
Nga Eduard Zaloshnja
Meqë Berisha e fitoi vulën e PD-së zyrtarisht dhe Basha ka deklaruar se do të regjistrojë një parti të tij (nëse nuk fiton rekursin e vështirë në Gjykatën e Lartë), skena e partive që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është qartësuar. Sidomos edhe pas zyrtarizimit të partive të reja që janë krijuar.
Në këto kushte, vlen të bëhet një matje e pulsit të elektoratit të këtushëm, gjë që e bëra me një sondazh gjatë fundjavës, të realizuar me 2000 SMS krejt të rastësishme të dërguara në të gjithë territorin e vendit (1152 banorë të rritur e klikuan linkun e pyetësorit të dërguar me SMS dhe e plotësuan atë, ndërkohë që kampionin e ripeshova statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin e këtushëm sa më mirë gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht).
Meqë specialist im IT mundi të përcaktonte me afërsi vendndodhjet e të anketuarve përmes adresave IP, arrita të llogaris me afërsi shpërndarjen e votave në 12 qarqet, dhe po me afërsi, edhe mandatet parlamentare në to.
Nga sondazhi rezultoi se vetëm treçereku i zgjedhësve të këtushëm do të votonin sot për një parti apo një tjetër, ndër shumë partitë në garë. Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur vetëm ato që marrin sot mbi 0.5% të votave. Llogaritjen e përafërt të mandateve parlamentare e kam bërë duke u bazuar në kodin aktual elektoral dhe në ndarjen aktuale të zonave zgjedhore.

SHËNIM: Përveç PSD-së së Tom Doshit dhe LZHK-së së Dashamir Shehit, të gjitha partitë e vogla marrin më pak mandate seç do t’u takonin në një sistem të pastër proporcional kombëtar. Kjo, sepse disa vota të tyre janë të shpërndara nëpër qarqe ku nuk e arrijnë dot pragun arithmetik për marrjen e mandatit (votat e PSD-së janë të përqendruara në qarqet Shkodër e Tiranë dhe ato të LZHK-së në Tiranë, prandaj maksimalizohen mandatet e tyre). Dhe nga ndarja e zonave sipas 12 qarqeve, përfitojnë arthmetikisht dy partitë e mëdha, që marrin 18 mandate më shumë se sa do t’u takonin në një proporcional të pastër kombëtar.
Sondazh i paguar nga Endri Fuga . Ne nje sondazh bindes te organizuar nga NCAA e Usa ka dale qe PD e Berishes mer 83.% te votave pra 122 deputete .
Domethene saliu pa parti ,pa vule mer 550 mije vota. Me parti dhe vule i ikin 100 mije vota??????. O zalo ne europe ju vune hune, ne amerike ne nentor , po shqiperia si ne kohen e enverit i vetmi vend komunist ne bote keshtu ka per te ngelur i vetmi vend sorosian ne bote??? Maqedonia vend legen ju vuri hune races bastarde ish komunisteve te kthyer sorosiane. Do shohim shqiperine do xhvasi deri ne qindarken e fundit sorosi me rilindasit apo do beje si gjithe bota do ju veri hune bastardeve hajduto bandite te rilindjes?????? Sa per zalon ngelet pa buke dhe per keta do lehi. I ka bere bashke gjithe llumin e shqiperise ne 1 vend ed rama, edhe zalon edhe frok cupa cupsin.
Vulen e mori. Spaske info
Shko e re zorraxhi i Rilindjes .
Dmth 83%te cnendur paska ky vend.....
Ose 17% te cmendur, eshte me e mundur kjo. Malokun Sali nuk e duam ne Tirane me.
Tamam e Ka paguar Endri Fuga.Ne fakt PS merr saktesisht 83 vende ne parlament.
O gani kari te syri punon ti apo jo .ri mor debil shko ha super e Zenit. Maloku ashtu do vdesi so mi kanalesh .bashk me ju maloket e tjere qe nuk kuptoni nga kjo pune .
Vetem nje gabim eshte bere qe mikroparticka e spiunit Agush nuk merr me shume se 0.05% te votave pra nuk.mer asnje deputet sidomos pasi spiuni Agush 50 lekesh u vetshpall lider kontinental , eksperimentalo-digjital, lajthito-mental, qe bredh mal me mal, jarebi rafte ne kanal, se eshte bere si kanibal.
Eshte plotesisht i mundur ky rezultat i sondazhit te Zaloshnjes, sepse zaloshnjen e ndjekin ata te PS. Pra edhe nga ndjekesit e PS do te votojne PD! Kjo eshte me se e vertete
Po ske nevoj per sondazh more zaloshnja,esht matematike,250 mij amministrate,x 2 persona te pakten 500 mije,200 mij veteran lufte u bon 700 mij,100 qe sdin me shkrujt e me lexu u bon 800 mij vota,nga krahu tjt ke 1 milion shqiptar jasht vendit,kusuri pa pun dhe ne dhune verbale dhe fizike,nje pjese per buken e gojes qe per nje thes miell shet voten ,u kry bac,ta gezoni monizmin,bo jete kupola e rilindjes,politikan gazetar,ha mut ai qe I jep voten,kaq e thjesht
Po i besojme sondazhet e Zaloshnjes. Por si ka mundesi qe asnje sms nuk me ka ardhur mua dhe asnje sms nuk i ka ardhe asnje te njohurit tim apo te njohureve te shokeve te mi? Gjithe keto vite qe behen sondazhe nga ky tipi. Si ka mundesi me thoni?
Cfar mercenari! Sipas ketij Zaloshnjes sa me shume te vjedhe qeveria aq me shume vota fiton. Nuk paska turp fare Vjen edhe nga nej familje e njohur dhe patriote.