Nga Lorenc Vangjeli
Gjasat janë që mund të ndodhë që këtë javë, në të kundërt, është e sigurt që do të ndodhë në javën e parë të fushatës së ardhshme elektorale: Sali Berisha do të thyejë masën e arrestit në shtëpi!
Ndoshta këto ditë Berisha do të hyjë në ashensorin e shtëpisë së tij duke shtypur butonin zero. Do të zbresë në hollin e katit të parë të banesës së tij dhe me deputetët e grupit të tij parlamentar si eskortë njerëzore, do të përshkrojë disa qindra metra drejt sallës së kuvendit. Militantë të tij, por dhe shumë tiranas e turistë kureshtarë, do ta shoqërojnë në këtë udhëtim epik, të ndjekur nga larg edhe nga policë të hutuar që as nuk do të dijnë çfarë të bëjnë dhe as nuk kanë shumë mundësi të bëjnë diçka.
Kjo është një lëvizje shahu. Mjeshtrit e politikës dinë të llogarisin dhe parashikojnë disa lëvizje rresht. Aq më tepër që kjo është një lojë që e luajnë më shumë se dy “partnerë”, të cilët me të gjitha gjasat, do të venë në pozitë të vështirë një lojtar të tretë, larg kutisë së shahut politik, Altin Dumanin.
Me këtë lëvizje Berisha synon të hyjë në sallë dhe të vendosë edhe njëherë nga e para klepsidrën e kohës së tij parlamentare: “Kam munguar në parlament, por jo për shkak të vullnetit tim!”. Nëse dera e sallës është e barrikaduar me gardistë, atëherë do të ketë përleshje dhe me të gjitha gjasat, oborri i parlamentit do të shohë skena në kufinjtë e groteskut. Kjo tentativë do të jetë një nga armët juridike që do të përdoret edhe në një proces të mundshëm të heqjes së mandatit të Berishës si deputet; një dëshmi më shumë se ai ka bërë çdo përçapje të mundshme për të respektuar detyrimin e tij për të mos munguar më shumë se gjashtë muaj në Kuvend. Nëse Berisha kalon pragun e sallës, atëherë ka fituar me siguri një betejë kurajoje dhe natyrisht edhe ka garantuar mandatin. Më një akt të tillë, Berisha do të synojë të përdorë të vetmen kartë që duhet të luajnë politikanët për të pasur sukses, sakrificën. Sakrifica dhe viktimizimi janë ekstremet që Berisha i bashkangjit në një për të pasur një fitore morale në një seri të gjatë humbjesh elektorale.
Lojtari tjetër përballë tij është kryeministri Rama. Ende i dyzuar dhe pa një vendim të qartë se çfarë do të duhet të bëjë me mandatin e Berishës, Rama ka gjasa ta shohë këtë akt si zgjidhje vetjake për një hall të përbashkët. Koha nuk ngrin dot sepse vetëm koha e ngrirë në këtë moment, është pozicioni ideal në të cilin ai do të donte të shihte Berishën. Po të inicojë mbledhjen e komisionit të mandateve dhe e heq nga parlamenti Berishën, e shndërron atë në viktimë. Nëse bën të kundërtën, e ka gati akuzën se “bashkëpunon” fshehurazi me armikun tashmë me vulë. Dhe mbi të gjitha, që “është një autokrat që vë veten mbi ligjin!”.
Po të pengohet forcërisht hyrja e Berishës në sallë – e paqartë se mbi çfarë baze ligjore do të duhej të vepronte garda – atëherë ndizet një vatër shumë më e nxehtë zjarri se molotovët foshnjarakë antiVeliaj. Nëse garda nuk do të jetë “në gjendje” që ta pengojë hyrjen e Berishës në sallë, atëherë loja ndryshon dhe Rama ka në dorë zgjidhjen formale të një problemi që pakkush e kishte parashikuar më parë. Aq më pak vetë Berisha, i djegur nga loja e tij naive e blofit me drejtësinë, në dimrin e shkuar.
Lojtari i tretë në lojë nuk është i ulur në tryezë me të parët. Altin Dumani dhe vetë SPAK-u do të ketë një kokëdhembje të shtuar në një rast të tillë. Largimi i Berishës nga apartamenti ku ai ndodhet në arrest shtëpie është shkak i mjaftueshëm që për të të vendoset një masë më e ashpër sigurie. Njëlloj siç ndodhi herën e parë kur refuzimi i detyrimit për paraqitje dhe për të dorëzuar pasaportën, i rëndoi statusin në raport me hetimin e dosjes “Partizani”. Mosha e Berishës nuk e lejon arrestin në burg, edhe pse ai vetë do të jepte gjithçka në këmbim të ndonjë dite në qeli. Eshtë totalisht e paqartë se çfarë do të ndodhë më tej përveç faktit që patatja e nxehtë që kërkon një prehër për t’u hedhur e prehur, nuk është aspak juridike, por është një akt mirëfilli politik.
Kapriçiot e fatit janë të pabesueshme. Njeriu që çelësin e suksesit në politikë e ka gjetur tek sakrifica e tij vetjake dhe për më shumë, tek sakrifikimi i gjithçkaje tjetër që e pengonte drejt rrugës për në pushtet, do të tentojë të luajë kartën e fundit në lojë duke u viktimizuar e vetësakrifikuar. “Kam kundër Amerikën e Britaninë, Sorosin e McGonigal, trafikantët e gjithë botës dhe hajdutët lokalë, por sërish do të fitoj”, do të thotë Berisha, i bindur se rasti i tij nuk është përjashtim nga rregulli që e sheh peshën e një individi në politikë, të barabartë me shumën e armiqve të tij. Fundja, shqiptarët si gjithë të tjerët, edhe pse zgjedhin të bëhen me më të fortin, viktimën e shohin me simpati. Kjo është llogaria që bëjnë ndarazi njëri-tjetrit Rama e Berisha, në pritje që faturën e saj ta paguajë në fund Altin Dumani.
Nëse ky skenar nuk verifikohet në harkun e pak ditëve, është e sigurt që kjo do të ndodhë mbas disa muajsh, atëherë kur Shqipëria do të shkojë në zgjedhjet parlamentare, në të cilat, një kapriçio e fatit, do të sjellë një përmbysje spektakolare të fateve njerëzore në Tiranë. Nga ato që normalisht duhet t’i shpikë vetëm fantazia dhe letërsia, por që fatkeqësisht janë realitet i demokracisë hibride shqiptare. Plot 28 vjet më parë Sali Berisha detyroi Fatos Nanon ta bënte fushatën e 1996-ës nga pak metra katrorë të qelisë në burgun e Bënçës, nesër në 2025-ën, ai vetë do të hyjë në fushatë si rob i SPAK-ut në sallonin e zonjës Liri.
Po ç'thua zoti Lorenc?! Sali Berisha ka çarë në politikë duke u mbështetur te sakrifica e vetvetes?!! A nuk janë të vrarët e Gërdecit, të bulevardit, të vrarët e '97-tës, të zhdukurit pa nishan dhe të vrarët me "shkaqe" e "autor" të caktuar nga ekspertët e paguar nga Berisha sakrifica e vetme e tij dhe e familjes së tij biologjike? Pastaj, duke bërë Nostradamusin na e mëson se çfarë të bëjë, a thua se ka nevojë mjeshtri i së keqes për mendjen tënde e të tjerëve.
Vangjeli ja fut kot per Garden. Nuk ka pune Garda te pengoje nje deputet te futet ne parlament. Nuk eshte misioni, as detyrimi, as kompetenca ligjore e Gardes ta beje kete veprim. Po u bllokua, bllokohet nga Policia e Shtetit ose Policia Gjyqesore, kush ka tager te merret me nje person qe thyen arrestin shtepiak... ama po arriti ne parlament, do hyje dhe s'e pengon njeri per aq kohe sa eshte deputet. ai kete e di, prandaj po ka plan te beje gje, e ka deri te dera e parlamentit.
Ky mendim i zotit Lorenc Vangjei eshte me te vertet per t'u mare ne konsiderat. Eshte plotesisht e mundsheme te ndodh.Madje pergatitjet mund te ken filluar. Berisha eshte bere si nje ujk i plagosur dhe do pertdor te gjitha baterit te tija per te bere diçka,nje surprize.Nqs ndodh vertete,qe Berisha shkel ligjin me daljen nga arresti i shtepis dhe me ndihmen e deputeteve rrugaç futet me zor ne parlament,atehere Taulant Balla,Altin Dumani,SHIK, dhe kryeministri Rama te japin doreheqjen.Nuk mund te jete me i fuqishem non grata Sali rrumpalla se shteti.Saliu eshte nje plak i rrjedhur dhe duhet te qendroi ne burg. Do lete turp i madh nqs Saliu me kete veprim sfidon shtetin.
Berisha mund të shkojë drejt sallës të parlamentit, por kur ajo është bosh dhe aty nuk ka aktivitet parlamentar, çfarë vlere ka?...... . Ja pra dhe socialistët ja kanë gjetur vegjën shtamës............ . Sa po të meret vesh se Berisha po niset drejt parlamenti, deputetët socialist ja japin vrapit drejt Himarës.......... . Berisha shkon në parlament, dera mbyllur.... . Pa roje. Shkelmon derën, salla bosh...... . SPAK-u ngre akuza.
aktori i trete pakti me Bashen per vulen e ngrire ne doren e Alibeajt ku secili fraksion do duhet te shpike te pakten dejure nje vule dhe logo per secilin kuvend kombetar para se te hyje ne zgjedhjet e 2025 ose do eskludohen nje pakt minimal si ai i 17 majit.Te jete kjo nje tentative e gjykates per pajtimin e paleve ne konflikt ku i dihet. Peshorja e trekendeshit anon me teper nga Basha sepse me Dumanin nuk hahen dot ai eshte Dumani i zi qe ka ne varesi jo garden por nje trupe tjeter policore por ju vangjeli i dini mire keto gjera dhe i fshihni kur u intereson apo jo Lenci
Zoti Vangeli na hape nje teme qe I perket cmendise politike. Une nuk besoj se drejtesia jone do lejoje nje te cmendur te perdhos ligjet e shtetit. Edhe Po te mos reagoj Dumani, nuk besoj se do beje sehir amerikani. Skenare mund te thuren shume, por une uroj me shpirt qe vampiri non grata ta behe nje rebelim te tille, qe te paguaj me se fundi gjithe krimet qe ka bere ne ket vend.
O Lenc Cari, ça është ky shkrim, Osman Gazepi nuk del më nga shpia e jo të hyjë në Parlament o rrotë Cari, kujt po ja bën qejfin.
Sofizëm i pastër!
Nuk e di te jete mosha pengese ligjore per te hyre ne burg. Ja ke fut kot Lorenc.
Pse me vjen nje ere e rende servilizmi e ketij ndaj Berishes? A jam gabim
O Lenci, o Lorenc Vangjeli po kaq gomar mbete o budall, se nga komuniteti ortodoks rralle gjen hajvane si ti o bole.
Duhet te kete baba ndonje Myslim Pasha
O LENCI .Une mendoja se ke pak mend per se mbari por ti i paske per se prapthi.Ti po ben moralizuesin e aktit te Berishes se si te vije ne parlament.Keto qe shkruan i ke thene dhe ne emisionet e Dumes,por atje me nje doze humori.Tani i thua Berishes : beje dhe biles beje keshtu si te them une. DY FYTYRSH.
Ik ore pirdhu.
Bravo o analeshi i qimes se koqes ae vyshkur te monstres Sali kriminelit.Ne gjithe boten denohen me burg per krimin qe ka bere para 35-40 vjetesh ne moshen 85 apo 90 Kurse perbindeshi Sali ka qindra varre te hapura nuk u denoka.Atehere kafsha krimineli Berisha te mare nje automatik, te shkoje ne Parlament dhe te vrase ke te doje dhe pastaj te shkoje ne shtepi se nuk e dergon njeri ne burg se eshte i vjeter.
Pse ti Rolenc mendon se Altin Dumani ka ndermend ta leri perjetesisht ne penxhere plakun Mere dhe kurre nuk ka per te filluar nje proces hetimor dhe gjyqesor meqense ky xhahiil sot eshte plak ? Atehere natyrisht lind pyetja ! Po c'dreqin pati Altin Dumani qe e ngujoi ne kullen e ngujimit kete "gerdallen plak", kur nuk kishte ndermend ta hetonte ? Perse beri gjithe kete zhurme me kete ngujim, per t'na hedhur neve hi syve ? Une jam i bindur qe ashtu si edhe Kraja, qe eshte komshi me Saliun ne Gjirin e Lalezit dhe nuk e luajti qimen nga qulli, per aq vite sa ishte ne krye te SPAK edhe Dumani, per njemijenje arsye nuk ka per ta ndeshkuar Saliun. Keto jane lojra, qe luhen ne kurriz te nje populli te ndeshkuar nga keta horra.
O Lenci,ke kaq kohe "qe ja merr ne goje Rames", akoma se prishe?!