
Shumë pikëlluese është ndarja fizike nga jeta e shkrimtarit të madh me përmasa botërore, Ismail Kadare. Për të gjithë shqiptarët, prezenca e tij fizike i jepte shpirt dhe krijonte modelin e gjeniut që jetonte mes popullit, si një frymëzim herë njerëzor e herë hyjnor.
Disa muaj më parë, Henri Çili nisi të hedhë idenë e një albumi me vepra arti, kushtuar Kadaresë. Ashtu si të gjithë ne, Henri shprehte një adhurim të veçantë për të dhe për veprën e tij. Duke e deleguar këtë ide në Departamentin e Artit, menjëherë u befasuam nga shumë vepra të realizuara nga artistë të artit pamor nga Shqipëria, Kosova dhe një numër artistësh nga bota. Ishte dhe një bashkëpunim emocional me znj. Elena Kadare, por dhe shkrimtarin. Ata e prisnin këtë album me emocion të veçantë, pasi shpreh qartë respektin që kishin kolegët e tij piktorë, skulptorë, karikaturistë, vizatues.
Tani që e kemi të plotë të gjithë veprën kushtuar shkrimtarit, kuptojmë se kështu duhet të paraqitet një figurë e tillë, me këto përmasa. Mbi 150 vepra te ndryshme arti të shtrira përgjatë shumë viteve: të gjitha krijime ndiesore të artistëve të njohur dhe të rinj, madje dhe nga kolegë shkrimtarë. Ne që po punojmë mbi këtë Album të veçantë, ndiejmë keqardhje që ai nuk arriti ta shohë të përfunduar. Ai iku si një njeri dhe krijues hyjnor, i vlerësuar dhe i respektuar për atë që krijoi dhe që na la si trashëgimi.
Duke punuar na vinin vazhdimisht të dhëna mbi artistë të ndryshëm që kishin vepra kushtuar Kadaresë. Gjetëm një vepër të hershme të Vilson Kilicës, ku kishte pikturuar Kadarenë në moshë të re. Vizatime të Dhimitër Shuteriqit, Andon Kuqalit, Kujtim Spaivoglit, dhe tani jemi në kërkim të një portreti krijuar shumë vite më parë nga Skënder Kamberi. Ky seriozitet na mundësoi të gjenim pothuaj të gjitha veprat kushtuar Kadaresë. Në fillim menduam ta botonim më 21 qershor, por na vinte keq ta mbyllnim aty, ndërsa na vinin të dhëna të reja. Me këtë rast falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan, duke na sjellë vepra apo informacione mbi vepra të caktuara.
Në të gjithë këtë punë kuptuam se shkrimtari Ismail Kadare ka mbi 150 vepra të ndryshme arti që i kushtohen figurës apo portretit të tij fizik. Këtu nuk llogarisim shumë portrete dhe kompozime nga Bashkim Ahmeti dhe pjesa e artit që ilustrojnë apo kanë marrë motive inspiruese nga vepra e shkrimtarit. Është personaliteti që vjen pas Skënderbeut dhe Enver Hoxhës, të cilit dihet që i kanë krijuar vepra të porositura, me të cilin është pothuaj në të njëjtat shifra, duke përshirë dhe Nënë Terezën.
*Kurator i albumit “100 IMAZHE- Kadare në artet figurative”
Eshte botuar nje portret te I.Kadarese, ne shoqerim te shkrimit te zotit Hado. Ky portret eshte i nivelit nen medioker, sa diletantesk aq edhe pa asnje shtyse per ta cmuar si veper arti. Ju lutemi, kurseni "eksperimentet" me portrete a realizime te tjera te papershtatshme per kete figure te paperseritshme te letrave shqipe. Ismaili nuk ka qene nje burre i bukur, por ka qene nje njeri mendjendritur, qe me vepren e tij na ka ndricuar pamjet per jeten, per Shqiperine. Nderkohe, mund t'ju themi : Ju lumte per albumin qe do te beni, por s'keni asnje tager qe te na diktoni rradhe emrash te personaliteteve me te shquara te dale nga gjiri i popullit tone nder shekuj. Nje album eshte nje album.
Ketij portreti vetem Kadare nuk mund t,I thuash. Turp per komisionin qe e paska zbuluar!
Nuk e dimë se kush ka qenë autori i atij portreti. Gjithashtu, edhe sikur ta dinim, nuk do dinim kurrë se ç'farë do të ketë menduar ai kur është ulur para telajos për ra realizuar atë. Arti, sidomos ai figurativ ka brenda, edhe misteret e veta, të cilat i di vetëm autori. Thënë këtë mendoj se ky potret, edhe pse ndocave nuk i pëlqen, brenda atyre 150 syresh, duhet të jetë në album. Përndryshe do quhej censurim!!