Lulëzim Basha ose një konspiracion i besueshëm politik

8 Korrik 2024, 20:57Blog TEMA

Lulëzim Basha ose një konspiracion i besueshëm politik

Nga Ilir Yzeiri

Po qarkullon lajmi se disa përfaqësues prej grupit politik të Lulëzim Bashës kanë marrë nismën që të krijojnë një forcë të re politike brenda së djathës me emrin IDE (Iniciativa e Demokratëve Euroatlantikë). Po ashtu, nga lajmet që qarkullojnë mësohet se ky grupim, është mërzitur me inaktivitetin e Bashës dhe i ka bërë thirrje edhe atij që të bashkohet me ta. Në krye të kësaj lëvizjeje të re janë sidomos dy figura të spikatura tani në fund si thellësisht të distancuar nga Berisha. Ata Janë Enkeleid Alibeaj dhe Roland Bejko bashkë me disa të tjerë. Nëse kjo inisiativë është ë vërtetë apo jo duhet të presim. Ajo që dimë deri tani është se këto figura, por edhe të tjera si ato kanë kohë që i kërkojnë Lulëzim Bashës që të veprojë dhe të marrë inisiativën që të krijojë një forcë tjetër politike tani që gjykata administrative ia dha vulën dhe çelësat e PD-së Sali Berishës. Reagimi i Bashës ka qenë konfuz. Ai është shprehur se do ta kërkojë të drejtën edhe në Gjykatën e Lartë dhe ka lëshuar akuza politike mbi vendimin e kësaj gjykate. Ndërkaq, qysh në fillim më i qartë ka qenë Enkeleid Alibeaj, ai që për disa kohë edhe e ka udhëhequr PD-në zyrtare. Duke parë vendimin e formës së prerë të gjykatës që ia kthen logon dhe vulën grupit të Sali Berishës, ai ka deklaruar se nuk duhet të presim më, por duhet të motivojmë jo vetëm ata 150 mijë demokratë që na u bashkuan ne në zgjedhjet e fundit, por edhe mijëra e mijëra të tjerë që presin të identifikohen me një forcë dhe një lider euroatlantik dhe që nuk mbështet Sali Berishën. Hezitimi apo rezistenca e Bashës është një heroizëm pa ide, sepse ajo e lë të papërfaqësuar grupin e politikanëve të PD-së që u shkëputën nga Berisha dhe që janë shprehur hapur se nuk duan të bashkëpunojnë me të, nuk duan t’i lëpihen atij për një vend në listën e deputetëve, se nuk e ulin dinjitetin e tyre politik që të bashkëpunojnë me atë që për pak i dogji të gjallë brenda atëherë kur sulmoi selinë e ish-SHQUP-it, siç kanë bërë në këto kohë disa prej atyre deputetëve që tani shfaqen nën këmbët dhe thundrën e Flamur Nokës apo të pështyrë në rrugicën ku mbahet i izoluar Berisha. Lulëzim Basha, përveç retorikës së njohur mbushur me akuza e me hosanara për SPAK-un si një spakist i reformuar nuk bën asgjë tjetër. Kur përmenda në titull fjalën « konspiracion » pata parasysh vëzhgimin që ka bërë në emisionin tim ADN dy vjet më parë, por edhe këtë vit, Flamur Kuçi, ish-këshilltar i Berishës në qeverinë e tij dhe një figurë e spikatur intelektuale e së djathtës shkodrane. Që në atë kohë, ai më pat deklaruar në emision të cilin mund ta ndiqni këtu (https://youtu.be/hriXfaTmZXE?si=wnBNzA8DX6i8yf5a) se Lulëzim Basha nuk e ka seriozisht shkëputjen e tij nga Berisha. Sipas tij ka një marrëveshje të heshtur mes Bashës e Berishës për të bërë ndarjen e madhe « tragjike », por për të mos vepruar. Dhe ka një arsye të besohet kjo. Gjatë kohës që Basha u nda me Berishën dhe mbajti logon e vulën e PD-së, ai nuk ndërmori asnjë aksion në mënyrë që të ringjallte PD-në dhe të afronte sidomos popullin opozitar i cili në rastet e qeverisjve të gjata rritet. Basha qëndroi vazhdimisht në një nga zyrat e reja të PD-së dhe shfaqej në aksione minore, në takime me gjimnazistë apo figurantë dhe nxirrte herë pa herë një zëdhënëse të zbehtë që imitonte Salianjin e ri kur bënte deklarata nga Surreli kundër Edi Ramës. Gjithë hapsirën ia la Berishës, i cili, siç e dimë, ndërmori edhe një tur në të gjithë Shqipërinë për të takuar demokratët, por, në fund, u pa se ishte i refuzuari më i madh. Ndërkohë Basha vegjetonte në zyrë dhe shfaqej në takime me fëmijë gjimnazesh që nuk merreshin vesh kur ishin bërë. Pasi Berisha u izolua, pritej që aksioni i Bashës të merrte vrull, por edhe këtë radhë nuk ndodhi asgjë. Përveç ndonjë spektakli në Pallatin e Kongreseve me ekspertë ekonomie që nuk merreshin vesh se për çfarë platforme flisnin sepse ai që kumtonte ishte Basha dhe ata dëgjonin atë, ndërkohë që programi ekonomik thuhej se ishte shkruar dhe do ta hidhej apo e kanë hedhur në faqen e PD-së. Erdhi dhe fundi i këtij grupimi. Gjykata ia dha vulën, logon dhe « qyçet » Sali Berishës e Flamur Nokës. Basha përsëri vegjeton dhe thotë se do ta kërkojë të drejtën e tij edhe në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë, vendimi është i formes së prerë dhe zgjedhjet e reja janë në prag. Si do të shkojë Lulëzim Basha në këto zgjedhje ? Cili do jetë emri dhe logoja e kësaj pjese të PD-së ? Basha nuk mund të përgjigjet sepse, jo vetëm që është konfuz, por tani del se ajo që ka thënë Flamur Kuçi një vit e ca më parë, për fat të keq, qenka e vërtetë, nuk është konspiracion. Basha, në marrëveshje të heshtur me Berishën, duke mos vepruar i ka shërbyer dhe po i shërben atij më shumë se Gazmend Bardhi që shfaqet si «gaztori » i fshatit duke gjezdisur nga Basha te Berisha. PD-ja u shkatërrua me dy goditje njëra nga Berisha dhe tjetra nga Basha.

20 Komente

  1. L
    Lexuesi

    Po këta si Alibeaj,Bejko e të tjerë ,duhet të jenë super idiotë e super naivë ,nëse nuk e vlerësojnë që Basha eshtë kokë e këmbë në shërbim të Berishës dhe,çdo gjë që e bën duke i zvarritur gjërat shkojnë në favor të Berishës.Dhe për më tepër me hapjen e çështjes 21 janarit ku Sala dhe Luli do jenë dy të dyshuarit e mëdhenj, ata i kanë shtrënguar më shumë radhët me njëri tjetrin.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arjan Cani fshatar i pagdhendur.

      Po pse o gazetaruc nuk permend se te dy i ka duart me gjak ne 21 Janar. Lul bibilushi ishte Minister i Brendshem ne ate kohe dhe shikonte me dylbi nga taraca e Kryeministrise kur vriteshin njerez te pafajshem nga Garda me urdher te monstres Sali kriminelit. Lulushi do ishte mire te tregoje se kush dha urdher pet te vrare ne 21 Janar , pastaj le te beje c te doje .

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Gjithçka në artikull duket logjike dhe jo se nuk mund të rezultoj në atë përfundim që arrin autori, të cilin ai ja atribuon me të drejtë atij prej të cilit e ka dëgjuar për herë të parë, zotit Kuçi. Por unë mund të numëroja nja 10 miq të mij, anëtar të PD qysh në themelim që e kanë thënë edhe më parë se zoti Kuçi. Pra në PD mund të jenë me qindra ata që i njohin mirë pelinvanllëqet e Berishës dhe nxënësit të tij besnik Basha.Sidoqoftë kjo është një mënyrë të menduari. Por mund të jetë edhe kjo tjetra. Basha është si domate, ka nevojë për një kallam ku të mbështetet për të qëndruar në këmbë. Ai gjithçka në PD e ka patur dhuratë nga Berisha. Berisha e ka rritur atë si kastraveci në xhamllëk.Tani Basha po përjeton situatën më të vështirë politike. Ndaj është gati të bashkohet edhe me këtë grup të ri, por me kusht, që pasi ti krruajnë pak kokën për kënaqësi, t'a marrin hopa si një kolopuç dhe t'a vendosin në krye të formacionit që duan të krijojnë.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jimi

          Aman more, po mos e merrni kaq seriozisht e te qute "Kocin e teta Ollges". Ai kaq di kaq ben. Nuk e kuptoni, qe Saliu nuk ishte budalla qe zgjodhi nje buratin per lider te PD-s pas largimit te tij ? Atij pikerisht nje personazh i tille pa personalitet, pa inteligjence te mjaftushme dhe pa stature drejtusi i duhej, ndryshe i prishte shum pune. Po pse ju kujtoni se perjashtimin e Saliut e beri Luli, po ka kellqe Lulka te beje veprime te tilla ? Daj Sami ja futi lulkes dy kembet ne nje kepuce per te bere nje gje te tille, ndryshe do ti hapte "petet lakrorit" E cfare mund te bente tjeter Lulka ? Po c'kini more me Lulken e ngrate, po lereni ne hallin e tij dhe ti gezoje tere ato qe perfitoi si sejmen i Saliut dhe s'jane pak.

          Përgjigjjuni
          1. P
            PeDeja e Salehut!

            E gjitha duket si lojë e Saleut! Të krijojme disa fraksione ose parti "të djathta" por që kontrollohem nga Salehu... Me qëllimin e vetëm që të mos ikin votat se pastaj ata bëjnë koalicione ose dhe bashkime. Më kujtohet ajo çfarë shkruante një komentues me emrin Gopisti i NSHRAKut. (Që fatkeqësisht nuk po shkruan më). Kur thoshte: "Moj PeDe në 30 vite / Polle nja 20 partiçka/ Mbarsu, pill derisa e ndrite/ Moj PeDe të lumtë p.....ka".

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci

              Ben dhe analistin politik Iliri ose karikatura e Carli Caplinit. Sherbetor per nje tas supe dhe nje kocke per te zene fytin Yzeiri ta neverit me servilosjen e tij ndaj rilindjes.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dani USA

                Basha nje mundesi mendio une ka qe ti bashkohet ne hije partis se re qe munde te krijohet dhe keshtu kete radhe me 2025 shikoin veten se ku jane dhe nese i merin ato votat e 14 mait e kane te sigurte fitoren ne 2029 ten po se beri kete Lulash qurrashi le te ngelet deputet nen breket e Sales.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  astrit

                  Si shpjegohet qe Basha po i bezdis disa nga gazetaret tane te "pavarur"? Diku fle lepuri thote populli! Seç kane nje mllef qe nuk arijne ta mbulojne!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ali beu

                    Basha është së pari derdimen dhe i paaftë. “Aftësinë” e tij ai e pa kur lshte më Saliun dhe me rekomandimin e të bijës së këtij të fundit, u ngrit në kariera të pamerituara. Kur apeli dha vendimin për vulën dhe logon e PD, ky i pari tha se nuk komentojmë vendimet e gjykatës dhe mbas dy ditësh filloi sulmin frontal ndaj saj.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilirian Qelbaci

                      Ajo qe nuk thote dot Yzja - Lyl Basha ose grepi ku do te vare poturet ky Pushtet meqe i kane rene te kembet.

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Ymer Abazi

                        Mor po kane moral, dinjitet e taban kjo rraca Yzeireve a jo? Po ky cjap plak ka bere me dhjetra shkrime ketu ne TemA e gjetke kunder Lulzim Bashes duke e degjeneruar e tani qe Basha ka vdekur politikisht kerkon ti fryje ne by... qe ta ngjalle!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dashi

                          Nuk ke faj ti , more plehrë , që tallesh edhe me emrin e Mero Bazes , pikërisht në gazetën e tij . Bastard i fëlliqur , injorant e analfabet , u bë bytha jote , të përgojojë profesor Yzeirin , ti para tij , je një (copë) pezzo di merda .

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dashi

                            Nuk ke faj ti , more plehrë , që tallesh edhe me emrin e Mero Bazes , pikërisht në gazetën e tij . Bastard i fëlliqur , injorant e analfabet , u bë bytha jote , të përgojojë profesor Yzeirin , ti para tij , je një (copë) pezzo di merda .

                            Përgjigjjuni
                          2. v
                            vlonjati

                            Yzeirie ka treguarqe eshte njeri i zgjuar qe kur la mjeker! Eshte per tu habitur qr te gjithe politikanet por sidomos gazetaret mendojne se duke lene mjekerr behen te zgjuar ! Kjo tregon se sa te zgjuar jane . Sa per dijeni per komentuesin PeDeja e Salehut, PS-ja ka pjelle shume me teper por ka nje veti qe i ka te gjitha nen urdhera, asnjera nuk mund te devijoje nga vija e partise meme PPSH-ja, perfshi ketu dhe Berishen qe eshte stervitur per keto pune . Mjer ky popull ( ata qe duan e besojne ne demokraci sepse jo te gjithe e duan ) qe u genjye duke besuar se duke e krijuar disa nendege te PPSH-es erdhi megjithmend demokracia ! Me vjen keq qe dhe emigrantet ( te pakten komentuesit, po te jene emigrante ) jane dhe besojne akoma ne 2 parti !

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              durrsaku

                              E more Dashi pa kembore, Si Yzeiri por mbi te gjithe ai Merua yt jane by..le... pushtetesh , dmth jane njerez pa moral. Ti Dashi me sa kuptohet ose je nje nga ata ose je si puna e atyre dhe paguhesh nga ata . Mos te duket gje Mero gelbaza si perendi?Baze eshte ai qe per leverdi te Berishes nuk la gje pa thene kunder Rames dhe kur Berisha e flaku ne rruge ( gje qe e meritonte) nuk le gje pa thene kunder Berishes , GJE qe e ka pranuar se e ka personale, dhe i lepihet Rames ! .

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Llaf Dibre

                                Basha luajti aq mjeshterisht, sa askush tjeter do te mundej ta bente, me dy karta: me karten amerikane,duke perjashtuar Berishen nga grupi parlamentar, dhe I tha Amerikes "une e bera timen"... Pastaj luajti me karten e Berishes. Qe te nesermen, rrjedhen e ujit qe mban ne levizje mullirin politik te partise e kaloi lugun e mullirit te foltores. U "la" dhe me Berishen, ashtu si me amerikanet, te cilet e kuptuan te paret kete hipokrizi politike te tij.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lali

                                  sqarim - Dashi dopio-komenti i ores 09:44 eshte femije i jashteligjshem i Yzeirit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kanon Tafili

                                    Nje ish ShIKS si puna jote duhet ti besohet me patjeter. Po e the ti se lu topi Me mire se ti as vete Basha se di se ku do shkoje. Ah mjere ky popull per keta kamunista !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lali

                                      Pa ruajtur mjekren si te cjapit plak ,nuk te mer njeri seriozisht o yyyyyp izeiri...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Ersekari

                                        O Yzeir po akoma ke shprese tek keta , po Luli eshte bythe e breke tek kafsha Sali more i uruar , po edhe Alibellua c'fare beri nje gje qe te mbahet mend per aq kohe sa ishte vete i pare po edhe nje bythqire si Bardha i la pa u perfaqesuar ne zgjedhje . Nje fare shprese vetem tek Bejko po edhe ai se e rrahen maloket e Sali mutit se edhe ai ka ngrene corbe nga muti Sali . Yzeir asnje nga ata qe i kane dhene qofte edhe njehere te vetme doren Salmut halese nuk ndryshon ne thelb nga muri Sali me fal qe po shprehem me kete gjuhe po atje ne ate hale mendojne e veprojne te gjithe njesoj , ja shikoji edhe disa te rinj fare qe sapo jane antaresuar flasin me te njejten gjuhe si krimineli Salmut .

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje