
Interviste e Javanews me ish-ambasadorin dhe ish-Kryenegociatorin e Shqiperisë me Bashkimin Evropian Zef Mazi
Pyetje: Ju keni përvojë direkte diplomatike dhe në marredhëniet ndërkombetare prej disa dekadash, si në shërbimin e jashtëm të vendit tonë ashtu dhe në nivel te lartë drejtues në organizata ndërkombëtare. Ju ndoshta mund të mos jeni marrë direkt me cështjen çame, por kjo intervistë mund të hedhë pak dritë mbi disa pika. Sot u mbajt një Konferencë për Çamërinë në Tiranë. Keni dijeni për të?
Përgjgje: Mora dijeni se sot u mbajt Konferenca Shkencore për Çamërinë. Nuk di konkretisht rendin e ditës, cilët janë folësit kryesore, diskutantët dhe të ftuarit. Çështja çame është tashmë mbi 80- vjecare. Ajo i ka fillimet në vitin 1940. Në arkivat e Ministrisë të Punëve të Jashtme ka një numër të konsiderueshem dokumentash e raportesh mbi cështjen came. Nuk di sa shfrytëzohen. Diplomatët tanë kanë pasë bërë punë të mire. Por duhet mbajtur parasysh, aq sa janë lejuar nga politika. Lipset të studiohet me shumë kujdes dhe profesionalizëm dokumentacioni arkivor dhe duhet shfrytëzuar sa më mirë.
Pyetje: Si e mendon se ka qenë dhe e sheh sot fatin e kësaj cështje pas 80 vitesh? Ku ”fle djalli“, sic thuhet, në cilët detaje?
Përgjigje: Nuk është dhe aq e komplikuar, dhe as e paditur. Shoqatatat tona të Çamërisë, Partia qe perfaqeson çamet, historianë dhe studiues të cështjes çame, i kanë ngritur cështjet në vijimësi, aq sa ka qenë e mundur dhe me aq forcë sa kanë pasur. Egzekutivi i vendit tonë e ka parë disi ndryshe. Kjo ka bërë që çeshtja çame të variojë me ulje-ngritje, herë nga “halli“, herë me zor, here duke u anashkaluar, herë është ngritur zëri, herë nuk është dëgjuar zëri fare.
Sa di, egzistojnë raporte të Mid’hat Frashërit që në vitet 1923-1926. Di se ka një kërkesë edhe nga Enver Hoxha drejtuar forcave fituese të Luftës në vitin 1945 për kthinin e menjëhershëm të çamëve. Kur pati ardhur ministri jashtem grek Papulias në Shqipëri në vitin 1987, iu kërkua që “eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë në luftën italo-greke …. t`i transferojmë me nderime në atdheun e tyre…”.
Ndonëse kam qenë me detyrë si ambasador jashtë Shqipërisë, kujtoj se çështja çame i është ngritur Papuliasit edhe në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri në 1995. Ai pati pranuar që të diskutohet, por vetëm lidhur me pronat.
Pyetje: Pas kaq vitesh, mendoni se studiohen thellë arkivat, nxirren elementët kyc, bëhen përpjekje të koordinuara nga aktorët kryesorë, që të dilet me një qëndrim të unifikuar për këtë cështje dhe të mbahet ajo linljë?
Përgjigje: Si për cdo cështje dypalëshe, edhe për këtë cështje aspak të vogël, është domosdoshmëri thirrëse që të bëhet një studim i thelluar arkivor, të nxirren qëndrimet, të bëhen plane alternative, të gatëshme për bisedime, duke parashikuar, aq sa mundesh, edhe pozicionet e palës tjetër.
Lipset të mbahet mirë parasysh se pala greke e ka studiuar mirë, ka nxjerrë pozicionet e saj, të koordinuara, në një linjë shumë kohë më parë, ka bërë dhe bën ngaherë, pa lëshime, cdo akrobaci ligjore dhe politike për qëllimet e saj. Nga ana jonë, kjo përgatitje kërkon medoemos që të ngërthejë mirë, në një tryezë, historianë, juristë, politikanë dhe diplomatë, të shveshur nga interesa meskine politike të kohës, apo individuale.
Pyetje: Ligji i Luftës, paturpësisht, mbahet ende në fuqi. A është ai celësi i kësaj cështje? Cfarë mendon për këtë?
Përgjigje: “Ligji i Luftes” është ne fakt cështje më e gjerë sa thuhet, më e gjerë sa është servirur, më e gjerë sa njihet tek ne si „Ligji“ i Luftes! Fjalën e vura në thonjëza, sepse nuk është vetëm një ligj dhe nuk ka gjë tjetër. Ai përfshihet në Kuadrin Ligjor të Luftës. “Ligji” i Luftës i referohet Ligjit te Forcës Nr. 2636 i vitit 1940, “Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike”!
Pra, janë dy ligje dhe një numër normash dhe praktikash që e betonojnë gjëndjen e luftës dhe e bëjnë të pamundur që Çështja Çame të mund të adresohet përmes shfuqizimit të Ligjit të Luftës, gjithnjë në numër njëjës.
Ligji i Forcës Nr. 2636 përbën gurin e themelit. Por “specialistët” grekë kanë ngritur një paketë të tërë legjislative, superdinake, që është në gjendje të qëndrojë edhe nëse hiqet ai guri i themelit, edhe nëse shfuqizohet Ligji i Forcës Nr. 2636 i vitit 1940.
Besoj se disa shënime janë të sakta. Është mirë të dihet se paketa e normave për Ligje të Luftës, përmban: Ligjin Nr. 2636 “Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike, hyrë në fuqi më 28 Tetor 1940; Ligjin Nr. 2637 i vitit 1940 “Rreth modifikimit dhe plotësimit të dispozitave në lidhje me Organizimin Sigurues të Rreziqeve të Luftës dhe Ligjeve Detyruese”; Ligjet Nr. 45 dhe Nr. 86 të vitit 1945; Ligjin Detyrues Nr.900 të vitit 1946, Dekret Ligjin Nr. 422 të vitit 1947, Dekret Ligjin Nr. 1138. “Mbi pasuritë armike”, miratuar më 11 Tetor 1949 dhe një numër ligjesh dhe aktesh nënligjore të tjera të nxjerra mbështetur mbi to.
Është shumë e habitshme se për cfarë arsyeje kërkesat dhe deklarimet e qeverive dhe të politikanëve tanë, dhe jo vetëm, bëjnë fjalë për “shfuqizim të Ligjit të Luftës”, në njëjës, dhe gjithmonë thuhet “Ligji i Luftës”. Me kërkesën për shfuqizimin vetëm të Ligjit të Forcës/Luftës Nr. 2636, pala jonë praktikisht nuk kërkon gjë, nuk përfiton asgjë. Përfitimi është vetëm për palën greke! Arsyeja: se ligji nuk ka forcë prapavepruese, pasojat janë të njohura.
Pyetje: Thatë që pala jonë nuk përfiton asgjë edhe nëse shfuqizohet ligji i luftës?
Përgjigje: Drejt, sipas meje, asgjë. Edhe sikur të besojmë se do të ndodhë që nesër, për shembull, Greqia do të vendosë ta shfuqizojë Ligjin e Luftës Nr 2636, i vitit 1940, duke lënë të paprekur gjithë paketën legjislative të normave dhe akteve nënligjore që lidhen me të dhe pa eleminuar pasojat negative të vetë atij ligji, nuk arrihet gjë, ne nuk përfitojmë asgjë konkrete, ngelemi me “gisht në gojë”, si thotë shprehja.
Ndërsa Greqia mund të kërkojë të nxjerrë dicka prej “koncesionit” që po na bën; ajo do “lajë fytyrën” para nesh dhe para evropianëve, dhe menjëherë do thotë – e hoqa ligjin sic kërkonit! Do bucasin edhe kambanat për paqe, por duke mos i humbur përfitimet e “luftës”.
Kërkesa për të shfuqizuar vetëm “Ligjin e Luftës”, pa kërkuar shfuqizimin e secilës dhe të gjitha normave, praktikave dhe akteve legjislative të lidhura me të dhe efektet e tyre, është si të pranosh “Kalin e Trojes”. Ka edhe marrëveshje të tjera që duhen analizuar me shumë kujdes në krejt formulimet e tyre, për shembull, Marrëveshja për Toponimet, Traktati i Miqësisë, Partneriteti Strategjik.
Studiues, historianë, juristë, diplomatë, politikanë seriozë, patriotë dhe me përvojë, të zhveshur nga interesa politike dhe personale afatshkurtëra, lipset t’i hyjnë me themel të gjitha aspekteve dhe të ngrenë zërin lart, me argumente, për domosdoshmërinë e zgjidhjes të drejtë, të shpejtë dhe plotësisht të merituar të cështjes të popullsisë shqiptare të Çamërisë.
Patriot, qytetar, profesionist serioz dhe kompetent. Vite dritë larg nga provincjalistët sharlatanë, folklorikë, injorantë, gjithollogë, histerikë, tribalë, hajdutë, të paskrupullt që shqyejnë dhe prostituojnë me çdo lloj qeni antishqiptar
Popullsia myslymane e camerise ,,kishte 11 xhamija me minare ,,,,ua prshen ,,,,pse ,,,te pakten xhamit duhet te ekzistonin ,,,,
Po ti mut qe ke honger 50 vjet, cke bere? Ik pirdhu me gjoth "grek muti" e "çam muti". Kushurinj jane, race "muti"
Pse parlamenti shqiptar nuk ngre nje komision expertesh dhe specialistesh, njeres te se drejtes nderkombtare per ta studiuar ne detaj marrdhenin dokumentare me Greqine dhe pastaj te shtrohet ne parlament deri ne Keshillin dhe BE-ne per ta zgjidhur, duke ndjekur dhe rrugen ligjore te gjykatave europian??????,??? ! Pse Idrizi ju qep bythes se kriminelit Berisha me partine e tij dhe nuk merret me kete pune, po shoqata çameria pse nuk merret me kete pune?! Nga kush e kerkojne apo tani qe u be deputet i BE Beleri do u a zgjidhe ?! Keta s'e duan kombin, gjysma e shqiptareve jane kriminele te vetes tyre qe per inat te Rames qepen pas bythes se Sali lriminelit qe u a futi pyken me Belerin krimine. Kriminelet takohen ne nje pike? Por ata shqiptare, nga veriu ne jug, qe akoma shohin shpresen tek nje kriminel, jane antikombtar dhe duhet nje lufte civile per te unifikuar shqiptaret si komb.
Kanga: Vajze e bukur Sheherlie................................................................................... -Vajze e bukur sheherlie(Dibra e Madhe) zanin ta kam ngjue/ A do dalim n'bjeshke t'Korabit, si vjet me verue/ -Do te dalim more djalë, ai gjithmon trazon/ Strumbullari i Ilirise çdo vere ne na ftone/ -Do te ndezim zjarre vajze, t'kujtojme Ilirine/ Qe lakmit e te tjerve rrotull per pake e perpinë/ -Do desha djale nji vajze çame, vallen t'heq e para/ T'na kujtoi hallet e saj si e ndanë nga nana/ -Njerin vella mori vajze ja degdisen n'Turqi/ Tjetrin n'maje t'bajonetave e shtyne per Shqiperi/ -Do desha djale Manastir, pas saj t'vije ne rradhe/ T'na kujtoi ne histori Aleksandrin e madhe/ Njerit vella vrane nane e babe dhe e sllavizuan/ Tjetrit vlla te mbijetuar trembedhjeten(1913) pushtuan/ Do desha t'bijen e Jasharve, Besarten me halle/ Te na vije si deshmitare e treta ne valle/ Kosovart shty per Turqi me lote tui e la/ Familja e saj qe su shkul,, para syve vra/ Vazhdon/ Specialistet shqiptar te analizave qahen se nuk kane hequr ligjin e luftes. Pra ata ,greket presin luften se e dine se me lufte e kane rrembyer dhe mbajtur. Atehere ne duhet te kalojme e pranojme qendrimin e popullit "mik" grek te Enverit dhe te mendojme te detyruar per luften. Kete radhe te shpresojme qe jugaret(te çorientuar nga sherbimi sekret serb, Miladin e Dushan) te mos vrapojne deri ne Vishegrade, ku pasi kryen gjenocid mbi popullin e Shqiperise se veriut kaluan dhe ne Kosove, ku çarmatosen kosovaret dhe i lane nen pushtetin e çetnikeve komunist serbo sllav. Ahmet Zogu me tre xhandar mbante Tiranen dhe ju thoshte t'i hedhin nje sy dhe Durrsit. Perse jugaret ne vazhdimesin historike nuk ja hodhen nje sy Cameris e ashtu sikur Esat Pasha e vazhdoi luften e Shkodres bashk me turqit dhe ne momentin kur ajo u njohte Shqiperi, ndali luften beri dorzimin dhe largoi trupen turke. Duke dhene Evropes shenjen se ne jemi Shqiperi. Ne funde se bashku me dibranet trime shkoi e vazhdoi luften e madhe ne Selanik perkrah forcave qe do ta fitonin luften dhe la vulen se deri ku i takon Shqiperi. Ne luften e dyte de fakto Ahmet Zogu e la shtetin me forcat e boshtit dhe vet kaloi me forcat e antantes. Ne nje kohe kur çifutet mbroheshin nga shteti shqiptar qe ishte me boshtin, ne zonat e banuara me shqiptare(rrembyer me 1913) hapi dhe vu ne funksionim shkollat shqipe dhe se fundi realizoi kufijt e Shqiperis natyrale e ndodhur nen sundimin turk. Pra ne ishim "fashist" aq sa sote mbrohen nga te drejtat e njeriut. Gjenocidi i shkaktuar nga fqinjet, ne zonat e banuara nga shqiptaret ka prishur raportin e popullsise, por kufijte duhet te kthehen atje ku ishin nen sundimin turk. Populli qe gjendet atje si grek, bullgar apo serb duhet te administrohet demokratikisht nga shteti Shqipetar. Ne rast se kjo nuk pranohet prej tyre paqesisht ata duhet ta mbajne ligjin e luftes, kurse ne nuk duhet te rrime duke qare per ligjin e luftes por duhet te pergjigjemi atij dhe duhet te veme si kusht, qe ai te mos hiqet deri sa Shqiperia te behet e pamvarme ne kufijte e saj naturale jo vetem nga Turqia por edhe nga Greqia, Bullgaria e Serbia.