, bëri një konstatim semiologjik të saktë. Shqiptarët në Dyseldorf duan që të shfaqen me imazhin e tyre të vërtetë. Për fat të keq, Europa e populistëve që përgatiten të vijnë në pushtet në BE, pra Europa e Le Pen apo ajo e Salvinit e kanë ndërtuar narrativën e tyre mbi klishetë nacionaliste dhe megalomane. Për ta trajtimi i kombeve apo shteteve duhet të niset nga hierarkia e racës. Italjani, gjermani apo anglezi janë një tjetër gjë dhe shqiptari apo të tjerët janë ana e dobët, e prapambetur e Europës. Ata janë vlera, ne jemi problemi. Këto klishe e streotipi që ata i kanë pësuar vetë mbi shpinë, tani i përdorin edhe për të tjerët. Ndërkohë, më në fund, edhe disa media italiane por edhe blogje inflencërish të njohur e vlerësuan shpirtin europian të sportdashëve shqiptarë.

Në kohën që u këndua himin italian, shqiptarët në stadium e dëgjuan e duartrokitën, kënduan edhe vetë dhe nuk e fishkëllyen. Kjo u vu re edhe nga media italiane. Po ashtu, një grup tifozësh kishte zgjedhur një shfaqje gazmore për t’u përballur me tifozët italianë. Shqiptarët kishin marrë një pako makarona dhe i thyenin para syve të italianëve duke u thënë se do t’iu ziejmë si një pako spageti. Ky humor dhe kjo shfaqje u vlerësua gjithashtu nga media italiane duke thënë se pikërisht kjo duhet të jetë fryma e tifozerisë. Sportdashësit tanë në Dyseldorf po i tregojnë Europës se ata nuk janë heronjtë e klisheve dhe stereotipive me të cilat disa herë na vlerëosn Europa. Janë një komb i kulturuar, dinjitoz dhe kanë shpirtin e spektaklit. Por kanë nevojë të njihen, të shfaqen dhe të duken, siç tha me të drejtë punonjësi i sigurisë e shtetit gjerman. Ndërkohë nuk duhet të harrojmë edhe shfaqjen e tepruar folklorike, mbështjelljen me këngë që kanë hyrë në repertorin e tifozerisë si shfaqje banale e heroizmave apo karikaturave të shfaqjes sonë butaforike. Këto jo vetëm që duhet t’i mbajmë në vështrim, por duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e teprojmë me identifikimin tonë me këngë banale kinse patriotike që janë krijime pa asnjë vlerë dhe nuk shenjojnë tiparet e heroizmit të atyre bijve shqiptarë që u sakrifikuan për kombin e tyre.

31 Komente

  1. b
    brukseli

    Ky analisti i realizmit socialist komenton shiptaret tifoza qe jetojne ne europe , si te sillen sipas rradakes se tij , shko mor k....r ha supen e enverit

    Përgjigjjuni
    1. B
      B

      Ti nga “brukseli” ndrysho oren. Në mos kthehu ne Bathore, dhe ne darke shko degjo katin e 8. Ai i katit te 8 e njeh mire supen e Enverit. Kujdes kur shkruan: drejteshkrimi te tregon me te meta te medha . Ndersa qenja nga “ Brukseli” te paska marr mendjen keq.

      Përgjigjjuni
      1. C
        C

        Bravo "B". Na mbyten injorantet.

        Përgjigjjuni
    2. E
      Emër

      E dhjeu në fund ai që kishte ikur nga spitali psiqiatrik dhe u fut në fushë..... . Por bota nuk e di se ai ishte arratis nga spitali.... . Bota thotë, shih shqiptari.

      Përgjigjjuni
      1. l
        labi

        Semundje kronike e Shqiptareve,edhe ky gazetari si shumica e gazetareve e politikeberesve ne Shqiperi jane te shkeputur nga realiteti,shkruajne shabllon.Shumica e tifozeve ne Gjermani ishin te ri te lindur e rritur ne kohen e njeriut Salist,ishte turp kur filluan te hungerijne si kafshe kur filloj himni nacional Italian,ky brez qe po rritet mendon se bota sillet rreth tyre,eshte gabimi i edukimit nga prinderit e tyre,sa per fillim himni Italian qe ata byth gris i hungellinin ishte himni atij shteti qe ne vitet 90 na sillte buke te hanim,bile dhe kamionet per shperndarje na i sollen ata se as kamione nuk kishim,kush e ka kaluar ate kohe e mban mend operacionin pelikan qe u be me vite dhe u shperna^dane ushqime ne gjithe Shqiperine,e politikanet e gjithew sera tyre i vidhte e shiste ne treg te zi keto ushqime qe shteti Italian na i sillte si ndihme.Turpi me i madh ishte kur filloj peballja sportive ku u pa se si i dilte gjuha jashte Shqipove qe jane patriot me cifteli e tupana,ekipi Italian i vuri me kembe ne toke se shume trima me hajdarin Duka ne krye ju kish mbush mendja se dalim dhe kampione europe.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati

          Me ate te makaronave ja ke futur kot. Nuk eshte fare si thua ti se do ti ziejn si makarona por per italianet eshte mekat I madhe ti thyesh makaronat. Italiani I pergjerohej mos ti thyente se ishte " mekat". Bej ndonje kerkim para se te shkruash.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dursaku

            Bravo! Je nga te paktet qe e ka kuptuar drejt domethenien e atij xhesti.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kaq e thjeshte.....

            Nuk ta ka fajin...as Le Pen..as Salvini..es dikush tjeter we e ke mbushur vendin tend dhe gjithe treven shqiptare me ...Xhamiat....e jevgjiteve arabe.....dhe faljet me b....perpjete qe mbushin bulevardin e Tiranes...sikur te jesh ne Teheran apo Islamabad....a e kupton o trap se ku ke perfunduar.....

            Përgjigjjuni
            1. z
              zzz

              pse ca do ti ,,kisha ,,,,,gjysh stergjysh myslyman jemi ,,,xhamija dhe teqe do kemi per jet,,,,,kishat i kan kauret qe jan pakic ,,,e mbajten kryqin grekorthodhoks ,,dhe latin ,,,

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ai

                Po o zzz gjysh stergjyshi thua ti po vetem po te kesh ardh nga anadolli eshte e vertete.

                Përgjigjjuni
            2. K
              Kaonia

              Analisti perfekt ne mesazhin që jep, kush do e kupton , eshte shumë i saktë ne analizë dhe sa për dijeni ska pikë lidhje me enverizmin.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bardhyl Myftiu

                Kete shkrim kaq dinjitoz dhe i bukur qe sjell ne vemedje traditat dhe mrrekullite shqiptare dhe kulturen tone qe fat te keq disa here ne vendin tone tregojn egersin, apo primitivitetin ne trasmetim te interesave meskine te politikanve tane qe vejne interesat e tyre materiale para interesit meskin te marrjes se pushtetit me force e egersi,zjarre venie etj.ndeshen me popullin e qete Shqiptare qe tregon kultur dinjitet dhe dashuri.Nje shkrim i goditur Z yYzeiri qe te mbush me remocione dhe admirim per identitin tone SHQIPTAR.BARDHYL

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Deda

                  Për ata që ofendojnë autorin e artikullit . Profesor Ilir Yzeiri , është një ndër analistët , atdhedashesit dhe gazetarët më të mirë të vendit . Nuk mbeti Yzeiri , të përgojohet nga injorantë , rrugaçë e njerëz që nuk dinë as të shkruajnë gjuhën e tyre .

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Bato

                  Dyseldorf apo Dortmund???!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Me prokurë të posaçme

                    Nuk di a jam i saktë në këtë shpjegim, por në Dyseldorf është rezidenca e kombëtares, ndërsa në Dortmund u luajt ndeshja Itali-Shqipëri.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tetova

                      Ku e gjete Dyseldorfin o Ilir Leshi? Dortmund eshte

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Luani

                      Shkrim shumë i goditur.., ata qe e shajnë zë shkojnë te kati i 8 i kërmës plakë..!! Rrofte vula..!!

                      Përgjigjjuni
                      1. b
                        brukseli

                        Une sapo u ktheva nga duseldorfi . BATHOREN ta kam lan ty o B Bitha . keto SALAT e Ramat e kateve te teta po ti la ty ti lepish se si njof fare . Saly!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skenderi

                          Dortmund Z. Yzeiri! Sa per saktesim sepse nuk ka lidhje me permbajtjen e shkrimit! Skenderi

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dru me pre

                            Bukur Neziri i ke kapur ndodhitë në Dyseldorf, vetëm një detaj të paska shpëtuar. Dy shpellarë të Saliut ishin paguar nga ana e tij për të shpalosur në stadium një banderolë me mbishkrimin “Rama ik”. Kujtuan budallejtë se ishin në stadiumin e Tropojës.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              axz

                              Ilir Yzeiri është, pa asnjë dyshim, njëri nga gazetarët dhe analistët më të mirë që kemi. Por te ky shkrimi i mësipërm ka për të marrê dhe për të lënë. Duket se ai nuk e njeh jetën në Perëndim. Fitoret e ekstremit të djathtë në Europë janë reagim i popujve të këtyre vendeve ndaj politikave liberale të kastave sunduese. Reagim ndaj mbushjes së vendeve të tyre me arabë dhe zezakë, me myslimanë që jetojnë ndars nga vendasit, si të jenë një mish i huaj në trupin e këtyre popujve me kulturë të lashtë, të racës së bardhë dhe të fesë kristiane. Ata thjesht nuk duan të kthehen në "lesh harapi", por duan të ruajnë racën dhe traditat e tyre! Ku ështê e keqja këtu?! Pêrsa i takon namit të keq të shqiptarëve, ne jemi vetë përgjegjës. Se kemi një përqindje të lartë kriminaliteti në mesin tonë. Se nuk jemi të qytetëruar, punëdashës etj etj. Jemi shumë të dhënë pas parasë së fituar lehtë. Me drogë, prostitucion, krim etj etj. Ndryshe si spjegohet që na ka dalë nami i keq ngado?! Sidoqoftë ka shpresa se një ditë edhe ne do konsiderohemi si europianë me të drejta të plota. Kur qytetaria të fitojë mbi injorancën dhe kanunin! Pêrsa i takon tifozave tanë në Dortmund: Një bravo e madhe për shpirtin e tyre patriotik dhe qytetar. Ndryshe ajo që Yzeiri i thotë "plis" në shqip quhet qeleshe! Plis i themi copës së tokës së punuar.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Petja

                                Sido se te sillen shqipetaret perseri pjesa e ndyre e Europes do t'a nxjere koken. Atyre you pelqen te lexojne ne bluzat e njerezve: Proud to be black; Proud to be gay Or ç'far do shenimi tjeter por sigurimi nuk te lejojne hysh ne stadium me bluze te zeze dhe shqiponje te kuqe qe ka shkrimin "Proud to be Albanian" Tifozet hyjne me shume lloje flamujsh qe skane lidhje me skuadrat qe luajne por nuk te lejojne qe t'a mbash ne çante flamurin Shqiptar. A konsiderohet ky nje diskriminim?? Behet fjale per ndeshjen Spanje - Kroaci ne Berlin.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Salehi i vukut

                                  Ndigjoni kafshe,megjithat ju keni sinjale te vecanta qe njerzit nuk i kuptoje,por Shqiperia mbrame ishte nje mbrekulli qe evropa nuk e ka pare kurre 50 - 60 mije ne stadium e me mijra jashte qe manifestonin per kombin e tyre nuk ishte pare ndonje here,une kam ndjekur fotbollin por ju thame kafshve kthehuni me shumicen e mos lehni dhe duani vendin tuaj

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Koli

                                    Ashtu eshte. Vendi me kriminalitetin me te larte per 1000 banire ne Europe na del vendi me i kulturuar…lol

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Deda

                                      Koli loqia , Koli kari , Shqipëria është vëndi me mikrokriminalitet ZERO , ky është konstatimi i Bashkimit Evropian , në një anketë të fundit , ky është konstatimi i çdo turisti që shkel Shqipërinë . Para disa ditësh , ish ambasadori japonez , që , pas mbarimit të detyrës 5 vjeçare në Shqipëri , ka vendosur të jetojë familisht në Tiranë deklaroi " Shqipëria është vëndi më i sigurt në Evropë . Ti Koli , je një zagar i fëlliqur . "Evropa është mubushur plot e përplot me emigrantë delinkuentë , që të rrëmbejnë celularin nga dora , shkruante një turiste franceze gje që , në vendin tuaj nuk ndodh kurrë , është e treta herë që kaloj pushimet këtu" . Ku e paske lexuar di qelbësirë e ndyrë , qe Shqipëria për 1000 banorë , na paska kriminalitetin më të lartë ? IDIOT I KEQ !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Henk

                                        Koli trapi. Mbase po flet për periudhën e Saleh fashistit, ku çdo gjë ishte katrahurë. Vetë mediat e huaja e thonë që Shqipëria kohët e fundit është një ndër vendet më të sigurta në Europë, kurse ti del me statistika të tjera. Kush t'i jep, Saleh shpella?

                                        Përgjigjjuni
                                      2. D
                                        Durrsak

                                        Tifozet tane ne evrope jane i tuf injorantesh provinciale e katunaresh qe duken qe nga koka me cepa prej emigranti te lodhur. Vejne dhe nje qeleshe per te kompletuar imazhin e fshatarit te pagdhendur

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Drini

                                          Tifozet shqiptare ne gjermani bene nje shfaqje te kulturuar shume dinjitoze. Nje bravo e madhe. Kjo shfaqje ishte me erndesishme se ndeshja ne shume drejttime. Veertet sic shkrruan axz pse duhet ti themi plis qeleshes.Plis eshte dialektt qeleshe eshte fjale mbarelkombetare

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dulja i imonikeve!

                                            550 Vjet me pare. Ky komb, kishte nje identitet, i krishtere. Dhe ju myslimanet e sotem, shikoni renjet tuaja. Si mundet, te hidhet poshte gjaku i stergjysherve tuaj. Kaq shpelarje te trurit, ju ka bere kjo fe, sa mohoni identitetin tuaj. Ne jemi Shqiptare. As Greke, as Turq e Italjane Serbe e ku ta di une. Ne jemi gjaku i Gjergj Kastriotit. Kush e mohon, te ndjehet, i qete ne shtetet e mesiperm. Jemi Perendim!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. w
                                              www

                                              Gjeorgji kastrioti ishte greko sllav ,,grekorthodhoks....myslymanet kan hero ,,Hamza Kastriotin,,,

                                              Përgjigjjuni
                                            2. A
                                              Analist

                                              Behet Pyetja Perse forcat e djathta po shtohen? Cfare ka ndryshuar dhe cfare kerkojne ? Gazetari pa dyshim paraqitet si Globalist qe mund te shndrohet ne Internacionalist, qe abuson me frymen fetare te te qenurit vellezer e motra. Humanizmi eshte nje gje shume e mire ndersa Globalizmi ose Internacionalizmi gradualisht po hapin udhen per pushtimit te heshtur. Per rrjedhoje shkrimi i tij nuk ka vlere dhe redaksia e gazetes Tema duhet ta shikoje ke kujdes rastin e tij. Une Besoj se gazeta Tema eshte nje tribune Liberale qe mund te japi mundesine sejcilit te paraqese idete e tij. Ne kete gazete nuk duhet te kete vend per forcat e extremit te majte qe pretendojne se jane Liberale

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje