
Nga Elisa Spiropali
Të dashur diplomantë të Universitetit Europian të Tiranës,
ndjehem e privilegjuar për ftesën për të mbajtur fjalën e rastit në këtë ceremoni diplomimi, dhe të ndodhem mes jush, tigrave dhe luaneshave që pas pak do t’i vërsuleni botës dhe jetës për ta bërë atë më të butë dhe më të bukur, Shqipërinë më të mbarë dhe më të begatë, dhe veten më të ditur dhe më të pasur, siç do të thoshte Henri, Laerti, Roberti e të tjerë liberalë.
Ju të dashur djem dhe vajza, ju që sapo mbaruat studimet universitare dhe pas pak do të lini shkollën për t’u ndeshur me tallazet e jetës, ju jeni e ardhmja. Thonë se e ardhmja dhe e shkuara nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm e tashmja. E kanë gabim! E tashmja nuk ekziston. E tashmja nuk është veçse e shkuara që kërcënon dhe e ardhmja që premton. Me të tashmen, me të shkuarën kërcënuese brenda, e ardhmja jeni ju: si e ardhme në embrion që pas pak do të marrë në duart frerët nuk është herët të interesoheni të dini që tani: çfarë sfidash ju presin; cilat punë do të kryeni; cilat lufta do të bëni; cilat fitore do të korrni; çfarë armësh do të përdorni; me çfarë baruti do t’i mbushni.
Tani ju jeni të qeshur, jeni optimistë dhe ashtu ju pafsha gjithmonë! Por që të vazhdoni të jeni entuziastë dhe të mos zhgënjeheni besoj e dini edhe vet, se tash e tutje do të kaloni më pak kohë mbi celular, laptop, tableta, rrjete sociale, dhe do të merreni më tepër me preokupime më serioze, sikur janë zbatimi i planeve për të ardhmen, fitimi i dijeve, grumbullimi dhe sistemimi i përvojave.
E ardhmja që keni përpara nuk do të jetë e thjeshtë, e sheshtë, rozë. Pa u trembur se po ju moralizoj, e larg qoftë demoralizoj, thjesht nga këqyrja pa drojë e realitetit, bazuar në përvojat e mia modeste, ju them pa hezitim se e ardhmja do të jetë ndonjëherë edhe pesimiste, edhe e zymtë, madje edhe dëshpëruese, përndryshe, pa qenë e tillë, veçse e padobishme për vetë ju dhe shoqërinë, nuk do të ishte as interesante, nuk do të ishte as e bukur. Në fund të fundit, një jetë që rrjedh e qetë, pa shqota dhe stuhira, e patrazuar nga asnjë e papritur, nuk është jetë, është gjumë.
Pas pak ju do të jeni më të zjarrtët, më luftarakët, më të paepurit.
Gjatë fëmijërisë, ju si unë dhe të gjithë, yje për të ndriçuar rrugën kishit mamin dhe babin, të cilët për çdo njeri janë i pari sistem diellor rreth të cilit vërtitemi. E nëse më lejohet të vazhdoj me familjen solare, motra e vëllai janë planetë, ndërsa pak më të largëtit, satelitë e sistemit diellor me të dy yjet, prindërit tuaj, që besoj sot janë këtu dhe i përshëndes të gjithë.
Në këtë mënyrë, familja përbën një galaktikë, sa të madhe dhe të pamjaftueshme, të cilën po e lini pas, për të depërtuar dhe për t’u ndeshur në botën e pafundme, me të tjera sisteme diellore, të tjera galaktika. Një gjë ua them me shumë dashamirësi. Për ju tigrat, luaneshat, për ju supernovat e zjarrta që pas pak do të pushtoni dhe nënshtroni galaktikat e afërta dhe të largëta, jap vetëm një këshillë: Ndiq yllin tënd, të tjerët të ndjekin yjet e tyre. Prej sot, duke ndjekur yllin tënd, bota jote do të zmadhohet frikshëm. Mos u frikëso, le të zmadhohet! Sa më tepër, aq më mirë. Ti në yllnajën tënde, të tjerët në galaktikat e veta. Sa më tepër yje dhe galaktika, aq më mirë dhe aq më e larmishme, dhe aq më e qëndrueshme bota dhe jeta.
Yll pas ylli, diell pas dielli, galaktikë pas galaktike, bëhesh më trim, më i fortë, më i pamposhtur.
Të gjithë të mëdhenjtë yllin kanë ndjekur. Homeri kishte yll Helenën; Helena kishte yll Kadarenë; Dante kishte yll Beatriçen; Unë dhe familja ime, si të gjithë, jemi një galaktikë e vogël, me tre yje, bashkë më mua që yll nuk jam, por luftoj të jem, bëjmë një sistem yjor me katër yje të vegjël. Secili yll ndjek tre të tjerët pa u ndalur, pa u lodhur, të katërt ndjekim njëri- tjetrin. Unë Naltën, Krenin, Sali labin, se ashtu quhet edhe ai imi. Nalta më ndjek mua, babanë. Të gjithë yjet ndjekin njëri-tjetrin, siç bëni edhe ju në familjet tuaja.
I madhi Lasgush gjithashtu ndoqi yllin. Jo një yll. Lasgushi si poet kishte disa yje. Duke ndjekur yjet, Lasgushit i iku jeta nga një aeroport në tjetrin, nga një qiell në tjetrin, duke ndjekur të dashurat e tij. Po të mos kishte ndjekur yjet, Lasgushi nuk do të kishte skalitur margaritarë dhe nuk do të kishte mbetur i pavdekshëm në shekuj.
Ashtu edhe ju, të dashur të diplomuar, si gjithë të mëdhenjtë, ndiqni yllin që mund të jetë: shoku, miku, i dashuri, e dashura, ëndrra, pasioni, vokacioni, talenti, profesioni. Yjet nuk ndiqen duke zbatuar rregulla. Ylli me rregulla nuk është yll, është zvarranik, është kërmill, është breshkë, është bretkosë. Yllin e ndjek pa kanune, pa rregulla, në mënyrë kaotike. Nuk thonë kot: nga kaosi lindin yjet.
Me drojën e madhe që kurrsesi të mos ua lodh kokën duke tingëlluar autoreferenciale, por gjithsesi me dëshirën për të ndarë diçka nga vetja ju them se në moshën 16-vjeçare u bë shkak një bursë gjimnazi në një nga kolegjet e botës së bashkuar, që fluturimi im të niste. Fluturimi fizik e kam fjalën, siç i thoni ju të mijëvjeçarit të ri, Tiranë- Vjenë- Frankfurt- Montreal- Vankuver- ishulli i Vankuverit, dy ditë udhëtim zhytur brenda një ëndrre për të ikur nga Shqipëria e vitit 1999, ku fitimi i një burse studimi konsiderohej fat i madh dhe lotari e rrallë. Kolegji kishte 200 nxënës, nga 80 vende të botës. Të gjithë ndryshe nga njëri-tjetri, jo vetëm nga prejardhja. Siç shkruante hyji Kadare, duke cituar Heraklitin: “Të zgjuarit janë bashkë në botë, kurse të fjetur janë veç”.
Më shumë se kombësia, prejardhja, gjendja socio-ekonomike, përkatësia fetare, orientimi seksual, vihet re se përkatësia në një nga këto kategori përcakton fatet e njerëzve. Të zgjuarit janë bashkë në botë, kurse të fjetur janë veç.
Vini re dhe do të më jepni të drejtë! Fluturimi im në Kanada dhe pastaj në SHBA për në universitet, nuk ishte pa andralla, nga ankthi i fitimit të bursës, pa mundur ta paguaj vetë, te vetmia e të përballuarit gjithçka fillikat, si shumë e shumë studentë shqiptarë nëpër botë, të duket sikur më e lehtë është të rrish aty ku je, të ecësh me këmbë në tokë, siç thotë një thënie që ia kanë mveshur popullit.
Por sa e mërzitshme do të ishte jeta pa andralla, pa ëndrra, pa zhgënjime, pa beteja, pa dëshpërime, pa fluturime. Mos bini rehat! Mbaroi ajo pjesë e jetës gjatë së cilës ju morët dhe ju dhatë. Filloi tjetra, kur para se të merrni duhet të jepni. Vetëm duke dhënë më tepër, do të ndizeni, do të ndriçoheni, do të digjeni, do të shkëlqeni.
Për të luftuar korrupsionin, thonë se SPAK ndjek paratë. Për ta begatuar Shqipërinë, ti ndiq yllin. Ndiq yllin dhe bota është e jotja!
Faleminderit dhe suksese të gjithëve!
*Fjala e ministres Spiropali në ceremoninë e diplomimit të studentëve të ciklit Bachelor të Universitetit Europian të Tiranës.
Si urdheron, do ta ndjekim
Je nje dhurate e vecante,per kete vend,nje yll qe duhet ndjekur nga te gjithe.
Te qifte Kina nenen ty, ELISEN, Henri CILIN apo Laert leshin!
Fjalim i shkruar me turbulenca mendore dhe delir pushteti !
kur ke turbulenca per te arritur te kuptosh
ti nuk je ELO MEZANI, ti rrote gomari, mund te fyhet gomari me ty. shpifarak mendje mykur, mi halesh, shpifarak i cmendur deri ne dhimbje ! Shko bej dicka o mjeran ! Me dhi a gomere.. Qumshti i dhise 150 Euro ...i gomaricet 500. o oo merr ilacet se nuk eshte turp !
Kush eshte Ylli? Se ne Shqiperi ka shume yje dhe Pyje.
E ka fiksim Ylli Pangon kjo vaginë-parking. Po Ylli Paten nuk e la qe nuk e la, te parkonte tek vagina e saj. I kam vendet e zena I tha per gomeret e Shijakut dhe Ah-ben Ah- metajn
Qeveria ka shume k... psiqike - Mirela, Blerina, etj. Po nivelin e rrotk..ut qe nxjerr nga goja kjo, zor se e arrin kush.
Albi,paske horizont ,t'u lumte!... Me keto tru qe shfaq ketu, kam frike se nga darka,kur te erresohet,do te marresh ndonje dru ne dore dhe do vraposh neper lagje me syte nga qielli duke "goditur" yjet... :)
E paekuilibruar nga ana psiqike. Kurse patronazhistët nuk kanë rastin t'a kuptojnë. Po kontemplojnë " shenjtoren" Spiropidhi
'Me' Carin... cfare derri pyjesh! Me e mira: majmun i pa transformueshem ! Darwin-i ...nuk do te fuste ne ata qe krijuan njeriun(versini natyre} por edhe ne versionin fetare mbetesh derr-majmun. cfare krijese e erret ! Keshille : shko ne kishe te shenkollit..por une vlersoj ilacet ... nuk eshte turp , turp eshte cfare ben e thua !
Ata do te te ndjekin ty, moj hipokrite, qe e fillove diten e punes si Drejtoreshe Dogane, ku hyjne konfeksione kancerogjene dhe cdo dite versniket e tua hedhin gjinjte ne koshe... Ata do te te ndjekin ty, qe te behen te pasur dhe mandej te bukur me surgery, nga parate e gjakut te popullit. Ata do te te ndjekin ty, se me emerimet politike ne te gjitha instancat ne Universitete i jeni kthyer ne kafshe politike. Ata do te te ndjekin ty, sepse iu mesuat korrupsionin qe ne veze. KARMA is the bith!!!!
Injorante xheloze..tru shperlare e erresuar e trembur nga drita dituria..cfare kafshe e pa transformuar ! pilllope !
SalarJon hajdutin si e ke
Zojushe, s'na the gjasend për të madhin murg... Po murgu, çfarë ylli ndjek ?...
E kane marre ne dore Shqiperine "Akademiket"prandaj perparon ne cdo aspekt!
TE NDJEKESH NJE YLL TE BEN MIRE ..PRA TY KE NJE ENDER ...NJE ENDER QE JA KE ARRITUR ...E VETMJA GJE QE NUK E THE ESHTE SI JA KE ARRITUR...SIPAS ENDRES SE OLA XHACKES ME ENDRREN QE KISHTE I SHOQI QE TE NGRINTE NJE RESORT ME LEKET E POPULLIT...APO ME ENDREN QE KISHE I NDJERI PAL TRASHA DHE MORI KREDI QE ME PAS E VODHET JU ME SHOKET RILINDAS (SIPAS TERMIT BALLUKU )DHE E DETYRUAT TE VRASI VETEN....TE FLASESH PARA AUDITORIT TE NJE UNIVERSITETI DO TE THOTE QE TY E KE REALIZUAR ENDRREN PRA JE YLL...SERIOZISHT E KE..KUSH ESHTE NJESIA MATESE QE PERDORET NE RASTIN E TE BERIT YLL.....MOS BERE NJE STUDIM EKONOMIK APO SHKENCOR DHE E MBROJTE NE SORBONE...MOS BERE NDERMJETSIN NE NJE KONFLIKT DHE SOLLE PAQEN...MOS PUNOVE GJE ZV KRYEMINISTRE DHE E BERE PAGEN 2000 EUR...CFARE TE BEN TY KOSHIENTE SE JE YLL....SE KE MILIONA DHE TE GJITHA TE VJEDHURA...SEPSE ME PAGEN TENDE NUK KE SHANS....E HABITSHMJA ESHTE SI NUK KE FRIKE MOJ GOCE PSE NUK BEN SIKUR JE FUKARESHE PO KERKON TE TALLESH ME NJEREZIT ME TE VARFER NE EVROPE TE CILET TE KANE DHENE TY VOTEN QE TI LARGOSH NGA FUKARALLEKU.....NUK KE FRIKE QE TE ZENE HAKAT E FUKARAIT...CESHTE KY ESTERIZEM KOLEKTIV QE JU KA KAPUR SI RILINDJE DHE BESONI QE JENI YJE...YLL ESHTE NJE KOMSHIU IM QE IKU NE AMERIKE DHE PUNON PER NJE PROGRAM TE NASAS...YLL ESHTE NBESA IME QE ESHTE PEDAGOGE NE ANGLI DHE VETE CDO DITE NE UNIVERSITET ME FEMIJEN E VOGEL NE GJI..DHE KA MBROJTUR DISERTACION NE EKONOMI NE SH.B.A...YLL ESHTE AI ARTISTI I NDJERE ME MBIEMER TOCE QE U HODH NE LIQENIN ARTIFICIAL PER TE SHPETUAR NJE NJERI DHE U MBYT VETE ..
Nuk na the o Elisa! Ndjekja e yllit të bëri drejtoreshë dogane, grua të Salarjonit, ministre, deputete e zv kryeministre... Po milionere (me euro flasim). Ndjekja e yllit të bëri ! Mos kujton se njerëzit janë budallenj dhe nuk i dinë...(komplet pronat tek botaniku në emra të tjerë). Zogu pas Belës je ti e dyta për garën se kush vjedh me shumë e treta Çaçka, e 4-ta Murgesha...
Je shpifesire njeriu ma i poshter ne parlament ti je shume antipatike edhe pse te duket vetja e bukur ,mjere ai qe te ka ne krevat ,po qene yjet si vaj medet sa te shemtuar qenkan ,moj lavire prej sarande e peshtire bashke me skenderbeun tend kelliren e shekullit ,hajdutin rrugacin mafiozin edvin ramen u zhdukshi nga faqja e dheut mo ju pafshim kujuuuurre
Kjo keshille e Elises se cudirave eshte "paksa" e koduar! Ne fakt, kjo Elisa e botes se cudirave po "ofron" pervojen e vet! Kur thote "ndiq yllin", ne fakt po thote "vardisju Skenderbeut" te radhes! Po veprove keshtu, do kesh fatin e Elises, e cila nga nje derexhe si hardhuce muresh, kaperceu ylberin e sot kaperdiset e ben moral, pasi beri ca miliona shpejt e shpejt, duke krehur...jo floket, por gjithe doganieret!....
akrobate e pushtetit ........kjo mjaftistja sikur do shporrte ramen ,meten ,saliun dikur bashke me fikun e fugen.... Pastaj shkoi me aksiomen ,kur si mund dot behu me ta e pak me vone vidh me ta........ Individe hajdute e matrapaze i mbajne fjaline rinise .........tmerr qe ska fund
Pasi gradoi Ramen si Skenderbe...Pasi tregoi se si Rama ia mblodhi ruseve ne Keshillin e Sigurimit me brockullat e tij...tani flet per Lasgushin qe can qiejt nga nje stacion ne tjetrin...A e kuptuan patronazhistet se kjo flet per avionet turq te Air Albanias? Nuk e kuptoj se si e kane duruar te diplomuarit e rinj te UET. DHE LEXONI...keta tigra dhe luabesha qe do e bejne me paqesore vendin. Tigrat dhe luaneshat nuk jane paqesore, o femer pa asnje personalitet. Bythlepirese e Rama-Lasgushit!
Do me bë fjalime alla Stive Job. Por Job punonte nuk rrinte neper kafenete e parlamentit as tek zyra e km.