Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës!

27 Qershor 2024, 20:40Blog TEMA
Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më

Nga Ardit Rada

Ka një sërë kritikësh 24 orët e fundit që mbi baza konspiracioni aludojnë për një pazar mes mazhorancës dhe Sali Berishës. Këtë e lidhin me vulën si dhe me mosdjegien e mandatit të deputetit pavarësisht mungesës së tij mbi 6 muaj në Kuvend. Ka disa të tjerë që shkojnë më tej: E krahasojnë mandatin e tij me atë të disa socialistëve që e kanë lënë apo iu është hequr teksa përballeshin me ligjin. E vërteta është që për kushtet ku ndodhet Sali Berisha, s’ka asnjë vlerë krahasimi apo pazari me të. Në rastin e socialistëve ka qenë vullneti i këtyre të fundit për t’i përjashtuar të tyret në momentin e parë që janë marrë nën ndonjë hetim apo si të pandehur. Herë me konsensus e herë me mbledhje grupi e Kuvendi, ia kanë dorëzuar personin ‘kallup’ drejtësisë, të zhveshur nga çdo lloj imuniteti dhe janë distancuar nga ai duke vendosur një standard jo edhe aq pa kosto politike.

Në rastin e  Sali Berishës, s’ka patur asnjë përpjekje për të marrë një vendim pala e tij, apo për t’i kërkuar të dalë para GJKKO si i barabartë mes të barabartëve. Përkundrazi, i gjithë kampi pro tij ka luftuar sistemin e drejtësis, SHBA-të dhe Britaninë e Madhe. Me raste edhe ambasadorë të tjerë të BE, përveç Greqisë që opozita e ka dashurinë e saj të re. Madje rasti i Berishës ka vajtur dhe më tej. Sikur të mos i mjaftonte partia e tij, në ndihmë i ka ardhur dhe aleati që teksa ka halle në Gjykatë edhe për pasurinë edhe për divorcin, i duhet të luftojë edhe për Sali Berishën e të bëjë hasha ndërkombëtarët.

Çështja e vulës që Apeli ia dha Berishës është treguesi më i mirë i drejtësisë së pandikuar, por nga ana tjetër shpalos edhe një herë fytyrën e vërtetë të asaj që ishim mesuar ta quanim Rithemelimi. I njëjti Apel që i dha vulën Berishës, është i njëjti që pret Ervin Salianjin prej 20 seancash që t’i komunikojë vendimin. Dhe për deputetin e Berishës kjo Gjykatë është e shkëlqyer të hënën dhe e kriminale të martën. Ndaj edhe vendimi për vulën tregon jo vetëm që s’ka ndonjë pazar me Gjykatën, por s’ka as ndonjë pakt minimal e banal, fjala bie të mos shahet më Apeli nga Salianji. Se për t’u dorëzuar s’bëhet fjalë për aq kohë sa rrezikon të prangoset në sallë të gjyqit.

Sa i përket mandatit, të gjithë duhet të qetësohen. Imagjinoni një Sali Berishë pa mandat dhe më thoni ku dallon ai nga një Sali Berishë me mandat? Nuk përbën as rekord historik të paktën, që të trumpetohej se për herë të parë iu ndërpre mandati politikanit më jetëgjatë të tranzicionit. Sepse e dogji njëherë!

Çfarë pazari mund të bëhet me Berishën kur e lë në kat të 8 dhe për sa nuk i dihet, dhe mbi të gjitha: Çfarë nevoje ka Sali Berisha për mandatin e deputetit kur në gjykatën e Londres arsyeton imunitetin si ish-kreu i Shtetit dhe jo si ligjvënës?

Sigurisht që është shumë romantike një pazar i mundshëm mes Berishës dhe Ramës, kryesisht për të trembur Metën dhe Bashën, por të dy këta nuk i hynë në punë mazhorancës përderisa kanë përfunduar forca politike të katërta dhe të pesta në zgjedhje. Njëri merr malet, tjetri s’ka as vulë. Të dy premtojnë mbështetje të madhe dhe njëri lë edhe gruan, krahun e djathtë brenda partisë. Tjetri ka tre muaj që ka premtuar listat e kandidatëve edhe zhduket sikur s’ka ndodhur asgjë.

Shumëkush uron fundin e Berishës në mënyrën më të keqe. Ky nuk është opinion, por fakt. Heqja e mandatit do të ishte si një tjegull tjetër e hequr nga njeriu që Shqipëria s’e akuzoi dot për shumëçka i bëri, por Amerika i vuri vulën për të gjithë ne. Por a vlen heqja e një mandati nisur nga emocionet, në krahasim me interpretimin e drejtë të Kushtetutës? Neni 71 thotë se mandati hiqet kur deputeti mungon 6 muaj pa arsye. Numërojeni ndryshe këtë që thotë Kushtetuta: Hajduti ka 6 muaj në arrest shtëpie dhe i rroftë mandate. Paga që merr nga Kuvendi në këto rrethana, s’i del as për molotovët para Bashkisë Tiranë! Sesi i plotëson lekët e tjerë për të financuar protesta, kjo po duhet hetuar. Pa rroga është e deklaruar, sepse ka mandat!

8 Komente

  1. M
    Mima

    Asgje nuk ke argumentuar, vetem ke pohuar cfare ka ndodhur, qe per dike eshte pazar dhe per dike jo…

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Nje shkrim deri diku pa kuptim. Shkruaj per te shkruajtur.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Megi Manushaqja

        Qenke 7 vjeç nga fiqiri mo Ardit Rada, ndaj lere kete pune se nuk e ben dot se te mungon llogjika. Tani mer ndonje tufe me dele dhe shko kulloti.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lexonjes

          Koment sikur je ish dashnorja autorit edhe ste ka dal akoma e keqjaa

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kreos

          Bravo shkruesit, se na cmenden keta me teori konspiracioni gjithandej, Nje tufe debilash qe gezojne po te kete pazar mes rames dhe berishes. dhe ceshte me e keqja gezojne me shume socialistet

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Te gjithe behen specialiste. Ne kete rast ne se eshte e nevojshme duhet te flase gjykata kushtetuese

            Përgjigjjuni
            1. M
              Meli

              Po përse përpara ligjit duhet të dali partia e të thotë këtij hiqi mandatin dhe atij jo? Nqs i hiqet mandati Saimir Tahirit duhet ti hiqet dhe Sali Berishës. Krimet e Saliut nuk kanë të krahasuar me ato të Saimirit.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jo i famshèm por i drejtè

                Mos heqja e mandatit èshtè si ai rubineti qè pikon. Njè pikè uji duket i parèndèsishèm pèr ty zoti Rada, por pika-pika mbushet legeni e pèr shqipètarèt e zhvatur, masakruar e tè poshtèruar nga Ai presin me ngulm qè Berri tè kthejè tè gjitha e jo tè vazhdojè ende tè marrè. Nè lidhje me atè qè ky autori pretendon qè mandati nuk i duhet Berishès, èshtè njè tjetèr gabim. Falè tè shkuarès sè tijè politike me njè karierè Top nè kundèrmerita dhe tè rrezikèshme , po trajtohet thellèsisht jashtè standartit qè sèoji i tijè duhet tè trajtohet, ndaj Ti Rada, ajo zonja Nikolla e me tè gjthè ato tè urtèt e cubat e PS tè kèrkohet me urrgjencè sentenzza pèr Berishèn!! Shqipètarèt ngulmojnè qè kjo çèshtje tè mbyllet.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje