10 ditë patriotë!

26 Qershor 2024, 09:15Blog Nga Frrok Çupi

10 ditë patriotë!

Nga dita 14 deri në 24 qershor; që dje në mbrëmje nuk ka më. Ishte bukur në ato 10 ditë, aq bukur sa një balonë e madhe që po fluturonte por papritur nuk është më. Kampionati Europian i Futbollit në Gjermani. Skuadra e Shqipërisë për herë të parë në atë lartësi. Gjermania u ‘mbyt’ në detin kuqezi…, në rrugë shqiptarë, në bus shqiptarë, në arena- kuqezi… Në të njëjtën balonë- mijëra e mijëra shqiptarë; po të mos ishe aty nuk kishe ku me qenë. O aty brenda e të ishe patriot, o do të kryqëzoheshe. Njëri nga ‘çunat tanë’ veç pse shmangu pak kokën nga topi, u quajt ‘i shitur te Serbia’. Tani balona as ka zbritur në tokë, as gjendet në hava. Në hava e mbanin parullat patriotike se ne ‘jemi shqipet’, se ‘ne mundim Italinë!’, se ne ‘ç’e kemi Kroacinë’. E mbyllëm mbrëmë me humbje e tash duhet të kthehemi ‘në tokë’. Patriotët nuk janë të zot’t që ta ulin balonën.

Çfarë të bëjmë tani…, kur nuk kemi çfarë bëjmë!?

Këtu në ‘tokën e shqipeve’ nuk do të kthehet as një e pesta e patriotëve që mbushën stadiumet dhe rrugët në Europë. Vetëm zengjinët, një tufë prej nja dyqind vetë, ishin nga Tirana; të tjerët  ata që rrinë në Europë. Ata as mund pritet të zbresin këtu. Tani ja ku jemi, Euro24 mbaroi për ne, humbëm në fushë por patriotizmi mbeti në hava. Por jemi krenar për shumë arsye: E para se u nisëm për futboll por prodhuam patriotizëm. Kronikanët e televizioneve u shqyen duke thërritur: ‘Shikojeni more, shikojeni, veshur në kuqezi. Madhështore kjo skenë!’. Për futbollin flisnin në të rrallë. Sidomos në panelet e mbrëmjes- vajza të veshura kuqezi por që nuk dinin ‘ça është ky futbolli!’.

E dyta, kjo ishte hera e parë kur u shkarkuam nga ca frika. A nuk i dëgjuar kronikat ku thuhej se ‘shqipet ishin tifozëria më e sjellshme, pa incidente’?. Edhe ata që ngritën balonat plot me ‘shqipe’ nuk kishin pikën e sigurisë se shqiptarët nuk do të bënin incidente; shumë syresh e kanë gëlltitur përrallën se ‘shqiptarët janë çakalle’ në Europë. U ndamë edhe nga një frikë tjetër: Sikur europianët ‘nuk na duan për shkak të fesë!’. Jo, fare nuk ekziston kjo psikozë. Ekipi ynë ishte i tëri me emra ‘Asani, Qazimi, Ramadani, Bajrami, Balliu, Asllani, Jaseri…’, por shumica janë qytetarë të Europës. Kur italianët dhe kroatët vallëzuan me kostume shqiptare dhe valle shqiptare…, atëherë patriotët e quajtën fitore.

Këta nuk e dinë se në histori ne shqiptarët e kemi pranuar tjetrin dhe jemi pranuar prej tij, edhe pse me diferenca. A nuk jemi të ndërkallur te njëri tjetri në besimet fetare? Por vetëm kësaj here patriotëve u erdhi çasti të gëzohen. ‘Shqipet’ u vunë para dy aleancave, njëra aleancë që ka lidhje me futbollin, ndërsa aleanca tjetër ka lidhje vetëm me ‘armiqtë kombëtarë’. Aleanca e parë sportive, fatkeqësisht u ndërtua vetëm me një palë, ne me veten tonë. Banderola të tëra dhe fjalime pa fund i kërkuan Spanjës ‘na e fal ndeshjen!’. Edhe komentet në Tiranë  bëheshin kështu: ‘Spanjollët janë zemër mirë’, e do të bëjnë mirë për ne!. Por aleanca ‘e faljes’ ishte vetëm aleancë një palësh ‘ne me ne’, spanjollët luftuan me ekipin e dytë’ dhe na nxorën nga Euro24.

Ndërsa aleanca e dytë, aleanca me Kroacinë kundër Serbisë. Patriotët shqiptarë u turpëruan duke sharë Serbinë edhe ‘me rob shpije’. Por ama aleancë patriotike me armikun e armikut tonë. Po të kishim Kroacinë në kufi, patriotët do të ishin kundër Kroacisë me Serbinë; por ndodhi Serbia në kufi. Për këta patriotë Serbia është një fat. Aleanca dhe armiqësia me fqinjët nuk është se nuk ka lidhje fare me ‘ndonjë top’. Kroatë e serbë e maqedonas e shqiptarë, në këtë grindje- dashuri kanë hyrë për shkak të një njeriu, Josip Titos, udhëheqësi jetëgjatë i Jugosllavisë.

Të gjitha etnitetet e gjuajnë dhe e presin si një top futbolli; siç 22 djem i turren një topi në stadium. Tito ishte kroat, qeverisi edhe Serbinë; Serbia nuk e do sepse nuk është serb; maqedonasit vdesin për Titon; kosovarët kujtojnë ‘ditët e mira’ të Titos; ndërsa patriotët në Tiranë kanë vetëm një libër ‘Kujtime me Titon’, asgjë tjetër por ndjekin trendin ‘më mirë me armikun e armikut tim’. Kaluan mirë këto 10 ditë, edhe pse u kthyem ata që ishim. As me kroatët, as me serbët nuk i shkëmbejmë vallet e kostumet… E di pse?  Sepse i kemi thuajse të njëjtë. Por këtë nuk e vunë re patriotët.

10 Komente

  1. V
    Vurko

    Nuk kuptohet cfar do te thuash me kete shkrim. Te mos gezohemi se per here te pare kemi kete sukses?Te mos harbohet media si biznesi me i etur per lek? Etj.Na e thuaj me nje shkrim tjeter se si duhet te sillemi. Tung.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Squander kot.

      Po c sukses zeza...Te gjitha ekipet bene surpriza...Vetem Shqiperia qendroi brenda parashikimeve. E fundit ne grup me nje pike ne minutes e fundit.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Patrijot ne????

      Po çfarë lesh patrijotesh o njeri??? Patrotizmi tregohet tek shtet formim dhe mirë qenja që ka një komb. Jo tek ulerimat në një turrëm. Se kushë jemi ne ju veç shifin fetyrën e Edi Ramës, Sali Berishës dhe ilir Metës, dhe duke parë fetyrat e këtyrë ke parë doktorrë, policët, arsimtaret, kadastrat e pronave dhe të gjith adimistratës që na sherbenë. Ne jemi kombi a po njerzit, më më pakë patrijotë dhe atdhe dashur në Ballkan dhe Evropë, kjo ështe e sigurt ..... Se kush jemi ne shifin doktorrë të spitalet se si bën pazare me njerzit që kanë kancer veç për të shkuarë në pushimë luksozë. Rama në 2021 tha po ma dhatë votën edhe një her do ti zhdukë nga spitalet e dhe administrata të gjitha Tirët e Shqiprisë. A ju kujtohët Tirja që nuke i jeptë ujë një nëne në kohën e koviti se pse e bija që jetonte në italie nukë i kishtë dhën akoma lekët e rradhës.. Shumica dermusë nga ne jemi disa Otomanë-Turq lindor hajdutë që jetomë në Evropë, por nukë rrespektomë as atdheun tonë as Evropën. Evropjanët dhe perëndimoret Jane vertët patrijot që kanë ndertue kët mirqënjë dhe sistem ku njeriu dhe jeta e ti ka vlerë. Jamë i sigurtë që 90/???? e atyrë që shikonë të veshur kuq e zi po tu ju japësh një punë në administratën puplikë ku do në trojët Shqiptare atë do vjedhin dhe i trajtonë njerzit si krimba. Edhe Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta bën si patrijotë, por ne e dimë sa patrijot janë.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Bravo Frrok exelent. Ky kampionat pa dhe nje skene te turpeshme futbolli te padegjuar deri sot. Nje lojtar legen i quajtur Eledio Hysaj qe nuk e di si kishte hyre ne formacion uli koken dhe lejoi topin te shkoje ne rrjete vetem per te mos prishur vijen e llakut te flokeve. Akt me te turpshem nuk ka. Po te njejten sjellje pas Italise beri dhe me kroacine duke bere spakade para topit dhe topi hyri ne dy raste poshte trupit te tij. Po te ishte dhe tek Spanja ne fushe do ishim rrahur si gamori ne duhan. Ai lojtar eshte turp kombetar, tashme te gezoje vijen e flokeve dhe mos e pafshim me kurre ne kombetare. Te luaje me Paskuqanin ose Kamzen se i doli boja.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mero legeni

          Te drejt ke! Kater golat qe pesuam ne dy neshjet e para! Komplet faji i tij ishte

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sufllaqja me qepe

          qenke shtrenguar per pordhë por te doli dhe pak kakë

          Përgjigjjuni
          1. B
            BUBULINA

            Kemi kohe qe e dime se cdo gare eshte e manipuluar, se fitusi dihet para se te shpallet, se luhet pa kujdes mqs, gara nuk ekziston. Ne kete rast, eurosport 2024, dihet qe "do te fitoj me i miri" sipas thenies, "ja sheshi ja mejdani hidhu Celo Kapedani", entuziazmi eshte akoma me i ekstravagande. Do te marrim ate qe meritojme me ne fund. Pa manipulime, pa PPP, pa DUKA, pa patronazhime. Te gjithe e pranojne humbjen kur gara eshte e drejte. Mendoj se keto kompeticione, therrasin shume ne emancipimin e njeriut. "Te fitoj me i miri", pra te kthehesh ne shtepi duarbosh, eshte e natyrshme.

            Përgjigjjuni
            1. a
              axz

              Shkrim prej skizofreni, gjasme kozmopolit. Por më shumë prej të çakallosuri. Sipas rradakes së tij ne nuk duhet të shohim filma, as të ndjekim koncerte, as të vizitojmë ekspozita arti, se pas tyre do biem përsëri me "këmbë në tokë"! Po kështu është jeta. Një ditë qan, një ditê qesh. Herë je i gëzuar, herë i hidhëruar. Atëhere nuk duhet të gëzojmë, të ndjehemi krenarë për diçka, të brohorasim kombëtaren që luan në një eveniment që ndiqet nga miliona njerëz?! Ku të çon mushka o Frrok?!

              Përgjigjjuni
              1. z
                zani

                O frrok me gjithte respektin qe kam , me ket shkrim qe ke bere , nuk ke thene ndnje gje . te jesh tifoze per skuadren kombetare nuk do te thote tejesh vetem patriot, gjusma e shqipetareve jetojne ne evrope, dhe eshte normale te bejne tifozllek per skuadren e tyre, kur je jashte e do me shume vendin tent, por shume gazetare ne shqiperi paguhen nga politikane flasin budalleqe, dhe ti ket radhe ja ke futur kot. ajde tung..

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje