Faleminderit Kadare!

2 Korrik 2024, 18:49Blog Mimoza Cika Kelmendi

 

Faleminderit Kadare!

Duke ndërtuar librin “Kadare ndryshe” më vërtiteshin në mendje një sërë mendimesh gjithandej kohërave e hapësirave. Kujtoja përvojat e të tjerëve, bëmat e njerëzve të ditur, reflektimet dhe ndikimet e tyre në jetën shoqërore e kulturore të njerëzimit; trajtat e shfaqjes së tyre, të komunikimit me pararendësit, bashkëkohësit e pasardhësit dhe e ndieja veten peng të vogëlsisë: si ta kumtoja një bisedë të gjatë në vite (rreth 18 vjet) me Kadarenë, që shpesh është kthyer në forum debati dhe gjykimi për situata më të rëndësishmet të kombit shqiptar në tërësi, duke filluar me situatën në Kosovë pas viteve të 1990, tranzicionin në Shqipëri, ngjarje si Rambujeja, lufta në Kosovë, statusi, korrupsioni, gjuha shqipe; për legjendat, për diktaturën, letërsinë.

Fat i madh që edhe Deutsche Welle në Gjermani, ku une punoja si gazetare,  ka qenë vijueshmërisht e interesuar për mendimin e I. Kadaresë për zhvillimet në Shqipëri, në Kosovë e në rajonin e Europës Juglindore; e ka ndjekur me simpati punën e tij si shkrimtar, si mendimtar, si personalitet me ndikim në botën shqiptare në kuptimin më të gjerë; po edhe në mjediset intelektuale dhe politike europiane, atje ku janë marrë dhe vazhdojnë të merren vendime me rëndësi historike, madje edhe epokale, për shqiptarët.

Përmes bisedave me të, unë pata fatin të diskutoj, pos si me një intelektual, shkrimtar apo thjesht qytetar, edhe si me një mik në pozicione jetësore të një njeriu me përvojë të gjatë nga jeta e tij private, si bashkëshort e si prind. Ne folëm ashpër për gjëra serioze, ne folëm qetë për zgjidhje paqësore, ne folëm shtruar për perspektiven e shqiptareve, ne buzëqeshëm për dashuritë e përhershme, për femrat dhe meshkujt, por, kur e përmendëm vdekjen - subjektin më të trishtuar, madhështia e krijuesit e shndërroi në një kategori aq të rëndomtë e lehtësisht të kalueshme.

E ndërgjegjshme për privilegjin që më ka bërë duke më pranuar si bashkëbiseduese, s’kam sesi të mos i them thjesht e shqip publikisht:  

Faleminderit Kadare, ti na e afrove Europën edhe më shumë!

 

Mimoza Cika Kelmendi eshte autore e librit „Kadare ndryshe“

 

 

2 Komente

  1. s
    shkurt

    JO, une Eurpon e gjeta vete me sakrificen time te jashtezakoneshme, ndoshta Mimozes, po ja afroi Kadare se per vete ai ja mbathi. Prandaj , Mimoza, ti dhe kushdo shqiptar tjeter, nuk ka te drejte te me perfaqesoje sa ne jemi gjalle se po degjojme shume broçkulla nga ju. Kush jeni ju qe flisni ne emrin tim si shqiptar? Kush te ka autorizuar? E kupton veten se shkel nje parim universal te privatise timme? Prandaj fol per vete, miqesine tende dhe Kadaren. Kaq.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skuthi Pedofili i femijve te Shokeve te vet

      Thon te gjithe per kte Skuth Komuniste qe i shkonte per Vizite Shokevbe te tij dhe i ngcmojte gocen .E kon then vet femijet e shiqise Skuthiut te ndyre qi e lepini histeriket e temes yyyyyyyyyyyyyyyyyyyt mut muti.Flisni o mileet per kte kerm komuniste

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje