Mos i trajtoni të gjithë mjekët si kriminelë!

27 Qershor 2024, 17:02Blog TEMA
Mos i trajtoni të gjithë mjekët si kriminelë!

Nga Denis Dyrnjaja

Mos i sulmoni mjekët duke i futur te gjithë në një thes. Ndarja ne dhe ata nuk është në favor të askujt pasi kjo përballje do të thyente në mënyrë të parikuperueshme besimin te mjekësia dhe njerëzit që punojnë me këtë sektor.

Përfytyroni për një çast sikur t’iu sulmonin juve padrejtësisht për një abuzim që bën një koleg apo bashkëpunëtor i juaj.

Mendoni një çast që stigmatizimi masiv ndaj bluzave të bardha, nuk prodhon zgjidhje, as histeria kolektive për të gjuajtur “me gurë” të gjitha bluzat e bardha.

Mendoni që çdo minutë, në çdo moment që flasim, edhe tani, ndërsa ju po lexoni këto rreshta, një autoambulanve mbërrin në spital me një familjar tonin që kërkon ndihmën e mjekëve dhe asistencën e infermierëve. Për hir të disa batakçinjve, nuk mund të bëjmë pis dinjitetin dhe përkushtimin e të gjithë trupës mjekësore.

Nuk duhet dhe nuk mundet kurrsesi t’i vendosim në “gijotinë publike” ata njerëz që shpëtojnë jetën e fëmijëve tanë, prindërve tanë apo edhe tonën. Duke futur dhe fryrë mosbesim në raportet mjekë/pacientë po fusim njerëzit në paragjykime, dyshime e paranoja për çdo pasojë që mund të ndodhë me çdo pacient jo për shkak dhe fajin e mjekëve.

Këto nuk janë fjalë hipokrizie, as fjalët e një gazetari, por një njeriu që jo më larg se 3 javë më parë iu besoi për të operuar një gjendër kancerogjene pikërisht nënën e tij këtyre mjekëve që ne sot po i kryqëzojmë masivisht pa të drejtë.

Atë ditë kishte edhe 5 operacione të tjera dhe pashë të njëjtën vëmendje dhe kujdes edhe për pacientët që nuk ishin të njohur ndoshta si unë. Janë disa çaste në jetë kur pasuria dhe fama zhbëhen. Ndaj e theksoj këtë detaj se lidhet me fisnikërinë dhe empatinë e këtyre njerëzve që kanë në dorë shëndetin tonë e të njerëzve tanë.

Ndërsa nëna ime hyri në sallën e operimit, unë u ula jashtë spitalit në një bordurë lulishteje, nuk më shkohej në kafene, doja të rrija aty pranë, sa më pranë, se më dukej sikur po përgjoja frymëmarrjen e nënës sime aty pas një muri.

Ato çaste edhe vetë isha thjeshtë një frymor mbi tokë, nuk isha askush, sepse kur vjen çështja te jeta dhe vdekja, të gjithë jemi askush dhe fati ynë dhe i njerëzve tanë delegohet në duart e këtyre njerëzve që ne sot pa të drejtë po i vëmë të gjithë në kryqin e zi të ndëshkimit.

Në fakt nuk di të ndaj kush dhe sa e meritojnë këtë kryq ndëshkimi, por sikur dhe një i vetëm të ketë mbetur në anën e ndershmërisë, meriton t’i njihet dhe respektohet dinjiteti. Dhe pse realisht jam i bindur se shumica e trupës mjekësore janë fisnikë e me shpirt human dhe nuk meritojnë të sillemi, e t’i ananatemojmë ata sikur të jemi huliganë.

E di se revolta për atë mënxyrë që u shfaq në publik me një përçmim e tregëti për jetën e të sëmurëve me kancer është e madhe dhe e natyrshme, por ajo nuk mund të shndërrohet në shpagim të padrejtë për gjinekologtët, kirurgët, anestezisttët, mjekët e të gjitha niveleve dhe profileve, infermierët e sanitarët, që me përkushtimin e tyre kontribuojnë çdo ditë për të sjellë jetë e për të shpëtuar jetë.

Në këto ditë traumatike për të gjithë opinionin publik, por edhe për bluzat e bardha, unë rreshtohem krah tyre për t’i inkurajuar e thënë se ata nuk janë dhe nuk duhet të trajtohen në asnjë moment dhe formë si kriminelë.

Kush meriton ndëshkimin për abuzime e përfitime të imponuara nga nevoja për shërbim mjekësor të çdo pacienti, le ta marrë dënimin sipas ligjit dhe pa asnjë tolerancë.

Por kush e mban të bardhë e të pandotur përparësen e mjekut meriton vetëm mirënjohje e përulje për misionin fisnik që kryen. Jam sot krah çdo punonjësi të shëndetësisë të fyer padrejtësisht për shkak të kolegëve të tyre të zhytur në lakminë e përfitimit mbi jetë njerëzish.

22 Komente

  1. D
    Doktorri

    O Denis nese ne Shqiperi ka ndonji po ndonji aman qe smer leke do vij te jap doren Ktyrve jo bo ves boja rrogen 5000 euro prap do marin Rryshfet

    Përgjigjjuni
    1. a
      american22al

      Mjaft me hipokrizi, eshte e vertete qe vetem disave u ka dale emri por ne fakt i gjithe sistemi eshte i semure.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazetari legen

        Filluat te beni mbrojtjen o funderrina.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Fakti qe te gjithe marrin lek, kane edhe rroge te mire qe paguhet nga taxat tona, tregon qe te gjithe te pakten jane hajdute dhe pa norma. Pastaj mbas kesaj diferencohen me pak apo me shum kriminele. Ik edhe ti gazetaruç.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demotakercita

            Veprim i atij grupi mjekesh qe kane kryer kete veprimtari antihumane nuk njollos te gjithe mjeket e perkushtuar e human.Cdo person ka dinjitetin e tij dhe duhet ta ruaj qe te mos i cenohet.Ne keto dite kur behet kaq shume zhurme,nuk shohim te dale dikush nga koleget e tyre dhe te thote nje fjale.Z.Dynjaja,sherim te shpejte nenes tuaj,por mos haro vuajtjet atyre pacienteve qe nuk i kane mundesit tuaja.Sistemi ka nevoj per tu riorganizuar dhe me kontrolle te here pas hereshme.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Atehere nxirr listen me "mjeket e mire"!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shumica e mjekve në Shqiprie jane vrasë

                Problem ështe se si ti ndamë??? Shumica e mjekve, në Shqiprie jane vrasë dhe hajdutë njësoj si politikanët a po vet shoqrija në tërsie.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  LORA

                  Denis,uroj qe Nena juaj te jete mire me shendet,por te keshilloj te lexosh denoncimin e Fatlinda Berisha Tahirit per Nenen e saj dhe letren denoncuse te Ina Kasimatit ,sit e ndjere. Revolta e njerezve eshte plotesisht e drejte dhe e adresuar sakte,pa dashur fare ti fuse ne nje thes krimi tere bluzat e bardha.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    R.Xh

                    Ke plotesisht të drejtë Denis Dyrnjaja. Një mjek i tillë human, që ka bërë TAMAM betimin e HIPOKRATIT ( e jo të Hipokritit), është Dr.Prof. Orges Xhevahir SPAHIU, për të cilin dhe ekipin e tijë ndihmës teknik, mund të flas vetëm fjalët më të mira. Shkruesi i këtyre rradhëve, kaloi FERRIN mbas heqjes se një TUMORI femër në grykë, por profesionalizmi PA INTERES fjalë ngrohtë, shpresëdhënës duke të optimizuar për jetën, më bënë që të jem më mirë dhe të kem shpresë për të arthmen. Nder e Respekt për dr.prof Orges SPAHIUN.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sara

                      e po dardha bie ndene dardhe.... ata qe kane ardhur nga hici c'tu besh

                      Përgjigjjuni
                    2. e
                      enter""

                      Shko ore pirdhu! 90% e mjekeve jane krimenele

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dakord

                        Zoti gazetar, mos ki frikë se humb besimi te mjekët se kemi kry punë me këtë. Në spital publik nuk shkojnë ata që kanë besim, por ata që nuk kanë lekë. Mos ti fusim në një thes mjekët thua ti? Po si ti ndajmë ne zoti gazetar? Nëse nuk e ke pësuar vetë, bën mirë të mos shkruash.

                        Përgjigjjuni
                        1. Ështe shumë e veshtirë që mosë ti futësh të gjith

                          Problem ështe, se nuke janë disa mjekë! që e bën kët punë një her, dhe që të pêrseritët ka shumë pak shancë. Problem ështe se e njëjta gjë ndodhë tashë e 33 vitë rrjeshtë . Se pse ështe sistemi që ështe krijuarë nga politika që nga kyministri e deri poshtë. Unë vjedh, ti vjedh, ne vjedhim, ju vjedhni ata ose ato vjedhin. Si kështuë ështe shumë e veshtirë që mosë ti futësh të gjith në një thesë.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lali

                            C’fare thu mo gazetar,te gjithe vdesin per leke dhe per temira materiale,sidomos doktoret e mire,dhe mbi 90 perqind e tyre punojne ne sektorin publik.Qe nga ambulancat e lagjeve e deri tek spitalet,kerkojne vetem leke,pamvaresisht kerkeses se pare te urdherit te mjekut qe percakton humanizmin si domosdoshmeri.Dhe me e keqja eshte o Durnaja,qe paguan para por te vdesin si keta te onkollogjikut qe bejne para edhe me spitalet private dhe me ilacet e me dozat e spitalit si ai i onkollogjikut,qe nuk ja jpin pacienteve te tyre por i shesin neper farmaci…Te gjithe mjeket jane batakcij dhe hajdute…

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mjeku i paperlyer

                              Kush shfrytzon fatkeqesine e tjetrit eshte kriminel. Ne spitalet tona nuk te kap njeri me dore po nuk pagove. Kur njw mjek merr leke per cdo vizite eshte kriminel i voigel, kurse ata te onkologjikut jane kryekriminela se kane pire gjak njerezish fukarej e pa perkrahjeje e kane bere biznes me vdekjen.

                              Përgjigjjuni
                              1. j
                                jevgu

                                Dyrrrnjaja ke pak te drejte por mbi 90% e mjekve ne albanistan jane jo vetem makuter dhe kerkojn te zhvasin sa me shme dhe sa me shpejt nga pacientet e shkrete por me e rendesishmja eshte se jane totalisht te paafte per te ushtruar detyren e mjekut. Arsimi mjeksor ne pergjithesi eshte shume i cunguar dhe ka mungese te theksuar kualiteti qe sa vjen dhe shkon ne renie. Madje dhe praktikat jane te limitizuar vetem per nje pjese te vogel te studenteve te cilet ne shumicen e rasteve jane te pamundur te marrin pjese ne seanca mjeksore dhe vizita kur jane ne stadin e mjeksise se pergjithshme. Specializimi i mjekve sigurisht si ne cdo institucion albanez behet nen kushtin kush paguan ai fiton dhe specializantet mbas nje periudhe 3-5 vjecare dalin me boshlleqe te medha pikersisht per mungesen e praktikave te specializuara ne spitalet ku kane qene. Kjo vejn sepse nuk ka nje procedure standarte per keta specializante qe fillon me kaosin e organizuar tek institucioni i Urdhri I Mjekut i cili bazohet vetem ne pagese dhe nje firme te titullarit per mjekun ne fjale. Dhe cikl kualitativ i mjekut mbyllet ketu . Dmth keta marrin licensen dhe fokusi i nje mjeku eshte te behet kasap per te filluar te zhvase paciantet. Asgje me shume dhe asgje me pak. Nuk ka ndjekje te pacientit dhe as qe behet llaf per kontrroll te analizave sepse a) laboratoret nuk jane ISO certifikuar pra cdo gabel i palam mund te hape nje lab aty ku mbush gaz me zorr ke shishet e ujit ose ku ben patatinat, b) nuk asnje instance te dhenash ku te jene centralizuar te dhenat e pacientit ne menyre qe te shokosh historine e pacientit dhe te mjekimeve qe ka marre sepse karta shendetsore eshte inekzistente dhe cdo pacient e merr ne dore radigrafine, analizat, dhe cdo radilologji tjeter dhe nje zot e di se ku shkojne, kaos dhe fat nqs kerkon te shikosh se nga se ka vuajtur x pacient apo historia familjare etje etj, c) nuk ka asnje administrim te centralizuar dhe kontroll per medikamentet qe hyne qe ne dogane dhe eshte e pamundur qe te ndjekesh magazinimin, shperndarjen e tyre ne spitale(nuk po them farmaci), d) mungese totale e kontrollit profesional te mjekve qe shumica nuk jane ne gjendje te ngrene aftesite e tyre profesionale ne menyre sistematike qe sjell fatalitete ne diagnoza dhe mjekim deri ne rritje te vdekshmerise si pasoje a paaftesise Gzuarrrr big brrradherrrrr

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Jo te Gjithe - Shumica or ti

                                  kurva e Bordellos Medie ,qe keni qen gjithe kto 34-vjet ne sherbim te Krimit o jshteshqitj e Shqiperise . Ne vend qe te behet Promleme nga kto Hale Meditike del Gjyzeli Hales si Pordh fishkellyer shaleve ,me Deviju Tem !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Y
                                    Ylli

                                    Nje pyetje kam per ju o zoteri, ke qene ndonjehere ne spital ti, ose ke shoqeruar ndonje te afert ne spitalet tona ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Ndihmoni te semuret

                                      Te gjithe bluzat e bardha jane fajtore sepse nuk ka asnje mjek apo infirmier te kete denoncuar nje doktor te korruptuar… ASNJE… keshtu qe edhe heshtja I ben te gjithe fajtore sepse nuk kane mbrojtur pacientet nga kthetrat e vrasesve….duhet shkulur mentaliteti dhe pastruar practikat korruptive sepse edhe mjeku me i mire kompromentohet shume lehte… paraje eshte e embel…

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        axz

                                        Dua t'i them këtij Dynjasë se nëse nuk janë të gjithë kriminela, janë që të gjithë, pa asnjë përjashtim, të korruptuar. Mjerë kush u bie në dorë. Do lëjë ose jetën, ose kuletën. Janë edhe më keq se hajdutët. Me të vërtetë një mafie me bluzë të bardhê. Titulli ky i një filmi artistik italian i Damiano Damianit i shfaqur në kohên e diktaturës. Nuk e besuam atêhere këtë film, si dhe Piovrën me komisar Katanin, por tani po i provojmë të dyja fenomenet edhe më keq në kurriz! RRoftë demokracia për hajdutët, pushtat, kriminelët dhe të korruptuarit.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vjosa

                                          Të gjithe ashtu janë nga veriu në juge . Bejne pazar me jeten e të semureve . Janë të pangopur po jo vetem mjeket mos harroni dhe infermjeret nuk të prekin me dore po nuk ju dhe LEK.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            Vjosa

                                            Të gjithe ashtu janë nga veriu në juge . Bejne pazar me jeten e të semureve . Janë të pangopur po jo vetem mjeket mos harroni dhe infermjeret nuk të prekin me dore po nuk ju dhe LEK.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje