1.7 milionë zgjedhës nuk votuan dot vjet jashtë Shqipërisë. A do të votojnë dot më 2025?

7 Korrik 2024, 09:10Blog Nga Eduard Zaloshnja

1.7 milionë zgjedhës nuk votuan dot vjet jashtë

Në listën e zgjedhësve ishin vjet plot 3.65 milionë shtetas shqiptarë. Nga këta, sipas CENS-23, ishin me banim në Shqipëri vetëm 1.95 milionë (banorë 18 vjeç e sipër). Pra 1.7 milionë shtetas me të drejtë vote banonin jashtë vendit.

Nuk mund të dihet se sa nga 1.7 milionë zgjedhësit me banim jashtë vendit erdhën për të votuar vjet në maj me autobuzë, vetura, tragetë e aeroplanë, por dihet që atyre nuk iu krijua mundësia për të votuar në vendet ku banonin.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me Vendimin Nr. 38/22 të janarit 2023, urdhëroi qartazi Kuvendin që të amendojë Kodin Zgjedhor, duke miratuar dispozita ligjore që i garantojnë çdo zgjedhësi jashtë Shqipërisë të marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të ardhshme dhe kërkoi që ky proces të jetë sa më i shpejtë dhe sa më efektiv. Thënë ndryshe, vendimi i Gjykatës Kushtetuese qartëson se krijimi i kushteve për votimin nga jashtë Shqipërisë është një detyrim i shtetit shqiptar. Sidoqoftë, edhe pse kanë kaluar mbi 6 muaj nga afati kushtetues i paracaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ende nuk janë bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pavarsisht argumenteve apo justifikimeve që paraqesin partitë politike për këtë vonesë, si dhe opinioneve të ndryshme që qarkullojnë në opinionin publik pro apo kundër votimit jashtë vendit, krijimi i mundësisë ligjore dhe praktike për për një votim të tillë është detyrim kushtetues, sipas Gjykatës Kushtetuese.

Në qoftë se nuk do t’u krijohet mundësia zgjedhësve të votojnë jashtë vendit deri në pranverën e 2025-ës, zgjedhjet parlamentare do të jenë të cunguara ligjërisht, për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për më tepër, shteti shqiptar do të demonstrojë një mungesë serioziteti, si një shtet që neglizhon kushtetutën e vet…

7 Komente

  1. L
    Labi

    Perse nje person qe jeton jashte duhet te votoje,nese donte te votonte ulte bythen e punonte per 400 euro ne Shqiperi.Mbas 30 vjeteve jasht nuk besoj se me ben dora te votoj Berishen ose Ramen,njesoj jane kane nje dallimnjeri kur vidhte nuk dinte te fshihte gjene e vjedhur,tjetri e fsheh duje bere pallate e resorte,viktima njerezit e thjeshte qe kerkohet cilin hajdut te votojne

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kastriot

      Me qe dhe une jetoj jashte prej 30 vjetesh mendoj se ne nuk kemi te drejte te votojme ,sepse nuk e njohim gjendjen atje.Kush do te votoje atje duhet dhe te jetoje atje .Te tjerat jane ose propagande ose mundesi manipulimi te zgjedhesve dhe zgjedhjeve.Kthehuni qe te provoni ne kurrizin tuaj zgjedhjen qe beni.Nuk eshte e udhes te vendosesh per dicka ku nuk merr pjese vete.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tuttifrutti

        sakte

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pensionisti i Porcelanit

        Qysh nga 23 prilli 2008, "Marreveshja Berisha-Rama" ka shkatuar nje termet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise: nga Republike Parlametare, Shqiperia u kthye ne Republike Kryeministrore. Dhe votimet do te behen si t'u dalin llogarite kryeministrit ne detyre Edi Rama dhe kryeministrit aleat ne hije Sali Berisha. Dhe prokuroret e SPAK-ut rrine e veshtrojne...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me emër

          Lesht do votojnë.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lali

            Kullat, burgu, liria në dritare, denoncime , gënjeshtra, mashtrime, privilegje, para, pasuri marramendëse, tallava mes dyshes Berisha Rama, kjo është skema ,dhe populli kënaqet me premtime ,lumturohet me lugën bosh ,këto hajna majmen. Zoti i denofte, siç dënoi Kadarenë e lumtur.

            Përgjigjjuni
            1. t
              the psycho painter

              o zaloshnja o cope kari me keto ekstrapolimet e syve te tu o odiot qe merr persiper te japesh mendin per cdo gje

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje